INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI”- PRISHTINË KDU: 94 (05) K O S O V A 41 2016 PRISHTINË 2016 KRYEREDAKTOR Prof. assoc. dr. Sabit SYLA SEKRETAR I REDAKSISË Dr. sc. Gjon BERISHA REDAKSIA Prof. assoc. dr. Sabit SYLA Akademik Beqir META Prof. dr. Sabile KEÇMEZI - BASHA Akademik assoc. Marenglen VERLI Prof. dr. Pëllumb XHUFI Prof. dr. Frashër DEMAJ Prof. dr. Hamit KABA Dr. sc. Gjon BERISHA Dr. sc. Bedri MUHADRI THE INSTITUTE OF HISTORY “ALI HADRI” - PRISHTINA K O S O V A 41 2016 PRISHTINA 2016 PËRMBAJTJA-CONTENTS Nermin BASHA Dëshmi të hershme mbi Apoloninë....................................................................9 The earliest evidence on Apolonia ..................................................................29 Ilir CULAJ Disa aspekte të religjionit në Ulpianën antike .................................................31 Some aspects of religion in ancient Ulpian .....................................................43 Teuta SHALA – PELI Prania e etnonimit Albanensis në Raguzë gjatë mesjetës, sipas burimeve dokumentare.....................................................................................................45 The presence of the ethnonym "Albanensis" in Ragusa during the middle ages based on documentary sources ...............................................................51 Agron ISLAMI Raja e Gjakovës sipas defterit të xhizjes të vitit 1750 .................................... 53 The raya of Gjakova according to the defter of jizya of the year 1750...........67 Fehari RAMADANI & Gjyla ÇELIKU Shkollat Austro-hungareze në Vilajetin e Kosovës (1911-1912) ....................69 Austro-hungarian schools in the Vilayet of Kosova (1911-1912)....................77 Marenglen VERLI Luhatjet e Fuqive të Mëdha dhe qëndrimi shqiptar pas Kongresit të Lushnjës........................................................................................................79 The volatility of the Great Powers and the Albanian position after the Congress of Lushnje ..........................................................................96 Hasan BELLO Republikë apo monarki? Argumentet e deputetëve republikanë dhe monarkistë lidhur me formën e regjimit të shtetit shqiptar në vitin 1924.....................................................................................................97 Republic or a monarchy ? Signs of deputies republicans and monarchist regime regarding the form of the Albanian state in 1924............116 Beqir META Minoriteti bullgar (Maqedonas) në vitet 1925-1939......................................117 Bulgarian (Macedonian) minority in the years 1925 to 1939 ........................140 Marbona CUKA E drejta penale shqiptare në periudhën 1939-1945........................................141 The Albanian criminal law in the period of 1939-1945.................................150 Alban DOBRUNA Bashkësia Islame e Gjakovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945) ...................................................................................................151 The Islamic community of Gjakova during World War II (1941-1945) ...................................................................................................165 Çlirim DURO Reforma arsimore e vitit 1946 në Shqipëri....................................................167 The educational reform of 1946 in Albania ...................................................176 Mrika LIMANI Një analizë kuantitative e viktimave të Prizrenit dhe rrethinës gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas listës së viktimave të luftës, lëshuar nga Këshilli Ekzekutiv Federal i Jugosllavisë (I)...............................................................177 A quantitative analysis of Prizren and surrounding victims during World War II, according to the list of the victims of war issued by the Federal Executive Council of Yugoslavia(I) ..................................... 192 Sabile KEÇMEZI – BASHA Dokumente të rëndësishme të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, 1964...........................................................................................193 Important documents of the Revolutionary Movement on the Unification of Albanians, 1964 .........................................................................................204 Shkodran IMERAJ Referendumi për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, 26-30 shtator 1991, sipas gazetës “Bujku” në Kosovë .................................................................205 The referendum on Kosovo as a sovereign and independent state from 26th to the 30th of september 1991, according to the newspaper "Bujku" in Kosovo..................................................................219 Miftar KURTI Zona Operative e Shalës dhe veprimtaria e saj luftarake ..............................221 The Shala Operative Zone was one of seven operational zones of the Kosovo liberation army.................................................................................239 MATERIALE DHE DOKUMENTE Hamit KABA Të drejtat e njeriut në Jugosllavi (1983) ........................................................243 Naser FERRI Gjurmëve të një lajmi Shtatorja e parë e Nënës Terezë ishte ngritur në Novosellë të Gjakovës ..............................................................................261 RECENSIONE Zef Mirdita, “Dardanci i Dardanija u antici”, Hrvatski institut za povijest (biblioteka hrvatska povjesnica: monografije i studije III/67), Zagreb 2015, 624 f. .....(Gjon BERISHA).................................................... 269 Teuta Shala-Peli, “Drishti në Mesjetë”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë, Prishtinë 2016, 345 f. (Gjon BERISHA).......................................279 Mitologjia Antike mes “Mjekësisë Hyjnore” dhe asaj profesioniste Daniela Rigato, “Gli dei che guariscono: Asclepio e gli altri”, Itinerari di storia antica/5, Patron Editore, Bologna 2013, f. 164. (Naser FERRI)..............................................................................................285 IN MEMORIAM Akademik Zef Mirdita (1936–2016) ............................................................ 293 Prof.dr.Tahir Abdyli (1942 -2015) ............................................................... 299 AKTIVITETE Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2016 (Teuta SHALA-PELI)………...............................................301 KDU: 72.032 (496.5) 902(496.5) Nermin BASHA DËSHMI TË HERSHME MBI APOLONINË Meqë mosmarrëveshjet e lindura prej disa vitesh nuk mundën t’i zgjidhnin përmes bisedimeve, mes Senatit Romak dhe Pompeut, nga njëra anë, dhe Cezarit, nga ana tjetër, shpërtheu konflikti i armatosur, që njihet në histori me emrin “Lufta civile”. Vetë Cezari, shkurtimisht, por shumë qartë, ka paraqitur ngjarjet e ndodhura në veprën që ai e quajti “Commentari” (Shënime, komente), të përbërë nga tre libra, respektivisht me 87, 44 dhe 112 krerë. Mosmarrëveshjet e pazgjidhura, u kthyen në armiqësi të hapur mes këtyre dy figurave më të rëndësishme politike e ushtarake të Romës, që çuan në shpërthimin e përplasjes së ashpër, në vitin 48 para e. s. Cezari ndodhej në Gali, të cilën e kishte nënshtruar dhe paqëtuar pas një lufte dhjetëvjeçare. I shpallur “armik i atdheut” nga Senati Romak, ai kapërcen lumin e vogël Rubikon (sot Marekia), që ndante kufirin mes Italisë dhe Galisë, dhe, me një pjesë të vogël të ushtrisë, hyn në Itali, popullsia e së cilës e pranoi pa luftë. Me të mësuar këtë lajm, Pompeu dhe Senati largohen me ngut nga Roma, mbërrijnë në Brindizi dhe, që andej, hidhen në bregun tjetër të Adriatikut, duke synuar Durrësin, ku kishin grumbulluar tërë arsenalin e luftës. Pa humbur kohë Cezari e ndoqi kundërshtarin e tij, të mirarmatosur dhe të mirëfurnizuar. Duke i shpëtuar përgjimit dhe ruajtjes së flotës pompejane, vendosur në Korfuz, Cezari i zbriti trupat e vet në bregdetin epirot të Shqipërisë së sotme, në një zonë shkëmbore dhe të vështirë, në Palasë të Himarës; me shpejtësinë që ka karakterizuar tërë veprimet e tij, pushtoi portin e Orikumit, të Apolonisë dhe kërcënonte Durrësin. Këtu u zhvilluan dy beteja: Cezari nuk mundi ta shtinte në dorë Durrësin, madje u thye, por nuk u dorëzua. Pas kësaj, ai 10 Nermin BASHA zuri vend në zonën mes Durrësit e Apolonisë. Dy kundërshtarët i bënë trojet ilire teatër të veprimeve të tyre; emra malesh, lumenjsh, portesh, qytetesh fisesh, madje edhe bime për të gatuar bukë e mjaft të tjera, vijnë të emërtuara drejtpërsëdrejti ose të nënkuptuara në librin e tretë të veprës së Cezarit. Nga çasti i zbarkimit të tij në bregdetin epirot, interesi i shkrimit cezarian në lidhje me shkencën e ilirologjisë, në veçanti, dhe atë albanologjike në përgjithësi, rritet, sepse Cezari, sado i kursyer, prapëseprapë na ka dhënë lëndë të vlefshme për historinë e moçme të trojeve tona. Prandaj, nga këndvështrimi ynë, libri III i veprës së Cezarit është parë si material me vlerë albanologjike në plotësimin e lëndës së historisë së lashtë të vendit tonë. Në 67 nga 112 krerët e librit të tretë të “Luftës civile”, gjejmë të njoftuara drejtpërsëdrejti ose të nënkuptuara emra qytetesh, vendesh, fisesh, malesh, lumenjsh të trojeve të Ilirisë e të Epirit në kohën e zhvillimit të ngjarjeve dhe, mes paraqitjes tepër të shkurtër nga autori, mund të mësosh për qëndrimin e popullsisë ndaj komandantëve romakë, për gjendjen e rrugëve dhe të komunikacionit, në përgjithësi, për gjendjen e fushave dhe prodhimtarinë e tyre, për dendurinë e popullsisë, për bimësinë e vendit, për blegtorinë, e mjaft njoftime të tjera. Në këtë paraqitje, ne do të ndalemi vetëm në përmendjen e emrit të qytetit
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages309 Page
-
File Size-