[Keqkuptimi i Arshi Pipes mbi mitologjine shqiptare - Arshi Pipa misunderstanding on Albanian mythology] English|Page 11 1 e nje kryeveper mbi mitologjite e ndryshme te botes printuar ne 1981 ne Paris, akademiku i famshem anti-komunist Arshi Pipa N shkruajti nje artikull per mitologjine shqiptare. Ai shpjegon se si nje nga tiparet me unike te saj eshte mungesa e zotave apo hyjnive. Fale zbulimeve ne fushat e linguistikes, mitologjise komparative, arkeologjise etj, e dime sot qe kjo deklarate e Pipes nuk ka qene fort e sakte, por sidoqofte, ai vuri re dicka qe duhet sqaruar me tej, pasi mund te coje, dhe ka cuar, ne keqkuptime. Ndoshta i influencuar nga ateizmi i kohes, Arshi Pipa pa nje lloj ateizmi apo nje shenjterim te thjeshte te natyres tek mungesa e zotave ne mitologjine shqiptare. Te thuash qe zotat ne mitologjine shqiptare jane vetem nje koncept me shume se sa qenie fizike, si ne mitologjite e tjera, do te ishte nje keq- interpretim tjeter. Pipa mund ta kete menduar dicka te tille, por ai po kerkonte per hyjni me personalitete dhe role specifike dhe te mire- percaktuara, te cilat, ndryshe nga cka thone stereotipet, nuk ishin gjithnje te pranishme tek mitologjite e lashta Indo-Evropiance. Julius Evola pershkruan tek kapitulli 7 i kryevepres se tij, Revolta kunder botes moderne, se si shume kultura Indo-Evropiane i perfytyronin fillimisht zotat e tyre jo si qenie te ngjashme me njeriun dhe me personalitet, por si forca te mbinatyrshme pa emer, te cilat nuk portretizoheshin permes ikonave. Duke perdorur romaket e lashte si shembull, ai pershkruan se si ne fillim te historise se tyre, Romaket i shikonin zotat si numina apo numen (forca te mbinatyrshme), kurse me vone i shihnin si deus (zota te ngjashem me njerezit ne pamje dhe ne personalitet). Kalimi nga nje kendveshtrim qe favorizon numina tek nje qe favorizon deus nuk ndodhi 2 vetem tek Romaket. Duhet te permendim ketu qe keto dy kendveshtrime nuk ishin me domosdo te kunderta dhe shpeshhere bashke-ekzistonin ne te njejten shoqeri dhe kulture. Kendveshtrimi qe zotat Indo-Evropiane ishin gjithnje deus eshte dicka qe bota moderne e ka trasheguar nga nje kombinim i keqkuptimeve te Abrahamizmit dhe studimeve siperfaqesore te historise dhe folklorit. Evola na thote cka Pipa nuk arriti ta vinte re; qe kendveshtrimi i shqiptareve ndaj hyjnores ishte me i ngjashem me ate te Romakeve ne fazat fillestare te civilizimit te tyre, dhe qe ky kendveshtrim eshte ai me i pastri, ai me i aferti me Traditen primordiale. Le te sqarojme pak me me detaj se cka eshte nje numen. Ne te njejten kohe imanent dhe transhendent, nje numen eshte nje fuqi shpirterore qe eshte ne gjendje te manifestoje veten, te veproje dhe te prodhoje efekte ne realitet. Thirrej permes ritualeve. Per kete arsye, sakrilegji me i madhe ne format me te larta te spiritualitetit Indo-Evropian ishte neglizhimi i ritualeve. Emocionet nuk kane vend kur merresh me nje numen, vetem deshira per ta bere te te favorizoje ty edhe respekti ndaj ritit. Evola nenvizon qe perceptimi i nje bote shpirterore plot me numina ishte kendveshtrimi me i hershem in Indo-Evropianeve, dicka qe Indologu hollandez Jan Gonda bie dakort duke thene qe keshtu ishte ne kultin antik te Vedave Indo-Arjane. Deus ishte cka Pipa kishte ne mendje kur po rremonte tek mitologjia shqiptare. Numen ishte cka ai pershkroi ne te vertete, edhe pse ne nje menyre naive. Pra, mund te themi qe nje nga karakteristikat me te 3 pastra te spiritualitetit Indo-Evropian eshte ruajtur me se miri ne mitologjine shqiptare. Te kesh te besh me numen eshte baza e asaj cka Evola quan "burreri shpirterore". Rendesia e heroit ne mitologjine shqiptare, sic e theksoi Pipa, eshte prove per burrerine shpirterore te kesaj mitologjie. Mitet shquptare rrotullohen rreth heronjve qe kryejne vepra guximtare apo bejne lufte kunder perbindeshave. Nuk marrin parasysh fare nese zotat i favorizojne apo jo, heronjte tane bejne ate cka duhet te bejne pavaresisht nese do humbin apo fitojne. Ky eshte saktesisht qendrimi shpirteror i Indo-Evropianeve antike ne formen e tij me te paster. Pra, mitologjia shqiptare mund te kategorizohet si nje shpirterirsht burrerore, dhe mund te jete nje nga te fundit e llojit te saj ne Evrope. Edhe pse sot e kesaj dite dime qe ka patur zota te mirefillte shqiptare, fale gjetjeve arkeologjike dhe linguistike, shumica e ketyre nuk ka asnje lloj ikonografie apo mitologjie. Sic thame, shumica e miteve tona fokusohen tek heroi dhe veprat heroike. Sidoqofte eshte e mundur qe keto hyjni te jene adhuruar ne forma me njerezore (deus), por meqe shume dije kane humbur per shkak te perhapjes se Krishterimit dhe Islamit, eshte veshtire ta gjykosh sakte kete ceshtje. Nga ana tjeter, mitet dhe personalitetet e zotave greke, nordike, dhe te romakeve te vone u ruajten edhe ne kohet e krishtera, keshtu qe ka mundesi qe ne Shqiperi pergjithesisht u ruajt pak, sepse pak gjera kishte per te ruajtur. Si perfundim, fokusi i mitologjise tone eshte heroi dhe zotat perceptohen me shume si numina, qe tregon se sa e vjeter dhe primordiale eshte 4 kultura shqiptare, si nga ana ekzoterike ashtu edhe nga ana ezoterike. Ky lloj boteveshtrimi ka shume te perbashketa me Neoplatonizmin tradicional, tradite sipas te ciles Perandori Julian deshironte te ringjallte paganizmin e Perandorise Romake. Me poshte do te gjeni artikullin e Arshi Pipes. Dictionnaire des mythologies ALBANIE (Mythologie de l’) Editeurs Y. Bonnefoy, Flammarion, Paris 1981, Vol. I p. 5-7 Mitologjia shqiptare nuk përbën ende objektin e një monografie, por subjekti është trajtuar në shumë ese dhe artikuj të gjuhësisë, folklorit dhe etnografisë. Mund të thuhet se kjo mitologji është e tipit pagan ballkanik. Fetë monotesite që i janë mbivendosur – katolike në Veri, ortodokse në Jug, islamike në mbarë vendin – pakë e kanë prekur natyrën e saj. Historia e shqiptarëve, origjina e të cilëve fillon që nga migrimet e para indoeuropiane në Ballkan, është një vazhdimësi pushtimesh nga ana e popujve që i rrethojnë: romakë, gjatë Lashtësisë, sllavë, grekë e italianë në Mesjetë, turqë, në fillim të erës moderne. Prandej pritet që mitologjia shqiptare të jetë mjaft sinkretike. Mund të flitet për shtresa alogjene përgjatë boshtit të një konstanteje lehtësisht të identifikueshme që është: kulti i karakterit (genit) të racës. 5 Hyjnitë e kësaj mitologjije janë thuajse të gjithë paganë. Aty janë nuset e malit dhe këshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigantë të kobshëm si balozët, katallajt, por edhe thopçat (xhuxhat që argëtohen duke shpotitur njerëzit). Ndeshen edhe karkanxholët dhe një variant i kacilmicit. Përbindshat janë me shumicë: gogolët, kuçedrat, lubitë. Metamorfozat janë të shpeshta: burri shndërrohet në dre, ujk, hut; gruaja në nuse lale, qyqe, turtulleshë. Hyjnitë e shtëpisë mund të kenë një formë njerëzore si nana e votrës ose shtazore (vitore, një lloj gjarpëri). Flijohen kafshët (dikur femrat) mbi themelet e një ndërtese; bëhen magjira (p. sh. për ta bërë mashkullin impotent). Ka këngë namatisjeje, të tjera për`të sjellë shiun. Gjuhet me gurë hëna e eklipsuar për të trembur ujqërit që e sulmojnë. Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat – luajnë një rol të madh. I besohet syrit të keq, ëndrrave paralajmëruese. I besohet fuqisë së gurëve, bimëve. Por kryesisht i besohet fuqisë së heroit. Kulti i heroit, i dëshmuar na një traditë e gjatë kombëtare që pasqëyrohet në epopenë popullore si dhe në të drejtën zakonore, ka ruajtur një karakter mitik në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Të mbrojtur nga male të thepisur, banorët e tyre kanë mundur t’u rezistojnë kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanë mundur të ruajnë një lloj autonomije gjatë sundimit turk. Barinjtë e Veriut, në pjesën më të madhe katolikë, vazhdojnë te quhen Uk, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnë zjarrin (ta pështysh është tabu), betohen për Qiell e për Tokë, vajtojnë të vdekurit e tyre duke gërdhishtur fytyrën sipas një rituali që 6 është mbeturinë e një valleje; u besojne orëve të vendit, shpirtrave, djajëve, magjistareve, vampirëve. Totemizmi dhe animizmi përzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare. Uliksi e Perseu i kanë ekuivalentët e tyre. Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallâ, në kujtim të mizorive të mercenarëve katalanas të shek. XIVtë. Zana, mbrojtësja e heroit, është deri etimologjikisht e afërt me Dianën (perëndesha romake shoqërohet nga një drenushë, kafsha e hyjnise shqiptare është dhija e egër), kurse për funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetë emri shtojzavalle është një rast sinkretizimi pagano-kristian: Shtoj, Zo(t), vallet. Shumë nga këto besime pagane janë të njëllojta për më shumë se një popull ballkanik, ndërsa të tjera janë me origjinë latine e ndoshta kelte. Atëherë çfarë paraqet si fizionomi të veten, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnitë janë të dorës së dytë dhe nuk kanë emra të përvetshëm, ose emri i tyre është kolektiv. Betohet për qiell e për tokë, thërritet dielli e hëna. Por janë vetëm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndërmjet elementeve toka është mbizotëruese. Cilësia sipërore e heroit, ose i heroinës të çon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja më gur është solemne. (Gjeçov $ 534). Kush betohet mbi gurë do të ngurtësohet nëse e shkel betimin e tij. (Zanat e kanë fuqinë e vështrimit që ngurtëson) Gjenden murana aty ku dikush ka qenë vrarë për gjakmarrje (Çabej 360). Dhe hidhen gurë për të lehtësuar lodhjen – (me lanë pritesën). 7 Një tjetër tipar`dallues është mungesa e një jete përtej varrit. Qielli nuk ka asgjë qiellore, nuk ekziston ferri. Besimi te kukuthët, lugetërit, vurkullakët është i përhapur; por këta janë shpirtra të munduar që toka i flak jashtë për shak të ndonjë keqbërjeje të rëndë. Ky shpirt është një hie ose një abe një mbështjellje trupore e pajisur me nje mbeturinë materialiteti (ai mund të ngrejë pesha).
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages20 Page
-
File Size-