Jul Variboba (1762) 167 7.9

Jul Variboba (1762) 167 7.9

ZEQIRJA NEZIRI VJERSHËRIMI I VARIBOBBËS LOGOS – 5 SHKUP 2008 3 CIP – Каталогизација во публикавија Национална и универзитетска библиотека ˮСв. Климент Охридскиˮ, Скопје 821. 18 – 141.09 Varibobba, J. NEZIRI, Zeqirja Vjershërimi i Varibobbës / Zeqirja Neziri; – Shkup: Logos – 5, 2008, – 178 стр.ː 2 табели; 8 илустрации; 24 cm Библиографија: стр. 179 – 181 ISBN 978 – 9989 – 2596 – 5 – 4 a) Јул Варибобба (1724? – 1788) ˮЖивотот на Света Богородицаˮ (1762) – критики и толкувања COBISS. MK – ID 74354954 Ова издание е финансиски поддржано од Министерството за култура на Република Македонија 4 Përmbajtja: 1. Dy fjalë për librin 7 2. Konteksti kohor dhe jetëshkrimi 11 2.1. Konteksti kohor 13 2.2. Konteksti jetësor 17 2.2.1. Jetëshkrimi 17 2.2.2. Teknika e veprës 17 2.2.3. Përmbajtja dhe rëndësia e librit 18 2.2.4. Përfundimi 19 3. Pjetër Budi dhe Jul Varibobba 21 3.0. Përmbledhje 23 3.1. Rrafshi tematik – përmbajtjesor dhe motivor 23 3.2. Rrafshi strukturor kompozicional 27 3.3. Rrafshi zhanror 28 3.4. Rrafshi leksikor 30 3.5. Rrafshi stilistik – poetik 31 3.6. Rrafshi metrikor 32 3.7. Rrafshi teorik 33 3.8. Ndërgjegjësimi kombëtar 34 3.9. Përfundim 35 4. Rrafshi përmbajtjesor 37 4.1. Rrafshi tematik përmbajtjesor 39 A. Njësia tematike e lindjes së krishterimit 40 B. Njësia tekamtike e katekizmit 60 C. Njësia tematike e ritualit 73 5. Bota përshkrimore 79 5.0. Bota përshkrimore 81 5.1. Bota letrare dhe bota mistike 84 5.2. Elipsiteti i botës përshkrimore 90 5.3. Bota dhe individi 94 6. Rrafshi kompozicional 101 6.1. Kompozicioni dhe stili 103 6.1.1. Analiza morfologjike 106 6.1.2. Leximi gjenerik 107 6.1.3. Parësorja ndërtohet nga pozita e dytësores 109 5 6.1.4. Estetika e episodit 110 6.1.5. Elementet teatrore 111 6.1.6. Moda e kompilimit 112 6.2. Çështje të estetikës 112 6.2.1. Bestiari 113 6.2.2. Herbari 115 6.2.3. Lapidari 116 6.2.4. Poertreti 116 6.2.5. Peizazhi 117 6.2.6. Shkretëtira dhe vetmia 119 6.2.7. Portreti i Mbuzatit 121 6.2.8. Humori 121 6.2.9. Stili 121 6.2.9.1. Loja 122 6.2.9.2. Deminutivi 123 6.2.9.3. Ornamentika 124 6.2.9.4. Ritmi 125 6.3. Tabela 1. Llojet letrare dytësore 128 6.3.1. Tabela 2. Llojet letrare dytësore të këngës I 131 7. Të tjerët për Varibobbën 133 7.1. Ali Xhiku: Jul Varibobba 135 7.2. Anton Berisha: Vëzhgime mbi veprën Gjella e Shën Mërís Virgjër 137 7.3. Bardhosh Gaçe: Jul Varibobba dhe vepra e tij 151 7.4. Eqrem Çabej: Giulio Variboba 155 7.5. Klara Kodra: Jeta arbëreshe në veprën e Varibobës 156 7.6. Namik Ressuli: Analizë e veprës 162 7.7. Robert Elsie: Poeti i parë arbëresh vërtet i talentuar 166 7.8. Shaban Demiraj: Jul Variboba (1762) 167 7.9. Zijaudin Kodra: Jul Variboba (1762) 173 8. Bibliografia 179 6 1. Dy fjalë për librin Në decenien e fundit, nga dëshira për t’i hyrë një studimi të mirëfilltë letër- sisë shqiptare të të kaluarës më të largët dhe kësaj pranë nesh, po bëhen përpjekje t’i jepet një kontekst i ri orientimit të mendimit kritik shkencor, me të cilin do të vlerësoheshin veprat letrare të autorëve të periudhave të ndryshme të historisë së le- tërsisë shqipe, sidomos të poezisë. Në to dëshirohet të nxitet një frymë e re e hu- lumtimit të procesit letrar, të ndërtohet një vetëdije e re dhe t’i jepet një orientim i ri studimeve letrare shqiptare: teorike, kritike dhe historike. Megjithatë, me ndonjë përjashtim, në këto hapërime të reja po vërehet një mangësi e madhe e përgatitjes teorike, e qëndrimit kritik dhe e absorbimit thellësor të materies në studim. Në to është i pranishëm depërtimi sipërfaqësor e parcial dhe i pamjaftueshëm në proble- matikën e marrë në studim, karakterizohen me vështirës të natyrave të ndryshme për zbatimin praktik në letërsinë shqipe të arritjeve më të reja botërore në studimin e letërsisë dhe mungesën e gatishmërisë për t’i hyrë studimit të procesit letrar si proces dhe si art i fjalës. Fitohet përshtypja sikur studimit të veprës letrare më shu- më i jepet vula e një argumenti dhe e një faktografie jashtëletrare e jo letrare, se sa të një kërkese e të një nevoje të transformimit artistik të vetëdijes letrare, të përsos- jes së shijes artistike e të nevojës për krijimin e një tradite për studimin e veprës letrare në rrjedhë të kërkesave teorike, kritike e historike letrare bashkëkohore. Në këtë kontekst është e domosdoshme gjetja e modelit më shkencor me të cilin do të studioheshin fenomenet letrare dhe, sipas natyrës së shkencës së letër- sisë, do të trajtoheshin në mënyrë sa më shkencore ku do të rriheshin problemet e studimit të letërsisë kombëtare në frymën e kërkesave të sotme teorike – letrare bo- tërore, sipas të cilave studimi i fenomenit artistik të veprës letrare mtohet të kupto- het si një proces, i cili vazhdimisht, që nga antika e më herët tenton të gjejë vendin dhe funksionin e vet në kulturën shkencore të studimit, në këtë aspekt, edhe ta gjejë vendin që i takon. Sot procesi letrar kuptohet si fenomen, i cili vazhdimisht ndry- shohet e tjetërsohet në drejtim të ndërrimit të mënyrës së shprehshmërisë, të kërki- mit të modeleve e të mjeteve të tjera shprehëse me të cilët do të aktualizohej dhe do të shqiptohej përjetimi estetik, në një formë e në një mënyrë tjetër nga e kaluara. Gjykuar në këtë drejtim vijmë në përfundim se veprat letrare religjioze të letërsisë shqipe të shekujve 17 – 18 gjenetikisht janë të ndryshme, përmbushin funksione institucionale utilitare të ndryshme dhe kanë lindur sipas modeleve e traditave të ndryshme. Derisa veprat e Budit e të Varibobbës i përkasin më tepër zhanrit të epikës biblike, e cila është në rrjedhë të epikës biblike humaniste, të Barokut e iluministe dhe bashkë me veprat e K. Beratit, N. Brankatit, N. Ketës, N. 7 Filjes, Dh. Todhrit pjesërisht trasojnë literaturën hagiografike mesjetare dhe florilegjinë, tekstet religjioze mesjetare të tipit të përmbledhjeve jounike, me funksion parësor parimin didaktik religjioz. Te këta autorë ndihet edhe intonimi i temave lirike në mënyrë iluministe laike, por përkrah tyre nuk përjashtohet mundësia e pranisë së elmenteve përshkrimore dhe, në ndonjë vepër, mbështetja e madhe në vajet pesndestare baroke, si janë disa këngë të Nikollë Brankatit, të K. Beratit, apo të N. Filjes e të N. Ketës, mandej të Pjetër Budit e të Jul Varibobbës. Në këtë vëllim të parë të punimeve për vjershërimin e Jul Varibobbës kam përfshirë tri paraqitje akademike në tre simpoziume shkencore që u mbajtën këtë vit: njëri në fund të prillit (29 dhe 30 prill) në Tetovë, në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore; i dyti në fillim të shtatorit (1-3 shtator) në Tiranë në organizim të Institutit Alb-shkenca; dhe i treti në fund të shtatorit (22-26 shtator) në Ohër në Seminarin II të Albanologjisë në organizim të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Me këto paraqitje në mjediset shkencore shqiptare dhe me këtë botim të veçantë dua ta shënoj jubileun e 220 vjetorit të vdekjes së Jul Varibobbës. Prandaj në këtë libër janë përfshirë katër studime kryesore në të cilët trajtohen probleme të fillimeve të poezisë shqipe. Në të parin prej tyre flitet për disa karakteristika të vjershërimit të Pjetër Budit dhe të Jul Varibobbës, duke u ndalur kryesisht në disa pika të veçanta që i dallon ata prej njëri – tjetrit dhe në disa pika të përbashkëta në veprat e këtyre dy autorëve të parë të poezisë shqipe. Në të vërtetë objekt kryesor i lëndës së këtij libri është studimi i vjershërimit të Jul Varibobbës i botuar në Gjellën e shën Mërisë Virgjër në vitin 1762. Pjetër Budi këtu përmendet në kontekst të studimit të pikëtakimeve poetike midis tij dhe Varibobbës, si dhe të pikëpamjeve dalluese të tyre me çka dëshirohet të argumentohet se ata i përkasin dy periudhave letrare të ndryshme të poezisë shqipe, të cilat e ndjekin njëra – tjetrën: Barokut dhe Iluminizmit letrar fetar. Tri studimet vijuese për objekt trajtimi kanë vjershërimin e Varibobbës, i cili paraqet fazën kalimtare të letërsisë shqipe nga një letërsi utilitare fetare, e angazhuar për afirmimin dhe përhapjen e religjionit në një letërsi të angazhuar kombëtare për afirmimin e vetëdijes dhe të ndërgjegjes kombëtare. Edhe pse këtë element të fundit e kemi trajtuar te të dy autorët, sepse ata pranë afirmimit të religjionit si synim të dytë, në vjershërimet e tyre, kishin edhe afirmimin e kombit dhe të gjuhës së tij. Pra, tri kaptinat në vijim rrokin çështje problemore vetëm të vjershërimit të Jul Varibobbës, të cilat mtojnë të shtrojnë në diskutim artin poetik dhe ndjenjën estetike të këtij poeti të madh arbëresh të shekullit 18. Në aspektin medotologjik të tre studimet për vjershërimin e tij, si dhe i katërti, me të cilin i bashkohen edhe aspektet estetike të vjershërimit të Budit synojnë ta afirmojnë vetëdijen e sotme shkencore se edhe veprat letrare të kësaj kohe mund të ofrojnë material të bollshëm ilustrativ mbi të cilin mund të sprovohen metodat e reja të studimit të prosedeut letrar dhe të argumentohet bindja se letërsia shqiptare, me veprat e këtyre dy autorëve, si dhe me veprat e autorëve të tjerë të kohës së tyre, është në rrjedhë të 8 zhvillimit të vetëdijes e të proceseve letrare evropiane të asaj kohe. Kjo do të thotë se studimi për vjershërimin e Varibobbës fiton karakter krahasimtar, jo vetëm në momentet kur shtrohet në kontekst brendakombëtar, kur ballafaqohet me autorët e tjerë të leërsisë shqipe (Budi, Bogdani, Berati, Brankati, Filja, Keta, Todhri), por edhe jashtëkombëtar, në momentet kur prodhimi i tij poetik ballafaqohet e interpretohet në kontekst dhe trajtohet në raport me autorët bashkëkohës të letërsive evropiane.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    180 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us