''Turizmi Në Berat Drejt Një Strategjie Të Qendrueshme''

''Turizmi Në Berat Drejt Një Strategjie Të Qendrueshme''

TEMA: ‘’TURIZMI NË BERAT DREJT NJË STRATEGJIE TË QENDRUESHME‘’ Berat , Dhjetor 2012 Udheheqës shkencor: Dr. Eva Allushi Punoi: Shkëlqim Plaku 1 Mirënjohje Falenderoj familjen time,e cila me dha kurajon e duhur qe unë jo vetëm të njoh me mirë historinë dhe kulturën e qytetit tim te lindjes Berat, por edhe të njoh nga shumë afër e të pasqyroj në punimin tim këto vlera. Falenderoj specialistet e fushës se turizmit te Qarkut Berat ,te cilet me ndihmën e tyre të pakursyer me dhane mundësine e njohjes se vlerave reale te këtij qyteti. Falenderoj Këshillin e Qarkut Berat i cili më mundësoi te kontaktoj,te këshillohem me institucionet e tjera qe unë të marr informacion sa më të saktë,sic janë: Zyra e Burimeve Njerëzore, Drejtoria Rajonale e Ruajtjes se Monumenteve Kulturore dhe Historike, Komiteti i Turizmit të Qarkut Berat,me mbështetjen e SNV-ve,etj. Keto institucione më dhanë mundësine te njoh më mirë historinë dhe kulturën e qytetit te lashtë të Beratit i cili mbart vlera të niveleve të larta. Një falenderim i vecantë për këto institucione që më dhanë mundësine për njohjen e strategjisë së zhvillimit të turizmit të Beratit per vitet 2011-2021. Falenderoj Bashkinë e Beratit e cila më ofroi gjithë potencialin e saj në fushën e turizmit si dhe zyrën e turizmit pranë kësaj bashkie që më mundësoi gjithë bazën materiale për zhvillim e turizmit në këtë qytet. Falenderoj udhëheqësen e temës, në mënyre të vecantë, e cila përvec dijeve në fushën e turizmit më inkurajoi dhe më shtoi më shumë pasionin për këtë specialitet. 2 PERMBAJTJA Hyrja Trashëgimia Botërore e UNESCO-s Përshkrim i përgjithshëm i Qytetit Turizmi Kulturor Kodikët e Beratit Berati Sit Ndërkombëtar i Trashëgimisë Botërore Aktorët e përfshirë në fushën e trashëgimisë në Berat Atraksionet Kulturore Qendra historike Qendra Mesjetare Kalendari i festave në qytet Ekspozitat ne Galerinë e Arteve ‘’Edward Lear’’ Festivalet : Koncerte : Ekoturizëm në Berat Tur operatorët lokalë : Zyra e Informacionit Turistik Shërbime dhe infrastrukturë turistike Biznesi në Qendrën Historike Biznese të turizimit Kuzhina Tradicionale Projektet në fushën e turizmit Aktivitete dhe evente Vizioni për Zhvillimin e Turizmit sipas Strategjisë së Zhvillimit te Turizmit 2011- 2021 Tregjet Turistike Tregu i Brendshëm Sipas Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit të Beratit për vitet 2011- 2021 3 Mundësitë dhe rreziqet për zhvillimin e turizmit në Berat Zhvillimi i produkteve dhe përmirësimi i cilësisë Shfrytëzimi dhe infrastruktura Marketingu dhe promovimi Burimet njerëzore dhe menaxhimi i destinacionit Konkluzione dhe Rekomandime Bibliografia. 4 PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE Më 8 korrik 2008, Berati u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore gjatë Konferencës së radhës të zhvilluar në Kanada. Berati u vlerësua si një shembulli i rrallë i arkitekturës karakteristike osmane. Sipas vlerësimeve, Berati konsiderohet si një shembull i bashkëjetesës së disa komuniteteve fetare dhe kulturore për shekuj të tërë. Qyteti i Beratit ndodhet në Shqipërinë Jug-Qëndrore, 120 km në jug të Tiranës. Ai ka një popullsi prej rreth 64.000 banorë. Qendra Historike e qytetit është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në 8 Korrik 2008 si ‘’ një shembull i rrallë i një karakteri arkitektural tipik i periudhës Otomane ‘’ .Berati është shpallur Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare. Kodikët e Beratit Kodiku i Purpurt i Beratit “ (i quajtur Beratinus shek VI ) , në kohën që u shkruajt ai ishte një ndër pesë kodikët ekzistues në gjithë botën. Kodiku i Arte përfaqëson kodikun e dytë më të rëndësishëm të Beratit, është një dorëshkrim i shekullit te IX-të. UNESCO ka treguar një interes të madh për ruajtjen e kësaj trashëgimie unike të literaturës së vjetër liturgjike të historisë botërore.Kodikët e Beratit janë të përfshirë në Rregjistrin e Listës së Trashëgimisë Botërore. Berati Sit Nderkombetar i Trashegimise Boterore -Pjesë e listës prej 689 sitesh të trashëgimisë kulturore të Unesco-s -Berati është pjesë e Rrjetit Ballkanik të Qyteteve Historike të përfshira në Unesco, si dhe është bërë pjesë e platformave dixhitale ndërkombëtare në fushën e promocionit dhe turizmit . -Në vitin 2008 Berati u shpall nga organi prestigjioz i shtypit ndërkombëtar ‘’Forbs” si një ndër 3 destinacionet e preferueshme në Ballkan -Në vitin 2009 u shpall nga Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit në Zvicër si Fitues i cmimit ‘’Një qytet muze me arkitekturë karakteristike dhe të bukur ‘’. 5 ATRAKSIONET KULTURORE Muzeume : Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’- Është i vendosur brenda Katedrales Fjetja e Shën Mërisë ( shek.18 ) e cila është një Kishë e stilit Bizantin e karakterizuar nga një ikonostas i mrekullueshëm druri të larë me ar . Koleksioni i ikonave daton në shekujt 14- 19 dhe përfshin vepra të rëndësishme nga artisti i madh Onufri dhe shkolla e tij e piktorëve . Projektet në fushën e turizmit : 1-Ka përfunduar Strategjia e Turizmit për Beratin në bashkëpunim me Organizatën Holladeze për Zhvillim SNV . 2-Projekti i Komisionit Europian për rivleresimin e Trashëgimisë në lagjen Kala , i cili syon rehabilitimin e infrastrukturës në Kalanë e qytetit. 3-Bashkia Berat ka fituar projektin SUSTCULT në fushën e trashëgimisë me fonde të BE : 4.Projekti i Kombeve të Bashkuara ’Kultura dhe trashëgimia për zhvillimin social – ekonomik ‘’ , i cili startoi në vitin 2009 me vendosjen e sinjalistikës orientuese turistike në qytet ( 19 tabela ne dy gjuhë ) dhe me ngritjen dhe kompletimin e Zyrës se informacionit turistik . VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT sipas Strategjise se Zhvillimit te Turizmit 2011- 2021 : Qellimi 1 Një destinacion i njohur, mbështetur në trashëgiminë e tij kuturore, natyrore dhe shpirtërore, ku ofrohen shërbime unike dhe cilësore në përputhje me standartet ndërkombëtare. Qellimi 2 Zhvillimi gjithëvjetor dhe i harmonizuar i turizmit duke patur parasysh parimet e zhvillimit të qëndrueshëm Qellimi 3 Një mirëqenie dhe jetë sociale më të mirë për banoret e Beratit, duke krijuar mundësi punësimi dhe rritje të nivelit të të ardhurave nga zhvillimi i turizmit. Tregjet Turistike 6 Mbështetur te sondazhet e vizitorëve: - 55 % Janë nga Europa - 29 % e turistëve janë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera - 8% e turistëve janë nga kontinente të tjera (duke përfshirë Azinë, Amerikën) - 8% e turistëve janë shqiptarë (tregu i brendshëm) Mundesite dhe rreziqet per zhvillimin e turizmit ne Berat Atraksionet në qytet të listuara në Listën e UNESCO-s përbëjnë një pikë të fortë të zhvillimit turistik, përfshirë edhe burimet natyrore , bashkëjetesën fetare , kulinarinë dhe produktet , historitë dhe vlerat shpirtërore Por keto pika te forta jane te shoqeruara edhe me rrezikun e demtimit per shkak te mungeses se fondeve per rikonstruksion te aseteve historike, demtim te pyjeve , akses te dobet ne pikat me interes nga pikepamja kulturore dhe natyrore , mungese te sherbimeve turistike vecanerisht ne fshatrat turistike. Zhvillimi i produkteve dhe përmirësimi i cilësisë Mbrojtja dhe të përmirësimi i objekteve kulturore në Qendrën Historike. Mbrojtja dhe përmirësimi i objekteve natyrore Krijimi i tureve lokale. Përmirësimi i kapaciteteve të restoranteve duke i shërbyer turistëve të huaj. Identifikimi dhe rritja e kërkesave për suvenire Promovimi i kuzhinës tradicionale të Beratit Zhvillimi i produkteve të reja turistike Shfrytëzimi dhe infrastruktura Përmirësimi dhe ruajtja e infrastrukturës turistike në mënyrë të përgjegjshme Krijimi apo përmirësimi i shfrytëzimit të objekteve kryesore turistike Identifikimi i elementëve të infrastrukturës turistike sipas Master Planit Urban Përmirësimi i sinjalistikes turistike 7 Marketingu dhe promovimi Rritja e vizibilitetit të Beratit si një destinacion turistik përmes pjesëmarrjes në promovimin e aktiviteteve të rëndësishme Nxjerrja e një ‘Marke’ për Beratin dhe zhvillimi i paketave turistike. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME Kryerja e një sondazhi të operatorëve turistikë të brendshëm dhe të jashtëm dhe analizimi i prirjeve të turistëve të pavarur për të identifikuar produktet natyrore që kërkohen nga turistët. Përgatitja e një plani për zhvillimin e ndjeshëm të objekteve turistike sipas kërkesave të turistëve dhe nga aktivitetet e aventurave të thjeshta në malet përreth Beratit Akomodimi (p.sh. Eko-qendrat e pushimit, kampingjet, shtëpizat e gjuetisë, qëndrimet në ferma, strehët rurale) Rrugët me rëndësi historike (p.sh. nga Berati në Korçë) Aktivitete të aventurave të thjeshta (p.sh., rafting, kanotazh, hiking, dhe çiklizëm ) Zhvillimi dhe promovimi i SME-ve në agrobiznes dhe agroturizëm Përgatitja dhe lehtësimi i logjistikës për operatorët turistikë dhe vizitorët. Zhvillimi i disa aktiviteteve gjatë vitit në interes të qytetarëve Beratas, dhe turistëve vendas dhe të huaj. 8 Qëllimi: Qëllimi i ndërtimit të këtij punimi është njohja e historisë,traditës kulturore të qytetit të Beratit dhe kërkimi i mundësive të reja për një zhvillim sa më të qendrueshëm etnokulturor të këtij qyteti. Objektivat e punimit konsistojnë në dhënien apo gjetjen e rrugëve që do të garantonin përmirësimin e imazhit te Beratit në fushën etnokulturore, rritja e vizibilitetit të Beratit si një destinacion turistik duke konsoliduar kështu kontributin e qytetit të Beratit në kulturën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Hipotezat: A do të mundej qyteti i Beratit të reflektojë më mirë dhe më kumbueshëm historinë e tij qindravjecare dhe vlerat e tij autentike nëse përmirësohet performanca e institucioneve, operatorëve turistike në treg dhe nëse rritet ndërgjegjia e opinionit publik lidhur me njohjen dhe

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    55 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us