Gjuhë Shqipe Dhe Letërsi

Gjuhë Shqipe Dhe Letërsi

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI (4 orë në javë, 128 orë në vit) HYRJE Programi i klasës së trembëdhjetë është pjesë e programit të shkollës së mesme të lartë. Duhet pasur parasysh që ky program bëhet për një klasë të veçantë, e cila ekziston vetëm në shkolla të caktuara. Kjo klasë është shkalla e fundit e nivelit të mesëm të shkollimit, në të cilën zhvillohet puna e pavarur e nxënësit dhe kultivimi i mendimit kri- tik, në pajtim me standardet përkatëse për këtë klasë. Kërkesat themelore për këtë klasë kanë të bëjnë me formimin kulturor, letrar e gjuhësor, me përvetësimin e dijeve dhe me formimin e personalitetit, duke përfshirë këtu edhe kulturën e sjelljes dhe të komunikimit. Një kërkesë e veçantë del parapërgatitja e nxënësit për studime në lëndën përkatëse. Në këtë klasë duhet të zotërohen njohuritë gramatikore të fituara në klasat e mëparshme, të mënjanohen dobësitë morfosintaksore dhe drejt- shkrimore që pengojnë përdorimin korrekt të gjuhës, dhe të zhvillohet puna me hollësi dhe me struktura më komplekse gjuhësore e letrare. Duhet të njihen dukuritë që nuk janë njohur më parë, të zgjerohen e të përforcohen njohuritë që nuk janë thelluar në shkollën e mesme të ulët dhe në klasën e mëparme, të njihen dhe të përforcohen lidhjet ndërmjet gramatikës, analizës së teksteve, praktikave gojore dhe punëve me shkrim, të përforcohen njohuritë për njësitë e ndryshme gjuhësore, nga fonema te fjalia e thjeshtë dhe e përbërë - ndryshe nga ç’janë zhvilluar në shkollën e mesme të ulët. Pa dyshim që puna me drejtshkrimin duhet të jetë e vazhdueshme dhe përcjellëse për të gjitha aktivitetet e tjera. Në të njëjtën kohë, do të gjejë vend edhe zbatimi i dijeve të përve- tësuara nga letërsia, kultura e gjuha, nëpërmjet formave të ndryshme të krijimtarisë; të eseve, punimeve të ndryshme shkollore etj. Kjo do të ndihmojë strukturimin e mendimeve, të gjykimeve e të imagjinatës së nxënësve, që të jenë në gjendje t’i trajtojnë me gojë e me shkrim proble- 21 met e ndryshme nga këndvështrime të ndryshme kulturore, letrare, gjuhësore e kritike. Të gjitha këto do të ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e mirëfilltë kulturor, letrar e gjuhësor të nxënësit. Rritja e shkallës së zotërimit të gjuhës amtare dhe formimi letrar e kulturor i nxënësit janë ndër synimet themelore për këtë klasë. Kjo pritet të realizohet nëpërmjet shkathtësive të komunikimit, leximit, analizës e vlerësimit të llojeve të ndryshme të teksteve, letrare e joletrare. QËLLIMET Qëllimi i mësimit të kësaj lënde në klasën e trembëdhjetë është që nxënësi: • të rrumbullakojë përfundimisht të arriturat nga klasat e mëparsh- me të shkollës së mesme të lartë; • të fitojë aftësinë për analizë kritike të pavarur të teksteve dhe të fenomeneve kulturore; • të komunikojë pavarësisht, në përputhje me standardet, me tekste letrare e joletrare; • të komunikojë, duke arritur të artikulojë mendimin kritik, me mo- dele e kultura të ndryshme etj. OBJEKTIVAT Të njohë • kulturën dhe autorët e letërsisë bashkëkohore, që nga fillimi i pjesës së dytë të shek. XX; • letërsinë nacionale dhe atë të huaj, të gjysmës së dytë të shek. XX. Të kuptojë • rëndësinë e kulturave të ndryshme për zhvillimin e kulturës dhe të letërsisë shqipe; • esencat kulturore, letrare e gjuhësore që do të ndihmonin zhvillimin e mendimit individual; • kulturën, letërsinë kombëtare dhe atë të huaj. 22 Të analizojë • tekste të ndryshme për nga qëllimi, struktura, përmbajtja, hollësitë dhe efektet; • tekste letrare dhe joletrare, nga autorë të letërsisë bashkëkohore. Të vlerësojë • tekste e modele kulturore e letrare; • autorë e tekste të ndryshme letrare; • krijime të autorëve të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj, kryesisht të letërsisë bashkëkohore shqipe. Realizimi i këtyre objektivave nënkupton zhvillimin e këtyre shkath- tësive të komunikimit: • TË DËGJUARIT DHE TË FOLURIT • LEXIMI • SHKRIMI Ndërkaq, fushat tematike të derivuara nga vetë standardet dhe objektivat e kësaj klase janë: Modelet kulturore Tekstet letrare dhe joletrare Kulturë gjuhe Letërsia shqipe dhe e përgjithshme/Autorë dhe fenomene Kultura e komunikimit PËRMBAJTJA Tërësitë (grupimet) tematike brenda fushave janë: • Vazhda e realizmit • Letërsia e realizmit socialist • Tejkalimi i realizmit socialist 23 • Letërsia e ruajtjes së vazhdës së modernitetit • Modele të tjera (të ilustruara me vepra të zgjedhura) • Letërsia e disidencës • Letërsia e sprovave bashkëkohore • Mendimi kritik dhe kulturor (realsocialist dhe bashkëkohor) • Letërsia e etnisë/identitetit/dhembjes • Poezia e figurës në Kosovë • Letërsia e pasojës • Gjuha dhe letërsia/Stili/Format • Kulturë gjuhe Letërsia bashkëkohore / Kultura / Poetikat Hetohet konteksti i lëvizjeve bashkëkohore kulturore e letrare në gjysmën e dytë të shek. XX; jepen tiparet e kulturave e të poetikave përkatëse; teksteve dhe konteksteve. Poetikat / Shtrirja /Format / Zhanret Temat dominante Modelet kulturore Jepen tiparet kryesore të modeleve të ndryshme kulturore të gjysmës së dytë të shek. XX. Tekstet letrare dhe joletrare Jepen tekste letrare e joletrare nga kultura dhe letërsia shqiptare dhe ajo e huaj; në funksion të dijeve kulturore e letrare, duke njohur edhe autorë të caktuar, forma të shkrimeve e të komunikimeve kulturore. Vazhda e realizmit/transformimet Jepen tiparet e kësaj letërsie, të këtij formacioni në letërsinë bashkëkohore. Tiparet e tilla ilustrohen me autorë dhe tekste të 24 zgjedhura. Jepen edhe shndërrimet e këtij realizmi në forma, si ajo e realizmit magjik. Ernest Heminguej Plaku dhe deti - poetika, struktura /tema / personazhet Analizë dhe komente Gabriel Garsia Markez Njëqind vjet vetmi - realizmi magjik (veçoritë) Fragmente për analizë Petro Marko Hasta la vista: përmasa e reales Jakov Xoxa Lumi i vdekur; personazhi; diskursi realist Fragmente për komentim Letërsia e realizmit socialist Jepen tiparet e kësaj letërsie dhe ilustrime me autorë dhe tekste të zgjedhura. Dritëro Agolli Poezia/Proza Analizë dhe komente Agolli dhe letërsia e realizmit socialist Letërsia e ruajtjes së vazhdës së modernitetit Martin Camaj Poezia / Proza Njeriu me vete e me tjerë: struktura / tema / ide Rrathë: struktura e romanit / tema / personazhi Dranja: madrigali Tejkalimi i realizmit socialist 25 Jepen tiparet e kësaj letërsie dhe ilustrime me autorë dhe tekste të zgjedhura Ismail Kadare Kronikë në gur, Pallati i ëndrrave, Poezia: struktura / temat / idetë Analizë dhe komente Modele të tjera (të ilustruara me tekste/vepra të zgjedhura nga autorë të caktuar) Borhes, Eliot, Lorka, Brehti, Beketi, Eko Letërsia e disidencës Jepen tiparet e kësaj letërsie dhe ilustrime me autorë dhe tekste të zgjedhura Bilal Xhaferri Purpuranti: tregimi i etnisë Ra Berati: tema Eja trishtim: temat / strukturat Analizë e teksteve të zgjedhura Kasëm Trebeshina Stina e stinëve, Odin Mondvalsen, Fshati mbi shtaë kodrina: temat dhe diskurset Kënga e këngëve - pjesë për lexim, analiza dhe komente Analizë Letërsia e sprovave bashkëkohore Jepen tiparet e kësaj letërsie dhe ilustrime me autorë dhe tekste të zgjedhura - Letërsia e viteve ’70, në Kosovë si lidhje me lëtërsinë shqipe të viteve ’30. Anton Pashku Kulla: struktura e tregimeve / temat themelore / figurat 26 Oh,, struktura e romanit Analizë Letërsia e etnisë/identitetit/dhembjes Jepen tiparet e kësaj letërsie dhe ilustrime me autorë dhe tekste të zgjedhura Ali Podrimja Drejtpeshimi, Lum Lumi, dhimbja për bashkësinë dhe dhimbja personale Analizë e komente Zejnullah Rrahmani Sheshi i unazës, Romani për Kosovën - struktura tematike dhe narrative Analizë Poezia e figurës në Kosovë Jepen tiparet e kësaj letërsie dhe ilustrime me autorë dhe tekste të zgjedhura Azem Shkreli: Nga Bibla e heshtjes, E di një fjalë prej guri Rrahman Dedaj: Jeta gabon Teki Dërvishi: Nimfa Sabri Hamiti: Trungu ilir Basri Çapriqi: Ulli me një mijë unaza Vërejtje: Mësuesit kanë mundësinë të zgjedhin edhe tekste të tjera të këtyre autorëve. Mendimi kritik dhe kulturor Mendimi socrealist në Shqipëri Mendimi socrealist në Kosovë (socrealizmi i tipit jugosllav) Mendimi strukturalist Mendimi aktual 27 Revistat Konteksti kulturor në Shqipëri dhe në Kosovë Autorët themelorë: - Dhimitër S. Shuteriqi - Vehap Shita, Hasan Mekuli, Rexhep Qosja - Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli, Mensur Raifi Kulturë gjuhe Puna me gjuhën do të përqendrohet në aspektin kuptimor dhe ka si synime themelore: • analizën leksiko-morfologjike dhe sintaksore të teksteve; • përdorimin e gjuhës në funksione poetike; • përdorimi i aparaturës shkencore (referencat etj.) gjatë shkrimit të një eseje a punimi; • pasurimi i fjalorit letrar, kritik dhe analitik. • format e ligjërimit letrar dhe joletrar/ zbatimi dhe moszbatimi i standardit si gjuhë e letërsisë; • shkathtësitë e teknikave narrative dhe të punës me gjuhën; • gjuha dhe mediat; • drejtshkrim, drejtshqiptim, përdorim kreativ i gjuhës. Jepen tekste, ushtrime dhe detyra, duke nënkuptuar këtu edhe shkrimin e eseve, me qëllim zhvillimin e shkathtësive gjuhësore nga stilistika gjuhësore, gjuha standarde, gjuha dialektore etj. Jepen shembuj të dimesioneve stilistike të shqipes; sekuenca, stili, diskurset; gjuha kritike dhe ajo kreative. REZULTATET E PRITURA Në fund të klasës së trembëdhjetë, nxënësi: ¾ zotëron përfundimisht shkathtësi të veçanta individuale; ¾ shfrytëzon dhe organizon informata nga burime të ndryshne, duke i problematizuar; 28 ¾ njeh poetikat bashkëkohore; ¾ praktikon format e ndryshme shkrimore letrare dhe joletrare; ¾ kupton format dhe idetë themelore të kulturës dhe të letërsisë së gjysmës së dytë të shek. XX; ¾ kupton tiparet e letërsisë e të kulturës shqiptare bashkëkohore; ¾ arrin të vlerësojë

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    10 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us