Një Monument Nën Dhé

Një Monument Nën Dhé

Fritz Radovani - de AngeliisOK/1 Një monument nën dhé 1 M e l b o u r n e 2 o o 4 Bibloteka “Imzot Lazër Mjeda” Libri 14 Recensent: Prof. Dr. Zef Mirdita Dr. Don Shan Zefi Lektor: Prend Buzhala Boton: Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci BabiniþHYD CRO – 10000 ZAGREB Website:www.misioni.hr Përgjegj: Don Ndue Ballabani, misionar Faqosja: www.skenda.com 2 Foto e At Mati Prennushit At Maté Prennushit O.F.M. Në prag të 100 vjetorit të Meshtarisë, që, me guxim e nderë iu kushtue Atij Ideali për Fé e Atdhé e, pa i shkrepë qerpiku.... … VDIQ SI ME LÉ!.... Autori Melbourne 2004, Janar 6 3 Parathanje “As ma pak e as ma shumë se ajo që kam dijtë me kohë, se, komunistët janë veç trathtarë!...” Don Lazër Shantoja Shkodër, Sheldijë, 26 Janar 1945 Në sistemin komunist një rrashtë e shprazun nga armët trofé e, në ballë e shkrueme me gjakun e saj fjala “çlirim”, ka ma shumë vlerë, se një kokë e skalitun, me I d e a l i n: F é, A t d h é, P ë r p a r i m. Melbourne, 2002 Autori 4 5 PJESA I NUK DUE ME E BESUE! Nën rêtë e zymta si futa të shoh vetëm Ty! …Mbajtë me dy pyka që tokën e kanë plasë. Ujt’ e zi rrëkajë shkon n’për të thyemet e gollëve të saja. Prej majës së malit, atjé në kupë të qiellit rrokullisën gurë e, në tëposhtë nëpër kalldrame përplasën tue sjellë me vedi gjamë, ushtim’ e rrënim, ashtu si lumi i rrëmbyeshëm e i harlisun që përmbytë pa mëshirë të pambrojtunit e shkretë... As diell, as hanë nuk shoh, veç rrëfé që shkrèp pa dá e natën ditë ma ban... ... Sa me të pa Ty!... ... N’ dy druj tërthuer që më shndritë ... ... Lavdi e thurun në ferra!... Tèj për tèj ku eshtnat lidhën dy e, dhimbja në shpirt të piskatë ... ... Aty, të kanë mbërthye ... A THUE EDHE TY TË KANË GOZHDUE SHQIPTARËT!? Padova, Tetor 1995. 6 Tiranë, 13 Tetor 1943, Ora 13.13’. SHTËPIA NR. 173, NË RRUGËN E KAVAJËS… Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti… Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë murët prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krizmat e xhamave të thyem përzihëshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire, hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se çka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në gojë, u drejtuem nga shkalla për me zbritë në podrum. Ajo ishte pamja e vetme e fundit e babës së gjallë, kur u çue në kambë me një vile rrushi që kishte në dorë, më tërhoqi prej krahu…e nuk di gja ma gjatë….veç, për pak çaste, rá në fundin e shkallëve dhe, i shtrimë ndër pllaka të korridorit, përballë derës kryesore të hymjes, u mbulue me gjak. Pizhamat ngjyrë banane, me polseta e kolet të zi, i tërhiqja me sa forcë kisha n’atë lamë gjaku, tue thirrë: “BABË , ÇOU !” 7 Prej skeçes së një bombës, që ra në oborr dhe hyni nga dritarja në gjysmën e shkallave dhe preku anën e djathtë të ballit të tij, tue përshkue trunin, e tue dalë mbas veshit të majtë (si më tregonte nana ma vonë), kishte marrë fund gjithshka. Nana vërriste me një britëm kushtrimi :”Kuku, Kolë,...shka të gjeti...rrezikziu ti...!” E, nësa rrihte kryet me grushta, tue kja, thërriste: ”Kolë...si më lé!”. Unë vetëm vështroja me trishtim e, pa kuptue asgja ma gjatë, i strukun për fustan të nanës, veç tue pritë kur po pushonte zhurma, rrëbeshi e, po kalonte drama. Nuk di sesi u hap dera, veç kujtoj një prift, me këmishë të bardhë dhe të shkurtë, që hyni mbrendë, nëpër atë breshën bombash, me një gju në gjak, u ul pranë babës, përshpëriti diçka…! Unë mendova se po e çon babën prej atij pellgu gjaku,…por kishte mbarue gjithçka. Prifti nuk iku për pak kohë, derisa nanës i erdhi axha i saj At Mati Prennushi, i cili kishte marrë vesh fatkeqësinë e madhe që e kishte gjetë shtëpinë tonë, e kishte vrapue edhe Ai me kenë pranë nesh. Prifti doli me vazhdue vojimet ndër rrugët e Tiranës, të lame me gjak nga qindra të vramë e të copëtuem. Rreth vitit 1962 pata marrë vesh prej nanës, se prifti që i bani babës Shartët e Fundit, ishte kenë At Pjetër Meshkalla. Pikërisht atë vit u njoha afër me té, mbasi pat dalë prej burgut, mbas 15 vjetëve të para që kishte kalue në burgun e Burrelit. Natën që baba vdiq, u nisëm për Shkodër bashkë me nanën, At Matinë, dajën Paulin dhe disa ushtarë që erdhën për siguri rruge nga plaçkitjet që baheshin tek ura e Zogut, (flitëj nga çeta të vogla partizanësh). Mërritëm vonë, aty nga ora 10.00 e natës. Kujtoj se të nesërmen, baba ishte i veshun ushtarak me tesha ngjyrë gri, në një shtrat të bardhë hekuri i rrëthuem me lule të bardha. Shumë vetë përrreth vajtonin. Vaji e gjamët me kishin topitë. Di se dikush më çoi hopa dhe unë i putha faqën. Ai ishte aq i ftohtë, sa nuk mund ta harroj kurrë atë akullinë që edhe sot ma përqeth trupin. Babën, nuk e pashë, as nuk e putha dhe, as e pëqafova kurrma…! Ai u varros në Rëmaj, me një funeral madhështor, që drejtohej nga Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodrës, pothuaj gjithë Kleri Katolik me murgesha e xhakoj, përsonalitete civile dhe ushtarake, gjithë qytetaria e Shkodrës dhe mbarë Shiroka, vendlindja e tij. Ndonse vdiq shumë i ri, 40 vjeç (datlindja 5 fruer 1903 ), pak ditë para gradimit me gradën nënkolonel, një ushtarak i lartë gjerman i 8 gjendërmarisë, ndër varreza ka thanë këto fjalë: “Sikur Shqipnia të kishte 10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani, komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju!”. Nanën e kujtoj pothuej gjithmonë me tesha të zeza. Kam pas kujtue se koha asht kenë ma e shkurtë por isha gabue, mbasi plot 1 vit mbrapa më 29 nandor 1944 u vesh gjithë Shqipnia me të zeza, pikërisht atë ditë kur patën hi “këta”. SHKAMBI I LATUEM “Mbrojtja ma e madhe e nacionalizmit, ishin gjoksët e shkodranëve”. GINO BERRI “Rrethimi i Shkodrës” Tetor 1912 - Prill 1913 Thonë kur plasë një shkamb, i ka plasë zemra njenit prej zotave... Si vizë e hollë, sa fija e flokut duket ajo plasë mjedis atyne Alpeve, që thirren Bjeshkët e Nêmuna, prej nga buron ai lumë që edhe emnin e ka të fshatit prej ku gurgullon. Asht Kiri, gurra e të cilit mjedis atyne krepave e gërxhave poshtë e përpjetë të kujton hova-hovet e xhubletës që ulën e çohen ndër ato shpate malesh, ku, gjithkund, duken se marrin një përrue gjaku me vete. Rrjedha e tij gjarpnushë gjithmonë e trazueme nga shkëmbejtë shekullorë që shpesh e përpijnë në gollet, zgavrrat e gomnat e veta e bajnë me shkumzue si kali në vrap e, të bardhat dallgë përzi me ngjyrë zafiri mëshehën nën trungjet e rrëzueme të pishave, që dalin porsi krye gjarpni nga strofulla tue thye qafën tëposhtë e nëpër zallishta. 9 Malësorët shalgjatë porsi azgaj ndjekin rrjedhën e tij, me ra në qytet. Aty-këtu për me i zbutë lodhjen vetës kalojnë prej shkambit në shkamb mbi një a dy trena çift, të latuem me spatën a këmesën e tyne shekullore. Këtyne trupave u kanë vu emnin ura ku kalohet si mbi një tra ekujlibri, veç se janë mësue, se një rrëshqitje kambe të ban mos me u pa ma në këtë jetë... Rrugët mbi gurë bajnë punën e vet. Dikund, nën ndonjë pishë, gështenjë ose ah asht shenja e pushimit: Një Kryq që u përtrinë forcën e, sikur, u thotë: ”Qëndro, se mërritëm!”. Dredhet një cigare, ndërrohën kutitë e duhanit simbas zakonit, dikush ha një kafshate bukë kakini me shka ka falë Zoti i ulun mbi cung apo gurë të lmuet në atë fresk pranë zhumhurit të lumit, që në fund të shpërlanë edhe fytin. Si me komandë çohen e vazhdojnë rrugën. Bukuria e lëvizjes së çakçirve dhe e hedhjes së xhubletës prej flladit të erës, murrlanit ose veriut e bajnë aq të ambël egërsinë e pejsazhit, sa sfondet e përgjakuna nga ngjyra e shqemës apo errësina e gjelbërimit plak, lidhen me qiellin gri me një brez të bardhë, majet e malëve që të largojnë frikën, tue ndejë mbi to bash si të ishin kësule malësori të vumë nga vetë dora e Zotit. Janë malet që u përkasin vetëm atyne, sëpse, siç thonte Fan S. Noli: “Mbetnë Katholikë vetëm Malësorët e Veriut me armë në dorë”. Aq sa të shuejnë etjen e të kënaqin shpirtin me atë ujë të kulluem brilant e të freskët, të gjithë përrojet e lumejtë e atyne zonave të shtijnë mnerën në kohë pranvere e vjeshte me pabesinë e vërshimit tyne. Mbushen e shprazen për pak minuta tue rroposë çka u del përpara si bisha të tërbueme. Mjer ai që e provon zemrimin e këtij lumi që shkrep si rrëfeja kur përplaset për Stom të Golemit e zbret nëpër atë ultësinë në verilindje të Shkodrës, që ka emnin e tij: ZALLI I KIRIT e, që, kur shkapetët për pendë të duket si të kishte dreqnit mbrendë. Gurët e vumë njeni mbi tjetrin, shpesh të rrethuem me rrjeta teli, janë vendosë për me i ba ballë rrëbeshit e me i pritë hovin përmbytjes së pamëshirëshme të tij.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    390 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us