VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS (Dokumente)

VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS (Dokumente)

VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS (dokumente) Përzgjedhjen dhe redaktimin : Skender Asani Mehmet Prishtina Sefer Tahiri VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS Botues: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup Sektori i historisë dhe i lëvizjeve demografike Biblioteka: Histori Për botuesin: Dr. Shefqet Zekolli Parathënia: Prof. Dr. Blerim Reka Recensentë: Prof. Dr. Vasilka Sancin Prof. Dr. Blerim Reka Dr. Naim Halimi Përzgjedhja dhe redaktimi: Skender Asani Mehmet Prishtina Sefer Tahiri Redaktor teknik : Besnik Emini Lektor: Sevdail Demiri Përktheu nga anglishtja, gjermanishtja, frengjishtja, serbishtja: Ismail Krifca Kopertina: Halil Berisha Shtypi: Focus Print - Shkup Tirazhi: 500 kopje ISBN : 978-608-453-01-1 Botimin e këtij libri e ndihmoi Mehmet Prishtina ~2~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE - SHKUP VEPRTIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS (dokumente) Shkup, 2012 ~3~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS ~4~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS Fotofrafi e Hasan Prishtinës e botuar në ballinën e numrit 34 të gazetës “Shkupi” të datës 3 tetor 1912, njëherësh foto e vetme e botuar në këtë gazetë. ~5~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS ~6~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS PËRMBAJTJA PARATHËNIE......................................................................... RECENSIONI..................................................................... NË VEND TË HYRJES - HASAN PRISHTINA, FIGURA MË EMBLEMATIKE E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE................... LISTA E DOKUMENTEVE...................................................... 1. LETËR DREJTUAR KLUBIT ‘BASHKIMI’ NË ELBASAN 2. RAPORT I KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË MBRETËRISË SERBE DREJTUAR MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME NË BEOGRAD 3. RAPORT I AGJENTIT DHE KONSULLIT BRITANIK NË SOFJE DHE MINISTËR FUQIPLOTË NË GREQI DREJTUAR MINISTRIT FUQIPLOTË TË BRITANISË NË TANGJER DHE AMBASADOR NË STAMBOLL 4. LETËR E AGJENTIT DHE KONSULLIT TË PËRGJITHSHËM BRITANIK NË SOFJE E MINISTËR FUQIPLOTË NË GREQI DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE 5. RAPORT I HAINROT 6. RAPORT I HAINROT 7. RAPORT I ZËVENDËS KONSULLIT BRITANIK DREJTUAR MINISTRISË SË JASHTME TË BRITANISË 8. RAPORT I ZËVENDËS KONSULLIT BRITANIK DREJTUAR MINISTRISË SË JASHTME TË BRITANISË 9. LETËR E KËSHILLIT REVOLUCIONAR TË SHQIPËRISË SË JUGUT, DREJTUAR KRYESISË SË KLUBIT ‘BASHKIMI’ NË LUSHNJË DHE KRYESISË SË BASHKISË KORÇË LUSHNJË ~7~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS 10. RAPORT I KONSULLATËS SË MBRETËRISË SERBE- PRISHTINË DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 11. RAPORT I KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË MBRETËRISË SERBE- SHKUP DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 12. RAPORT I KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË MBRETËRISË SERBE- SHKUP DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 13. RAPORT I KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË MBRETËRISË SERBE- SHKUP DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 14. RAPORT I KONSULLATËS SË MBRETËRISË SERBE- PRISHTINË DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 15. RAPORT I KONSULLATËS SË MBRETËRISË SERBE- PRISHTINË DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 16. RAPORT I KONSULLATËS SË MBRETËRISË SERBE- SHKUP DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 17. INFORMATË E ZËVENDËS KONSULLIT TË BRITANISË DREJTUAR AMBASADORIT BRITANIK 18. INFORMATË E ZËVENDËS KONSULLIT TË BRITANISË DREJTUAR AMBASADORIT BRITANIK 19. RAPORT I KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË MBRETËRISË SERBE- SHKUP DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 20. RAPORT I KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË MBRETËRISË SERBE- SHKUP DREJTUAR MINISTRIT PËR PUNË TË JASHTME TË MBRETËRISË SERBE- BEOGRAD 21. NJOFTIM I KONSULLATËS BRITANIKE TË VIZAVE ~8~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS 22. RAPORT I KONSULLATËS SË PËRGJITHSHME TË MBRETËRISË SERBE DREJTUAR KOMANDËS SUPREME NË SHKUP 23. RAPORT I ZËVENDËS KONSULLATËS TË BRITANISË NË MANASTIR 24. KËRKESA E HASAN PRISHTINËS DREJTUAR PRESIDENTIT AMERIKAN, VUDRO UILLSON 25. LETËR E HASAN PRISHTINËS DREJTUAR MUFID BEUT 26. LETËR E HASAN PRISHTINËS 27. PARASHTRESË E HASAN PRISHTINËS 28. INFORMATË E LEGATËS SË SHQIPËRISË NË ROMË DREJTUAR MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME 29. INFORMATË E LEGATËS SË SHQIPËRISË NË ROMË DREJTUAR MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME 30. LETËR E REXHEP MITROVICËS 31. PËRGJIGJE E TELEGRAMIT NGA ANA E ZËVENDËSIT TË PREFEKTIT A. KASTRATI DREJTUAR MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 32. NJOFTIM I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME- TIRANË 33. RAPORT I LEGATËS SË SHQIPËRISË NË BEOGRAD 34. NJOFTIM I PROKURORISË SË GJYQIT- SHKODËR DREJTUAR MINISTRISË SË DREJTËSISË 35. RAPORT I PREFEKTIT TË KORÇËS DREJTUAR ZYRËS SEKRETE TË MINISTRISË SË BRENDSHME 36. NJOFTIM I ZËVENDËS PREFEKTIT A. KASTRATI DREJTUAR SEKRETARIT SEKRET TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 37. NJOFTIM I ZËVENDËS PREFEKTIT A. KASTRATI DREJTUAR SEKRETARIT SEKRET TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 38. RAPORT I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË SHTETIT SHQIPTAR 39. RAPORT I LEGATËS SË SHQIPËRISË NË BEOGRAD ~9~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS 40. RAPORT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË 41. TELEGRAM I EKSELENCËS ONOREVOLE DINO GRANDI 42. RAPORT I LEGATËS SË SHQIPËRISË NË TIRANË PËR HASAN PRISHTINËN 43. TELEGRAMI ME NUMËR 4280, ROMË 44. PROMEMORJA E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË 45. RAPORT NGA VJENA MBI IBRAHIM ÇELON 46. SHKRIM NGA MUSATAFA MERLIKA KRUJA: HUMBJA E PATRIOTIT TË MADH SHQIPTAR HASAN BEJ PRISHTINA 47. KUJTIM NGA HERBERT UBAN LIDHUR ME FIGURËN E HASAN PRISHTINËS 48. DEKRET PËR DHËNIE DEKORATASH I REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË 49. VENDIM MBI SJELLJEN NË SHQIPËRI TË ESHTRAVE TË PATRIOTIT HASAN PRISHTINA, I MIRATUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË 50. VENDIM I ZYRËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR DHËNIEN HASAN PRISHTINËS URDHRIN HERO I KOSOVËS INDEKSI........................................................................... ~10~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS PARATHËNIE Njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është një rast i mirë jo vetëm për të festuar, por edhe për të reflektuar shkencërisht lidhur me shekullin e kaluar. Në këtë histori politike të re shqiptare figura dhe profili i Hasan Prishtinës mbetet emblematik, kurse çdo analizë serioze - pa rolin dhe kontributin e tij - e paimagjinueshme. Libri që është para jush ka pikërisht këtë synim: ndriçimin shkencor të rolit të tij, bazuar në dokumentet diplomatike të asaj kohe. Sot, 100 vjet nga pavarësimi i Shqipërisë, s’ka se si mos të përmendet njëri nga arkitektët kryesor të kësaj ngjarjeje: atdhetari, intelektuali, politikani dhe patrioti i madh shqiptar Hasan Prishtina, apo siç e quante shtypi shqiptar i kohës: “Luani i Prishtinës”. Në qarkun kohor mbi njëqindvjeçar, historia politike shqiptare njeh dy platforma politike kombëtare: “Shqipëria; ç’ka qenë, çështë dhe çdo të bëhet”, (e të madhit Sami Frashëri); dhe “14 pikat” (e Hasan Prishtinës). Atë që më herët e kishte filluar Sami Frashëri, me doktrinën e tij komb-krijuese, e kishte vazhduar Hasan Prishtina, me platformën e tij shtet-krijuese. Nëse Sami Frasheri, mbetet ndër më të merituarit për orientimin ideologjik për Prizrenin e vitit 1878, Hasan Prishtina mbase është trasuesi i rrugës së pavarësisë së Vlorës 1912. Ai mbetet nyja e një procesi shtetformues: i filluar në Prizren në vitin 1878, i vazhduar në Manastir 1908, dhe në Junik e në Shkup më 1912, duke kulmuar në Vlorë në vitin 1912. Në këtë histori politike të re shqiptare, tri prej katër ngjarjeve madhore që i paraprinë Pavarësisë se Shqipërisë, kishin ndodhur jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë së sotme politike. Vlora (e nëntorit të vitit 1912), ishte vetëm finalja e Prizrenit (të qershorit të vitit 1878), e Manastirit (të nëntorit të vitit 1908) dhe e Shkupit (të gushtit 1912). Jo rastësisht tri- nga katër ~11~ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HASAN PRISHTINËS ngjarjet kyçe historike në procesin shtetkrijues shqiptar, kishin ndodhur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze: në Prizren, (ku ishte inauguruar Lidhja Shqiptare, si platforme e unifikimit politik kombëtar), në Manastir (ku ishte inauguruar unifikimi gjuhësor- përmes alfabetit unik të shqipes), dhe në Shkup (ku kryengritësit kosovarë kishin çliruar Shkupin dhe rrethinën nga Perandoria Osmane: 3 muaj para të ashtuquajturit “çlirim serb” gjatë Luftës Ballkanike). Ishte kontributi i jashtëzakonshëm i ideologut shtetformues shqiptar Hasan Prishtinës. Dhe si rrjedhojë: një komb në Prizren, një gjuhë në Manastir, një ushtri çlirimtare në Shkup, logjikisht kishin prodhuar një shtet të pavarur në Vlorë. Platforma politike e ngritur në Prizren për unifikim politik kombëtar, ishte pasuar me platformën unike kulturore në Manastir dhe më vonë me jetësimin e tyre përmes platformës ushtarake në Shkup. Këto tri platforma kombëtare: politike, kulturore dhe ushtarake, s’ka se si të mos rezultonin në cakun logjik, në një platformë shtetërore. Shqiptarët e Ballkanit, mbetën kështu të vetmit që kufizohen me vetveten. Ky unifikim kombëtar para Vlorës së 28 Nëntorit 1912, pra, fillimisht kishte ndodhur në Shkup, si rrjedhojë logjike e filozofisë shtetformuese të vizionarit Hasan Prishtina, “deputetit kryengritës te Parlamentit Osman”, i cili edhe me shembullin e tij personal sikur deshi të dëshmonte relativitetin e këtyre kufijve

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    181 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us