PPV Bashkia Vau-Dejës Strategjia Territoriale. Vizioni Strategjik, Objektivat e Zhvillimit BASHKIA VAU-DEJE S STRATEGJIA TERRITORIALE VIZIONI STRATEGJIK, OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT Maj 2017 1 PPV Bashkia Vau-Dejës Strategjia Territoriale. Vizioni Strategjik, Objektivat e Zhvillimit Parathë nië Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të bashkisë Vau-Dejës mbështetet nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) në Shqipëri, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC). Në tetor të vitit 2016, në takimin e Komitetit Koordinues të DLDP, ambasadori zviceran Z. Kristof Garf, zyrtarizoi nismën për mbështetjen financiare dhe teknike që do i jepej bashkisë Vau-Dejës për hartimin e PPV. Në atë takim gjithashtu u firmos edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit mes MZHU, AKPT, DLDP dhe Bashkisë Vau-Dejës, si një hap i parë i që përshkruante kornizën e angazhimeve dhe bashkërendimit të aktorëve kryesorë në këtë proces. Gjatë vitit 2016, Ministria e Zhvillimit Urban, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ka mbështetur dhe bashkërenduar procesin e hartimit 26 PPV për bashkitë kryesore të vendit. Pavarësisht specifikave dhe kontekstit zhvillimor të secilës bashki të dalë pas Reformës Territoriale Administrative, këto dokumente, shumica prej të cilave të miratuara tashmë, kanë krijuar një bazë solide, orientuese dhe referuese, për të gjithë autoritetet vendore që përfshihen në procesin e planifikimit. Iniciativa për hartimin e Strategjisë, në kuadrin e PPV-së, vjen si nevojë për një qasje të re në trajtimin dhe konceptimin e situatës aktuale, për t’i dhënë një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe të organizuar territorit të bashkisë Vau-Dejës, duke u orientuar drejt një vizioni afatgjatë dhe shumë dimensional të problemeve urbane dhe përdorimit e ruajtjes së burimeve natyrore. Kuadri ligjor për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, përmes direktivave dhe orientimeve që jep, për hartimin e Planeve të Përgjithshëm Lokale, siguron që produkti final i këtij procesi të jetë një dokument orientues strategjik për zhvillimin e bashkisë në tërësi. Synimet dhe objektivat e PPV sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të bashkisë në aspektin ekonomik, urban, mjedisor dhe çdo element tjetër të rëndësishëm për pesëmbëdhjetë vitet e ardhshëm. Strategjia e zhvillimit të territorit pasqyron një shkallë ta lartë të përvojës dhe punës së kryer në nivel vendor, lokal e rajonal nga gjithë aktorët dhe specialistët e përfshirë. Ky dokument përpiqet të japë një kolazh shumë planesh dhe gjithëpërfshirës të faktorëve politikë, ekonomikë, socialë, rajonalë dhe kombëtarë që ndikojnë në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë ecurinë e Bashkisë Vau-Dejës në 15-20 vitet e ardhshëm. Përmes këtij dokumenti arrijmë të kuptojmë objektivat kryesorë të zhvillimit, sfidat mundësitë dhe rreziqet me të cilat ai do të përballet, duke lehtësuar vendimmarrjen afatgjatë që do të shprehet më tej përmes PPV-së. 2 PPV Bashkia Vau-Dejës Strategjia Territoriale. Vizioni Strategjik, Objektivat e Zhvillimit Ky dokument ndërtohet jo vetëm mbi bazën e analizave shkencore territoriale, por edhe si shprehës i nevojave dhe dëshirave të banorëve dhe grupeve të interesit në Bashkinë Vau- Dejës. Gjatë periudhës së hartimit janë zhvilluar shumë vizita në terren e në institucione publike, me qëllim grumbullimin sa më të efektshëm të informacionit. Në vijim Bashkia do të punojë ngushtësisht me konsulentin për të kaluar hapat ligjore e teknike të hartimit të PPV-së dhe rregullores së tij. Finalizimi i Planit të Përgjithshëm Vendor do të jetë një nga arritjet e para të kësaj bashkie të re, me dëshirën e vullnetin për të përballuar sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, së bashku me komunitetin, që është burimi dhe qëllimi final i këtij vullneti drejt të ardhmes. Bashkia Vau-Dejës falënderon, së pari, të gjithë stafin e Bashkisë, në veçanti zyrën e planifikimit të territorit, për sigurimin e të dhënave dhe dokumenteve të dobishme të projektit. Të dhënat dhe njohuritë e zgjeruara të tyre, kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin sa më të plotë dhe të saktë të këtij dokumenti. Së dyti, falënderon të gjithë përfaqësuesit e Njësive Administrative, si dhe të palëve të interesit dhe qytetarëve të kësaj bashkie, që kanë qenë pjesëmarrës dhe aktivë në çdo Forum Këshillues. Gjithashtu, i shpreh mirënjohjen DLDP dhe Ministrisë së Zhvillimit të Urban, për inicimin e këtij procesi dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, e cila në shumë raste ka dhënë ndihmesën e saj të vyer, gjatë hartimit të dokumentit të Planifikimit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Vau-Dejës. Falënderojmë, veçanërisht, koordinatorët e projektit, që me bashkëpunimin e ngushtë, knë ndihmuar në avancimin e punës për këtë dokument. Së fundmi, falënderon konsulentin, UTS-01, për mbledhjen e të gjithë materialeve ekzistuese, për dokumentimin e tyre dhe për përditësimin e të dhënave, si dhe për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Territorial të Bashkisë. 3 PPV Bashkia Vau-Dejës Strategjia Territoriale. Vizioni Strategjik, Objektivat e Zhvillimit Shkurtimë AKB Agjencia Kombëtare e Bregdetit AKBN Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore AKPT Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ALUIZNI Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ARRSH Autoriteti Rrugor Shqiptar ASIG Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ASHA Agjencia e Shërbimit Arkeologjik ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve BB Banka Botërore BE Bashkimi Evropian DAR Drejtoria Arsimore Rajonale DIH Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor DPUK Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve DRB Drejtoria Rajonale e Bujqësisë EKB Enti Kombëtar i Banesave IGJEUM Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit IMK Instituti i Monumenteve të Kulturës INSTAT Instituti i Statistikave (Shqipëri) KKT Këshilli Kombëtar i Territorit KRRTRSH Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë MAS Ministria e Arsimit dhe Sportit MBZHRAU Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave MEI Ministria e Energjisë dhe Industrisë MK Ministria e Kulturës MM Ministria e Mjedisit MTI Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës MZHETS Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes MZHU Ministria e Zhvillimit Urban OJF Organizatë Jo-Fitimprurëse OSHEE Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto PDV Plan i Detajuar Vendor PKS Plan Kombëtar Sektorial PPK Plani i Përgjithshëm Kombëtar (Zhvillimit të Territorit të Shqipërisë 2015-2030) PPV Plan i Përgjithshëm Vendor SHGJSH Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ToR Terma Reference VKM Vendim i Këshillit të Ministrave ZMMTB Zyra e Menaxhimit dhe Mbrojtjes të Tokës Bujqësore ZRPP Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme 4 PPV Bashkia Vau-Dejës Strategjia Territoriale. Vizioni Strategjik, Objektivat e Zhvillimit Lista ë figuravë Fig. 1 Hartë veneciane e vitit 1571 e territorit të Vau-Dejës (Dagna) .................................... 12 Fig. 2 Poli i zhvillimit rajonal Shkodër – Lezhë ........................................................................ 17 Fig. 3 PPK – Skema e rrjetit të gazsjellësve në Ballkan ........................................................... 19 Fig. 4 PPK – Potencialet turistike të Mesdheut ...................................................................... 21 Fig. 5 Fasha A – Det dhe Diell ................................................................................................. 22 Fig. 6 Fasha B – Bujqësia ......................................................................................................... 23 Fig. 7 Fasha C – Histori dhe Kulturë ........................................................................................ 23 Fig. 8 Fasha D – Fasha detare ................................................................................................. 24 Fig. 9 Kategorizimi i turizmit sipas PINSB ................................................................................ 35 Fig. 10 PBB i Shqipërisë për banor........................................................................................... 37 Fig. 11 Zhvillimi i territorit nga deti në Alpe ............................................................................ 46 Fig. 12 Njësitë administrative dhe shtrirja në territor ............................................................ 50 Fig. 13 Parimi i analizës SWOT ................................................................................................. 51 Fig. 14 Harta e flukseve në territorin e Bashkisë Vau-Dejës Tabela ....................................... 63 Fig. 15 Ndarja në zona sipas shpejtësisë së erës dhe orëve vjetore ....................................... 65 Fig. 16 Energjia diellore në Shqipëri ........................................................................................ 66 Fig. 17 Potenciali dhe konsumi i energjisë .............................................................................. 70 Fig. 18 Hidrocentralet në territorin e Shqipërisë .................................................................... 71 Fig. 19 Fluksi i ujit .................................................................................................................... 73 Fig. 20 Konsumi i ujit ............................................................................................................... 74 Fig. 21 Prodhimet bujqësore ..................................................................................................
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages133 Page
-
File Size-