Studia Linguistica Italo-Albanica Arbërishtja Në Kontekstin Gjuhësor Ballkanik Dhe Italian 2014

Studia Linguistica Italo-Albanica Arbërishtja Në Kontekstin Gjuhësor Ballkanik Dhe Italian 2014

AKADEMIAEEE SHKENCAVE DHE ARTEVE KOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS BOTIME TË VEÇANTA CXXXIX SEKSIONII GJUHËSISË DHE I LETËRSISË LIBRI 51 FRANCESCO ALTIMARI STUDIA LINGUISTICA ITALO-ALBANICA ARBËRISHTJA NË KONTEKSTIN GJUHËSOR BALLKANIK DHE ITALIAN PRISHTINË 2014 KOSOVAACADEMY OF SCIENCES AND ARTS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS SPECIAL EDITIONS CXXXIX SECTION OF LINGUISTICS AND LITERATURE BOOK 51 FRANCESCO ALTIMARI STUDIA LINGUISTICA ITALO-ALBANICA Approved for publication at the meeting of the Section of Linguistics and Literature, held on24th October, 2014, after review by academician Rexhep Ismajli and academicianIdriz Ajeti . Editor: Academician Mehmet Kraja, Secretary of Linguistics and Literature Section. PRISHTINA 2014 AKADEMIAEEE SHKENCAVE DHE ARTEVE KOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS BOTIME TË VEÇANTA CXXXIX SEKSIONII GJUHËSISË DHE I LETËRSISË LIBRI 51 FRANCESCO ALTIMARI STUDIA LINGUISTICA ITALO-ALBANICA ARBËRISHTJA NË KONTEKSTIN GJUHËSOR BALLKANIK DHE ITALIAN U miratua për botim në mbledhjen e Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, mbajtur më 24 tetor 2014, në bazë të recensioneve të akademik Rexhep Ismajlit dhe akademikIdriz Ajetit . Redaktor: Akademik Mehmet Kraja, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. PRISHTINË 2014 Copyright © ASHAK Francesco Altimari 5 PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE ……………………………………………………………… 7 I. ARBËRISHTJA NË KONTEKSTIN GJUHËSOR BALLKANIK L’ALBANESE D’ITALIA NEL CONTESTO LINGUISTICO BALCANICO 9 1. a. Vëzhgime për të kryerën e “supozimit” të arbërishtes dhe për formimin e habitores të shqipes …………………………………………………… 11 b. Osservazioni sul passato ‘presuntivo’ dell’arbëresh d’Italia e sulla formazione dell’ammirativo in albanese ……………………………… 27 2. a. E ashtuquajtura e ardhme arbëreshe kam + lidhore: romanizëm italian apo arkaizëm ballkanik? ………………………………………………… 41 b. Il cosiddetto “futuro necessitativo” dell’albanese d’Italia: influenza italo-romanza o arcaismo balcanico? ………………………………… 55 3. a. Selman Riza dhe çështja e paskajores ……………………………… 73 b. Tracce di antichi infinitivi dell’albanese nell’arbëresh d’Italia …… 87 4. Disa ndikime të greqishtes në fjalëformimin foljor të arbërishtes së Italisë 113 II. ARBËRISHTJA NË KONTEKSTIN GJUHËSOR ITALIAN L’ALBANESE D’ITALIA NEL CONTESTO LINGUISTICO ITALIANO 123 1. a. Tekste arbërisht të Kalabrisë dhe të Sicilisë në veprat e Hervás y Panduro ………………………………………………………………… 125 b. Testi albanesi di Calabria e di Sicilia nell’opera di Hervás y Panduro 145 6 Studia linguistica italo-albanica 2. a. Mbi huazimet nga italishtja dhe nga dialektet italo-romane në sistemin foljor të arbërishtes ……………………………………………………… 169 b. L’influenza dell’italiano e dei dialetti italo-romanzi nel sistema verbale dell’albanese d’Italia …………………………………………………… 187 3. a. Gjurmë onomastike arbëreshe në komunitetin kalabrez të Jacarisë … 203 b. Tracce onomastiche albanesi nella comunità calabrese di Gizzeria … 217 4. Proverbi meteorologici di area arbëreshe ……………………………… 231 BURIMET ……………………………………………………………… 245 PARATHËNIE Studia linguistica italo-albanica është rezultati i një sërë thellimesh të mia në fushën e studimeve albanistike që m'u dha rasti të prezantoja gjatë këtyre viteve në forma dhe raste të ndryshme (Festschrift kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, konferenca albanologjike), në gjuhë të ndryshme (shqip, italisht, frëngjisht) dhe në vende të ndryshme (Itali, Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Poloni, Spanjë) ku më kërkohej të ndalesha mbi aspekte të ndryshme të gjuhës sime që për një privilegj të rrallë shpirtëror u bë në jetën time edhe objekti kryesor i zotimit tim didaktikoshkencor. Kur nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtar i së cilës jam i nderuar të jem që prej vitit 2008, mora ftesën të prezantoja një botim timin në serinë e kolanës së saj prestigjioze, më lindi ideja të përmblidhja në të këto "fletë të shpërndara". Natyrisht m'u desh t'i rishikoja pas shumë vjetësh dhe t'i risistemoja edhe nga ana formale - dhe nuk jam i sigurt nëse arrita t'i shmangesha heterogjenitetit - këto kontribute të mia gjuhësore për arbërishten që kanë të bëjnë me disa tipare të saj që mund të na shërbejnë edhe për të rishqyrtuar disa fenomena gjuhësore brenda shqipes, në një perspektivë qoftë diakronike, qoftë sinkronike, ashtu si disa lidhje që arbërishtja, si variant deri diku më arkaik i shqipes, ka me gjuhët e tjera të Ballkanit. Dy janë thelbësisht drejtimet që ndoqa në këto vëzhgime të mia jo sistematike mbi arbërishten që përmblodha duke konsideruar marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera në kontekstin linguistik ballkanik, nga njëra anë, dhe kontaktin e saj me varietetet gjuhësore italo-romake dhe sidomos me italishten, në kontekstin linguistik italian, nga ana tjetër. 8 Studia linguistica italo-albanica I jam shumë mirënjohës mikut tim të vjetër dhe albanologut të shquar, akademik Rexhep Ismajlit, për nxitjen, inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që më ofroi me të vërtetë pa u kursyer këto vite, pa të cilat ky libër nuk do të kishte parë askurrë dritën e botimit. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj kolegët dhe bashkëpunëtorët e shumtë që më ofruan gjatë këtyre viteve ndihmën e tyre të shumanshme. Veçanërisht për këshillat e vyera mbi gjuhët e tjera që trajtova duhet të përmend Titos Jochalas dhe Katharina Papatheou, për greqishten, dhe Rodica Zafiu, për rumanishten; Josif Mitën dhe Flora Kolecin për redaktimin e dy versioneve - përkatësisht nr. I. 1a dhe II. 3a - të referateve dhe Fiorella De Rosa për korrigjimin e bocave të fundit. Kozencë, 15.11.2014 Francesco Altimari Francesco Altimari 9 ARBËRISHTJA NË KONTEKSTIN GJUHËSOR BALLKANIK L’ALBANESE D’ITALIA NEL CONTESTO LINGUISTICO BALCANICO 10 Studia linguistica italo-albanica Francesco Altimari 11 VËZHGIME PËR TË KRYERËN E “SUPOZIMIT” TË ARBËRISHTES DHE PËR FORMIMIN E HABITORES TË SHQIPES Në këtë punim do të merrem me një tip të veçantë të së kryerës, që në arbërishten e Italisë ka një përdorim dhe një kuptim pak të veçantë, duke u shmangur nga përdorimet dhe kuptimet që janë funksionet e kësaj kohe foljore në shqipen e përbashkët dhe në gjuhën letrare shqipe të sotme. Në Kongresin ndërkombëtar të studimeve shqipe të zhvilluar në Mannheim, në qershor të vitit 1987, për këtë dukuri, çuditërisht e panjohur deri tani nga studiuesit që janë marrë me arbërishten, u interesua në mënyrë të thelluar miku dhe kolegu Walter Breu, i cili ka theksuar ngjyrimin modal dhe pikërisht “supozues” që ka fituar e kryera, përfaqësuar nga ndërtimi analitik kam + pjesore, në disa të folme arbëreshe. Një dukuri të tillë Breu e ka vendosur në rrethin e një zhvillimi “të brendshëm” të arbërishtes së Italisë, që do të jetë ndihmuar nga kontakti gjuhësor me të folmet romane italo-jugore, në disa nga të cilat mungon fare e kryera, e cila është zëvendësuar nga aoristi (e kryera e thjeshtë). Duke qenë se deri më sot ka munguar një studim, që do të shpjegonte gjendjen dhe përhapjen e kësaj dukurie në arbërishte, mendova të filloj paraprakisht me një vështrim në të pesëdhjetë të folmet arbëreshe ende të gjalla, duke përdorur përmbledhjet e botuara me material gjuhësor, studimet me ‘karakter më të veçantë dialektologjik si dhe rezultatet e disa kërkimeve “në terren”, që i bëra për disa vite në Kalabri, Bazilikatë dhe Sicili. Rezultatet e këtij hulumtimi gjuhësor janë përmbledhur në hartën n. 1, nga e cila shihet se dukuria e përhapjes të së kryerës “së supozimit” nuk është e kufizuar vetëm në Kalabri (siç ka hipotezuar Breu mbi bazën e 12 Studia linguistica italo-albanica regjistrimeve të drejtpërdrejta ose të dëshmive të shkruara që ka ndeshur), por në të gjithë Italinë jugore, me përjashtim të Sicilisë. Të gjitha të folmet shqipe të etiketuara në hartë me shenjën “+” nuk paraqesin dallim ndërmjet një forme analitike dhe një forme sintetike (p.sh. passato prossimo dhe passato remoto në italishte, passé composé dhe passé simple në frëngjishte, perfekti dhe aoristi në gjuhë të tjera) për të paraqitur një veprim që ka ndodhur në të shkuarën. Edhe pse në këto të folme ekzistojnë që të dyja format foljore (qoftë ajo analitike, qoftë ajo sintetike) të së shkuarës (që u korrespondojnë kohëve “koha e kryer” dhe “koha e kryer e thjeshtë” të shqipes së përbashkët), ato nuk janë në kundërvënie kohore ndërmjet tyre, por në kundërvënie modale, duke treguar përkatësisht një veprim “të sigurt” dhe një veprim “të pasigurt” që ka ndodhur në të shkuarën: p.sh. ai shkruajti (në shqipen letrare ai shkroi) “ai shkroi” ~ “ai ka shkruar”, ndërsa ai ka shkruar ka kuptimin “ai ndoshta ka shkruar”. Ndërsa ndërtimi sintetik ai shkruajti në të folmet që në hartën 1 kanë shenjën “+” (është i pranishëm “supozimi”) mbulon që të dyja funksionet kohore të së shkuares, d.m.th. të kryerën e thjeshtë dhe të kryerën (p.sh. “ai shkroi” ~ “ai ka shkruar”) dhe tregon kështu një veprim të së shkuarës, me ose pa referim në të tashmen, ndërtimi analitik ai ka shkruajtur i përkthyeshëm me shprehjen “ai ndoshta ka shkruar, ai do të ketë shkruar”, përkon me atë që De Rada tashmë në gramatikën e tij të shqipes të vitit 1870 (e para gramatikë e shtypur për arbërishten) për herë të parë kishte përcaktuar si “e shkuar dyshimore”. Ky tip i veçantë i së kryerës, të cilin, duke rimarrë terminologjinë e Breu-t, këtej e tutje do ta quaj të “supozimit”, shumë i kufizuar në përdorim (natyrisht mund të përdoret vetëm në vetën e tretë, njëjës dhe shumës, ngaqë subjekti nuk mund të verë në dyshim, duke përjashtuar rastet e humbjes së kujtesës, veprimet e kryera nga ai vetë personalisht ose sidoqoftë të vërtetuara ose të vërtetueshme), mendoj se paraqet një

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    249 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us