Shegerti I Magjistarit

Shegerti I Magjistarit

EVALD FLISAR SHEGERTI I MAGJISTARIT 1 Përktheu: Valdet FETAHU E drejta e përkthimit i përkasin përkthyesit Ky libër editohet ne këtë faqe me autorizimin e përkthyesit të tij Tituli i origjinalit: “Čarovnikov vajenec” Botuar: EVALD FLISAR 1986 2 PARATHËNJE Bestseler fascinant dhe dinamik i cili flet përi kërkimin e të së vërtetës me ndihmen e tantrës seksuale të shkrimtarit ndërkombëtarisht të njohur Evald Flisar. Me ikje nga monotonia dhe skizofrenia e botës perëndimore moderne në urtësine e guru-së Jogananda të cilin personazhi kryesor e takon gjatë udhëtimit të tij dramatik nëpër Zanskar(Himalaje)si dhe paraqitja teorike dhe praktike në inicimin e kultit të svastikës grremçmajtë – mësimet e tantrës seksuale të fshehura nëpër lamaserit e Tibetit. Roman të cilin do ta lexoni me nje frymë. Për të parën herë është botuar në vitin 1986, e deri me tani është ribotuar gjashtë herë. 3 “I marri i cili ia del në marrëzinë e tij do të bëhet urtar”. Viljen Blejk 4 “Ti më kërkon, e unë të gjej.” 1 Në fund të grykëmalit, Aliu ma tregoi njërën nga urat e akullta me të cilat Kashmiri është i njohur. Çdo dimër bora i mbulon luginat dhe shtretërit e lumenjëve dhe kur në sipërfaqe lumenjët ngrihen, uji kalimin e gropon nëpër thellësi, kështu që rrjedhë i pavërejtur, i pazhurmëshëm, derisa në sipërfaqe nëpër borë mund të ecësh nga njëra anë në tjetrën. Në pranverën e vonë, kur bora fillon të shkrihet, depërtimi i ujitë bëhet shumë më i madhë e ura e akulltë e cila është mbi të, bëhet gjithnjë e më e hollë. Në fund në të çeletë çarja. Derisa s’bëhet shumë e gjerë, mund ta kapërcesh, por kah fundi i korrikut veç bëhet i rrezikshëm. Kah fundi i shtatorit, para ardhjes së dimërit të ri, askush nuk e merr guximin të kaloj mbi strukturat e brishta. A mos ndoshta kam ardhur shumë vonë? Rruga ime përnjëherë u zbulua në formë të zbulimit simbolik mbi të çarat në urën e ngrirë dhe jeta në mendje m’u shfaq si seri e përherëshme e tentimeve të tilla, vërsulje nga njëra anë në tjetrën, fundosje në thellësi, kërcime të përsëritura, kërkimin e urave të reja, të atilla ku vrima në mes nuk është shumë e gjerë dhe në të cilën do të kam pak shpresë se nuk do të bie kryengulthi. Çfarë kishte në anën tjetër? Pjesa e vetes sime të cilën edukimi intelektual e kishte larguar nga unë! Pjesa instiktive, intuitive, e cila më ka përcjellur gjatë jetës si hije e veprimeve të mia racionale, kurrë larg, por kurrë aq afër për të qenë në gjendje që ta prekë! Moti e kam parandje se e kam kipcin, me të cilin kam qenë i afërt në fëmijëri. Kurrgjë s’kemi fshehur njëri prej tjetri. Mandej, nuk e di kur dhe përse, midis nesh u shfaq mosbesimi. 5 Mjedisi në të cilin kemi mësuar dhe jemi rritur u pozicionua në anën e unit tim intelektual dhe pjesa instiktive(e mposhtur në shkollë, universitet, në realitetin shoqëror) i turpëruar u tërhoq. Zuri vend në dimensionin e ekzistencës, të cilën uni im intelektual nuk ka dashur ta pranoj si të barabartë sepse ka qenë i pashpjegueshëm dhe joshkencor, edhe pse gjithmonë është dëshmuar në përvojën e jetës. Kipci i hijezuar instiktiv më ka përcjellur si grua besnike e cila e di se burrit do t’i mërzitet mbijetesa e pafrytshme në botën e koncepteve racionale dhe se, me ndjenjën e fajsisë dhe drojës se ndoshta veç është vonuar, do të vij ta kërkojë. Derisa ngjiteshim me Aliun shtegut për në shpellën Amarnat, në mua u fut ndjenja se në anën tjetër të shpatit po ngjitet dikush të cilin e njoh shumë mire. Zgurdullova shikimin në anën tjetër dhe m’u duk se mbi kurrizin e shtrembër të kalushit këmbëshkurtër kah majet ngjitej kipci im i mohuar pa të cilin jeta më është bërë tejet e padurueshme dhe jopraktike. Shumë e kam shtyer afatin; urat, të cilat me shpejtësi do të na kishin afruar, janë shkrirë. Tash mes nesh është krijuar një hendek i madh, të cilin intelekti im i ngathët, hetues, nuk do ta kishte kapërcyer pa ramje katastrofike në errësirë dhe çmenduri. Për këtë arsye kam ardhur në këto male: ta gjej njeriun, i cili do të dinte dhe do të dëshironte të më tregoj se si t’i shmangem katastrofës. Sepse e kam ndijer se më duhet ta bëjë këtë kërcim. Ja sot ja kurrë. Para se të nisem veç e kam ditur se po shkoj ta kërkoj atë njeri, e tek këtu, përmes figurave metaforike të urave të akullta më është zbuluar se çfarë bëj në malet e himalajeve një muaj para ardhjes së dimrit. Qëllimin e udhëtimit çuditërisht ma ka zbuluar vendi legjendar i botës së Shivës, i cila sipër horizontit të drunjëve bëhej gjithnjë e më pak real, gati përrallor me bukurinë e tij, kërcënueshëm të qetë. 6 Poshtë nën neve shkëlqente liqeni Sheshnag që kishte ngjyrë të gjelbër të mbyllët dhe pushonte nën hijen e tri majeve të akullta. “Këndej, Sahib”, - bëri me dorë Aliu kah liqeni – “uji i ftohtë, uji i shëndetshëm, këtu Sahibi duhet të lahet!” Sahibi ia ktheu se larja e akullët fare nuk e joshë. Në momentin e njëjtë më lindi ideja se do të duhem të ç’mësohem nga butësia e rëndomtë; transformimi i mendjes është i pamundur pa transformimin e trupit. Hasëm në një grupë pelegrinësh, të cilët të qullosur nga dielli pushonin mbi shkëmbinjët pranë shtegut. Aliu ua hedhi ca fjalë kashmirase, të cilat shkaktuan qeshje dhe habi. Porsa i kaluam, dëgjova se si po më përqeshnin ironikisht. Aliu u kthye kah unë: “Sahibi është vonuar, në shpellë nuk ka më lingama. Sahibi në pelegrinazhë është duhur të niset para një muaji.” E kam ditur këtë. E kam ditur se nuk do ta shoh falusin stalagnitin e akullt, i cili çdo verë në mënyrë misterioze shfaqet në shpellën Amarnat, rritet dhe fishket që nga hëna e re deri në hënën e plotë, e madhësinë më të madhe e arrinë në kohën e hënës së plotë të gushtit. Në atë kohë para tij tubohen pelegrin të shumët. Vijnë në këmbë e me gomarë, mushka e kalusha në rreshta të ngushtë, lakadredhojnë nëpër shpatiet shkëmbore sikurse gjarpëri, i cili është simbol i xhindosjes hinduse me gjithçka që ka të bëj me Shivën, me atë hyjni të tmerrshme e cila krijon dhe shkatërron. Për çdo vit vijnë pelegrinët. E vizitojnë shtyllën akullt magjike, vendosin para saj dhurata dhe lule, kënaqen në ekstazë, të cilën pjesërisht e shkakton mungesa e oksigjenit (shpella shtrihet katër mijë metra mbi lartësinë e detit) dhe të dehur nga përjetimi hyjnor kthehen duke vajtuar me zë të lartë: “Xhaj Shiva Shankar.” Kthehen shtegut nëpër të cilën gjarpëri pelegrinësh ende ngjitet përpjetë pranë kampeve nga nata e kaluar, të cilat janë të stërmbushura me ndyrësira, pranë 7 kërmave të gomarëve dhe mushkave, të cilët kanë ngordhur apo kanë rrëshqitur nga skaji i shpellës. E dija se kam ardhur tepër vonë për ta përjetuar ekstazën, por kjo fare nuk më pengonte. Iu jam gëzuar qetësisë, vetmisë. Në udhëtim nuk më ka shtyer dëshira për t’u gjunjëzuar para filizit të akullt. Shiva për mua ka qenë vetëm koncept, edhe pse joshës, prapëseprapë i largët si bora në majet e bjeshkëve, i përdorshëm si mjet metaforik për paraqitjen e qartë të gjendjes shpirtërore dhe destinimit. Qëllimi i pelegrinazhit tim ishte tjetër fare. Kisha dëgjuar se tek shpella mund ta gjej urtarin e vetmuar, te i cili jam nisur me shpresë se do të më lejoj të qëndroj pranë tij dhe të më ndihmoj, sipas dijenisë sime personal, ta kaloj zbrazësinë mbi urën e akullt të gjendjes sime shpirtërore. Udhërrëfyesi im këtë nuk e ka ditur. Për të kam qenë një kureshtar, vështrues malesh. Dhe ishte mire që mendonte kështu. Së fundi edhe burri, tek i cili jam nisur, nuk e ka ditur se jam në rrugë. Edhe pse në këtë nuk kam qenë i sigurtë sepse, thirrja, ai zë i ngjirur, i cili më ka thirrur nga ëndërra në zhgjëndërr dhe zgjuarsi, në bjeshkë nisi të kumbojë shumë më qartë. 2 Përmes qafëmali Mahagung mbërritëm në rrafshnaltën, që shtrihet në lartësi mbi detare katër mijë metra. E kam ditur se shprehitë e qytetit do të më hakmerren në male, por deri tek qafëmali nuk kam ndije asgjë përpos maramendjes dhe dhembjes në mushkëritë e fryera. Por, kur nisëm të ecim nëpër shpatin e thepisur për në rrafshnaltën e hijosur Pançatarni, nëpër të cilën rrymonte era e ftohtë, shkëmbinjët e hirët dhe malet granite me një goditje të papritur u rrotulluan dhe u fundosen në errësirë. Kur i çela sytë, mbi mua qëndronte fytyra brengosëse dhe dashakeqe e Aliut: i brengosur sepse e dinte se me mua do të ketë telashe, e shpirtlig se në dobësinë time e ka parë rastin të më 8 hakmerret për lajkësinë, me të cilën tërë kohën është thirrur për lakonikën time. Përnjëherë më shkoi nëpër mend se tash mund të më vjedhë. Ta merrë kalushin dhe me të të kthehet në Pehalgan. Apo të godet me gur në kokë. Ky ishte vetëm një mendim i rrufeshëm, i cili shumë shpejtë u fundos në ndjenjën e plogështisë. Në fytyrë ndijeva diçka të ngjitshme që rrëshqiste, zgjata gjuhëh dhe lëpiva gjakun. Kur jam rrëzuar i alivanosur nga kalushi, me kokë e kam goditur cepin e shkëmbit. Derisa zvarritesha lagështinë e ndieja edhe nëpër flokë, në anën e djathtë të kokës. Këmbë e duar u zvarrita deri tek përroi dhe e pastrova kokën në ujin e cekët, i cili spërkaste nëpër shtratin guror të lumit.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    499 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us