Copyright, i Ilir Bejtja 2014 1 Udhёheqёsi i Ilir Bejtja, vёrteton se ky ёshtё version i miratuar i disertacionit tё mёposhtёm: The supervisor of Ilir Bejtja certifies that this is the approved version of the below dissertation: MARKETINGU SELEKTIV PER KËRKESË TURISTIKE SELEKTIVE PËR HAPËSIRA TURISTIKE TË PANDOTURA Prof. Dr. Bardhyl Ceku 2 MARKETINGU SELEKTIV PËR KËRKESË TURISTIKE SELEKTIVE PËR HAPËSIRA TURISTIKE TË PANDOTURA Pregatitur nga: Ilir Bejtja “Disertacioni i paraqitur nё Fakultetin e Biznesit Universiteti “Aleksandёr Moisu” Durrёs Nё pёrputhje tё plotё Me kёrkesat Pёr gradёn “Doktor” Universiteti “Aleksandёr Moisu” Durrёs Dhjetor, 2014 3 DEDIKIM Ky disertacion i dedikohet familjes time, nënës dhe motrës time, për pritëshmëritë e tyre të vazhdueshme dhe besimin që kanë tek unë. 4 MIRËNJOHJE Një mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që më kanë ndihmuar të pasuroj idetë e mia lidhur me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, profesionistë nësektor, bashkëpunëtorë dhe profesorë, si edhe njerëz të mi të afërt e të dashur për mështetjen dhe nxitjen e tyre të vazhdueshme që unë të arrija të përfundoja këtë disertacion! Faleminderit të gjithëve! 5 DEDICATION This dissertation is dedicated to my family, my mother and my sister for their continuous expectancy and confidence on me. 6 ACKNOWLEDGMENTS A special thank to all of them who helped me to enrich my ideas on the sustainable tourism development so far, sector professionals, collaborators and teachers, and to my loved people as well for their continuous support and incitement to commit with the completion of this dissertation! Thank you all! 7 Deklaratё mbi origjinalitetin Ilir Bejtja Deklaroj se kjo tezë përfaqëson punën time origjinale dhe nuk kam përdorur burime të tjera, përveç atyre të shkruajtura nëpërmjet citimeve. Të gjitha të dhënat, tabelat, figurat dhe citimet në tekst, të cilat janë riprodhuar prej ndonjë burimi tjetër, duke përfshire edhe internetin, janë pranuar në mënyre eksplicite si të tilla. Jam i vetëdijshëm se në rast të mospërputhjeve, Këshilli i Profesorëve të UAMD-së është i ngarkuar të më revokojë gradën “Doktor”, që më është dhënë mbi bazën e kësaj teze, në përputhje me “Rregulloren e programeve të studimit të ciklit të tretë (Doktoratë) të UAMD-së, neni 33, miratuar prej Senatit Akademik të UAMD-së me Vendimin nr._____, datë ________ Durrës, më _________________ Firma 8 PЁRMBLEDHJE QËLLIMI I STUDIMIT: Disertacioni do të fillojë me një ekzaminim të mjedisit të sotëm turistik, të karakteristikave të segmentit të kërkesës së sotme moderne turistike për hapësira dhe destinacione turistike të pandotura, si edhe për atraksione kulturore e historike, me qëllim që të identifikojë mënyrat e projektimit të ofertave turistike që i përgjigjen sa më ngushtësisht dhe përkatësisht kësaj kërkese turistike selektive për turizëm të qëndrueshëm dhe zona të pandotura. Ai synon të identifikojë në çdo rast miksin e duhur të produktit turistik dhe miksin e përshtatëshëm marketing për kërkesë selektive për turizëm të qëndrueshëm. Në fokusin e studimit do të jenë rajonet turistike të qarqeve të Elbasanit, Korçës. Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa nënpyetje të ngritura lidhur me qëllimin kryesor të disertacionit dhe që trajtohen gjërësisht në të janë: 1. Duke konsideruar zhvillimin e vonuar të Shqipërisë në industrinë e turizmit, cilat janë rrugët dhe drejtimet që duhet të ndjekë ajo me qëllim që t’i pergjigjet kërkesës turistike për turizëm të qëndrueshëm, duke mos bërë të njejtat gabime që vendet shumë të zhvilluara kanë bërë në të kaluarën e zhvillimit të kësaj industrie? 2. Cilët tregues mund të përdorim për të matur dhe kontrolluar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm? 3. Si mund ta përdorim konceptin e ecological footprint në rastin e Shqipërisë, me qëllim që të masim qëndrueshmërinë e zhvillimit të industrisë së turizmit? 4. Si mund të projektojmë ofertën turistike dhe marketingun miks që t’i përgjigjemi sa më plotësisht kërkesës turistike për të maksimizuar performancën e kësaj oferte? METODOLOGJIA: Metodologjia e përdorur në këtë studim bazohet në një analizë deduktive të literaturës dhe konceptualizim të modeleve të turizmit të qëndrueshëm, studim të situatës makro në industrinë e turizmit nëpërmjet shfrytëzimit të të dhënave desk të lidhura me të, studimin e situatës në zhvillimin e industrisë së turizmit në vendin tonë dhe në qarkun Elbasan në veçanti, nëpërmjet hartimit të pyetësorëve drejtuar një sampli të përzgjedhur në mënyrë të rastit në industrinë e turizmit në qarqet Elbasan, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Tiranë, plotësimit të tyre në terren dhe përpunimit të të dhënave të pyetësorëve me Mega Stata dhe SPSS, analizimit të tyre dhe identifikimit të problematikës së lidhur me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat turistike të përzgjedhura. Më pas përdorimi i metodës së Shpërthimit të Funksionit të Cilësisë dhe ndërtimi i House of Quality për “projektimin e ofertës turistike dhe marketingut miks selektiv për kërkesë turistike selektive për turizëm të qëndrueshëm miqësor me mjedisin”, duke mbajtur konstant variablin e kostove dhe duke mbajtur në fokus për këtë qëllim treguesin e ecological footprint. Përdorimin e metodave matematikore matricore dhe programimit linear (LP), të simulimit dhe algortimike për zgjidhjen e problemit lidhur me optimizimin e miksit të produktit turistik në raport me kërkesën turistike për të, dhe duke minimizuar sa më shumë asimetrinë në lidhje me këtë problem e duke makzimizuar “the willingness to pay” për ofertën turistike të projektuar. Futja e elementit stokastik për përcaktimin e miksit të produktit turistik dhe të maksimizimit të rezultateve nga shitja, duke qëndruar në preferencën e konsumatorëve 9 lidhur me treguesit e argëtimit, relaksit, atraksionit në destinacion dhe sjelljes miqësore me mjedisin turistik, përpunimi statistikor i të dhënave dhe vërtetimi i hipotezës së ngritur nëpërmjet analizës së këtyre treguesve për të rritur sa më shumë orientimin e industrisë turistike drejt kërkesës për produktet e saj. Përdorimi i LP dhe metodës “primal-dual” e cila ka në focus një përqasje min-max, ç’ka do të thotë se me kosto minimale ose të pandryshuara të gjejmë maksimumin e performancës për përputhjen e kërkesës së konsumatorëve me zgjidhjen teknologjike specifike të ofruar nëpërmjet ofertës së projektuar. Metoda primal-dual “Hungarian Method” është mjaft e përshtatëshme për algoritme përafrues (approximation algorithms) të cilët bëjnë të mundur shtrimin saktë të problemit, dhe zgjidhjen e tij për min-costs-max-matching- target. Identifikikimi i kufizimeve të metodologjisë së përdorur, i gjetjeve dhe i rekomandimeve për zhvillimin e ofertës turistike në këto zona. PRURJET: Përdorimi i përqasjeve operacionale në përcaktimin e ofertës turistike duke mbajtur në fokus produktin turistik si shërbim, përdorimi i konceptit të ecological footprint për segmentimin e tregut për kërkesë për zona të pandotura dhe mjedis të pasur me atraksione kulturore, analizën e kësaj kërkese për turizëm të qëndrueshëm, vërtetimi i hipotezës që mbështet këtë përqasje për zhvillimin e industrisë së turizmit, përdorimin e metodës së ndërtimit të HoQ dhe përdorimi i QFD për projektimin e ofertës turistike dhe marketingut turistik selektiv për t’iu përgjigjur kërkesës turistike të turistit modern për zona të pandotura, në dijeninë time një metodologji e papërdorur deri më sot në sektorin e shërbimeve dhe industrinë e turizmit, si edhe gjetjet e konkluzionet e këtij studimi që mbështesin hipotezën bazë të studimit. KONTRIBUTI: Aplikimi, në njohjen time personale, i HoQ dhe QFD për herë të parë në industrinë e turizmit dhe shërbimeve për projektimin dhe përcaktimin e ofertës dhe produktit turistik dhe për marrjen e konsensusit të konsumatorit për këtë produkt. Kombinimi i saj me metodën e atributeve dhe të shumave konstante për të përcaktuar çmimin e produktit turistik për turizëm elitar të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin turistik. Gjetjet dhe konkluzionet e dala nga studimi, si edhe rekomandimet për operatorët turistikë për të rritur suksesin në bizneset e tyre. FJALЁ KYÇE: ECOLOGICAL FOOTPRINT, ECO-FRIENDLY TOURISM, TURIZËM AKTIV, HOQ, QFD, CONSENSUS KONSUMATOR, OPTIMIZIM, MIKS PJESËSH TË PRODUKTIT TURISTIK, MARKETING SELEKTIV, MAKSIMIZIM PERFORMANCE. 10 ABSTRACT PURPOSE: The dissertation will start with an examination of the actual tourism environment and sector, of the characteristics of the segment of the nowadays modern tourist demand for unspoilt tourist destinations and areas, as well as for historical and cultural attractions, in order to identify the ways to design the tourist offers which answer properly to this selective demand for sustainable tourism and unspoilt areas and spaces. It aims to identify in any case the proper tourist product mix and the appropriate marketing mix for a selective demand for sustainable tourism. The tourist destinations and areas in the regions of Elbasan, Korca, Vlora, Durres and Tirana will be the focus of this study. Some main questions raised here related to the main purpose of the dissertation and treated widely here are: 1. Considering the late development of Albania in the tourism industri, which are the roads and directions to be followed in order to answer to the tourist demand for sustainable tourism, not doing the same mistakes that many developed countries have done on the development of this industri on the past? 2. Which set of indicators we can use to measure, estimate and control the sustainable tourism development? 3. How can we get use of the indicator of ecological footprint in the
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages135 Page
-
File Size-