[Kulti Iliro-Shqiptar I Gjarprit ; the Albanian-Illyrian Snake Cult] English

[Kulti Iliro-Shqiptar I Gjarprit ; the Albanian-Illyrian Snake Cult] English

[Kulti Iliro-Shqiptar i gjarprit ; The Albanian-Illyrian snake cult] English|Page 9 1 ekorimet me gjarperinj jane te zakonshme ne Shqiperi, qofte ne shtepi te vjetera, ne dekorimet e rrobave tradicionale, dhe Dndonjehere ne varre. Kjo kafshe eshte e perhapur ne mitologjine dhe besimet folklorike shqiptare; te analizosh mitin e gjarperit eshte te shikosh brenda miteve dhe traditave tona, ashtu si dhe ato mbareevropiane. Motivi i gjarperit ngjan me kultin e vjeter ilir te tradites paloballkanike dhe fragmentet qe mbeten ne gadishullin ballkanik. Pergjithesisht gjarperinje lidhen me kultet jo-indo-evropiane, por nje rishikim i shpejte thekson rendesine e tyre ne fete e vjetra te Ballkanit (nga Greqia e Lashte tek Iliria), si simbole ne fene nordike dhe kozmogonine keltike (veza e botes mendohej te ishte nje veze gjarperi). Gjarperinjte nuk ishin vetem nje force demonike apo e te liges, ashtu sic thone monoteizmat Abrahamike, por kishin dhe aspekte pozitive ne boten e antikitetit. Nuk do te listojme ketu fakte pa fund, por do te analizojme perse ky simbol ishte popullor mes paraardhesve tane. Dy tradita identifikohen ketu: nje interpretim tellurik i lidhur me grate dhe pjellorine, dhe nje me superior qe i sheh gjarperinjte si simbole forcash te fuqishme brenda dhe rreth burrave, dhe te lidhura me hyjni si Zeusi dhe Apolloni. Si simbol ktonik dhe tellurik, gjarperinje perfaqesojne forcat elementare dhe primale te Tokes dhe jane te lidhur me fene agrare te Memes Toke, e gjendur ne Evrope dhe Anadoll perpara pushtimit te Proto- Indo-Evropianeve. Nje shembull tipik i ketij kulti eshte perendesha 2 gjarper e civilizimit Minoik. Ne besimet popullore shqiptare, gjarperinjte shihen si udheheqes te forcave te nendheut (ku fshehin thesare) dhe te dheut (pergjegjes per pjellorine e tokes), ashtu si sugjerohet nga zbulimet arkeologjike te nje statuje te nje perendeshe ilire duke mbajtur nje brir bolleku me nje gjarper rreth tij. Kjo force tellurike e perfaqesuar nga gjarperinjte shihet edhe si vdekjeprurese, dhe godet papritur, prandaj ne Malesi, para se te punojne token, thone "O zoti i arës, lëshoja token fares". Keto fjale mendohen te bejne gjarperinjte me mireberes dhe ruajne fermeret nga kafshimet e tyre. Nje shtrese tjeter i ketij simbolizmi tellurik ka te beje me grate dhe pjellorine e tyre. Riti i pjellorise eshte vezhguar ne zonat rreth Shkupit, ku grate shqiptare bejne qe gjarperinjte te zvarrisen tek fustanet e tyre cdo 22 Mars. Gjarperinjte ne nje fare menyre duken si "miqte me te mire" te gruas dhe lidhja e tyre gjendet ke nje aspekt tjeter i ketij zvarraniku: roli i tij si mbrojtes i shtepise. Ne paganizmin evropian, gjejme shpirtera qe mbrojne shtepine dhe banoret e saj. Nje besim i perhapur ne folklorin shqiptar eshte qe gjarperi qe gjehet ne shtepi nuk duhet vrare, pasi ai eshte rojtari. Ky lloj gjarperi thuhet te kete brire apo floke te vegjel te arte quhet Vitore, Bolle apo thjesht Gjerperi i shtepis dhe eshte i pergjegjshem per mireqenien e familjes. Pergjithesisht mendohet te jete shpirti i vatres, dhe vetem gruaja me e madhe e shtepise e di se ku fshihet. Pra, eshte detyra e kesaj gruaje qe t'i jape tre here ne dite sakrifica te vogla: uje, copa buke etj. 3 Kjo e identifikon gjarperin si shpirti rojtar i nje vendi specifik, apo nje genius loci ne terminologjine romake. Dhe sakrificat ngjajne me sakrificen ne qumesht qe gjermanet e zones se Danubit i bejne gjarperit, edhe sipas tyre, gjarperi sjell mbaresi. Duhet permendur qe perendesha Romake Vesta dhe perendesha shqiptare Votra apo Nena Votres kane te njejtin funksion; perfaqesojne zjarrin qe mbahet ndezur gjate gjithe kohes ne shtepi. Per me teper, edhe pse gjarperi i shtepise mund te jetoje ne nje shtepi te braktisur, besohet qe nese ne familje nderron shtepi, gjarperi mund t'i ndjeke nga pas. Ideja e lidhjes mes gjarperit te shtepise dhe familjes ngjan me perrallat shqiptare mbi Orat (pak a shume shpirtera rojtare individuale) qe fshihen duke u shnderruar ne gjarperinj. Keshtu, gjarperinjte e shtepise nuk jane vetem te ngjashem me genius loci por edhe me dii lares, zota romak qe perfaqesojne paraardhesit. Dii lares portretizohen shpeshhere ne altaret romake si gjarperinj. Per me teper, vendi qendror i nje shtepie romake (si ne shume shtepi indo- evropiane) eshte zjarri qe digjet perhere, qe eshte i lidhur me shpritin e paraardhesve. Gjarperinjte e shtepive shqiptare te kuptuar si projeksion i vatres nenvizojne ngjashmerine e tyre me dii lares: shpirti i gjalle i nje familjeje qe vezhgon dhe mbron anetaret e saj. Kulti i dii lares ishte pjese e kultit romak te paraardhesve, dhe sakrificat ndaj tyre mund te shikohen si nje forme e adhurimit te paraardhesve. Nuk eshte habi qe dekorimet e gjarperinjve gjenden neper shtepi nga veriu ne jug, si kujtese e pranise se paraardhesve, 4 apo ne gure varresh, si ato prane Tuzit ku gjejme edhe dekorime diellore. Nese shembujt qe kemi dhene deri me tash mund te interpretohen si "totemizem" eshte vetem per sa kohe i aplikohen nje shoqerie matriarkale tellurike qe rrotullohet kryesisht rreth pjellorise dhe nje spiritualiteti femeror dhe henor, ku njerezit jane skllever te forcave me te larta, dhe adhurojne mbi te gjitha ciklin e brezave. Edhe pse kulti shqiptar i gjarperit i ka disa nga keto tipare, ato cka thame me pare per gjarperin e shtepise eshte nje e dhene per nje orientim me te larte: prania e dekorimeve diellore ne varret e Tuzit tregon qe kuptimi i gjarperinjve shkon pertej tellurikes, ose te pakten i orienton keto forca drejt dickaje me transhendente te simbolizuar nga dielli. Kemi thene qe gjarperinjte portretiziohen ne altaret romake perfaqesojne dii lares, ose te pakten forcat e tyre. Ne Greqine Antike, zoti i vatres se shenjte te shtepise ishte Zeus Ktesios ("zoti i shtepise") dhe portretizohej si gjarper. Per me teper, Plutarku thote se si Aleksandri i Madh, si bir i princeshes epirote Olimpia dhe Zeusit, ishte ne gjendje te transformohej ne nje gjarper. Nga keta shembuj mund te kuptojme qe nuk vihet re shpesh qe gjarperinjte mund te perfaqesojne ne raste te rralla hyjnite me te larta. Devotshmeria e Olimpise ndaj kultit te gjarperit, kultet maqedonase te gjarperit nga ku thuhet te kate ardhur zoti-gjarper Glykon, dhe Iliria qe njihej si vendi i kulteve te gjarperit ne antikitet provojne qe keto tre vende i perkisnin te njejtes kulture dhe boteveshtrimi paleoballkanik. Per shembull, edhe pse Apollo ishte zoti i profecise dhe 5 i gjarperinjve, ne Greqi nuk kishte praktika orakullare qe perfshijne gjarperinjte. Nga ana tjeter, ne Epir kishte nje tempull ku vajza te reja i jepnin ushqim gjarperinjve te shenjte si pjese te nje rituali. Por me shume se ne Epir apo Maqedoni, burimet antike tregojne se si Iliria eshte e lidhur me gjarperinjte. Sipas 'Bibliotheka' te Pseudo-Apollodorit, kombi ilir u themelua ka Iliriusi, biri me i vogel i Kadmit dhe Perendeshes Harmoni. Keta te dy u transformuan ne dy gjarperinj binjake nga Zeusi pasi braktisen qytetin grek te Tebes, i themeluar nga Kadmi, per te udhehequr iliret. Transformimi ne gjaperinj eshte nje jehone e dy gjarperinjve ne shkopin e Hermesit, i njohur si Kadukeus. Duhet permendur ketu qe Tireias, profeti i verber i Apollonit dhe keshilltar i Kadmit, thuhet qe u shnderrua ne grua pasi vrau dy gjarperinj. Kjo lidhet me konceptin Hindu te Kundalinit. Kadmi dhe Harmonia perfaqesojne rrymat psikike mashkullore dhe femerore, perkatesisht Ida dhe Pingala, qe rrotullohen rreth shtylles kurrizore (si gjarperinjte qe rrotullohen rreth shkopit te Hermesit). Kjo arritje sjell fuqi te medha, dhe prandaj thuhej qe Kadmusi dhe Harmonia do jetojne pergjithmone. Nje reference ndaj fuqise se Kundalinit gjendet tek Cikli i Kreshnikeve, ku forca e disa heronjve thuhet qe buron nga 3 gjarperinj qe jetojne brenda vetes. Kjo eshte prova qe gjarperi nuk eshte vetem nje simbol femeror tellurik, por nje ne disa kontekste eshte nje simbol heroik, tipik indo- evropian. 6 Duhet te permendim ketu qe gjarperi ne rripat ilire te zbuluara ne varrin mbreteror ne Selca dhe mendohen te kene qene prone e mbretit Dardan Monun. Ne te ne mund te shikojme nje kalores ne lufte, dhe pas tij nje gjarper te madh. Gjarperi ketu duhet pare si nje force shpirterore qe mbron kaloresin. Sic thame me pare, disa perralla shqiptare flasin per Orat qe maskohen si gjarperinj. Ne monedha ilire nga fisi i Labeteaneve te gjetura ne Kukes mund te shikojme nje anije ilire me nje gjarper te gdhendur ne te. Kjo ngjan me anijet e famshme vikinge, te cilat njiheshin per dekorimet e tyre me gjarperinj te quajtur sjö-snäkkars (gjarperinj deti). Kemi te njejtin arketip Indo- Evropian, mbrojtje nga forca me te larta gjate luftes dhe plackitjeve me anije te vogla qe ishte nje aktivitet si ilir dhe viking. Te kthehemi tek Apolloni, duhet te kujtojme qe Apolloni mendohej te kishte origjinen nga diku jashte Greqise. Adriano Romualdi besonte qe etimologjia e emrit te ketij zoti kishte origjine ilire. Sidoqofte, nje lidhje tjeter mes gjarperinjve dhe Apollonit gjendet tek Asklepi, biri i Apollonit dhe perendi i mjekesise, i cili portretizohet me nje gjarper. Ky gjarper perfaqson forcen e jetes dhe fuqine sheruese. Sigurisht, ne kohen kur Apollo ishte perendia e vetme e mjekesise gjarperi lidhej me fort me te se sa me vone. Per me teper, Apollo thuhet te kete lene shtatzene Dryopen duke e transformuar veten ne nje gjarper, qe na kujton historine e Zeusit dhe Olimpise. Nje aspekt tjeter interesant eshte Apolloni qe vret gjarperin gjigant Python, por nuk duam te zgjatemi ketu. Le te permendim qe ne disa mite, Pythoni pershkruhet si nje gjarper femer, ashtu si Kucedra shqiptare. 7 Nga studimi yne i shkurter marrim nje imazh shume te ndryshem nga c'mendonim. Miti dhe simbolizmi i gjarperit ne traditen tone pre- monoteiste eshte neglizhuar dhe pare vetem si nje forme totemizmi primitiv.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    16 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us