Kosova, 40 (2015)

Kosova, 40 (2015)

INSTITUTI I HISTORISË “ALI HADRI”- PRISHTINË KDU: 94 (05) K O S O V A 40 2015 PRISHTINË 2015 KRYEREDAKTOR Prof. assoc. dr. Sabit SYLA SEKRETAR I REDAKSISË Dr. sc. Gjon BERISHA REDAKSIA Prof. assoc. dr. Sabit SYLA Akademik Beqir META Prof. dr. Sabile BASHA - KEÇMEZI Akademik assoc. Marenglen VERLI Prof. dr. Pëllumb XHUFI Prof. dr. Frashër DEMAJ Prof. dr. Hamit KABA Dr. sc. Gjon BERISHA Dr. sc. Bedri MUHADRI THE INSTITUTE OF HISTORY “ALI HADRI” - PRISHTINA K O S O V A 40 2015 PRISHTINA 2015 PËRMBAJTJA-CONTENTS Nermin BASHA Dëshmi të lashtësisë për dardanët.......................................................................9 Testimony regarding the antiquity of Dardanians............................................23 Arben ARIFI Ndërmarrjet e mëdha të Justinianit në Dardani dhe sistemi fortifikues........................................................................................25 Justinian’s grand undertakings in Dardania and the fortification system...........................................................................................36 Teuta SHALA - PELI Të dhëna për rolin dhe pozitën e gruas në Drisht dhe Shkodër gjatë mesjetës.............................................................................................................37 Some data regarding the role and position of women in Drisht and Shkodër during the medieval period...............................................................................48 Bedri MUHADRI Pushtimi i Kosovës nga osmanët në shekullin XV...........................................49 The ottoman conquest of Kosova in the 15th century.......................................63 Gjon Berisha “Arbanaška vera” si komponent i kontinuitetit dhe identitetit shqiptar.............................................................................................................65 “Arbanaška vera” as a component of the Albanian identity and continuity..........................................................................................................83 Hasan BELLO Kontributi i dr. Ibrahim Temos për reformimin e sistemit arsimor osman................................................................................................................85 The contribution of dr.Ibrahim Temo in regards to reforming the ottoman educational system............................................................................................96 Fitim RIFATI Shqiptarët në Lëvizjen Xhonturke (gjysma e dytë e korrikut- gusht 1908) ......................................................................................................97 Albanians and The Young Turks Movement (second half of july – august 1908) ...................................................................................................114 Xheladin SHALA Shqipëria në kohën e princ Vidit 1914...........................................................115 Albania during the reign of Prince Wied 1914...............................................171 Muin ÇAMI - Marenglen VERLI Piruetat greke në Konferencën e Paqes rreth pretendimeve mbi Shqipërinë e jugut në periudhën janar - maj 1919............................................................173 The Greek pirouettes at the Paris Peace Conference in relation to their territorial aspirations in southern Albania throughout january- may of 1919....................................................................................................191 Jorina VERLI Shqipëria–prioritet strategjik i politikës italiane në dekadat e para të shek. XX.....................................................................................................193 Albania–a strategic priority for italian politics in the first decades of the 20th century..........................................................................................215 Alban DOBRUNA Rendi Halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare...........................................217 The Halveti rite and the National Albanian Movement..................................235 Skender LUTFIU Arsimi dhe kultura shqiptare në Ferizaj(1918-1941)......................................237 Albanian education and culture in Ferizaj(1918-1941)..................................249 Eva BABAMETO SOE në Shqipëri: përpjekje për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, 1940-1941.......................................................................................................251 SOE in Albania: attempts in organizing a general uprising, 1940-1941.......................................................................................................269 Marenglen KASMI Divizioni SS “Skanderbeg” dhe kushtet e krijimit të tij në vitin 1944................................................................................................................271 The SS “Skanderbeg” Division and circumstances surrounding its formation in 1944..........................................................................................284 Mrika LIMANI Një analizë kuantitative e viktimave të Prizrenit dhe rrethinës gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas listës së viktimave të luftës, lëshuar nga Këshilli Ekzekutiv Federal i Jugosllavisë...............................................285 A quantitative analysis of the victims pertaining to the Second World War in Prizren and its vicinity according to the list of war victims published by the Federal Executive Council in Yugoslavia.....................................................296 Sabile KEÇMEZI - BASHA Lëvizja Ilegale Kombëtare Shqiptare në Kosovë (1945-1999)......................297 The Ilegal National Albanian Movement in Kosova (1945-1999).................314 MATERIALE DHE DOKUMENTE Hamit Kaba Aktivitetet e SOE në Shqipëri.........................................................................315 RECENSIONE Gjon Berisha, Arbërorët ndërmjet Kishës Perëndimore dhe asaj Lindore gjatë shekujve XI - XV, Instituti i Historisë “Ali Hadri” - Prishtinë 2015, f. 675. (Teuta SHALA - PELI)..................................................................................305 Gjeneral G. F. Phillips dhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, dokumente historike nga Arkivat Britanike 1913-1921, përgatitur nga Ethem Çeku dhe Bejtullah Destani, Tiranë, Londër 2015, f. 483 . (Hakif BAJRAMI).........................................................................................335 AKTIVITETE Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë për periudhën 2014-2015......................................................................................339 KDU: 94(96.51).014 NERMIN BASHA DËSHMI TË LASHTËSISË PËR DARDANËT Artikulli e merr nxitjen nga përmendja e Dardanëve tek autorë të ndryshëm të lashtësisë. Si banorë të një krahine të pasur, që shtrihej nga Danubi deri në kufijtë veriorë të Maqedonisë, dardanët përbënin një nga fiset më të rëndësishme ilire. Trojet dardane kanë qenë gjithmonë lakmi e fqinjëve nga pasuritë e shumta të tokës e nëntokës, nga pozicioni gjeografik etj., duke i bërë ndër shekuj udhëkryq karvanësh dhe ushtrish. Autorë të antikitetit i paraqesin dardanët luftëtarë të zot që mbronin pareshtur tokën e vet. Ashtu si ardianët për det, kështu dardanët i përfaqësuan ilirët për tokë, si fuqi e madhe në zemër të Ballkanit. Të ndarë në shumë fise, ata u bashkuan në një shtet dhe mbret të vetëm, duke u bërë forcë e rëndësishme në një periudhë të caktuar të historisë. Nën sundimin e Romës, dardanët nuk u romanizuan, duke ruajtur individualitetin dhe etnosin e tyre, ndonëse ushtarakisht dhe ekonomikisht u detyruan të nënshtrohen. Ekzistenca dhe veprimet e dardanëve në po ato troje që gëzojnë edhe sot, ashtu si ilirët në përgjithësi, kanë bërë studiuesit të arrijnë në përfundimin se të parët e popullit shqiptar kanë zënë vend në viset e sotme, të paktën, që në kohë të grekëve e romakëve. Në fillim të përshkrimit të luftërave të romakëve me ilirët, Apiani, mbështetur në një gojëdhënë që si duket qarkullonte në kohën kur ai jetoi ose në shkrime të tjera më të hershme që i përdori si burim të punës së vet, lidhur me prejardhjen dhe emrin e ilirëve, ku përfshinë edhe dardanët, nga pikëpamja etnike (pohim që e gjejmë edhe te Straboni), na paraqet këtë dëshmi: “Romakët pohojnë se Iliria u quajt nga Iliri, djali i Polifemit. Për këtë, thonë se nga Ciklopi Polifem dhe gruaja e tij Galatea, lindën tre djem: Kelti, Iliri dhe Gali. Këta, duke u nisur nga Sicilia, u bënë zotër të popujve, që më pas i mbiemëruan: keltë, ilirë dhe galë. Këto, mes shumë gjërave të tjera që shkruajnë rreth kësaj pune, unë i kam 10 Nermin BASHA zgjedhur për më të mirat dhe për më të vërtetat. Thonë pastaj që Iliri pati fëmijë meshkuj: Akilin, Autarin, Dardanin, Medin, Taulantin dhe Perrebin. Dhe vajza: Partën, Daortën, Deserën dhe të tjera. Nga këta rrodhën pastaj Taulantët, Perrebejtë, Akilejtë, Autariatët, Dardanët, Parthenët, Dasaretët, Parthenët, Dasaretët dhe Darsët”.1 Pra, sipas Apianit, Dardani, heroi eponim i dardanëve, ishte i biri i Ilirit. Në shumë materiale, ilirët përkufizohen si popullsi me origjinë indoevropiane, që mori emrin, sipas traditës mitike, nga Iliri, dhe zuri vend, në kohëra shumë të hershme, në Iliri. Pasi ishin futur në Greqi dhe pasi kishin kontribuar në popullzimin e Italisë, (ku janë njohur si popullsi me origjinë të sigurt ilire, japigët dhe mesapët), nën goditjen e pushtimit kelt, ilirët përfunduan në bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik, dhe të përzierë edhe me elementë trakë, u ndanë në grupe të ndryshme.2 Një pjesë e ilirëve doli nëpër Helespont e Propontide në Azinë e Vogël, sepse dardanët e Trojës, të cilët përmenden në

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    306 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us