cmyk Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë Departamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë Kumtesat nga konferenca vjetore e shkencës Kumtesat nga KUMTESAT ‘Java e Shkences’ 2017 ‘Java KUMTESAT nga konferenca vjetore e shkencës ‘Java e Shkencës’ 2017 Prishtinë, 2018 KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017 KUMTESAT Konferenca vjetore e shkencës “Java e Shkencës 2017 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë Departamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë KUMTESAT I Kumtesat nga konferenca vjetore e shkencës ‘Java e Shkencës’ 2016 Prishtinë, 2017 1 KUMTESAT KUMTESAT nga KUMTESATkonferenca vjetore Ie shkencës Kumtesat nga konferenca“Java e Shkencës” vjetore 2017 e shkencës ‘Java e Shkencës’ 2016 Redaktor: Dr. Murteza Osdautaj Këshilli botues: Redaktor: Prof.Dr. Dr. Murteza Myzafere Osdautaj Limani Prof. Dr. Fehmi Krasniqi Prof. Dr. Gazmend Qorraj Prof. Dr. Hysen Matoshi Prof. Dr. Bajram Berisha Prof. Dr. Rexhep Gashi Prof. Dr. Majlinda Daci - Ajvazi Këshilli botues: Prof. Dr. Myzafere Limani Prof. Dr. Fehmi Krasniqi Prof. Dr. Gazmend Qorraj Prof. Dr. Hysen Matoshi Prof. Dr. Bajram Berisha Prof. Dr. Rexhep Gashi Prof. Dr. Majlinda Daci - Ajvazi 2 KONFERENCAKONFERENCA “JAVA “JAVA E ESHKENCËS” SHKENCËS” 2017 2016 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë Departamenti i Shkencës dhe i Teknologjisë Të nderuar lexues, Është arritje e shënuar që para jush po paraqiten dy vëllimet e reja të kumtesave të paraqi- tura në Konferencën Kombëtare të Shkencës “Java e Shkencës 2015”. Vëllimet që keni para vetes paraqesin kontributin e hulumtueseve shkencor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Austria dhe vendeve të tjera evropiane nga të cilat kishte pjesëmarrës në Konferencë. Ne ndjehemi mirë që “Java e Shkencës”, për disa vite me radhë, po profilizohet dhe është of- ruar si një vend i prezantimit të vlerave shkencore të hulumtuesve shqiptarë dhe të huaj, të cilët dëshirojnë që rezultatet e tyre shkencore t’i prezantojnë në konferencë. Ne besojmë se kontributet shkencore të KUMTESATkonferencës “Java e Shkencës” po e shënojnë një ngritje të vazh- dueshme cilësore e cilanga po konferencashënon rritje cilësore vjetore vit pase shkencës viti. Kjo është arritur me anë të ngritjes së mekanizmave recensues dhe vlerësues të konferencës por edhe me mekanizmin e recensimit të aplikuar për kumtesat“Java në e institucionet Shkencës” prej 2017 nga vijnë shkencëtarët pjesëmarrës të konferencës. Për disa vite në konferencë është shënuar rritje e vazhdueshme e pjesëmar- rjes së hulumtuesve shkencorë. Në vitin 2015 kishte rreth 580 autorë dhe bashkautorë nga 7 vende të rajonit dhe Evropës. Masivizimi i tillë ka realizuar qëllimin e tij të parë, ndërsa që këtë vit dhe vitet në vijim, fokusi do të përqendrohet ekskluzivisht në rritjen e cilësisë së punimeve shkencore të paraqitura dhe në ndërkombëtarizimin e kësaj ngjarje dhe vlerave të prezantuara. Për të arritur cilësinë e hulumtimit shkencorë në vend dhe për të ngritur cilësinë e punimeve të paraqitura në konferencën e ardhshme ne kemi riorganizuar të gjitha këshillat shkencore të fushave dhe Këshillin Shkencorë të MAShT. Në të ardhmen paraqitja dhe prezantimi i punimeve shkencore do të bazohet në standardet ndërkombëtare dhe sistemi i pranimit dhe i vlerësimit do të bëhet krejtësisht i digjitalizuar ndërsa sistemi i vlerësimit do të ngrihet në nivele të recensimit dhe vlerësimit anonim. Për t’i arritur qëllimet e mësipërme, MAShT do të krijojë rrethana mbështetëse për ve- primtarinë kërkimore-shkencore, si përmirësim i bazës ligjore për veprimtarinë kërki- more-shkencore, rritjen e financimit dhe ndërkombëtarizimin e kësaj veprimtarie. Në këtë kuadër, ne kemi nënshkruar shumë marrëveshje bilaterale dhe rajonale në fushën e bash- këpunimit shkencor me vendet e ndryshmePrishtinë, që e 2018lehtësojnë inkuadrimin e hulumtueseve shkencorë kosovarë në aktivitete dhe projekte rajonale dhe ndërkombëtare. 3 KUMTESAT 4 KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017 Fjala e ministrit 5 KUMTESAT 6 KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017 STUDIMET GJUHËSORE DHE KULTURORE 7 KUMTESAT 8 KONFERENCA “JAVA E SHKENCËS” 2017 EMËRTIMET E TOKËS DHE ELEMENTET QË LIDHEN ME TË NË TË FOLMEN E VUSHTRRISË Instituti Albanologjik Prishtinë Dr. Abdurrahim Maxhuni ABSTRAKT Shumë fjalë të sferës dialektore, nën ndikimin e zhvillimeve mbarëbotërore kanë dalë nga përdorimi dhe kanë kaluar në leksikun pasiv, të cilat po që se nuk mblidhen humbin së bashku folësit e tyre, që kryesisht janë të moshuar. Është e njohur se thesari leksikor ka rëndësi të madhe për dialektologjinë dhe për gjuhësinë në përgjithësi, andaj vjelja e tij dhe shpëtimi nga harresa është një punë e çmueshme. Nisur nga ky qëllim, kemi bërë përpjekje që leksikun dialektor për emërtimin e tokës dhe elementeve që lidhen me të, në folmen e Vushtrrisë ta mbledhim dhe ta trajtojmë në këtë punim. Fjalët çelës: Emërtime, tokë, dialekt, e folme, Vushtrri 4.1.1. Emërtime për tokën dhe elementet që lidhen me të Areali i Vushtrrisë ka një tokë pjellore që ka mundësuar kultivimin e shumë kulturave bujqësore. Më parë toka është punuar shumë në të gjitha rrethinat e saj. Ndër kulturat më të kultivuara kanë qenë patatja dhe lakra. Ekzistojnë shumë emërtime për tokën e punuar dhe elementet që lidhen me të. Pjesa më e madhe e tokës së kësaj treve ka qenë dhe është e punueshme dhe mjaft pjellore edhe për faktin se lumi Sitnicë kalon përmes tokës rrafshinore të kësaj komune. Fjalët që lidhen me tokën dhe me mënyrën se si punohet ajo, janë të shum- ta. Një vend të veçantë zënë emërtimet e tokës sipas përmbajtjes, konfiguracionit, ngjyrës, lagështisë e thatësisë. Në emërtimet e tokave sipas përbërjes të përhapura janë ato që kanë si bazë fjalën gur, zall, si: gurisht, gurin, zallin e zallisht, tokë gurish, tokë zallin etj. Nga natyra e tokës me gurë dalin edhe toponimet gúri bardh (Ceceli), gúri gat (Pasomë) gúri i rrushit (Pasomë), gúrt e Mellës (Breznicë). Emërtime të tilla me fjalën bazë gur e zall hasen pothu- ajse në të gjitha të folmet e tjera gege: gurishtë (Dukagjin), tokë guricë (Shkodër)1, gurinë, gurina, toka gurinë (Rrafshi i Dukagjinit) etj. Me fjalën gur ndërtohen edhe togfjalësha e njësi frazeologjike, si: gur mulliri, guri megjs, e boni zemrën guri, e gjun gurin e mshef dorën etj. Si tregues i jashtëm në krijimin e njësive leksikore për tokën mund të merret edhe uji ose lagështia. Skllot e lloçkovinë quhet toka e cila pas shiut është bërë me baltë, ndërsa bucīna është vend që është zbutur nga uji. Po ashtu emërtime të tjera leksikore që kanë elementin 1 Simon Pepa, Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor, Shkodër, 2002, f. 27. 5 KUMTESAT ujë, dalin edhe ato që kanë si rrënjë fjalën baltë, si baltinë, baltak. Emërtimet e fundit i hasim edhe në të folme të tjera, si baltomë, baltishtë, balushë etj.2 Me elementin ujë janë krijuar edhe toponimet arat mi vad, arat ner vad. Emërtimi i tokave sipas konfiguracionit është element tjetër me rëndësi. Toka e klasës së lartë quhet llukī, një tokë mjaft e mirë dhe e lehtë për t’u punuar, ndërsa toka që punohet me vështirësi quhet smoni:c. Edhe emërtimi seīsht përdoret për tokën që është pjellore. Gjithashtu ekzistojnë edhe emërtimet për tokën e punuar dhe atë të papunuar. Batall quhet toka e cila nuk punohet. Dikur është punuar por me kalimin e kohës është lënë e papunuar, ndërsa orrnīc quhet toka që është lëvruar moti. Për tokën e livruar ka një emërtim, ugár. Ndërsa lamë quhet vendi ku është fshirë gruri. Stëvāj quhet vendi me drithëra e me barë të rrëzuar. Emërtim tjetër është zabelīsht, vendi ku ka qenë dikur zabeli, ndërsa kullota e rrethuar me gardh quhet ogranxh. Picel quhet maja e rrafshët e kodrinës së lartë. Vendi ku është prerë mali quhet qylin. Ka pasur raste kur kultivuesit e tokës, në mungesë të tokës, ose për arsye të tjera, kanë çelur malin, duke i prerë drunjtë dhe atë pjesë e kanë punuar. Kjo tokë është quajtur cunglaj, pra vendi ku është çelur mali dhe është bërë arë për t’u mbjellë. Për vendin e çelur ekziston edhe një emërtim gargjuer. Gjithashtu ka edhe disa emërtime të tjera që lidhen me tokën e punuar, p.sh. nermjetëza quhet pjesët në sipërfaqen e arave që mbesin pa i lëvruar, që nuk e kap plugu. Braz është njëra pjesë e sipërfaqes së arës, ndërsa llagêm është një vijë e thellë e cila shërben për ta kulluar një tokë nga uji. Emërtime të tjera që lidhen me tokën janë edhe: ba:s - pjesë e vogël dheu në formë të rrumbullakët. Stomak, ngriturin apo stomi i vogël. Stãm, vend i ngritur në pjesën e sipërme të rrugës. Tubrrīc - grumbull i dheut që e bëjnë buburrecat. Procesi i punimit të tokës kalon nëpër disa faza deri te marrja e produktit të tij. Edhe lidhur me proceset që janë të nevojshme për lëvrimin e tokës ka emërtime të ndryshme. P.sh. treniraç (me) thuhet për arën kur duam ta livrojmë. Vllaçit (me) thuhet kur arën e livruar e rrafshojmë, duke e sjellë në një nivel pak a shumë të njëjtë, sepse gjatë lëvrimit të arës, dheu është i trashë e i fortë, me ç’rast është i vështirë për t’u punuar më tej. Pastaj kemi emërtimin vllaçit (me). Ky emërtim përdoret kur të thyhen plisat e lavrës me trinë, ndërsa emërtimi shpatis (me) përdoret kur toka të zbutet ndërmjet renave të misrit. Emërtimi përskat (me) përdoret kur ta spërkasim tokë, pasi të nxjerrë krye bima e mbjellë, sikurse rasti i patates. Emërtimi neh (m’u) dhe polozhit përdoret kur të rrëzohen kulturat bujqësore, qoftë pas një ere të madhe, qoftë për ndonjë arsye tjetër. Thuajse çdo shtëpi në katundet e Vushtrrisë ka pasur lopë e ballica për ta mbështetur ekonominë e tyre familjare. Gjithashtu është kultivuar edhe ushqimi i kafshëve shtëpiake, si bari, tetelina etj. Për kultivimin e këtyre ushqimeve mjetet moderne nuk kanë ekzistuar, andaj puna kryesore është bërë me dorë, përkatësisht me kosë dhe është zhvilluar në disa procese.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages851 Page
-
File Size-