Libri I Mormonit

Libri I Mormonit

LIBRI I MORMONIT NJË DËSHMI TJETËR E JEZU KRISHTIT Libri i Mormonit NJË DËSHMI TJETËR E JEZU KRISHTIT Libri i Mormonit NJË RRËFIM I SHKRUAR MBI FLETË NGA DORA E MORMONIT NXJERRË NGA FLETËT E NEFIT Prandaj, është një përmbledhje e shkurtuar e analit të popullit të Nefit dhe gjithashtu e Lamanitëve—Shkruar për Lamanitët, të cilët janë një mbetje e shtëpisë së Izraelit, si dhe për Judenj dhe Johebrenj—Shkruar me urdhërim dhe gjithashtu nëpërmjet shpi- rtit të profecisë dhe të zbulesës—Shkruar dhe vulosur dhe fshe- hur te Zoti, që të mund të mos shkatërrohej—Që të vijë në dritë nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë dhe për interpretimin e tij—Vulosur nga dora e Moronit dhe fshehur te Zoti, që të dalë në dritë në kohën e duhur nëpërmjet Johebrenjve—Interpretimi i tij nëpërmjet dhuratës së Perëndisë. Gjithashtu, një përmbledhje e marrë nga libri i Ethërit që është një anal i popullit të Jaredit që u shpërnda në kohën kur Zoti ua ngatërroi gjuhën njerëzve, kur ata po ndërtonin një kullë për të arritur në qiell—Ky anal është për t’u treguar atyre që mbetën nga shtëpia e Izraelit çfarë gjërash të mëdha kishte bërë Zoti për etërit e tyre dhe që ata të mund të dinë besëlidhjet e Zotit, që ata nuk janë braktisur përgjithmonë—Dhe gjithashtu për bindjen e Judenjve dhe Johebrenjve se Jezusi është Krishti,Perëndia i Amshuar, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve—Dhe tani, në qoftë se ka gabime, ato janë gabime të njerëzve; prandaj mos dënoni gjërat e Perëndisë, që të mund të gjendeni pa njollë në fronin e gjykimit të Krishtit. Përkthim origjinal nga fletët në anglisht nga Joseph Smith, i Riu Botimi i parë në anglisht publikuar në Palmyra, New York, SHBA, më 1830 v PARATHËNIA ibri i Mormonit është një vëllim shkrimesh të shenjta i kraha- Lsueshëm me Biblën. Ai është një anal i marrëdhënieve të Perë- ndisë me banorët e lashtë të kontinentit Amerikan dhe përmban tërësinë e ungjillit të përjetshëm. Libri u shkrua nga shumë profetë të lashtë nëpërmjet shpirtit të profecisë dhe të zbulesës. Fjalët e tyre, të shkruara në fletë ari, u cituan dhe u përmblodhën nga një profet-historian i quajtur Mor- mon. Anali përmban një rrëfim të dy qytetërimeve të mëdha. Njëri erdhi nga Jeruzalemi në vitin 600 para K. dhe më vonë u nda në dy kombe që njihen si Nefitët dhe Lamanitët. Tjetri erdhi shumë kohë më parë, kur Zoti ngatërroi gjuhët në Kullën e Babelit. Ky grup njihet si Jareditët. Pas mijëra vjetësh, të gjithë u shkatërruan me përjashtim të Lamanitëve të cilët janë paraardhësit kryesorë të Indianëve të Amerikës. Ngjarja kurorëzuese e shënuar në Librin e Mormonit është shë- rbesa personale e Zotit Jezu Krisht mes Nefitëve, pak kohë pas ringjalljes së tij. Aty shpjegohen doktrinat e ungjillit, theksohet në vija të përgjithshme plani i shpëtimit dhe u tregohet njerëzve se ç’duhet të bëjnë që të arrijnë paqe në këtë jetë dhe shpëtim të përjetshëm në jetën që do të vijë. Pasi Mormoni përfundoi shkrimet e tij, ia dorëzoi përmbledhjen të birit, Moronit, i cili shtoi pak fjalë nga vetja e tij dhe i fshehu fletët në kodrën Kumorah. Më 21 shtator 1823 i njëjti Moroni, në atë kohë një qenie e lavdishme dhe e ringjallur, iu shfaq profetit Joseph Smith dhe e udhëzoi në lidhje me analin e lashtë dhe mbi përkthimin e tij të destinuar në gjuhën angleze. Në kohën e duhur, fletët iu dorëzuan Joseph Smithit i cili i përktheu nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë. Ky anal është botuar tani në shumë gjuhë si një dëshmi e re dhe plotësuese që Jezu Krishti është i Biri i Perëndisë së gjallë dhe se të gjithë ata që vijnë tek ai dhe që u binden ligjeve dhe ordinancave të ungjillit të tij, mund të shpëtohen. Në lidhje me këtë anal, Profeti Joseph Smith ka thënë: “Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i besimit tonë, dhe se një njeri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër.” Përveç Joseph Smithit, Zoti bëri të mundur për njëmbëdhjetë të tjerë të shihnin me sytë e tyre fletët e arit dhe të jenë dëshmitarë të veçantë të vërtetësisë dhe të hyjnisë së Librit të Mormonit. Dëshmitë e tyre të shkruara, përfshihen këtu si “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve” dhe “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve.” Ne ftojmë të gjithë njerëzit kudo, të lexojnë Librin e Mormonit, të mendojnë në zemrat e tyre mesazhin që ai mban dhe pastaj t’i vi kërkojnë Perëndisë, Atit të Amshuar, në emrin e Krishtit, në qoftë se libri është i vërtetë. Ata që do të ndjekin këtë udhë dhe kërkojnë me besim, do të marrin, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë një dëshmi të vërtetësisë dhe të hyjnisë së tij. (Shih Moroni 10:3–5.) Ata që marrin këtë dëshmi hyjnore nga Shpirti i Shenjtë, do të mësojnë gjithashtu, nga e njëjta fuqi, se Jezu Krishti është Shpëti- mtari i botës, se Joseph Smithi është zbuluesi dhe profeti i tij në këto ditë të fundit dhe se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është mbretëria e Zotit e ngritur sërish mbi tokë, për të përgatitur për ardhjen e dytë të Mesias. vii DËSHMIA E TRE DËSHMITARËVE Let’u bëhet e njohur të gjitha kombeve, fiseve, gjuhëve dhe popujve te të cilët do të vijë kjo vepër: Se ne, nëpërmjet hirit të Perëndisë, Atit dhe Zotit tonë Jezu Krishtit, kemi parë fletët të cilat përmbajnë këtë anal që është një anal i popullit të Nefit dhe gjithashtu i Lamanitëve, vëllezërve të tyre, si dhe i njerëzve të Jaredit që erdhën nga kulla, për të cilën është folur. Dhe ne e dimë gjithashtu se ato u përkthyen nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë, pasi zëri i tij na e deklaroi këtë; prandaj, ne e dimë me siguri se vepra është e vërtetë. Dhe ne gjithashtu dëshmojmë se kemi parë gdhendjet që janë mbi fletët; dhe ato na u treguan nëpërmjet fuqisë së Perëndisë dhe jo të njeriut. Dhe ne deklarojmë me fjalë solemne, se një engjëll i Perëndisë zbriti nga qielli dhe ai solli dhe vuri para syve tanë, që ne vështruam dhe pamë fletët dhe gdhendjet në to; dhe ne e dimë se është nëpërmjet hirit të Perëndi- së, Atit dhe të Zotit tonë Jezu Krisht, që ne pamë dhe dëshmojmë se këto gjëra janë të vërteta. Dhe është e mrekullueshme në sytë tanë. Megjithatë, zëri i Zotit na urdhëroi që ne duhet të dëshmoj- më për të, prandaj, që të jemi të bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë, ne dëshmojmë për këto gjëra. Dhe ne e dimë se po të jemi besnikë te Krishti, ne do të pastrojmë rrobat tona nga gjaku i të gjithë njerëzve dhe do të gjendemi pa njolla para fronit të gjykimit të Krishtit dhe do të jetojmë me të përjetësisht në qiej. Dhe nderimi qoftë i Atit dhe i Birit dhe i Frymës së Shenjtë, që është një Perëndi. Amen. Oliver Cowdery David Whitmer Martin Harris viii DËSHMIA E TETË DËSHMITARËVE Let’u bëhet e njohur të gjitha kombeve, fiseve, gjuhëve dhe popujve te të cilët do të vijë kjo vepër: Se Joseph Smith i Riu, përkthyesi i kësaj vepre, na i tregoi fletët për të cilat është folur, të cilat kanë pamjen e arit; dhe të gjitha ato fletë, të cilat vetë Smithi përktheu, ne i mbajtëm me duart tona; dhe ne pamë gjithashtu gdhendjet në to, që kanë pamjen e një pune të lashtë dhe të një mjeshtërie të çuditshme. Dhe këtë ne e dëshmojmë me fjalë sole- mne se vetë Smithi na i tregoi ato; pasi ne i pamë dhe i ngritëm dhe e dimë me siguri se vetë Smithi i kishte fletët për të cilat kemi folur. Dhe ne ia japim emrat tanë botës, që t’i dëshmojmë botës atë që kemi parë. Dhe ne nuk gënjejmë, Perëndia dëshmon për të. Christian Whitmer Hiram Page Jacob Whitmer JosephSmith,Plaku Peter Whitmer, i Riu Hyrum Smith John Whitmer Samuel H. Smith ix DËSHMIA E PROFETIT JOSEPH SMITH Fjalët e vetë Profetit Joseph Smith mbi daljen në dritë të Librit të Mormonit, janë: “Mbrëmjen … e njëzet e një shtatorit [1823]… pasi isha shtrirë në shtrat për të fjetur, unë u përfshiva në lutje dhe përgjërim ndaj Perëndisë së Plotfuqishëm.... “Ndërsa isha duke i thirrur Perëndisë, zbulova një dritë që u shfaq në dhomën time, e cila vazhdoi të rritej derisa dhoma ishte më e shndritshme se në mesditë, kur papritur një personazh u shfaq pranë shtratit tim, duke qëndruar në ajër, sepse këmbët e tij nuk e preknin dyshemenë. “Ai kishte një rrobë të çlirët të bardhësisë më të jashtëzakonshme. Ishte një bardhësi përtej gjithçkaje tokësore që kisha parë ndonjë- herë; as nuk e besoj që ndonjë gjë tokësore mund të bëhet që të shfaqet kaq jashtëzakonisht e bardhë dhe e shndritshme. Duart e tij ishin të zhveshura dhe krahët e tij gjithashtu, pak mbi kyç; kështu, edhe shputat e këmbëve të tij ishin të zbathura, po ashtu edhe këmbët deri pak mbi kyçe. Edhe koka dhe qafa e tij ishin të zbuluara. Munda të zbuloj se ai nuk kishte asnjë veshje tjetër përveç kësaj rrobe, ngaqë ishte e hapur, kështu që unë mund ta shihja kraharorin e tij. Jo vetëm rroba e tij ishte jashtëzakonisht e bardhë, por e tërë qenia e tij ishte e lavdishme përtej çdo përshkrimi dhe pamja e fytyrës së tij me të vërtetë si një vetëtimë.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    654 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us