Etleva Nita (Breshani) Prof.As.Dr

Etleva Nita (Breshani) Prof.As.Dr

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I ELBASANIT FAKULTETI I SHKENCAVE DEPARTAMENTI HISTORI - GJEOGRAFI HUMANE DOKTORATË DIPLOMACIA SHQIPTARE 1978-1991 “VETËIZOLIMI” DHE SHANSE TË HUMBURA Disertanti Udhëheqës shkencor Etleva Nita (Breshani) Prof.As.Dr. Pranvera Teli (Dibra) 2020 DISERTACION PËRGATITUR NGA ETLEVA NITA PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR I SHKENCAVE NË HISTORI” DIPLOMACIA SHQIPTARE 1978-1991 “VETËIZOLIMI” DHE SHANSE TË HUMBURA UDHËHEQËS SHKENCOR Prof.As.Dr. Pranvera Teli (Dibra) Mbrohet më, përpara jurisë 1. --------------------------------------- (Kryetar) 2. --------------------------------------- (anëtar) 3. ---------------------------------------- (anëtar) 4. --------------------------------------- (anëtar) 5. --------------------------------------- (anëtar ii PARATHËNIE .......................................................................................................................................... IV HYRJE ...............................................................................................................................................1-17 KREU I. TENSIONIMI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI–KINË PROLOGU I NJË DIPLOMACIE TË RE ................................................................................................................................................ 18 1.1 TENSIONIMI I MARRËDHËNIEVE ME REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS 1978. .................................. 18 1.2 PASOJAT PAS TENSIONIT TIRANË -PEKIN PËR SHQIPËRINË. .................................................................. 31 1.3 DIPLOMACIA SHQIPTARE NË KUSHTET E “KRISJES” ME “ALEATIN E MADH” 1978 .............................. 38 KREU II. POLITIKA JASHTME E ENVER HOXHËS NË KUSHTET E “VETËIZOLIMIT” ‘78-‘84 46 2.1 PRIORITETE TË REJA NË POLITIKËN E JASHTME SHQIPTARE ................................................................ 46 2.2 MARRËDHËNIET ME SHTETET ANËTARE TË BLLOKUT LINDOR. ........................................................... 56 2.3 QËNDRIMI I QEVERISË SHQIPTARE NË MARRËDHËNIE ME PERËNDIMIN. .............................................. 63 2.4 MARRËDHËNIET E SHQIPËRISË ME VENDET FQINJE .............................................................................. 70 2.5 SHQIPËRIA NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE. ................................................................................. 82 2.6 SHOQATAT E MIQËSISË SI INSTRUMENTA TË POLITIKËS SË JASHTME SHQIPTARE ............................... 91 KREU III. POLITIKA E “VAZHDIMËSISË” NË ÇËSHTJET E LËNA PEZULL DHE SHANSET E HUMBURA 1985-1990 ............................................................................................................................. 99 3.1 POLITIKA E “VAZHDIMËSISË” DHE PRIORITETET NË POLITIKËN E JASHTME PAS 1985. ....................... 99 3.2 NGA DISKUTIMI I ÇËSHTJES SË REPARACIONEVE DERI NË VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME RFGJ ....................................................................................................................... 106 3.2.1 ÇËSHTJA E REPARACIONEVE PENGESË PËR VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME RFGJ . 106 3.2.2 VIZITAT E STRAUSS-IT 1984-1986 DHE VAZHDIMI I DISKUTIMEVE PËR REPARACIONET ........................ 118 3.2.3 VENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME RFGJ ....................................................................... 134 3.3 PROBLEMI I ARIT ME ANGLINË. ............................................................................................................ 142 3.4 ÇËSHTJA “POPAJ” DHE “FTOHJA” E MARRËDHËNIEVE ME ITALINË. ................................................. 160 KREU IV. PËRPJEKJET PËR TË DALË NGA “VETËIZOLIMI”, NJË HAP I DETYRUAR ............175 4.1 SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI DHE RRUGA E SAJ DREJT KSBE-SË .................... 176 4.2 MARRËDHËNIET DYPALËSHE ME FQINJËT ........................................................................................... 184 4.2.1 HEQJA E “LIGJIT TË LUFTËS” ME GREQINË .......................................................................................... 184 4.2.2 MARËDHËNIA TIRANË -BEOGRAD DHE KOSOVA .................................................................................... 191 4.2.3 MARRËDHËNIET DYPALËSHE TURQI, BULLGARI, RUMANI ..................................................................... 199 4.3 QËNDRIMI I SHQIPËRISË NDAJ INISIATIVAVE RAJONALE. KONFERENCA E MINISTRAVE TË PUNËVE TË JASHTME TË BALLKANIT. ..................................................................................................................... 201 4.4 EPILOGU I DIPLOMACISË SË “VETIZOLIMIT”. ...................................................................................... 217 4.4.1 RIVENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME SHBA, BRITANINË E MADHE DHE VATIKANIN ..... 217 4.4.2 PËRPJEKJET PËR ANËTARËSIMIN E SHQIPËRISË NË KSBE DHE KEE .................................................... 227 PËRFUNDIME ........................................................................................................................................243 SHTOJCA ................................................................................................................................................255 BIBLIOGRAFI ........................................................................................................................................257 I. BURIME ARKIVORE ................................................................................................................................ 257 II. DOKUMENTE TË BOTUARA .................................................................................................................... 257 III. AKTE LIGJORE ...................................................................................................................................... 257 IV. LITERATURË .......................................................................................................................................... 257 V. PERIODIKË ............................................................................................................................................. 260 VI. WEB-BIBLIOGRAFI ................................................................................................................................ 261 ABSTRACT .............................................................................................................................................262 iii PARATHËNIE Tema “Diplomacia shqiptare 1978-1991. Vetizolimi dhe shanse të humbura” synon të evidentojë dhe analizojë tiparet e diplomacisë së vetizolimit që aplikoi shteti shqiptar në vitet 1978-1991, tendencat brenda periudhës, përpjekjet e kufizuara për tu hapur në segmente të ndryshme kohore, shkaqet dhe pasojat e saj. Objekti i studimit të kësaj teme janë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me aktorë potencialë të kohës dhe shtetet fqinje në një periudhë kohore, e cila ishte sa dinamike dhe e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës aq edhe e vështirë në planin ekonomik dhe politik për shtetin shqiptar. Sipas studiuesve të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare:”Politika e jashtme përfaqëson vendimarrjen dhe sjelljen e një shteti të përfshirë në marrëdhëniet ndërkombëtare në mbrojtje të interesave kombëtare të shtetit. Studimi i politikës së jashtme e kalon kufirin midis sferave të brendëshme dhe atyre të jashtme të një shteti. Ajo zhvillohet në mjedise komplekse kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është rezultat i koalicioneve të aktorëve dhe të grupeve aktive, të vendosura si brenda dhe jashtë kufijve shtetëror, thelbi i saj lind nga çështje të politikës së brendëshme dhe të asaj ndërkombëtare dhe përfshin procese të negociimit dhe të kompromisit që prekin interesat e grupimeve kombëtare.“1 Marrëdhëniet komplekse dhe të vështira ndërkombëtare, gjatë rrjedhës së historisë janë zhvilluar dhe përmirësuar në saj të diplomacisë. Diplomacia e konsideruar si arti dhe praktika e negociatave ndërmjet përfaqësuesve të autorizuar të grupeve ose kombeve të ndryshme (diplomatë) ka dhënë kontributin e saj te çmuar në vendosjen, ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, përmes marrëveshjeve për çështje të tilla si: paqeruajtja, kultura, ekonomia, tregtia dhe konfliktet. Traktatet ndërkombëtare zakonisht të negociuara nga diplomatët; të cilët veprojnë në emër të qeverive të tyre dhe përfaqësojnë interesat e tyre kanë ndihmuar në ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe ose shumëpalëshe.2 Por a do të jetë ky përkufizim universal, i përshtatshëm për diplomacinë shqiptare të viteve të vetizolimit 1978- 1991? Studimi i politikës së jashtme shkruan studjuesja e marrëdhëdhënieve ndërkombëtare Laura Neack “ka nevojë të shqyrtojë se si lindin disa qëllime dhe përse rezultojnë disa sjellje.”3 Duke u mbështetur pikërisht në këto nevoja theksi ynë në këtë studim do të jetë në përcaktimin e këtyre faktorëve dhe proceseve, në politikën e jashtme. Diplomacia shqiptare e viteve 1978-1991 ishte i lidhur në mënyrë të pashmangshme me dinamikat e fazës së rikonfrontimit, pas përfundimit të detantës Lindje-Perndim, dhe të fundit të Luftës së Ftohtë. Në këtë skenë ndërkombëtare, e cila përbëhej nga aktorë potencialë, si SHBA, BS dhe Kina, Shqipëria e vogël, e cila deri në vitin 1978 varej ekonomikisht nga RPK, synoi të krijonte një sjellje politike të pavarur. Në këtë periudhë të vështirë në planin e brendshëm ekonomik, pas mbetjes pa aleat politik, në kushtet e një politike vetëizoluese, politika e jashtme u bë rruga e shpëtimit për plotësimin e nevojave të vendit dhe ruajtjen e pushtetit personal

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    277 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us