AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË RAPORT i analizës vjetore të veprimtarisë së Akademisë së Shkencave, 2017 __________________________ _______________________________ REPUBLIKA E SHQIPËRISË AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË A S A M B L E J A RAPORT i analizës vjetore të veprimtarisë së Akademisë së Shkencave, 2017 Tiranë, 27 prill 2018 2 / RAPORT I ANALIZËS VJETORE TË ASH, 2017 RAPORT I ANALIZËS VJETORE TË ASH, 2017 Përgatitur në përfundim të procesit të analizave vjetore në seksionet shkencore dhe në sektorët e ASH-së, referuar dokumenteve zyrtare të paraqitura prej tyre, pjesë e këtij raporti. Redaktore shkencore: Brikena Likaj Paraqitja grafike: Enkelejda Misha Aprovuar në mbledhjen e asamblesë së Akademisë së Shkencave, datë 27 prill 2018 Për raportet vjetore të ASH shih: http://akad.gov.al/ash/asambleja/raporte 2 3 / RAPORT I ANALIZËS VJETORE TË ASH, 2017 PASQYRA E LËNDËS Një vështrim i shkurtër panoramik për veprimtarinë vjetore të ASH 4 Kreu I. Raportimet zyrtare në analizat vjetore në seksione të zhvilluara në muajin mars 2018 7 I. Raportimi paraqitur në analizën vjetore të SSHTN 7 II. Raportimi i paraqitur në analizën vjetore të SSHSHA 81 Kreu II. Veprimtaria vetjake e anëtarëve të Asamblesë së ASH (Shtojcë I) 90 A. Veprimtaria individuale e anëtarëve të SSHNT 90 B. Veprimtaria individuale e anëtarëve të SSHSHA 114 Kreu III. Reforma në Akademinë e Shkencave hap pas hapi 123 Kreu IV. Veprimtaria e administratës dhe shërbimeve (shtojcë II) 135 Botimet 2017 156 Disa pёrparёsi themelore pёr veprimtarinё e vitit 2018 161 3 4 / RAPORT I ANALIZËS VJETORE TË ASH, 2017 NJË VËSHTRIM I SHKURTËR PANORAMIK PËR VEPRIMTARINË VJETORE TË AKADEMISË SË SHKENCAVE Raporti vjetor i veprimtarisë së Akademisë së Shkencave për vitin 2017, është konceptuar si një shumatore e raporteve që secila njësi - në radhë të parë dy seksionet - si dhe ato të administratës dhe të shërbimeve, ka paraqitur në analizat vjetore tashmë të zhvilluara. Jo vetëm burimet e këtij raporti, por dhe shqetësimet e parashtruara, vlerësimet për çfarë është arritur e çfarë përbën mosarritje, janë paraqitur në këtë dokument ashtu si kanë rezultuar në analizat vjetore të dy seksioneve dhe në njësitë e shërbimeve. Viti 2017 ishte një vit nga më të vështirët për Akademinë e Shkencave, në mos më i vështiri që prej themelimit të saj. Funksionimi, misioni, përbërja, kuadri ligjor, zgjedhjet në funksione drejtuese, rendi i brendshëm në Akademinë e Shkencave, u bënë çështje jo vetëm e opinioneve shkencore, por edhe e opinioneve publike në përgjithësi. Debati që shoqëroi veprimtarinë e Akademisë së Shkencave gjatë vitit 2017, jo vetëm pjesa me karakter konstruktiv e tij, por edhe qortimet e rrepta, dyshimet e pafundme, mllefet dhe deri thirrjet për shuarjen institucionale të saj, patën anën e mirë, sepse shërbyen për një rikonceptim të përgjithshme të mënyrave tradicionale të administrimit. U bë e qartë se Akademia e Shkencave nuk mund të ekzistonte më si më parë dhe se të gjitha krizat që ajo kishte kaluar, prej krizës statutore dhe mospërfshirjes në reformën institucionale të kërkimit shkencor, deri tek kriza e përfaqësimit, nuk do të mund të kapërceheshin pa ndryshimin e ligjit kuadër të rregullimit të veprimtarisë së saj. Po ashtu, u bë e qartë se asnjë prej problemeve të akumuluara ndër vite, duke përfshirë përtëritjen e ngadaltë të Asamblesë, kufizimet në decentralizimin e përgjegjësive, krijimin e distancave mes brezave të studiuesve, kërkimin e pasuksesshëm të vendit të institucionit në kuadër të rregullimit të ri të sistemit të kërkimit shkencor në vend, nuk mund të pritej të zgjidheshin nga autoritetet qeverisëse. Akademia e Shkencave përmes asamblesë vuri në lëvizje mundësitë e veta intelektuale për të shprehur me gjuhë juridike vullnetin e vet për mënyrën si e kupton të ardhmen e saj. 4 5 / RAPORT I ANALIZËS VJETORE TË ASH, 2017 Duke qenë një vit reflektimi të përgjithshëm, Akademia e Shkencave pati gjatë vitit 2017 ndryshime cilësore në përfytyrimin e së ardhmes së saj, duke iu larguar disa koncepteve gati-gati të kthyera në tabu. Në mënyrë të veçantë mendimi reformues u çlirua prej një pengese shumë të fortë, që përmblidhet në pyetjen nëse institucioni do të ringrihej si një akademi me institute, siç kishte qenë deri në vitin 2008, apo do të përshtaste një model tjetër, që nënkuptonte edhe ndryshimin e misionit të saj në jetën shkencore të vendit. E gjendur nën një qortim të përgjithshëm prej institucioneve qeverisëse, atyre të arsimit universitar dhe kërkimit shkencor dhe deri prej taksapaguesve shqiptarë, Asambleja e Akademisë u bë protagoniste e ndryshimit, duke ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, me qëllim që vullneti i saj të shprehej besnikërisht dhe komunikimi me institucionet e tjera të ishte i drejtpërdrejtë me të. Pothuajse të gjithë anëtarët e Asamblesë, duke përfshirë dhe shumë anëtarë nderi, u përfshinë në komisione, në grupe pune, në organizma të ngarkuar me detyra prej saj, me qëllim që propozimi për daljen prej krizës të shprehej me gjuhën e ligjit. Duke qenë një prej viteve me vëmendjen më të madhe kritike publike, viti 2017 ishte njëherësh edhe viti që gjallëroi dhe vuri në lëvizje në tërësi Asamblenë, e cila është në të vërtetë Akademia e Shkencave, duke transferuar autoritet e kompetenca pikërisht tek ajo. Pikërisht këtu ne vërejmë burimin e një progresi të ndjeshëm që u dëshmua sidomos në tremujorin e katërt të vitit 2017. 1. U kalua prej retorikës dhe dialogut burokratik-formal, shpesh herë edhe të munguar; në nisma për ndryshimin e gjendjes; 2. U rivendos komunikimi midis Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë dhe u arrit në përfundimin e përbashkët për rindërtimin juridik dhe funksional të saj; 3. Komunikimi dhe rivendosja e mirëbesimit dhe e dialogut konstruktiv u pasua me krijimin e komisioneve institucionale e ndërinstitucionale, me qëllim që reforma të merrte karakterin e një nisme juridike me mbështetjen dhe ekspertizën e ALLEA dhe Akademisë Kombëtare Gjermane LEOPOLDINA; (shih: http://akad.gov.al/ash/ecuria-e-reformes) 4. Produkti i punës, një paketë e re juridike që përmban dy projekt-ligje: projektligjin për Akademinë e Shkencave (shih: http://akad.gov.al/ash/pdf/Draftligji% 20per%20ASH.pdf) dhe projekt-kodin e deontologjisë në kërkimin shkencor (shih: http://akad.gov.al/ash/pdf/KODI%20%20ETIK%20NE%20KERKIMIN%20SHKE NCOR.pdf); si dhe aktet nënligjore që i bëjnë këto ligje të zbatueshëm: Statuti, rregullore të brendshme, kritere të pranimeve të reja në Asamble, kritere të zgjedhjes në funksionet drejtuese në Akademi, kriteret për përzgjedhjen e titujve për botim dhe për themelimin e dhënien e çmimeve shkencore, është tashmë në pritje për t’u futur në procedurën e domosdoshme për t’u kthyer në akte për zbatim. Viti 2017, qoftë për shkak të detyrave imperative për ndryshim e reformim, qoftë prej vullnetit të brendshëm të Akademisë së Shkencave, mund të cilësohet si vit i një 5 6 / RAPORT I ANALIZËS VJETORE TË ASH, 2017 hapjeje të dukshme ndaj qendrave dhe njësive të tjera kërkimore dhe shkencore, ndaj individëve dhe institucioneve, ndaj kërkuesve të rinj dhe atyre në karrierë. Rezultati më i rëndësishëm i këtij procesi është rikthimi i besimit tek vetëpërtëritja, dalja prej vetëmjaftueshmërisë, krijimi i bindjeve për domosdoshmërinë e të punuarit me të tjerë. Akademia e Shkencave është sot jo nën kërcënimin e mosqenies, por me një perspektivë të hapur, që do të konfirmohet gjatë vitit 2018. Asambleja e saj arriti të tregojë energji dhe fuqi reformuese. Të gjitha këto janë të paraqitura në këtë raport në një kapitull të shkurtër, në të cilin gjendet kalendari i reformimit institucional dhe i nismave të ndërmarra, që mund të shërbejë dhe si një pasqyrë e kurbës së hapave të parë të daljes nga kriza. Kalendari dhe vendimet që janë marrë për reformimin paraqiten pa komente, sepse secili nga anëtarët e Asamblesë, në një mënyrë a një tjetër, është subjekt i tyre. Sa u takon detyrave që Akademia e Shkencave ka kryer si në vitet të mëparshme, ato paraqiten në raportet e seksioneve herë në mënyrë tradicionale e herë në mënyrë tjetër. Raportimi i veprimtarisë në seksione dhe pasqyrat e punës të shërbimeve dhe të administratës janë analitike. Kjo sigurisht nënkupton se në raport ka edhe informacion të tepërt për Asamblenë, por mungesat në Kryesi kufizojnë të drejtën për të bërë ndryshime në përmbajtjen e tyre. 6 7 / RAPORT I ANALIZËS VJETORE TË ASH, 2017 KREU I RAPORTIMET ZYRTARE NË ANALIZAT VJETORE NË SEKSIONE I. Raportimi i paraqitur në analizën vjetore të SSHTN Hyrje Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike (SSHNT), si një nga dy seksionet ku zhvillohen veprimtaritë për kërkim e zhvillim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) në përmbushje të misionit të saj, gjatë vitit 2017 ka synuar realizimin e veprimtarive në disa drejtime kryesore, në: • këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme për institucionet politikëbërëse dhe vendimmarrëse në fushat e kërkim zhvillimit; • paraqitjen e arritjeve dhe problematikave të kërkim zhvillimit, në fushat përparësore të zhvillimit të përgjithshëm të vendit nëpërmjet organizimit të kongreseve, konferencave e workshopeve/debateve shkencore në shkallë kombëtare e ndërkombëtare; • bashkëpunimin me institucionet qeveritare në identifikimin e problematikave për angazhimin e ASHSH-së në realizimin e objektivave të Qeverisë, në grupe qeveritare, nderministrore, borde, këshille, grupe ad hoc, etj; • bashkëpunimin me institucionet kërkimore e mësimore brenda dhe jashtë vendit për kryerjen e studimeve në fusha të ndryshme të shkencës e teknologjisë, për hartimin e programeve kombëtare e dypalëshe, ekspertizave
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages162 Page
-
File Size-