Gjuhësi Ballkanike

Gjuhësi Ballkanike

GJUHËSI BALLKANIKE SHABAN DEMIRAJ http://www.dielli.net Dy fjalë Duke pasur parasysh zhvillimin e studimeve krahasuese mbi gjuhët ballkanike sidomos pas botimit të veprës së Kristian Sandfeldit më 1930, m'u duk e arsyeshme të përgatis për lexuesin shqiptar një vepër sintetizuese mbi gjuhësinë ballkanike, ku pasqyrohen edhe ndihmesat e gjuhëtarëve të ndryshëm në këtë fushë studimesh. Hartimi i një vepre të tillë ishte i nevojshëm edhe për të vënë në dukje në mënyrë më të plotë se deri sot të dhënat e shqipes, që dëshmojnë për tiparet ballkanike të saj. Por hartimi i kësaj vepre paraqiste edhe vështirësi të shumta, që kishin të bënin jo vetëm me përzgjedhjen e lëndës, por edhe më shumë me shpjegimin e зështjeve në mënyrë sa më të argumentuar. Uroj që kjo vepër të ndihmojë sadopak për zhvillimin e mëtejshëm të studimeve krahasuese në fushën e ballkanistikës. Me këtë rast, e quaj për detyrë të falënderoj nga zemra Dr. Remzi Nesimin për interesimin e madh, që ka treguar për botimin e kësaj vepre, si edhe për korrektimin e bocave të saj. Një falënderim të përzemërt u shpreh edhe recensuesve: Dr. Luan Starova, Dr. Jorgji Gjinari dhe Dr. Seit Mansaku. Autori 2 http://www.dielli.net PASQYRA E LËNDËS Dy fjalë 5 Kreu I Hyrje 15 - Nga historiku i studimeve: Ndihmesat e B. J. Kopitarit (& 1). Ndihmesat e Fr. Mikloshiçit (& 2). Ndihmesat e Balkan komission-it të Vjenës (& 3). Ndihmesat e G. Weigand-it (& 4). Ndihmesat e Kr. Sandfeldit (& 5). Ndihmesat e A. Selishçevit (& 6). Rrethi gjuhësor i Pragës (& 7). Kongreset e AIESEE-së (& 8). - Përpjekjet për shpjegimin e burimit të ballkanizmave: teza e ndikimit të greqishtes, të latinishtes, të substratit (&& 9-10). - Si duhet vështruar problemi i burimit të ballkanizmave në gjuhët e ndryshme ballkanike? Parime dhe vërejtje të përgjithshme. Kreu II Gjendja gjuhësore e Gadishullit Ballkanik në lashtësi 27 - Popujt dhe gjuhët që fliteshin në Gadishullin Ballkanik para dyndjes së fiseve i.e. (&& 1-3). - Gadishulli Ballkanik dhe gjuhët ballkanike (&& 4-5). - Grekët e vjetër dhe gjuha e tyre. Dokumentimi shkrimor dhe evolucioni i greqishtes (&& 6-7). Ndarja dialektore e greqishtes së vjetër (& 7). Pozita e greqishtes në rrethin e gjuhëve i.e. (& 8). Sistemi fonetik dhe struktura e saj gramatikore (&& 9-11). Çështje që mbeten për t'u sqaruar (&& 12-13). - Fqinjët veriorë të grekëve - maqedonët dhe gjuha e tyre (&& 14-15). 3 http://www.dielli.net - fqinjët veriperëndimorë të grekëve - të ashtuquajturit epirotë dhe gjuha e tyre (&& 16- 17). - Ilirët - shtrirja e tyre tokësore. Gjuha e ilirëve - kentum apo satem? - dhe çështja e vazhdimësisë ilire-shqiptare (&& 18-22). - Gjuhët e viseve lindore të Ballkanit - trakishtja, dakomizishtja dhe karakteri i tyre satem. (&& 23-26). - Gjendja gjuhësore e Gadishullit Ballkanik pas pushtimit romak (& 27). Kreu III Gjendja e sotme gjuhësore në Gadishullin Ballkanik 49 - Gjuhët që fliten sot në Gadishullin Ballkanik (&& 1-2). - Shqipja: Ku flitet? (& 3). Emërtimi gjuhë e arbëneshe/ e arbëreshe dhe shqipe (& 4). Burimi i gjuhës shqipe dhe dokumentimi i saj shkrimor (&& 5-7). Shqipja gjuhë i.e. dhe veçoritë e saj kryesore (& 8). Ndarja dialektore e shqipes (& 9). Dukuritë ballkanike kryesore të saj (& 10). - Greqishtja e re: Ku flitet? Emërtimet elinë dhe grekë (& 11). Greqishtja e shkruar (& 12). Sistemi fonetik dhe struktura gramatikore e saj (& 13). Dukuritë ballkanike kryesore të greqishtes (& 14). - Rumanishtja: Ku flitet? Burimi dhe vendi i formimit të saj (&& 15-16). Dokumentimi shkrimor (& 17). Sistemi fonetik dhe struktura gramatikore (& 18). Ndarja dialektore (& 19). Dukuritë ballkanike kryesore (& 20). - Gjuhët sllave të Ballkanit: Evolucioni i tyre në truallin ballkanik (& 21). a) Bullgarishtja: Ku flitet? Emërtimi i saj (& 22). Dokumentimi shkrimor dhe periodizimi (& 23). Sistemi fonetik dhe struktura gramatikore (& 24). Ndarja dialektore dhe dukuritë ballkanike kryesore (& 25). b) Maqedonishtja: Ku flitet? Emërtimi i saj (& 26). Sistemi fonetik, struktura gramatikore dhe ndarja dialektore (& 27). Dukuritë ballkanike kryesore (& 28). c) Serbokroatishtja: Ku flitet? Emërtimi i saj. Serbët dhe kroatët në rrjedhën e shekujve. Dokumentimi shkrimor (& 29). Tiparet gjuhësore kryesore (&& 30-31). Kreu IV Disa bashkëpërkime në fushën e fonetikës 71 - Nga historiku i çështjes (& 1). Ndihmesa e Mikloshiçit (& 2). Ndihmesa e Havranekut (&& 3-4). Gjendja e sotme e studimeve (& 5). - Theksi në greqishte (& 6), në rumanishte (& 7), në bullgarishte e maqedonishte (& 8), në shqipe (& 9). Risitë kryesore në fushën e theksimit (& 10). - Mënjanimi i dallimeve kuantitative në sistemin e zanoreve në gjuhët ballkanike (& 11) dhe në gjuhën shqipe (& 12). 4 http://www.dielli.net - Shfaqja e zanores ë në gjuhët ballkanike (&& 13); në rumanishte (& 14), në shqipe (& 15). Ë-ja e theksuar e toskërishtes (&& 16-17). Zanorja ë në bullgarishte (& 18). - Rotacizmi në toskërishte (& 19). Çështja e lidhjes së rotacizmit të toskërishtes me atë të rumanishtes (& 20). Kreu V Bashkëpërkimi i rasave gjinore dhe dhanore 85 - Nga historiku i çështjes (&& 1-2). - Si paraqitet kjo dukuri? Në greqishte (& 3); në shqipe (& 4); paranyjëzimi i gjinores në shqipe dhe sqarimi historik përkatës (&& 5-8); në rumanishte (& 9); paranyjëzimi i gjinores në rumanishte (& 10); në bullgarishte e maqedonishte (& 11). - Përdorimi i dhanores së përemrave vetorë edhe me vlerë gjinoreje në disa gjuhë ballkanike (& 12). Si paraqitet kjo dukuri në gjuhën shqipe? (& 13). - Shpjegimet e ndryshme për bashkëpërkimin e rasave gjinore e dhanore (& 14): Hipoteza e substratit (& 15); hipoteza e ndikimit grek (& 16); hipoteza e ndikimit latin (& 17). Si duhet shpjeguar kjo dukuri? (& 18). Kreu VI Prapavendosja e nyjës shquese 99 - Në cilat gjuhë del nyja shquese e prapavendosur? (&& 1-2). - Nga historiku i studimit të kësaj dukurie ballkanike (hipotezat e ndryshme) (&& 3-4). - Koha e shfaqjes së nyjës së prapme: Në gjuhët sllave të Ballkanit (& 6); në rumanishte (& 7); në gjuhën shqipe (& 8). - Mendimet e ndryshme për shfaqjen e nyjës së prapme në gjuhët ballkanike: Mendimi i Reichenkron-it (& 9); hipoteza e burimit sllav (& 10); hipoteza e ndikimit latin (& 11); hipoteza e ndikimit grek (& 12); hipoteza e substratit (& 13); hipoteza e ndikimit të shqipes mbi rumanishten (& 14). - Si duhet shpjeguar lindja e nyjës së prapme shquese në shqipe dhe rumanishte? (&& 15-16). Kreu VII Format e kohës së ardhme 109 - nga historiku i çështjes (& 1). - Konsiderata të përgjithshme mbi format e kohës së ardhme në gjuhët i.e. (&& 2-4). - Formimi i kohës së ardhme nëpërmjet foljeve ndihmëse “dua” dhe “kam” në gjuhët ballkanike (& 5): në greqishte (& 6); në gjuhët sllave të Ballkanit (& 7); në bullgarishte e maqedonishte (& 8); në serbokroatishte (& 9); në rumanishte (& 10); e ardhmja e së shkuarës dhe e ardhmja e përparme në rumanishte (& 11); në gjuhën shqipe (tipat e ndryshëm) (& 12); tipi me “do”, shtrirja gjografike dhe vjetërsia (&& 12-14); e ardhmja e ndërtuar me ndihmësen “kam” në gjuhën shqipe (&& 15-16). Cili tip i së ardhmes është më i hershëm në shqipe? (& 17). - Mendimet e ndryshme mbi burimin e së ardhmes me ndihmësen “dua” në gjuhët ballkanike; teza e Sandfeldit dhe ajo e Weigand-it etj. (& 18). 5 http://www.dielli.net - Si duhet sqaruar зështja për gjuhët e ndryshme të Ballkanit? (&& 19-24). Kreu VIII Rimarrja e kundrinave 127 - Nga historiku i trajtimit të kësaj dukurie ballkanike (& 1). - Rimarrja e kundrinës së drejtë të shprehur nëpërmjet vetorëve të dy vetave të para, përkatësisht nëpërmjet fjalësh të tjera në gjuhën shqipe. (&& 2-3). Rimarrja e kundrinës së zhdrejtë në shqipe (& 4). Si shprehej më parë kundërvënia remë ~ temë në gjuhën shqipe? (& 5). Faktori kryesor që i ka dhënë shkas rimarrjes së kundrinave (&& 6-7) dhe koha e shfaqjes së kësaj dukurie në shqipe (& 8). - Rimarrja e kundrinave në rumanishte dhe koha e shfaqjes së saj (&& 9-10). Vështrimi i kësaj dukurie në evolucionin e saj historik (&& 11-12). - Rimarrja e kundrinave në bullgarishte e maqedonishte (&& 13-14) dhe koha e shfaqjes së saj (& 15). - Rimarrja e kundrinave në greqishte dhe koha e shfaqjes së saj (&& 16-17). - Mendimet e ndryshme mbi burimin e kësaj dukurie në gjuhët ballkanike: Mendimi i Mikloshiзit dhe i Leskien-it mbi ndikimin e substratit (&& 18-19). Mendimi i Ilievskit (&& 20-21). Mendimi i Boissin-it për shqipen (&& 22-23). Mendimi i Budagovit për rumanishten (& 24). Mendimi i Lopashovit (& 25). Teoria e gjymtyrimit aktual të fjalisë (& 26). - Si duhet shpjeguar kjo dukuri në gjuhët ballkanike (&& 27-30) dhe në gjuhët romane perëndimore (& 31). Kreu IX Mënjanimi i paskajores 147 - Paskajorja në gjuhët ballkanike dhe i.e. (konsiderata të përgjithshme (&& 1-5). - Mënjanimi i paskajores: në greqishte (& 6); në gjuhët sllave të Ballkanit (& 7); në rumanishte (&& 8-9). - Зështja e paskajores në gjuhën shqipe (&& 10-11); forma e pashtjellë e tipit me ba dhe ajo e tipit për të bërë (&& 12-14). - Mendimet e ndryshme mbi mënjanimin e paskajores në gjuhët ballkanike (& 15): Hipoteza e trako-shqipes (Weigand, Gabinskij etj.) (&& 16-17); teza e ndikimit grek (Sandfeld etj.) (&& 18-19); hipoteza e ndikimit latin (Reichenkron) (& 20); mendimi për një zhvillim paralel (& 21). - Si duhet shpjeguar kjo dukuri për gjuhët ballkanike në përgjithësi dhe për gjuhën shqipe në veçanti? (&& 22-24). Kreu X Disa bashkëpërkime të tjera midis gjuhëve ballkanike 165 - Numërorët 11 - 19 (& 2). - Forma e vetës së tretë njëjës të foljes “kam” në përdorim pavetor (& 3). - Forma analitike e së kryerës me ndihmësen “kam” në disa gjuhë ballkanike; mendimet e ndryshme për burimin e saj (& 4). 6 http://www.dielli.net - Habitorja e shqipes dhe “mënyra e ritregimit” në bullgarishte e maqedonishte - pikat e takimit dhe mendimet e ndryshme mbi burimin e tyre (&& 5-9). Kreu XI Bashkëpërkime midis shqipes dhe rumanishtes 173 - Bashkëpërkimet kryesore (& 1). - Bashkëpërkimet e vjetra leksikore midis këtyre dy gjuhëve (&& 2-4) dhe mendimet e ndryshme mbi burimin e këtyre bashkëpërkimeve (&& 5-6). Si duhet parë kjo çështje? (&& 7-9). - Përemrat dhe ndajfoljet e tipit kush-do, ku-do etj., ndo-kush, ndo-kund etj., di-kush, di-ku etj. përkatësisht cine-va, unde-va etj., ori-cine, ori-unde etj., neµcare etj.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    196 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us