Olive and Oil Guide in the Tirana Area

Olive and Oil Guide in the Tirana Area

National symposium “The ancient olive and olive oil street” November 25-26, 2017: Tirana. Albania Proceedings book pp. 13-38. publ. Date 14 January 2018 Olive and oil guide in the Tirana area 1*Benard Ruci, 2Belul Gixhari, 2Hairi Ismaili 1Stacioni eksperimental i ullirit, Tirane 2Universiteti Bujqesor i Tiranes, Banka Gjenetike Tirane Corresponding author:[email protected] Abstract The olive domestication in the mediterranean basin is 40-45 thousand years before, also in the same era on both sides of the Ionian and Adriatic coast. In Albania, Olive resources constitute a valuable source of food and historically are considered sacred, a blessed tree, a symbol of joy and victories, ritual of folk culture and tradition. This study was conducted over three years and was aimed at exploring the agrotouristic qualities of olive and oil, in two regions of olive populations, in the Adriatic and Ionian areas. The method has consisted, through some on-line surveys, disseminating and gathering information on old trees and old oil objects through; mob, mail, Viber, WhatsApp etc. The collected information is computerized and analyzed in situ and identified old individuals, mills and other ancient objects. Old objects have been observed and conform to the terms, of which 35 older trees, 6 mulls and 8 castles have been selected, who are over 2500 years old. Some individuals are over 3,000 years old, ie the first millennium BC, and together with the forts symbolize ancient Illyrian culture. The quality of old tree oil is superior and there are many popular traditions of treating many diseases. According to the old tradition of processing it results that 10-15% of the oil is of extraordinary curative value. As a conclusion, only a part of the objects found that meet the standards for tourist guides. Initialement, dans le district de Tirana a été visé à promouvoir le tourisme intérieur comme une nouvelle opportunité pour l'économie, la culture et l'histoire de notre pays. Keyword: Olive; Resource; Castle; oil; study; Introduction Domestikimi i ullirit të egër në pellgun mesdhetar daton 40-45 mij vjet, dhe Tukidide thote: “se që kur popujt e mesdheut filluan të kultivojnë ullirin u shkëputen nga barbaria”, (À la découverte de l’Antiquité). Në Epir dhe Iliri ulliri ka qënë dhe mbetet... Një Themel Natyral... Për të gjitha kohrat… Element Pejsazhi .... Pema më e mirë që jep ….Vaj të mirë…. Që lind dhe rrit rrit njers të fuqishëm dhe bujar…. Janë të cuditëshme gojëdhënat për Ilirinë dhe Epirin. Në fjalorin epanoistik të Epirit, historia e ketyre dy emrave sipas folkloristit (Fatos Mero Rrapaj, 2007) vjen nga dy terma : Toske dhe Gegë. Toskët qe rjedhin prej Moloseve (Epiriot) dhe Gegët prej (Dardaneve), etj,.. te gjithë janë Ilir dhe rjedhin prej Pellazgve. Sipas përshkrimit të Herodotit, Moloset kishin ekonomi të mirë, kishin vreshta dhe ullirin shumë të zhvilluar. Ky popull merrej me ullirin, e para pemë që u siguronte të lyerit... Një pjesë tjetër me peshkim, ndërsa një pjesë me blegtori. Herodoti, historiani më i besueshëm Grek tregon se "Epiri është i banuar nga popuj jo-grekë të cilet flasin një gjuhë Barbare". Ai shton se këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë. Këta pellazgë… tregon Herodoti si edhe Tukidide, janë ata të cilët shpikën Panteonin e Perëndive, që ishte Pellazgë 13 National symposium “The ancient olive and olive oil street” November 25-26, 2017: Tirana. Albania Proceedings book pp. 13-38. publ. Date 14 January 2018 por Grekët e adoptuan më vonë. Ishin Molosët që përhapen kulturën e ullirit në Iliri sepse ata bënin tregeti të ndersjëlltë me gjithë vëndet Ilire. Shqipëria dy vatra kryesore të diversitetit gjenetik të ullirit: Jonike dhe adriatike Dy vatrat kanë diversitet të madh dhe të dallueshem në aspektin e konstanteve termike. Shumë genotype kultivohen dhe kanë rëndësi ekonomike, ndërkohë që egziston një fond tjetër, i specjeve të egra me afërsi gjenetike me ato të kultivuara. Gjithashtu, kultivarë të vjetër që janë rajonizuar në vatra të ngushta dhe vazhdojnë të kultivohen si pasojë e adaptimit të madh. Format e kultivuara dhe të egra, janë 164 emra më mjaft sinonime dhe homonime ndërmjet tyre. Në vazhdim të kohërave ato janë ndryshuar në mënyre të vazhdueshme dhe si pasojë e një seleksionimi natyror varitetet autoktone sot zënë 85% të sipërfaqes e përgjithshme të ullikulturës, ndersa rreth 15 % janë kultivar të huaj introduktuar që pas pamvaresisë kombëtare. Nga i gjithë ky diversitet biologjik vetëm një numur i vogël i kultivarëve dhe llojeve të vendit ka vlera ekonomike dhe ka plotësuar nevojat ushqimore në shekuj. Figure 1, Indeksi i diversitetit dhe pasurise gjenetike te ullirit, modeluar sipas Diva-Gis, per fondin gjenetik autokton. Ndërmjet dy vatrave të zhvillimit ka variacion të kostanteve termike 18%. Në vatrën jonike plotësohen 2840°C temperaturë aktive kundrejt 2400°C në vatrën adriatike. Vatra jugore karakterizohet për densitet më të madh resursesh e vlerësuar për numurin e genotipeve dhe arealin e zotërimit. Referuar arealit të zotërimit, janë tre mikro-vatra shumë të pasura referuar olea diversity index (Figura-1). Në Tiranë rezulton një epiqënder diversiteti me index 0.49, shumë i pasur. Ndërsa në vatrën Jonike rezultojnë dy epiqendra diversiteti. 14 National symposium “The ancient olive and olive oil street” November 25-26, 2017: Tirana. Albania Proceedings book pp. 13-38. publ. Date 14 January 2018 Shumëllojshmëria e orgjinës se ullijve, egzistenca e argëlidheve dhe oleastrave vërtetojnë lidhjet që egzistojnë ndërmjet ullikulturës dhe biodiversitetit dhe e bejnë këtë vend orgjinë ulliri. Në një menyrë tjetër ato shprehin efektet e ullikulturës mbi biodiversitetin, erozionin e diversitetit, praktikat bujqësore të favorshme dhe të disfavorshëme nga ana tjetër ndikimet dhe shërbimet e biodiversitetit mbi ullikulturën e vëndit tonë. Në një vështrim resurset e egra të ullirit rezultojnë në rrezik zhdukje në shumë krahina, prandaj ato duhet të eksplorohen dhe studjohen përpara se të pësojnë një fat të keq qoftë si shkak i urbanizimit, por dhe për arsye të zëvendësimit dhe krijimit të blloqeve të reja me forma te buta ose të introduktuara nga jashtë. Germoplasma më e pasur është në dy qarqet kryesore (Vlora dhe Tirana) është e përbëre nga tre popullata ulliri: Kaninjot, Ulli i Bardhë i Tiranës dhe popullatës së egër, me 22 varietete (amtare) me vlera ekonomike. Shqipëria ka mbi 12 milion pemë ulliri nga të cilat 600 mijë pemë ulliri te vjetra 10% e saj vlerësohet të jetë afër 1000 - 3000 vjet. Qendrat e vjetra të banimit janë konsideruar urbanizime - qytetërime dhe zonat e vjetra me pemë ulliri civilizim. Ekziston një marrëdhënie e lartë midis Kështjellave (Ilireve të Vjetër dhe Kalaja Ilire) dhe shpërndarja e ullinjve të vjetër për rreth tyre. Është shumë e rëndësishme fakti që numri i madh i pemëve te ullirit të vjetra ndodhet ne Kështjella afër ose relativisht afër që ishin në të njëjtën kohë qendra të qytetërimit antik. Në Shqipëri janë 53 fshatra rreth kalave, të cilat zotërojne 136 mijë pemë të vjetra ulliri për rreth 34 Kala dhe kështjellave. Më shumë se 3000 vjet ullinj tavoline dhe vaj ulliri kanë qenë një nga produktet më të njohura ushqimore; Ato përfaqësojnë tradicionalisht një burim të çmuar të ushqimit shumë të shëndetshëm, dhe historikisht janë konsideruar të shenjtë, një pemë e bekuar, një simbol i gëzimeve dhe fitoreve, ritualet, i kulturës popullore dhe i tradites. Qarku i Tiranës ndodhet në pjesën qëndrore të Shqipërisë. Ajo kufizohet me Detin Adriatik në perëndim. Klima është përgjithësisht mesdhetare, por ndryshon nga topografia lokale. Ekzistojnë mikroklima të ndryshme, vera është e thate, ndërsa shira të forta ndodhin gjatë dimrit. Rreth 70 % e reshjeve bien ne muajt Nentor deri ne muajin prill. Kushtet e klimës të Tiranës janë të favorshme për bujqësinë dhe pemtarine vecanërisht për ullirin. Numëri i rrënjëve të ullirit dhe rendimenti në vitin 201-2017, vit i njëpasnjëshëm është paraqitur ne tabelen 3. Shqipëria kultivon rreth 55 mij hektar ullishte. Ullikultura e qarkut te Tiranes përbën 5.4 % te sipërfaqes e vëndit. Tirana ka 2982 ha ulli nga të cilat 1136 ha janë zënë me ullishte shekullore ose 13%, ullishte të reja pas vitit 1990 janë 330 hektar. Rrethi i Kavajës zotëron 1521 hektar nga të cilat 941 hektar janë ullishte shekullore dhe 246 hektar janë krijuar pas vitit 1990. Sic shihet në tabelën 3, qarku më i zhvilluar nga pikpamja numerike është Fieri, Elbasani, Berati dhe Vlora. Ndërsa përsa i përket prodhimit të realizuar në vit të njëpasnjëshëm 2015-2016, (statistika te MBU dhe përpunuar nga autori), qarku i Vlorës zë vëndin kryesor 26.5%, ndërsa katër qarqet; Vlora, Berati, dhe Fieri kane prodhuar 70.8% të prodhimit të përgjithshëm duke e bëre këtë rajon zonë ekonomike kultivimi të ullirit. Përsa i përket sasisë e vajit të ekstraktuar dhe gjykuar në bazë të përqindjes e vajit varietal, rendimentit ose prodhimit të realizuar Qarku i Vlorës përbën 34%, dhe se bashku me qarkun e Fierit dhe Beratit prodhuan 71.3% të sasisë e vajit total që prodhon vëndi. 15 National symposium “The ancient olive and olive oil street” November 25-26, 2017: Tirana. Albania Proceedings book pp. 13-38. publ. Date 14 January 2018 Materiali dhe Metoda Ky studim u krye për tre vjet dhe synonte të eksploronte cilësitë agroturistike të ullirit dhe vajit, në dy rajone të popullatave të ullirit, në zonat e Adriatikut dhe Jonit. Metoda ka përfshirë, nëpërmjet disa sondazheve on-line, shpërndarjen dhe mbledhjen e informacionit mbi pemët e vjetra dhe objektet e vjetra të vajit përmes; mob, mail, Viber, WhatsApp etj Fillimishte; U perzgjodhën 4 zona përfaqësuese të lashtësisë e ullirit: Parku shekullor i Tujanit, Shtish Tufinës, Prezës, Petrelës dhe në Varrosh - Ndroq. Janë organizuar misione eksploruese për të identifikuar pemët më të vjetra bazuar në informacionet e vëndasve, mbi dy termat bazë: (i) Biometri të madhe të trungut, dhe (ii) varitet autokton.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    26 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us