Petro Marko Plak (Sa E Pagoditur Kjo Jjalë Për Ta Cilësuar Atë) Interviston Petro Markon E Ri, Sido Që Të Jetë, Për Fat Të Mirë, Është Më E Plotë

Petro Marko Plak (Sa E Pagoditur Kjo Jjalë Për Ta Cilësuar Atë) Interviston Petro Markon E Ri, Sido Që Të Jetë, Për Fat Të Mirë, Është Më E Plotë

PETRO MAEKO Interviste me vetveten (RETÈ DHE GURËT) SHTËPIA BOTUeSE “OMSCA” Tiranë, 2000 Botues: LUAN PENGILI R edaktor : Loredan BUBANI Redaktor teknik : Skënder BEGLI Kopertina : Safo MARKO Arianita MARKO ISBN 99927-40-33-7 Copyright Shtëpia botuese “ OMSCA” , 2000 Rruga “Frederik Shiroka”, Tiranë Tel. Fax: + 42 355 336 48 PARATHËNIE Po të mos ishte këmbëngulja e Safos, ndoshtci nuk do të kishim sot në dorë këtë vëllim, ku dynden kujtimet, i cili, sido që të jetë, ben të mundur që diçka të mbetet; them diçka, se sigurisht nuk mund të pretendohet që të jetë paraqitur e plotë tërë odiseja e jetës së tij në këtë numër faqesh të shkruara me nxitim, por, tëpaktën, të qartësojë gjurmët e lena në një rrugë të mundimshme, ku era e harresës, e mosnjohjes do të bënte me kohë, qoftë edhe pa dashje, deformimm e tyre. Duke i shfletuar këto kujtime unë vetë, padashur, figura e njeriut që jetoi kalvarin e tij, siç e quan ai vetë, nuk mund të mos njësohet me figurën e njeriut shumë të dashur, të babait tim, me përkëdheljet, kujdesin, ngrohtësinë, mbrojtjen që ai rrezatonte për mua, për familjen. Plane e plane për të shkruar e për të shkruar. Jehona e tiktakut të tasteve të makinës së shkrimit ende dëgjohet nëpër shtëpi. Shfletimi i dorëshkrimeve, i blloqeve të shënimeve, i f i et ë ve të shkëputura, i letrave, bën të mundurfiymëmarrjen që nuk mund të ndalojë; fialët që mbetën të shkruara në letër, dhe ato që do të kishte dashur të thoshte akomapër të komunikuar me njerëzit, me ditët, me kohën që ecën, me jetën, tingëllojnë e nuk shuhen. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të pandashme, sepse ai jo vetëm që ishte, por është dhe do të jetë. Më kujtohet në periudhën e njëritprej dënimeve të tij, kur ai na thoshte: mund të ketë një ish-ministër, një ish-president, një - 3 - ish-udhëheqës, por kurrë nuk mund të ketë një ish-shkrimtar. Dhe unë tani, plotësisht e bindur, them: po, ai është përherë shkrimtar, poet, gazetar, por edhe burrë e prind i mrekullueshëm për familjen e tij. Safoja, mamaja ime, u bë shkas që ai të ulej e të shkruante për kalvarin e tij, duke e bindur me faktin se do të ishte e pamundur që tërë atë jetë të mundte dikush tjetër ta tregonte e ta ndërtonte, se tërë ato ngjarje, data, njerëz, his tori, përveç atij vetë, kurrkush tjetër nuk do të mund t ’i rendis te vërtetësisht. Dhe ai u ul e hodhi në letër “shkurt ”, aq shkurt sa mund të tregohet shkurt një jetë e cila është sa për disa jetë të jetuara gjallërisht dhe jo një shtyrje jete, ashtu siç ndodh rëndom, qetësisht e kotësisht, në amullinë dhe apatinë e njerëzve që shtyjnë ditët brenda atijpellgu të cilin e kanë sajuar vetë ose ua kanë servirur. Nuk pati mendimin e botimit, nuk bëri përpjekje për t ’i ngjyrosur e për t ’i bërë tërheqëse, vetëm se, për fat të keq, pati kujdesin e një vetëkontrolli, për të mos krijuar me duart e tij atë që mund të kthehej pas një kontrolli (të provuar, të pësuar) në një shkakpër një dënim të ri për të dhe për familjen e tij. Ai tregoi, duke nxituar të rindërtonte armaturën e një ndërtese gjigante, sepse jeta e tij nuk u jetua vetëm, por, siç thotë ai, paralel me historinë dhe njerëzit. Pjesa e parë, kur Petro Marko plak (sa e pagoditur kjo jjalë për ta cilësuar atë) interviston Petro Markon e ri, sido që të jetë, për fat të mirë, është më e plotë. Ajo u shkrua në kohën kur vuante një burg të ri, të cilin e quan burgim me heshtje, izolim, dhe kur i biri vuante burgimin, kur veç ëndrrave si krijues, iu ekzekutuan edhe ëndrrat si prind e familjar. Si do ta ketë ndier veten, i rrethuar ndërkohë nga helmi, kur tregon për filHmet e jetës, për luftën për një botë të ndryshme nga ajo që njohu, për idealin, për guximin e të shpresuarit dhe sakrificën, për humbjen në rrugën e kërkimit dhe për kthiminplot shpresë NË ATDHEUNE TIJ? Imbeturi jetim në vogëli, i përplasur nga tallazet e një deti të stuhishëm, kërkoi e kërkoi të gjente e të ndërtonte hapësirën e një bote pa gjerdhe, pa errësirë, e cila të jetohej nga njerëz të mirë, këtu, në atdheun e tij, ku duhej të flllonte kjo botë. -4 - E kujtoj në ballkonin e shtëpisë, në çastet e trishtimìt ngarkuar me kujtìme, kur këndonte nën zë këngët atdhetare, luftarake dhe vajtimtare, në gjuhën e dashur shqipe dhe në gjuhët e vendeve në të cilat kishte luftuar, vuajtur, ëndërruar, i lidhur përsëri me zinxhirë, kësaj radhe të padukshëm, zinxhirë që nuk iu ndanë atij, njeriut që ishte nisur për t ’i luftuar e zhdukur ata, në rrugët kaotike të një lufte e cila nuk po mbaronte. Pjesa e dytë, aq pakfletë të një letre të zverdhur, u shkruajt mb as 13 vjetësh, në kohën kur Petro Marko i kishte shpëtuar përkohësisht pushtetit të vdekjes. Por ajo pas pak do ta mbyllte përsëri në një burg, në atë të përjetshmin e qenies fizike, në largimin e përhershëm nga njerëzit e dashur dhe nga kjo botë ende në furtunë. Çuditërisht vdekja e largoi vërtet prej nesh, pa asnjë mundësi për ta parë e për ta takuar më, por kudo nëpër shtëpi, në raftet, sirtarët, dosjet, ngado, mund të ndiesh praninë e tij, jetën e tij dhe kurrë mungesën. Kjo pjesë e cila vazhdon nga viti 1944, viti i çlirimit, pas kthimit në Shqipërinë e tij, dhe që duhet të përmblidhte kujtimet, mendimet, zhgënjimet, humbjet, njohjen, regëtimin e rrezes së shpresës për rreth 47 vjet të një jete të ngjeshur me ngjarje, punë, krijimtari, do të mund të shkruhej kësaj radhe pa frikën e një kontrolli, pa kufirin e mureve mbrojtëse të të mos thënit të së vërtetës, por për fat të keq u shkruajt nën pushte tin e sëmundjes, e cila mezi e lejonte të merrte frymë. Përsëri një diktat kundër të cilit ai kësaj radhe ishte i pafuqishëm të hiftonte, i cili po e prangoste sërish drejt dënimit të fundit, por tani e më tej ky dënim nuk do ta burgoste dot më me pamundësinë e jjalës. Fjala e tij jeton dhe ky botim, si dhe të tjerët që do ta pasojnë atë, nuk do të pengohet më, nuk do ta shpien më në brumatriçe e ta kthejnë në karton, nuk do ta burgosin dot e, sido që të jepen vendimet e rastësishme, nuk do të mundet kurrë më t ’ia vrasin të drejtën më të thjeshtë të një krijuesi: atë të komunikimit me njerëzit. Në kohën kur vendosëm të japimpër botim këtë jetëshkrim, duke e zgjedhur të parin ndërmjet veprave të pabotuara a të botuara të cunguara, e rilexova me zë për mamanë titne. U rijetua një jetë, sepse qemë pranë tij që kur ai ishte fëmijë, pastaj i ri, burrë dhe, së fundi, - 5 - nuk do të thosha i plakur, por i lodhur nga përvoja e një jete nëpër tallazet epambarimta të kohës. Leximi im shumëfishohej nga kujtimet epafundme të Safos dhe nga ato të miat. Atëherë vërtet vumë re se sa e pamundur ishte që ai të mund të përmblidhte jetën e tij, të mund ta tregonte atë për të tjerët. Por mua, ndërkohë që kaloja nëpër rrugën e mundimshme të një njeriu i cilipërplasej në shkrepat e thepisura të brigjeve të ëndërruara, duke marre goditje të njëpasnjëshme lë realitetit të pamëshirshëm, të tjera gjëra më vinin ndër mend. E si është e mundur që një njeri me një peshë të tillë vuajtjesh të mund të krijonte ndër vite atmosferën e shumëdashur të një BABAI, duke dhuruar vetëm mirësi, dashuri, ngrohtësi, kujdes, duke mos lejuar që pesha e halleve të tij të rëndonte edhe mbi shpirtrat tona. Kujtoj babin te dera e gjimnazit me bukën time me vete, se unë kisha ikurpa ngrënë mëngjes. Kujtoj ushqimet qëpërgatiteshin për t ’i shpënë në burg tek im vëlla, kur ai thoshte: edhe këtë, edhe atë, duke mbledhur me aq kujdes, e sigurisht me shumë vështirësi, ato që mundeshim. Kujtoj ëmbëlsirat që sillte sa herë që merreshin rrogat ose ndonjë honorar; e kujtoj të sëmurë, kur, sa herë i bëhej ndonjë shërbim ose i kalonim pranë, na puthte përherë, sikur të kishte çdo çast frikën e largimitprej nesh. Nuk e shpërndante hidhërimin te fëmijët, duke na ruajtur në çdo çast, me aq sa mundej, nga helmimi prej tij. Nëse e pyesja e më tregonte për rrugën e tij, të kësaj jete përherë të vështirë, e bënte në mënyrë të tillë qëparaqiste anën e bukur, njerëzit e mirë, besimin për të ardhmen dhe besimin se e bardha është më e fuqishme se e zeza, drita se errësira, dashuria se urrejtja, e ardhmja se e tashmja. Një nga gjërat që më bën kurdoherëpërshtypje, janë miqësitë e tij. Në një miqësi nuk mjafton të dish të zgjedhësh, por edhe të dish të zgjidhesh. Miqësitë e tij i kanë rezistuar kohës, largësisë, kufijve. Ende sot, kur ai nuk është më midis nesh, miqësia e miqve vazhdon duke e bërë ende më të pranishëm. Ipërmend këto pak gjëra, sepse nuk mund të ndash njeriun-baba nga njeriu-artist. Për mua ai është BABI im, por edhe shkrimtari e poeti i dashur të cilin mund ta lexoj e ta rilexoj, duke i dashur veprat e tij dhe personazhet, të cilat më duken përherë të njohura e të afërta. Në rrugë, studentët, njerëz të panjohur e përshëndetnin: Hasta la vista, Petro Marko! - 6 - Një nga dëshirat e tij ishte që ai të mbetej edhe si poet.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    554 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us