In memoriam Arshi Pipa ƘÊNƧ revistë e përvitshme kritike I • 2017 KÊNS • Tiranë • •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• ᴥ •ᴥ• KÊNS ‐ I/2017 ▪ revistë e përvitshme kritike ▪ Numër kushtue Arshi Pipës, me rastin e 20-vjetorit të ndamjes nga jeta Botues: Lisandri & Aristea Kola Kryeredaktore: Aristea Kola Zv/kryeredaktor: Fra Censor Ambrozi Komisia shkencore: Arben Prendi, Çezarin Toma, Dhurata Shehri, Edlira Tonuzi, Marsel Nilaj, Persida Asllani, Vinçens Marku, Vjollca Osja Në ballinë: Wassily Kandisky, Rrathë në rreth, 1923 Karikatura Milman Parry dhe Salih Ugljanin: Endri Beqo E-mail: [email protected] Copyright: Lisandri & Aristea Kola Pjetër Budi, Nd. 112/1/24 Tirana, Albania Zip code 1001 ISSN: 2521-7348 KÊNS Tiranë, korrik 2017 KÊNS arshi Pipa KÊNS1920-1997 • Sesioni I / Pipa Opus Parathanie ARISTEA KOLA Rreth tematikës dhe klasifikimit të saj në sonetin e Arshi Pipës ARSHI PIPA Rapsodë shqiptarë në serbokroatisht: cikli epik i kreshnikëve DHURATA SHEHRI Arshi Pipa lexon letërsinë bashkëkohore EDLIRA TONUZI Nòesis noeseos... LISANDRI KOLA Modeli i erotizmit simbas Arshi Pipës tek poezia ‘Epsh’ përmes procedimesh figuracionale MARSEL NILAJ Politika e jashtme shqiptare në vitet 1945-1990, në optikën analitike të Arshi Pipës, dhe burimeve të vendeve perëndimore MUHAMET HAMITI Pamje e letërsisë shqipe në studimet e Arshi Pipës PERSIDA ASLLANI & DHURATA SHEHRI Pipa, lexuesiKÊNS i përjetshëm i Milosaos Parathanie Revista Kêns po i paraqitet publikut shqiptar nëpërmjet nji platforme online, si organ i përvitshëm kritik. Ky numër i parë i kësaj reviste i kushtohet Arshi Pipës, meqenëse në muejin korrik të 2017-s shënohet dhe 20-vjetori i vdekjes së këtij autori e personaliteti. Kêns ose përndryshe Qenie lindi si rezultat i dëshirës, që ma pas kaloi në diskutim konkret dhe së mbrami bashkëpunim mes Lisandri dhe Aristea Kolës. Shkas, në krye të herës, ishte vetë autori të cilit i dedikohet ky numër, si dhe mosfunksionimi i institucioneve vendore për me ndërmarrë nji nismë përkujtimi në nderim të figurës së A. P. Përtej kësaj... për Lisandri Kolën ka nji Causa Pipa të cilën e ndjek prej disa vitesh në të përditshmet e ndryshme, e fundit asht ajo në gazetën ‘Panorama’ të datës 2 maj 2017 – trajtë rezymeje e të gjithë çështjes deri në ditën e fundit. Ndërsa Aristea Kola, me autorin në fjalë, ka fitue gradën Master i Shkencave pranë Universitetit të Tiranës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë), si dhe deri tash ka botue disa artikuj shkencorë mbi sonetet e Arshi Pipës në periodikë të ndryshëm. Problemi i in memoriam ishte si të themi shtysa dhe boca ideore. Mbrapa janë finalizue sesionet, organizue artikujt dhe asht procedue – siç ndodh natyrshëm në nji organ të kësaj natyre – në faza diskutimesh me komisinë përkatëse shkencore. Sigurisht botuesit dhe komisia kanë gjykue që në këtë numër të përfshihen këto autorë dhe përkthime, që po bahen prezentë. Duhet shtue se definimet shkencore të autorëve jo kurdoherë dhe domosdo shprehin vullnetin e grupit shqyrtues; korpusi i artikujve këtu asht shenjë e kontributit dhe e bashkëpunimit intelektual e studimor mes komisisë-botuesve-autorëve: këto të fundit bartin krejt përgjegjësinë profesionale. Kêns-i ashtKÊNS nji revistë që pranon materiale kritike në fusha të tilla si: letërsi, albanologji, arte, shkenca të komunikimit, histori, filozofi apo domene interdisiplinore. Asht nji organ i pavarun shkencor dhe me vetëfinancim, i cili asht mendue me qarkullue I falas dhe me pasë akses nga të interesuemit përmes qasjes në internet. Për dorëzimin e punimeve, ka nji adresë gjegjëse, që asht shënue në frontespic, dhe ato (punimet pra) pranohen si në gjuhë shqipe ashtu edhe në gjuhë të hueja. Redaksia shqyrton artikujt që vijnë në adresën elektronike dhe për çdo ndërhymje apo komunikim eventual, ajo kontakton me dërguesit e materialeve. Sa i takon trajtës së sesioneve, nr. I asht konceptue në dy sesione. Në të parin Pipa Opus, janë shqyrtue disa nga veprat fondamentale të A. P., e njikohësisht argumente specifike mbi produktin letrar të këtij autori. Në sesion e dytë, Optikon, asht ba nji nën-ndamje a., ku janë përfshi përkthime, nga disa gjuhë, mbi bazën e diskursit kritik autor për autor (me dominancë letërsinë moderne), apo edhe punime origjinale mbi autorë të letërsisë së huej. Ndërsa në subdivizin b., janë integrue artikuj që fokusojnë objekte të larmishme studimore, qofshin nga autorë të huej apo vendas. Prezenca e rendit të autorëve në këtë numër (siç do të ndodhë dhe me të tjerët) ruen kriter alfabetik, në secilin sesion. Motoja e njohun latine Acta non verba qoftë përvuejtnisht e përulësisht paraprijëse e Kênsit! • redaksia • KÊNS II ARSHI PIPA GIORDANO BRUNO Dhe e pau veten për shtyllë. Përqark hordhija e korbave shenjtnue n’ aromë thymjani; shandanë ku digjet (para mishit) vjami; e uratë e psalm. Ndër praqe, mbi çatija, e poshtë te sheshi brufullon gërdhami. E shajnë, e gjuejnë, pështyjnë veprat e tija. Nji plakë përshpirtshëm bie nji dorë karthija, dhe i nipi foshnje i hjedhë nji gem bajami. Brambullon stiva, çohet flaka n’ qiell... Nji ças: nji ferr!... Mandej ka shqise tjera, e shpirt e trup përzihen me ajr e diell. E bâhen hî. Andej e merr tash era, e ngjeshë me tokë, prej kah, kur vjen prendvera, me bimën lén e rishtas endet miell. (Giordano Bruno XII, vv. 155-168 [Dhetuer 1955], në: Arshi Pipa, Libri i Burgut, Eurorilindja, Tiranë, 1994, bot. II, f. 186) KÊNS KÊNS ARISTEA KOLA RRETH TEMATIKËS DHE KLASIFIKIMIT TË SAJ NË SONETIN E ARSHI PIPËS Tematika e sonetit të Pipës, përgjithësisht, asht e kufizueme. Kjo vjen për shkak se shumica e soneteve të tij janë të integruem tek Libri i Burgut1 dhe, ― sikurse na dëshmon titulli i librit, ― ato (sonetet pra), kanë në qendër burgun komunist dhe pasojat e tij. Gjithsesi ky fakt nuk na lejon të mendojmë se sonetet e Pipës janë monotematikë. Në veprat e tjera të këtij autori janë të pranishme edhe tematika të larmishme që lidhen me periudha të ndryshme kohore dhe kontekstin jetësor të Pipës. Për sa i përket kronologjisë së zhvillimit të sonetit, në të cilin, integrohet edhe aspekti tematikor, mund të bajmë nji lloj ndamjeje/faze letraro-jetësore: ▪ Soneti fillestar [faza para burgut] ▪ Soneti i kultivuem në burg ▪ Soneti i fazës pas burgut, në mërgim/ekzil2 ▪ Soneti i tranzicionit3 Kjo lloj ndamjeje asht për sa i përket fazave nëpër të cilat lind, zhvillohet dhe perfeksionohet soneti i Pipës; po ashtu edhe kriterit hapësinor të kompozimit dhe atij kohor. Ndërsa 1 Në fokus nuk asht marrë nji cikël sonetesh i rinisë së Pipës me titull Shkodra (‘Fryma’, vjeti 1, nr. 2, Shkodër, 1944, ff. 65-66), për shkak se autori nuk ka përfshi në asnji edicion të mavonshëm mandej, dhe ne i jemi referue në mënyrë të posaçme soneteve në veprën e A. P. Gjithsesi ky cikël tresonetor, mund të pohojmë, se i përket fazës së parë të zhvillimitKÊNS të kësaj forme poetike nga ana e këtij poeti, për të cilën do të flasim ma sipër. 2 Përcaktimi vjen në përputhje me emërtesën e kapitullit IV të A. Pipës, Autobiography, Exile (1957-65), Plejad, Tiranë, 2010. 3 E njëjta gja: Kap. VI, Transition (1971-80). 10 sa i takon çështjes tematikore të sonetit, ajo mund të klasifikohet si ma poshtë: a. Soneti me tematikë erotike Tema erotike në sonetin e Pipës shtrihet në trajtë relative: në disa sonete. Kjo temë, natyrisht, del e pranishme jashtë kohës së burgimit të poetit. Nëse në L. B. erotizmi shpërfaqet, në poezinë e A. P., ai gjithherë asht në rrafsh sporadik. Soneti Dashuni e pakohshme, nis me paralelizma figuracionalë dhe simbolikë. Këto elementë jepen në parantezë në krejt oktavën e sonetit, ndërsa në vargun e parë të sekstinës (siç asht dhe për natyrë të sonetit në përgjithësi), jepet zgjidhja nëntekstuale e cila del edhe e shprehun grafikisht: “Ti qé si ato o dashunia e ime!”. Ky varg në trajtë thirrore asht paralelja me drandofillin, kopshtijet, rrezet e diellit etj. Sidoqoftë ky lloj erotizmi asht i nji lloji pesimist: eropesimistika. Uni lirik vuen nga humbja e aktantit erotik. Tercina përmbyllëse na e shpjegon ma se qartë këtë gja: Por erdh stuhia e egër me gjëmime qi e rrzoi përdhé at lule e at dashuní e un njofta s’parit çka endè nuk di’she.4 Pra, tema e dashnisë zhvillohet si humbje e saj. Soneti tjetër Lulja e mallit, temën e erotizmit e ka ma akute, ma të gjallë, por prapë në kufijtë simbolikë të lules. Këtu dashnia konceptohet si faktor vital, i përjetshëm: Ti thé se s’do t’m’harrojshe për të gjallë, se zêmrën tande do t’a bajshe krue, prej ka’ i pashterrshëm t’shkonte tue burue kujtimi i dashunís qi na ringjallë.5 KÊNS 4 Arshi Pipa, Vepra 1, Lundërtarë & Libri i dashunís dhe i fatit, Phoenix, Tiranë, 2000, f. 19. 5 Arshi Pipa, po aty, f. 21. 11 Megjithëse aspekti i mallit asht thelbësor – i mallit si kuptim i dëshirës, afshit, nostalgjisë etj. Pak a shumë nji trajtë e ngjashme leksikore siç e kanë rumunët me fjalën dor. Këtë çështje e ka pasë trajtue Lasgush Poradeci në fazën e vet studimore, kur bante përqasjen e vet për poezinë e Emineskut, dhe vite ma vonë A. Plasari në esenë “Malli në letërsinë shqipe, rumune etj.” [khs. Don Kishoti zbret në Shqipëri, 1990]. Soneti Excelsius, paraqet nji erotizëm me pikëtakim me figurat mitike. Figura e së dashtunës, e femnës asht ajo e Euridikes. Vetë poeti e krahason vashën e tij me të dashtunën e Orfeut. Domethanë autori asht Orfeu, heroi mitik, i cili me muzikën e tij magjepste gjithësinë. Në këtë rast ka nji ndryshim: kemi nji Orfe që shkruen poezi për vashën.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages342 Page
-
File Size-