Mësime të Presidentëve Snou Lorenco të Kishës: Mësime të Presidentëve të Kishës Lorenco Snou MËSIME TË PRESIDENTËVE TË KISHËS LORENCO SNOU Botuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme Solt-Lejk-Siti, Juta Libra në Serinë Mësime të Presidentëve të Kishës Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (numri i artikullit 36481) Teachings of Presidents of the Church: Brigham Young (35554) Teachings of Presidents of the Church: John Taylor (35969) Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff (36315) Mësime të Presidentëve të Kishës: Lorenco Snou (36787) Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith (35744) Teachings of Presidents of the Church: Heber J. Grant (35970) Mësimet e Presidentëve të Kishës: Xhorxh Albert Smith (36786) Teachings of Presidents of the Church: David O. McKay (36492) Teachings of Presidents of the Church: Harold B. Lee (35892) Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball (36500) Për të siguruar kopje të këtyre librave, shkoni në qendrën tuaj vendore të shpërndarjes ose vizitoni faqen store.lds .org. Librat janë gjithashtu të disponueshëm në formë elektronike në LDS .org. Komentet dhe sugjerimet tuaja rreth këtij libri do të vlerësoheshin së te- përmi. Ju lutemi, paraqitini ato te Curriculum Development, 50 East North Temple Street, Room 2404, Salt Lake City, UT 84150-0024 USA. Posta elektronike: cur-development@ ldschurch .org Ju lutemi, shkruani emrin, adresën, lagjen dhe kunjin tuaj. Mos harroni të jepni titullin e librit. Më pas ofroni komentet dhe sugjerimet tuaja rreth pikave të forta të librit dhe drejtimeve të përmirësimit të mundshëm. © 2012 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat Shtypur në Gjermani Miratuar për anglisht: 8/02 Miratuar për përkthim: 8/02 Përkthim i Teachings of Presidents of the Church: Lorenzo Snow Albanian 36787 101 Përmbajtja Hyrje ............................................. V Përmbledhje Historike ................................IX Jeta dhe Shërbesa e Lorenco Snout .......................1 1 Të Mësuarit me Anë të Besimit ......................37 2 Pagëzimi dhe Dhurata e Frymës së Shenjtë .............47 3 Kthimi Gjatë Gjithë Jetës në Besim: Vazhdimi i Përparimit në Parimet e së Vërtetës ...................61 4 Të Forcuar nga Fuqia e Frymës së Shenjtë. .73 5 Destinacioni Madhor i Besnikut. .85 6 Të Bëhemi të Përsosur përpara Zotit: “Pak më të Mirë nga Dita në Ditë” .................................95 7 Besnikëria në Kohë Sprove: “Nga Vështirësitë në Dritën e Lavdishme të Diellit” ......................109 8 “Më Heto, O Perëndi, dhe Njihe Zemrën Time” .........121 9 Marrëdhëniet e Shenjta Familjare. .131 10 “Ejani në Tempuj” ...............................141 11 “Nuk Kërkoj Vullnetin Tim, por Vullnetin e Atit” ........151 12 E Dhjeta, një Ligj për Mbrojtjen dhe Përparimin Tonë ....161 13 Shoqata e Ndihmës: Dashuri Hyjnore e Vërtetë dhe Fe e Pastër .....................................173 14 “Për Perëndinë Çdo Gjë Është e Mundur” .............181 15 Shërbim Besnik, Energjik në Mbretërinë e Perëndisë .....189 16 “Që Ne të Mund të Bëhemi Një” ....................201 17 Priftëria – “për Shpëtimin e Familjes Njerëzore”. 213 18 Udhëheqja e Kishës dhe Shërbimi Vetëmohues .........223 19 Puna Misionare: “Të Arrijmë Çdo Zemër Njerëzore” ......233 20 Mbretëria e Perëndisë Përparon. 245 21 Duke e Dashur Perëndinë Më Shumë Sesa Duam Botën ..257 22 Të Bërit e Akteve të Mira për të Ndihmuar të Tjerët ......265 23 Profeti Jozef Smith ...............................275 24 Mendime rreth Misionit të Jezu Krishtit ...............285 Lista e Materialit Pamor ..............................295 Indeksi ...........................................297 Hyrje Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve kanë krijuar serinë Mësime të Presidentëve të Kishës për t’ju ndihmuar të thelloni kuptueshmërinë tuaj për ungjillin e rivendosur dhe për t’ju afruar Zotit nëpërmjet mësimeve të profetëve të ditëve të më- vonshme. Ndërkohë që Kisha i shton vëllime kësaj serie, ju do të krijoni një koleksion librash me referime të ungjillit për shtëpinë tuaj. Vëllimet në këtë seri janë hartuar që të përdoren si për studim personal, ashtu edhe për udhëzim të dielave. Ato mund t’ju ndih- mojnë gjithashtu për të përgatitur mësime ose biseda të tjera dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi doktrinën e Kishës. Ky libër paraqet mësime të Presidentit Lorenco Snou, që shërbeu si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Më- vonshme që nga 13 shtatori 1898 deri më 10 tetor 1901. Studim Personal Kur të studioni mësimet e Presidentit Lorenco Snou, kërkoni plot lutje frymëzimin e Frymës së Shenjtë. Pyetjet në fund të çdo kapi- tulli do t’ju ndihmojnë të kuptoni mësimet e Presidentit Snou dhe t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Ndërsa i studioni këto mësime, mund të dëshironi të mendoni për mënyra se si mund t’i ndani ato me pjesëtarë të familjes dhe miq. Kjo do ta forcojë kuptueshmërinë tuaj të asaj që lexoni. Mësimdhënia nga Ky Libër Ky libër është hartuar për përdorim në shtëpi dhe në mbledhjet e Kishës. Orientimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të jepni mësim nga ky libër. V HYRJE Përgatituni të Jepni Mësim Kërkoni udhëheqjen e Frymës së Shenjtë ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim. Studioni plot lutje kapitullin që ju është caktuar, që të jeni i sigurt se i keni kuptuar mësimet e Presidentit Snou. Ju do të jepni mësim me sinqeritet dhe fuqi më të madhe kur fjalët e tij t’ju kenë ndikuar personalisht (shih DeB 11:21). Nëse po jepni një mësim për Priftërinë Melkizedeke ose Shoqatën e Ndihmës, ju nuk duhet ta lini mënjanë këtë libër apo të përgatisni mësime nga materiale të tjera. Përzgjidhni me lutje nga kapitulli ato mësime që ju ndieni se do të jenë më të dobishme për ata që u mësoni. Disa kapituj përmbajnë më shumë material sesa do të jeni në gjendje të diskutoni gjatë orës së mësimit. Nxitini pjesëmarrësit ta studiojnë kapitullin përpara mësimit dhe ta sjellin librin me vete. Kur e bëjnë këtë, ata do të përgati- ten më mirë për të marrë pjesë në diskutime dhe për të lartësuar njëri-tjetrin. Paraqitja e Kapitullit Ndërsa paraqitni kapitullin dhe gjatë gjithë mësimit, përpiquni të krijoni një atmosferë ku Shpirti të mund të prekë zemrat dhe mendjet e atyre që u jepni mësim. Për ta nisur mësimin, ndihmoni ata që u jepni mësim që të përqendrohen te mësimet e kapitullit. Shqyrtoni idetë që vijojnë: • Lexoni dhe diskutoni seksionin me titull “Nga Jeta e Lorenco Snout” në fillim të kapitullit. • Diskutoni një figurë ose shkrim të shenjtë nga kapitulli. • Këndoni një himn që lidhet me kapitullin. • Ndani shkurt një përvojë personale mbi temën. Udhëheqja e një Diskutimi mbi Mësimet e Presidentit Snou Ndërsa jepni mësim nga ky libër, ftoni të tjerët të ndajnë mendi- met e tyre, të bëjnë pyetje dhe të mësojnë njëri-tjetrin. Kur marrin pjesë aktivisht, ata do të jenë më të përgatitur të mësojnë dhe të marrin zbulesë personale. Lejoni të vazhdojnë diskutime të mira në vend që të përpiqeni të trajtoni të gjitha mësimet. Për të nxitur diskutimin, përdorni pyetjet e çdo kapitulli. Shënimet nëpër secilin VI HYRJE kapitull u referohen atyre pyetjeve. Ju gjithashtu mund të hartoni vetë pyetjet tuaja posaçërisht për ata që po u jepni mësim. Alternativat vijuese mund t’ju japin ide të tjera: • Kërkojuni pjesëmarrësve të ndajnë çfarë kanë mësuar nga studimi i tyre personal i kapitullit. Mund të jetë e dobishme të kontaktoni disa pjesëmarrës gjatë javës dhe t’u kërkoni të vijnë të përgatitur për të ndarë se çfarë kanë mësuar. • Caktoni pjesëmarrës të lexojnë pyetje të përzgjedhura nga fundi i kapitullit (qoftë individualisht ose në grupe të vogla). Kërkojuni atyre të kërkojnë mësime në kapitull që lidhen me pyetjet. Pastaj ftojini ata të ndajnë mendimet dhe perceptimet e tyre me pjesën tjetër të grupit. • Lexoni së bashku një përzgjedhje të deklarimeve të Presidentit Snou nga kapitulli. Kërkojuni pjesëmarrësve të ndajnë shembuj nga shkrimet e shenjta ose nga përvoja e tyre që ilustrojnë atë që dha mësim Presidenti Snou. • Kërkojuni pjesëmarrësve të zgjedhin një pjesë dhe ta lexojnë në heshtje. Ftojini ata të mblidhen në grupe prej dy ose tre vetash, që zgjedhin të njëjtën pjesë, dhe të diskutojnë se çfarë kanë mësuar. Nxitni Tregimin dhe Zbatimin Mësimet e Presidentit Snou do të jenë shumë kuptimplote për pjesëmarrësit që ua tregojnë ato të tjerëve dhe i zbatojnë në jetën e tyre. Shqyrtoni idetë që vijojnë: • Pyetini pjesëmarrësit si mund t’i zbatojnë mësimet e Presidentit Snou në përgjegjësitë e tyre si prindër apo si mësues shtëpie ose mësuese vizitore. • Nxitini pjesëmarrësit të ndajnë disa nga mësimet e Presidentit Snou me anëtarët e familjes dhe me miqtë. • Ftojini pjesëmarrësit të zbatojnë atë që kanë mësuar, dhe të ndajnë përvojat e tyre në fillimin e orës tjetër mësimore. Përfundimi i Diskutimit Përmblidhni shkurtimisht mësimin ose kërkojuni një apo dy pjesëmarrësve ta bëjnë këtë. Jepni dëshmi për mësimet që keni VII HYRJE diskutuar. Gjithashtu mund të dëshironi të ftoni të tjerë të ndajnë dëshmitë e tyre. Informacion mbi Burimet e Cituara në Këtë Libër Mësimet në këtë libër janë citime të drejtpërdrejta nga predikime, shkrime të botuara, letra dhe ditarë të Presidentit Lorenco Snou. Në të gjitha citimet nga letrat dhe ditarët e tij, pikësimi, drejtshkrimi, përdorimi i germave të mëdha dhe ndarja në paragrafë janë stan- dardizuar. Citimet nga burime të botuara kanë ruajtur shenjat e pikësimit, drejtshkrimin, përdorimin e germës së madhe dhe ndar- jen në paragrafë të burimeve origjinale përveç nëse kanë qenë të nevojshme ndryshime redaktuese ose tipografike për të përmirësuar lexueshmërinë. Për këto arsye, mund të vini re mospërputhje të vogla në tekst. Për shembull, fjala ungjill është me germë të vogël në disa citime dhe me të madhe në të tjera. Gjithashtu, Presidenti Snou përdori shpesh terma të tilla si burra, burrë apo njerëzimi për t’iu referuar të gjithë njerëzve, si meshkuj edhe femra. Ai shpesh përdori përemrat ai, i tij dhe atë për t’iu referuar të dyja gjinive.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages322 Page
-
File Size-