Vebi BEXHETI Hamit XHAFERI Mustafa IBRAHIMI STUDIME ETNOLINGUISTIKE, FOLKLORIKE DHE SOCIOLINGUISTIKE PËR KULTURËN SHQIPTARE NË MAQEDONI CIP - Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka "Sv. Kliment Ohridski", Shkup 811.18’282.4(497.4)’373.46:636 811.18’27 398(=18:497.7) BEXHETI, Vebi Studime etnolinguistike, folklorike dhe sociolin- guistike për kulturën shqiptare në Maqedoni / Vebi Bexheti, Hamit Xhaferi, Mustafa Ibrahimi. - Shkup 2008. - f. 245: 23 cm ISBN 978-9989-173-19-6 1. Xhaferi , Hamit (autor) 2. Ibrahimi, Mustafa (autor) a) Gjuha shqipe - dialektet - Maqedonia - leksiku bleg- toral b) Gjuha shqipe - sociolinguistika COBISS.MK-ID 74675978 Projekt i Qendrës për Hulumtime Shkencore të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL - Tetovë Vebi BEXHETI Hamit XHAFERI Mustafa IBRAHIMI STUDIME ETNOLINGUISTIKE, FOLKLORIKE DHE SOCIOLINGUISTIKE PËR KULTURËN SHQIPTARE NË MAQEDONI Tetovë 2008 Prof.dr. Vebi Bexheti HULUMTIME ETNOLINGUISTIKE NË VEPRIMTARINË BLEGTORALE TË MALËSISË SË TETOVËS PËRMBAJTJA HULUMTIME ETNOLINGUISTIKE NË VEPRIMTARINË BLEGTORALE TË MALËSISË SË TETOVËS ................................ 6 Aspekte të përgjithshme............................................................................. 6 Lëshuarja e deshve dhe të pjellat ......................................................... 12 Udhëtimi i bagëtisë për në bjeshkë....................................................... 16 Stani dhe organizimi i jetës në bjeshkë............................................... 18 Ruajtja dhe kullotja e dhenve ................................................................ 22 Mjelja e dhenve dhe bulmeti................................................................... 25 Emërtimet e dhenve................................................................................... 29 Të qethurit e dhenve.................................................................................. 32 Kripja e dhenve .......................................................................................... 36 Sëmundjet e ndryshme dhe shërimi i bagëtive ................................. 37 Veshja e barinjve ....................................................................................... 38 Frazeologjizma që kanë të bëjnë me kafshët..................................... 42 Disa toponime që kanë të bëjnë me blegtorinë .................................. 45 Dyndja nga bjeshka.................................................................................. 49 6 Vebi Bexheti Prof.dr. Vebi Bexheti HULUMTIME ETNOLINGUISTIKE NË VEPRIMTARINË BLEGTORALE TË MALËSISË SË TETOVËS Aspekte të përgjithshme Ashtu si të gjitha gjuhët, edhe gjuha shqipe si dukuri shoqërore qëllim kryesor e ka komunikimin, pra marrëveshjen midis njerëzve. Gjuha si aktivitet më i lashtë shenjëzues, u fut thellë në botën shpirtërore dhe shoqërore dhe u bë pjesë e pandashme e jetës dhe e veprimtarive të njeriut (shih te Anton Berisha, Shumësia kuptimore, Prishtinë, 1990, f. 9). Është shumë e natyrshme që gjuha të zhvillohet edhe të ecë me kohën dhe të arriturat e teknikës dhe të teknologjisë që i sjell ajo. Këto zhvillime më tepër janë të fushës leksikore, prandaj fjalorët e gjuhëve, dita ditës e rrisin fondin e vet. Meqë gjuha vazhdimisht lëvrohet, hulumtohet dhe studiohet, është normale që fjalori i një gjuhe të pasurohet edhe me fjalë të vjetra të veprimtarive të ndryshme të njeriut. Tërësia e këtyre mjeteve gjuhësore, për të shënuar realitete jetësore të natyrshme edhe të jetës së shqiptarëve, përbëjnë pasuri gjuhësore edhe në veprimtarinë më të lashtë të tyre, siç është edhe blegtoria e bujqësia. Në këtë studim nuk kemi për qëllim të thellohemi në probleme të thella të shkencës së gjuhësisë por krahas veprimtarisë që e kemi lëndë trajtimi, do ndalemi edhe në gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj në fushë të veprimtarisë blegtorale, në rrethin e Tetovës, me theks të posaçëm në Malësinë e Sharrit dhe të Malit të Thatë. Ashtu si bujqësia, edhe blegtoria si zeje ndër më të vjetrat ndër shqiptarë, në vete përmbajnë një pasuri të pashtershme gjuhësore që deri më tani janë studiuar shumë pak. Veprimtaria blegtorale që është jetike për shqiptarët dhe për shumë popuj tjerë, u zhvillua kryesisht në vise malore, sepse atje më lehtë krijoheshin kushte të përshtatshme për këtë degë ekonomike. Jeta larg qyteteve dhe vendbanimeve të mëdha fushore krijonte kushte më të mira për një jetesë jo edhe aq të lehtë. Bjeshka dhe kullotat, jeta në stane gjatë ditëve të verës, Hulumtime etnolinguistike në veprimtarinë blegtorale të Malësisë së Tetovës 7 krahas punës dhe mundimeve, këtyre banorëve u mundësonte edhe kënaqësi. Klima shumë e përshtatshme dhe kullosat e atyre viseve malore për disa muaj vere i bënin të lumtur këta banorë që dinin ta organizojnë këtë mënyrë jetese. Dimrat e gjatë dhe me shumë borë, blegtorët e kësaj pjese të popullatës shqiptare, i detyronte të bënin jetë nomade, që me bagëtitë e tyre në vjeshtë ta lënin vendlindjen dhe të niseshin për në vende me klimë më të butë, ku do të kalonin dimrin, prej nga, pranvera do t’i kthente përsëri. Në botën shqiptare është e njohur gojëdhëna për plakën e cila mezi priti të vijë prilli, për të dalë në stan. Kjo gojëdhënë që për plakën dhe bagëtinë e saj, u shndërrua edhe në legjendë, është prezent në shumë vendbanime, të viseve shqiptare veriore. Edhe sot, kur kah fillimi i pranverës bën mot i keq që shpeshherë shoqërohet me borë, erë shi e fërfallëzë, thuhet se është “koha e plakave” ose “plakat” (Në botën sllave kjo kohë njihet si “Babi”, që ndërlidhet me plakën e vetmuar e cila me bagëtinë e saj nuk e priti kohën e përshtatshme për të dalë në bjeshkë por meqë bënte mot i mirë dhe po shkrihej bora, doli në stan kah fundi i Marsit. Ky veprim i ngutshëm i plakës si duket e ofendoi Marsin, muajin i 8 Vebi Bexheti cili në bjeshkë llogaritet dimër i vërtetë. I nënçmuar nga një plakë që nuk e respektoi fuqinë e tij, kërkoi tri ditë hua nga Prilli për ta zgjatur jetën e vet dhe ta mbysë plakën me gjithë dhentë. Kështu iu drejtua Marsi vëllait të vet Prillit: “Ore Mars bre vlla, mi jep nja tre ditë uha, ta mbejti plakën me kit xhi ka. Në këtë rast, prilli ia dha këto ditë marsit dhe ky e mbyti plakën, ndërsa dhentë ia shndërroi në gurë, i ngriu ato. Legjenda e shndërrimit në gurë është shumë e njohur në botën shqiptare. Nga legjenda e plakës në bjeshkët e f. Veshallë mbeti edhe toponimi “Te kroi i Plakës”. Ky toponim është ndër më të vjetrit dhe si duket i vetmi në Bjeshkët e Sharrit . Ky emërtim është një dëshmi e gjallë e lashtësisë së këtyre banorëve në ato vise, bashkë me zanatin e tyre, gjithashtu të vjetër, blegtorinë. Në të folmen e Veshallës, emri “krua” i këtij toponimi na del në gjitha format rasore: “Dhentë shkuën te kroi i Plakës”, “Në krue të plakës”,”Pi kroit te plakës”, “E pash kroin e plakës” etj. Uji i këtij burimi del nga një e çarë e gurit, prandaj më të vjetrit këtë sintagmë e quanin edhe “Te pshaurrën plaka”. Kjo legjendë nga e cila u ndërtua edhe toponimi në fjalë, është njëherit edhe dëshmi për lashtësinë e jetës së shqiptarit blegtorë dhe lidhjes së tij me bagëtinë, për të cilën shpesh edhe viktimizohej. “Kroi i Plakës” asocon në blegtorinë e këtyre anëve, me tërë mundimet, që kjo veprimtari e vështirë u jepte banorëve të kësaj malësie Për ”kroin”, siç e dimë, u shkruan shumë poezi në letërsinë shqipe. Në këngët popullore , “kroi” u këndua edhe më shpesh. Hulumtime etnolinguistike në veprimtarinë blegtorale të Malësisë së Tetovës 9 Poezia “Kroi i fshatit tonë” e Lasgushit mund të themi se është poezia kryevepër që bën fjalë për dashurinë e të rinjve e që lidhet me kroin. Takimi i Rinës dhe Milosaut ndodhi te kroi i fshatit, ndërsa kënga “Mora shtamat për me shku në krue,” është ndër këngët më të bukura popullore që flet për dashurinë dhe kroin. Se sa ishin të lidhura me jetën e shqiptarit bagëtia dhe bujqësia, e dëshmon edhe fakti se Naimi, veprën më të bukur ia kushtoi pikërisht kësaj veprimtarie. Nga Stambolli i largët atij i ra ndër mend atdheu i tij, që nuk u karakterizua me diçka tjetër, bie fjala me detin e bukur apo me qytetet e lashta, por me jetën e thjeshtë të banorëve të staneve dhe bujqve të cilëve krahas vështirësive, jeta e qetë larg qyteteve u falte edhe shumë kënaqësi. Kjo jetë apo mbijetesë do thoja, organizohej në bazë të raporteve që njerëzit kishin ndërtuar me kafshët, pa të cilat as që mund të organizohet jeta e këtillë. Ata, ashtu siç komunikonin mes veti, në gjuhën e pastër, pa ndikime të huaja, komunikonin edhe me kafshët që i konsideronin si pjesë të familjes. Blegërima e një deleje, pëllitja e një lope, hingëllima e një kali, lehja e një qeni etj., shumë, lehtë identifikoheshin nga i zoti. Bariu i mirë, në një tufë të madhe dhensh, e njihte se cili qengj ishte i asaj ose i kësaj deleje , vetëm në bazë të blegërimës. Edhe kafshët e njohin të zotin e tyre gjithashtu sipas zërit. Në këto raporte të lidhjes së tyre bazohej edhe komunikimi. Pa emërtimin që bazohej në ngjyrë 10 Vebi Bexheti dhe në karakteristika tjera të shumta, do të kishte shumë pengesa për punën dhe raportet ndërmjet faktorit njeri dhe një kafshe të caktuar shtëpiake. Gjuha shqipe në këto segmente të komunikimit na del shumë e pasur. Blegtorët dhe jo vetëm ata, me kohë e kishin ndërtuar gjuhën e kësaj veprimtarie jetike për këtë popullatë. Ky komunikim i ka edhe karakteristikat e veta në fushë të leksikut të frazeologjisë, të toponimisë dhe të gjuhës në përgjithësi, si mjet komunikimi. Shqiptarët e këtyre malësive, si edhe shumë shqiptarë të shtrirjeve tjera gjeografike, dikur jetesën e siguronin
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages244 Page
-
File Size-