Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 6, 7 DHE 13 QERSHOR 2013 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŢANE 6., 7. I 13. JUNA 2013. GODINE QERSHOR - JUN 2013 Rendi i ditës 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregun dhe produktet e naftës, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjimin e telekomunikimeve, 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për blegtorinë, 7. Propozimi për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 8. Propozimi për zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, 9. Shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2012, 10. Shqyrtimi i raportit të punës së Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2012, 11. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2012, 12. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës të Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës për vitin 2012, 13. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2012, 14. Debat parlamentar lidhur me strategjinë e Qeverisë së Kosovës për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës, 2009-2015, 15. Debat parlamentar lidhur me rirregullimin (heqjen) e taksave të sigurimeve të automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve transportuese të mallrave. 2 Dnevni red 1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda, 2. Vreme za poslanička pitanja, 3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice, 4. Prvo razmatranje Nacrta zakona o trţištu nafte i naftnih proizvoda, 5. Prvo razmatranje Nacrta zakona o prisluškivanjima telekomunikacija, 6. Drugo razmatranje Nacrta zakona o stočarstvu, 7. Predlog za izbor jednog sudije Ustavnog suda Republike Kosova, 8. Izbor jednog ne izvršnog člana Borda Centralne banke Republike Kosova, 9. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Nezavisnog nadzornog saveta o Civilnoj sluţbi Kosova za 2012. godinu, 10. Razmatranje Izveštaja o radu Kosovske agencije protiv korupcije za 2012. godinu, 11. Razmatranje Godišnjeg finansijskog izveštaja Kancelarije regulatora za energiju za 2012. godinu, 12. Razmatranje Godišnjeg izveštaja o radu Autoriteta konkurencije Kosova za 2012. godinu, 13. Razmatranje Godišnjeg izveštaja o radu Drţavne agencije za zaštitu ličnih podataka, za 2012. godinu, 14. Parlamentarna debata u vezi sa Strategijom Vlade Kosova za integraciju zajednice Roma, Aškalija i Egipćana u Republici Kosova, 2009-2015 15. Parlamentarna debata u vezi sa preuređivanjem (ukidanjem) taksi osiguranja putničkih automobila i transportnih vozila za robu. 3 Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi. KRYETARI: Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, I hap punimet e mbledhjes plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës të përgatitur nga Kryesia me kryetarët e grupeve parlamentare. Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës: 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar në 30 minuta. Diskutimet në emër të grupeve parlamentare janë 5 minuta, në emër të deputetit 3 minuta. Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës. Fjalën e ka deputetja Valbona Dibra. VALBONA DIBRA: Faleminderit! I nderuar kryetar, Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Sot dua ta ngre çështjen e jotransparencës së donacioneve të përfituara nga organizatat joqeveritare në Kosovë dhe në këtë rast pikërisht për Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese BIRN, i cili për emisionin” Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë,” gjatë viteve 2009-2012 ka përfituar rreth 3 milionë e 300 mijë euro. Emisioni “Jeta në Kosovë” dhe “Drejtësia në Kosovë”, që nga viti 2003 financohet edhe nga Televizioni i Kosovës, pra nga taksapaguesit e qytetarëve të Kosovës. Bordi i RTK- së në këtë rast duhet të deklarohet qartë për përfitimet publike nga këto emisione në drejtim të interesit qytetar. Për këto dy programe që nga viti 2009 e deri në vitin 2010, vetëm nga RTK-ja janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro. Përpos financimit nga RTK-ja për emisionet e lartcekura, Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, ka përfituar donacione edhe nga Komisioni Evropian, OSCE, Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Fondi Demokratik i Kombeve të Bashkuara, Ndihma Kombëtare për Demokraci, Trusti Ballkanik për Demokraci, Ambasada e Holandës dhe donatorë tjerë. Shqetësues është fakti se shumica e këtyre donatorëve nuk ishin në dijeni për financimin e këtyre programeve edhe nga Radiotelevizioni i Kosovës. Në rastin konkret zonja Xharra dhe BIRN duhet t‟u tregojnë donatorëve edhe për 1 milion e 300 mijë eurot e përfituara nga Radiotelevizioni i Kosovës vetëm për vjetët e fundit. Po ashtu, duhet t‟i tregojë edhe popullit për paratë e shfrytëzuara nga Buxheti i Kosovës. Kjo, të paktën do të ishte në konturat e sinqeritetit, të falënderimit e para së gjithash, obligimit ligjor ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. 4 Pra, mesazhi im është që fondet e donatorëve të përfituara nga organizatat joqeveritare të bëhen transparente dhe të përdoren për interes të qytetarëve e jo për interesa personale. Faleminderit! KRYETARI: Fjalën e ka deputetja Teuta Sahatqija, në emër të Grupit. TEUTA SAHATQIJA: Faleminderit, kryetar! Para mbi 300 vjetësh, stërgjyshi im, i shkolluar në shkollat më të mira të asaj kohe, predikoi islamin në xhaminë e „Suzi Babës‟ në Prizren, në të njëjtën xhami ku sot predikon hoxha Irfan Salihu. Gjyshi im, Hyrshid Hafiz Celina, predikoi islamin në Prizren dhe në shumë fshatra përreth. Si vajzë e vogël, me gjyshen time shkoja në xhaminë, në Marrash të Prizrenit. Babi më mësoi të lutem dhe para se të fle të kërkoj që Zoti të sjellë mirësi, t‟i ruaj familjen, të gjithë njerëzimin dhe, në fund, për mua. Vëllai i gjyshes ishte myderriz i respektuar në Gjakovë dhe axha i burrit Haxhi Ymeri është një njeri i respektuar, i cili këshillon për mirësi, të cilin kurrë nuk e kam dëgjuar që përdorë fjalë të rënda, sepse është njeri shumë fetar. Islami është feja e të parëve të mi dhe gjithë jetën isha e rrethuar me njerëz të devotshëm, me njerëz të butë, të cilët më mësuan që feja predikohet me butësi e respekt për të tjerët, fe që jep edukatë, mëson që duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, është kundër nxitjes së dhunës, kundër imponimit me dhunë të besimit, të veshjes, e tjera. Dhe, ky është Islami kuptimi i fesë, të cilën e njoh dhe e respektoj. Kështu kam dëshirë të vazhdoj të shoh edhe në gjeneratat e ardhme. Por, atë që dëgjuam nga incizimi i hoxhë Irfan Salihut është totalisht e kundërta e asaj, si unë dhe shumica e qytetarëve të Kosovës e njohim fenë myslimane, apo cilëndo fe tjetër në Kosovë. Incizimi ishte një breshëri e emocioneve të shfrenuara të urrejtjes që aspak nuk i ngjan një predikuesi të fesë, përkundrazi ishte një predikim i dhunës, konstatime fyese deri në palcë kur i quan 92% të vajzave me fjalë, që edukata ime nuk më lejon t‟i përdor. Dhe, në të njëjtën kohë i amniston burrat dhe djemtë dhe i udhëzon që t‟i gjuajnë në rrugë e të ushtrojnë dhunë ndaj vajzave dhe grave të veta. Portretizimi i gruas si një aparat, si një objekt për përdorim, objekt i ambalazhuar mirë, i cili dekodohet nga burri me një qëllim jetësor, vetëm për shërbim të burrit, është poshtëruese jo vetëm për gratë dhe vajzat, por për tërë shoqërinë e Kosovës, për Shqipëri dhe për diasporë. Vajzat dhe gruaja janë qenie njerëzore, sikur edhe djemtë dhe burrat, qenie me emocione, me punë, me brenga, me dështime, me të arritura, me suksese, me ambicie për punë. Ajo meriton respekt e përkrahje, e jo fyerje dhe dhunë. Nëse dikush, vajzë apo djalë ka probleme, apo devijon në cilëndo formë gjatë jetës, atëherë ne jemi ata që duhet t‟i ndihmojmë të ngritët përsëri në këmbë, por me butësi e durim e jo t‟i gjuajmë në rrugë 92%, duke i quajtur “bërllok” apo “mindila me qyra”, që është me të vërtetë dëshpëruese. 5 Ky diskurs i dalë nga goja e një predikuesi të një feje të respektuar, thjeshtë i nxit burrat dhe vëllezërit të ushtrojnë dhunë në familje, në vend se të ndihmojnë e të respektojnë sikur motrat dhe bijat e veta, po ashtu edhe motrat dhe bijat e huaja, që ky hoxhë totalisht nuk lodhet t‟i tregojë gjinisë së vet. Kosova është vend i njerëzve të butë, të qytetëruar, i njerëzve që dinë të respektojnë e ndihmojnë, kur dikush ka nevojë për ndihmë. Kosova është vend laik ku respektohet feja me Kushtetutë e ligje, ku gratë dhe burrat i kanë të garantuara të drejtat e tyre. Kosova është vend ku nxitja e dhunës dhe urrejtjes është e ndaluar me ligj. Duke pasur parasysh, se hoxhë Irfan Salihu është imam nën një ombrellë të respektuar, atëherë përgjegjësia e fjalës së tij shkon përtej personit. Prandaj, kërkojmë që Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet nga kjo mënyrë e predikimit të fesë, nga kjo mënyrë e keqpërdorimit të tempullit fetar dhe mënyrë e ndikimit tek njerëzit e rinj, të cilët shkojnë të dëgjojnë mësime e të marrin udhëzime për praktikumin e fesë, apo të marrin forcë për të vazhduar jetën. Kërkojmë prej BIK-ut që ta shndërrojë xhaminë në një tempull, ku predikohet paqja, ku predikohet dashuria ndaj njëri-tjetrit, ku predikohet ndihma për ata njerëz, të cilët kanë nevojë, në cilëndo fazë të jetës së tyre. Faleminderit! KRYETARI: Fjalën e ka deputeti Liburn Aliu, në emër të Grupit. LIBURN ALIU: Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, Desha të përkujtoj se në këtë vend krahas luksit të qeveritarëve, edhe njëherë ta përkujtoj, pra që kemi edhe një pjesë të shoqërisë që jeton në varfëri ekstreme.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages155 Page
-
File Size-