Ali M. Basha Islami në Shqipëri gjatë shekujve Rreth përhapjes, organizimit, sjelljeve armiqësore ndaj tij... Mendime, kritikë botim i dytë (i p ër mir ës u a r) Tiranë, 2012 Islami në Shqipëri gjatë shekujve Redaktor e korrektor letrar: As. Prof. Dr. Nimete BASHA Redaktor: Dr. Shpëtim BASHA Copyright © Adresa: Rruga Siri Kodra, Pall 59, Shk 1, Ap5. Phone: +355 662032172 Ali M. Basha Islami në Shqipëri gjatë shekujve Rreth përhapjes, organizimit, sjelljeve armiqësore ndaj tij... Mendime, kritikë botim i dytë (i p ër mir ës u a r) Tiranë, 2012 4 Ali M. Basha - Islami në Shqipëri gjatë shekujve Prindërve të mi, veçanërisht babait tim, të ndjerit Hafi z Musa H. Aliu, që tërë jetën ia kushtoi binomit fe-atdhe. Ai që në fëmijërinë time të hershme, kishte shfaqur dëshirën të më edukonte me arsimin islam në Medresenë e Tiranës. Për këtë i jam debitor tërë jetën. Pasqyra e lëndës Histori e një rrugëtimi të gjatë ................................................................................ 9 Në vend të parathënies .......................................................................................... 13 1 - Hyrje ................................................................................................................ 17 2 - Vlerësime për Islamin ...................................................................................... 21 3 - Mbi përhapjen e Islamit në Shqipëri ............................................................... 43 Periudha paraosmane: ....................................................................................43 4 - Disa nga rrugët e depërtimit të kulturës islame ................................................45 5 - Periudha e pushtimit osman ............................................................................ 63 6 - Disa nga shkaqet e pranimit të Islamit ............................................................79 7 - Disa nga shkaqet e mllefi t kundër Islamit ........................................................83 8 - Pushtimi osman dhe përhapja e Islamit në vendin tonë ...................................89 9 – Alternativat religjioze të Islamit ..................................................................... 95 10 - Arsye që favorizuan islamizimin e vendit tonë ..............................................105 11 - Toleranca dhe harmonia fetare ndër shqiptarët .............................................121 12 - Rilindja kombëtare ........................................................................................133 Disa nga armiqësitë që i janë shfaqur Islamit nga kjo kohë e në vazhdim. .. 133 13 - Gjendja e Islamit në vendin tonë pas Pavarësisë ...........................................149 14 - Kongresi i parë i muslimanëve shqiptarë .......................................................155 Lista e delegatëve që morën pjesë në ...........................................................163 Kongresin e 24 shkurtit 1923 ....................................................................... 163 15 - Vazhdimi i reformave ...................................................................................177 Disa mendime për ligjin e vitit 16 korrikut 1929 ........................................181 16 - Teologët islamë kundër ideve ateisto-komuniste ...........................................187 17 - Dëmtime ekonomike, presione dhe armiqësi ...............................................201 18 - Fenë e mbron Zoti Vetë ...............................................................................213 19 - Burgosja e persekutimi i teologëve të shquar islamë ......................................235 20 - Aspekte nderimi e bashkëpunimi ..................................................................245 21 - Ripërtëritja e besimeve .................................................................................257 Pasqyra mbi gjendjen e popullisë muslimane në fi llim të viteve ‘90 ..............259 22 - Shënime kritike ............................................................................................267 23 - Mendime mbi lindjen e zhvillimin e kulturës islame ....................................273 24 - Dy fj alë për mistiçizmin islam ......................................................................281 25- Ndihmesa e shqiptarëve në teologjinë islame e në letërsi ...............................285 27 - Pasthënie .......................................................................................................309 Burimet dhe literatura ..........................................................................................311 Opinion Histori e një rrugëtimi të gjatë “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu e plotëson (përhap) dritën e Vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët” Kur’ani, Es’Saff: 8 Debati për çështjet e Islamit në Shqipëri i ngjan një zjarri në fushë: ndezur prej kohwsh, tenton të harrohet e të shuhet nga kujtesa. Por mjafton një puhizw, e prushi i vjetër çelet e nxjerr fl akë të reja; shtegtarë jo të rastit shtojnë sharpa të reja, gjersa ikin e zjarri harrohet sërisht në prush, në pritje erërash të tjera e udhëtarësh të rinj. Por kështu nuk ngjet vetëm në fushat tona. Edhe mendimtari e kritiku i njohur Edward Said na ndihmon me konstatimin e tij, midis hipotezws dhe ekzagjerimit, se në vendin e tij “përpara rritjes së papritur të çmimit të naftës prej OPEC-ut më 1974, Islami, si i tillë, mezi fi guronte si në kulturë ashtu edhe në media”. Në këtë shembull prej Shteteve të Bashkuara, sigurisht, autori ka fokusuar çastin kur në zjarrin e harruar të debatit u fut me hov elementi “naftë“, dhe shtëllungat e tymit nuk mund të mos shiheshin më nga të gjithë, se nxinë edhe faqet e gazetave, të librave, të ekraneve me alarmet për konspiracione arabo-islamiste për të gjunjëzuar Perëndimin me anë të çmimit të lartë të naftës jetike. Por ama debati kishte qenë aty përherë, vite të shumtë me radhë, në meseletë për hapjen e xhamiave të para të emigrantëve, në gjyqet federale për të vërtetuar se muslimanët janë paganë, e nuk adhurokan të njwjtin Zot si kristianët, në programet për ungjillizimin e tyre, etj. Por me naftën çështja doli nga një underground i specializuar i orientalistëve apo i misionarëve në dritë të diellit, duke u bërë presion të gjithëve, përmes shfrytëzimit fi llimisht të problemit të naftës dhe me pas të sugjestionimit me terrorizmin, dy çështje-kërcënime këto, lidhur artifi cialisht me Islamin, që prekin mu në kockën personale të çdo qytetari, duke e përfshirë kështu detyrimisht në debatin abuziv “pro apo kundër”, pa mundësi të tretë zgjedhjeje. Kështu, edhe tek ne, me gjithe uljet dhe ngritjet e veta, debati për Islamin ka arritur të bëhet pjesë e kulturës masive, pjesë e historisë së përditshme të njeriut të thjeshtë shqiptar të kësaj dekade. Kundërshtarët e natyrshëm të Islamit të shqiptarëve, në të drejtën e tyre për të grumbulluar njerëzinë rreth qëllimit të 10 Ali M. Basha - Islami në Shqipëri gjatë shekujve vet, sigurisht nuk mund të shërbehen me skrupolozitetin shkencor, me traktate teologjike e fi lozofi ke, apo qëmtime arkivash, pasi kjo do ta kufi zonte debatin në vetëm disa rrethe të specializuara, duke e përjashtuar nga kuptimi dhe interesat e shumicës. Ndaj, po të vëresh argumentet apo akuzat ndaj çwshtjeve të Islamit ndër shqiptarët, do të konstatosh se ato mbështeten në dy kushte bazë: në interpretimin thjeshtëzues e joshkencor të historisë (islamizim i dhunshëm; de-europianizim i Shqipërisë) si dhe në shfrytëzimin çakallor të momentit të vështirë politiko- ekonomik të shqiptarëve (izolim e armiqësi me Perëndimin e pasur). Vetëm kështu argumenti mund të jetë implikues për sa më shumë njerëz. Libri që kemi në duar, duke qenë një ndërmarrje gati e pamundur (të shkruarit e një historie “tjetër” për Islamin në Shqipëri, që nga fi llesat e veta e deri më sot) është mbase, e vetmja në llojin e vet prej një autori shqiptar që merr përsipër t’i çmontojë këto skela të ndryshkura të pasaktësive, të cilat mbështjellin historinë zyrtare të Islamit në vendin tonë. Klasifi kues e hulumtues faktesh të njohura e të panjohura, familjar me terminologjinë e shkencat islame, dëshmitar elokuent i ndryshimeve dramatike që prekën muslimanët e shqiptarët e tjerë në shekullin e kaluar, z. Ali Musa Basha ia arrin bukur të jetë një zë autoritar në diskutimin e pambyllur për shtyllën identifi kuese të shqiptarëve, biografi ne e tyre muslimane. Procedimet nga hipoteza në dokument, nga teksti kur’anor në praktikën jetësore të muslimanëve, nga konkluzioni pararendës historik në opinionin personal, apo teknika e këndshme me thyerje të tilla si ndërfutja në tekst jo vetëm e paragrafëve të k ronikave, por edhe “ kolazhit” me “copëra gazetash ”, apo riprodhime dialog jesh, e bëjnë librin jo thjesht “historik”, por e hapin për një publik gjithmonë e më të gjerë, me shpresën se do të shërbejë edhe si antidot për helmimin sistematik me banalitete dhe propagandë antimuslimane. Historinë e Islamit në Shqipëri, Basha e ka trajtuar si një zonë ku përthyen disa nivele: Islami si histori njerëzore e muslimanëve të botës, Islami burimor si fe e histori profetike dhe Islami “shqiptar”, si histori e pjesës më të madhe të shqiptarëve, kushtëzuar prej dy historive të para, e gjithashtu, prej traditës e mendësive të përbashkëta me shqiptarët e tjerë. Ky klasifi kim, të cilin e shohim edhe në formë kapitujsh, nuk na le të konfondohemi e të konfondojmë. Studiues perëndimorë të Islamit e të muslimanëve tashmë klasifi kojnë në “islamike” atë ç’ ka të bëjë me Islamin burimor (kredo, legjislacion, etikë), ndërkaq çdo gjë tjetër që ka të
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages315 Page
-
File Size-