1 JANIS LILIS BALLKANI I DEHUR SHËNIME UDHËTIMI ARTIKUJ ESTETIKE SKICA E TREGIME Parathënia nga Nasho Jorgaqi Përktheu Panajot Barka Botime ..... Tiranë 2012 2 Botimi origjinal ΓΙΑΝΝΗΣ ΛΙΛΛΗΣ «Σηα μεθυζμένα Βαλκάνια» επαναζηαηικές ζελίδες Αθήνα 1946 Κorrektor letrar Stavri Sharrëxhi 3 JANIS LILIS BALLKANI I DEHUR SHËNIME UDHËTIMI ARTIKUJ ESTETIKË SKICA E TREGIME Parathënie nga Nasho Jorgaqi Përktheu nga origjinali PANAJOT BARKA Botime albprinder Tiranë 2012 4 JANI LILI – SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI QË BEFASON DHE SFIDON Dy fjalë nga përkthyesi dhe mbledhësi i materialit, Panajot Barka Kur profësor Nasho Jorgaqi, me fisnikërinë që e karakterizon, përfundoi recensën për disertacionin tim me fjalët, “perkulem me respekt para trashëgimisë letrare të minoritetit grek” u ndjeva më borxhli ndaj letrave dhe kulturës së minoritetit etnik grek në Shqipëri, se sa kur e nisa rrugëtimin për të sjellë në një punim doktorature historinë e këtyre letrave dhe të kësaj kulture. Midis emrave të shquar të kësaj trashëgimie të përmendura nga profësori ishte edhe Jani Lili. E vërteta është se burimet e informacionit për të tregonin të shtëruara. Në Shqipëri, për shkak të “biografisë”. Më tutje, për shkak të hapësirës gjeografike që lëvizi, jetoi e punoi. Ky realitet e bënte më të rendë pluhurin e dekadave mbi veprën e tij. Por ishte edhe ky, pluhur që fshihte një thesar. Kishte arritur të mbulonte thesarin, por nuk mund të pengonte fushën magnetike rezatuese të vlerave të tij. Profësor Nashua kishte të drejtë. Sot i themi me modesti se një pjesë e veprës së Jani Lilit, që më së shumti lidhet me Shqipërinë, e kemi në këtë libër të parë në gjuhën shqipe. Libri që i ofrojmë lexuesit zotëron një tufë vlerash të spikatura dhe të rralla. Janë të natyrës së letrave, treguese të modelit të bashkëjetesës dhe të kontributit për të, të kompromisit dhe me errësirën për t‟i shërbyer dritës. Rrjedhin nga veçoria e autorit Jani Lili, me origjinë greke, nga fshati Derviçan i Dropullit, në rrethin e Gjirokastrës. Jetoi vetëm 47 vjet, pak për veprën që la pas. Fati e pajisi me dhunti të papërsëritshme artistike e letrare. Talentit i dha si dhuratë të çmuar një kulturë të gjerë, të cilën e ktheu në sistem referimi të sjelljes dhe të veprimtarisë së tij civile për të kapërcyer provincializmin, skepticizmin nacionalist dhe urrejtjen pa kufi të kohës së luftës. E vuri në shërbim të letrave për të shkruar një letërsi që e vë ne avangardën letrare të kohës. Aq sa pa frikë mund të themi se letërsia e tij jo vetëm që i rezistoi kohës, por koha e letrave duket se nuk mund ta parakalojë atë. Për asnjë moment nuk e pa vetën shpëtimtar të botës apo të njeriut. Ambicia e tij e vetme, e thjeshtë por e sinqertë, ishte shprehja e shqetësimit të tij të thellë për gjendjen e njerëzimit. Dhe e bënte këtë me shumë mënyra. Me veprime konkrete të njeriut që s‟pajtohet me këtë realitet, me udhëtime që i siguronin shpëtimin e 5 përkohshëm dhe thellimin e dhimbjes dhe të protestës njëkohësisht, duke u dhënë pas letërsisë. Për 65 vjet qëndroi në errësirën e baltës që i hodhi koha dhe bashkëkohësit e tij. Arsyeja e vërtetë ishte distanca e pa shkurtuar që letërsia, arti dhe pretendimet e tij artistike, ruanin krahasuar me prodhimin e tyre artistik. Arsyeja e deklaruar lidhet me kompromisin e Lilit “për t‟u pajtuar” me mekanizmin në shërbim të asaj ideologjie të cilën, në thelb, e dënonte dhe e urrente deri në asgjësim. Libri që lëxuesi ka në dorë përbën një përpjekje për rehabilitimin artistik e moral të veprës së J. Lilit, vepër e cila na tregon se sa më shumë koha kalon, aq më mirë e kuptojmë rëndësinë dhe vlerat letrare të tij. Edhe pse grek, ai njihte shumë mirë Shqipërinë dhe shqiptarët, njihte kulturën, mentalitetin, traditën dhe aspiratën e tyre. Shkrimet e librit i dedikohen realitetit shqiptar në kohështrirjen para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Libri përbëhet nga tri pjesë: Pjesa e parë na shpalos tregime udhëtimi nëpër Ballkan. “Ballkani i dehur”, që përbën edhe titullin e librit U shkrua në gjuhën greke, me 1946. U përkthye në shqip, me 2011. Një letërsi e llojit të veçantë. Është njëkohësisht roman autobiografik, reportazh letrar e filozofik, një manifest social-politik. Mënyra e kompozimit të rrëfimit e bën Lilin të qëndrojë në krah të Kazantzaqit të madhë. Letërsia që shpalos dhe parimet letrare e ideoestetike të cilave u referohet, e vendosin në bashkësinë e korifenjve të letërsisë greke të viteve ‟30. Rrëfyesi në vetë të parë i ngjarjeve në udhëtim, herë konfondohet me autorin dhe herë me bindjet e aspiratat e tij, herë me përvojën e jetuar e herë me përjetimet e të tjerëve. Përbën në fakt një skanim deri në indin e fundit të psikosintezës shqiptare kolektive dhe individuale të kohës. I jep rezultat përpjekja për të depërtuar me objektivin e skanerit të tij social filozofik në diakroninë shqiptare në fenomene që shënjojnë mbikohësisht shoqërinë shqiptare. Jo thjesht për të ndjekur rrugën e krijimit, të kompozimit dhe të formimit të kësaj psiko- sinteze dhe konstitucioni shpirtëror, si edhe shkaqet që e përcaktuan atë, por për t‟i dhënë të drejtë vetes për analiza të vlefshme dhe për ditët tona. Në të mishërohet një letërsi ku vlerat artistike gatuhen në estetikën e shpirtit lirik të autorit, ku qëmtimet dhe vëzhgimet gazetareske përbëjnë lëndën e parë për reflektime në pasqyrat e kulturës së tij dhe të ndërgjegjes së tij. Gjithashtu ato ndihmojnë për të fiksuar e dhënë artistikisht dimensionin me të thellë të realitetit shqiptar. 6 Arti i fjalës së tij është përherë në funksion të qëllimit më të lartë. Herë përshkruan, herë psikologjis, herë filozofon e herë ëndërron. Rrëfimi rrjedh me thjeshtësi në ngjarje dhe situata, të cilat, shpesh, edhe pse qendrojnë mbi detaje, na çojnë te thelbi i qëllimit të autorit. Karakteret e tij, herë të vërteta e herë plazmatike, nuk janë heronj, por dëshmitarë, nuk janë fajtorë, por viktima në kërkim të një rruge shpëtimtare. Ai i fton në rrëfimin e tij për t‟i dhënë jetë, për të dramatizuar dhe për ta bërë më tërheqëse analizën e vet politiko-shoqërore. Gjuha e Lilit është krijuese, e përshtatur me mjeshtëri në stilin e rrëfimit të tij karakteristik. Në përdorimin e saj është i dukshëm interesimi për të qëmtuar edhe fjalën e fundit. Si e tillë e bënte përkthimin një art të vërtetë. Në procesin e përkthimin nuk mund të kishim parasysh vetëm materien letrare që duhej përkthyer dhe mjedisin pritës, lëxuesin shqiptar. Por edhe origjinën, mentalitetin, kulturën dhe formimin e autorit. Na u desh të njohnim thellë artin letrar grek të brezit të tij. Të përvetësonim gjuhën e kësaj letërsie dhe sidomos gjuhën e shkrimtarit, e cila është bëfasisht krijuese. Lili nuk është se nderton sistemin e vet figurativ nëpërmjet gjuhës, por më shumë vë simbolikën gjuhësore në shërbim të parimeve të tij estetike e filozofike, sidomos përsa i përket raportëve të njeriut me natyrën, me traditën e tij kulturore, filozofike e shoqërore etj. Në një realitet të tillë na u desh të kapërxenim parimet e njohura përkthyese dhe të ndiqnim në shqip gjuhën e tij letrare greke. Pjesa e dytë përfshin disa nga seria e pafund e shkrimeve të tij në shtypin më në zë të kohës në Tiranë. Vepra e tij publicistike e artikull-shkruese në gazetat më të mëdha të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ka një qëllim të lartë. Ajo synon të krijojë bazat e teorisë së letërsisë shqiptare, të japë njohuri letrare, të bëjë analiza e kritika, t‟i ofrojë dhe të sistemojë terminologji dhe vetë letërsinë shqiptare. Arti për të ishte “këshilltar i pagabueshëm i jetës, prijësi shpirtëror, shtytësi drejt një lartësie jashtë materialiste”. Në mendimet e tij për letërsinë kërkon një komunikim me traditën dhe të vendosë një ekuilibër midis asaj dhe artit modern. Pretendon me bindje një marrëdhënie të barabartë në këmbimet letrare me Evropën. Por, nuk pranon imitimin e verbër të saj, nuk qetësohet me klasicizmin e vjetër. Përqafon, me siguri, frymën e re në kulturën botërore, duke propozuar një letërsi shqiptare, që mbart vulën e popullit të vet, që qëmton mbi realitetin shqiptar dhe djepin e traditës së vet letrare të kultivuar e popullore. I sjell realitetit letrar në Shqipëri personalitete të shquara letrare e artistike 7 nga Greqia e Italia apo vende te tjera Evropiane, me këmbënguljen e vetme lartësimin cilësor të letërsisë shqiptare. Pjesa e tretë përfshin dhjetë skica dhe tregime të shkurtra letrare të botuara gjithashtu në shtypin e kohës në periudhën 1940-1941 Në koncizitetin e tyre ai tregon se letërsinë e njeh më mirë kur e shkruan se sa kur e vlerëson. Mbi fabula e subjekte të thjeshta të marra nga jeta e përditshme ai shpalos kulturën e tij të gjerë letrare, filozofike, shoqërore. E ndihmon, me sa duket, dhuntia e të qenit gazetar ku aftësia vëzhguese e detajeve përbëjnë materien për mishërimin në artin e tij letrar të kulturës së tij dhe të njohurive të veta filozofike. Duhet thenë se në riprodhimin e shkrimeve të pjesës së dytë dhe të tretë me qëllim nuk ka një përshtatje të plotë me normën gjuhësore letrare të natyrës gjuhësore që është fiksuar në shypin e kohës. Kjo u bë me qëllimin e vetëm që lëxuesi dhe studjuesi të mund të ndjekin procesin e formësimit të gjuhës në atë periudhë, sidomos përsa i përket terminologjisë dhe koncepteve letrare dhe si evoluan ato më vonë. * * * Janis Lilis, megjithatë mbetet një përfaqësues i denjë i letërsisë greke i brezit të viteve tridhjetë, periudhë që, sipas vlerësimeve të studiuesve grekë e atyre të huaj, përbën një epokë që ndryshoi gjithçka. “Një yjësi vezulluese” e karakterizon atë Rodrig Podrik Biton.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages213 Page
-
File Size-