ILIRIA ILIRIA 2007 2008 XXXIII XXXIII 2007-2008 QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE INSTITUTI I ARKEOLOGJISË ILIRIA REVISTË ARKEOLOGJIKE Nr. XXXIII 2007-2008 TIRANË 2009 Redaksia Shpresa GJONGECAJ (Kryeredaktore) Gëzim HOXHA (Sekretar i redaksisë) Faik DRINI Luan PËRZHITA Elio HOBDARI Redaktimi gjuhësor: Faik DRINI Përgatitja grafike: Elio HOBDARI ILIRIA REVISTË ARKEOLOGJIKE Në kopertinë: Pamje nga gërmimet në vendbanimin e Sovjanit (2001). On the cover: View from the excavation at Sovjan (2001). © INSTITUTI I ARKEOLOGJISË 2009 4 5 PASQYRA E LËNDËS CONTENTS 80 vjetori i Prof. Frano Prendi ............................................................................. 7 80th Birth Anniversary of Prof. Frano Prendi .................................................. 10 ADEM BUNGURI Frano Prendi - një jetë për arkeologjinë (me rastin e 80 vjetorit të lindjes) ........... 13 Frano Prendi - a life in Archaeology (on his 80th anniversary) .................... 25 FRANO PRENDI, Bibliografia.............................................................................. ..35 PETRIKA LERA, GILLES TOUCHAIS DHE CÉCILE OBERWEILER Ndihmesa e gërmimeve të Sovjanit për kronologjinë absolute të prehistorisë shqiptare.........................................................................................................39 La contribution des fouilles de Sovjan à la chronologie absolue de la préhistoire albanaise........................................................................................46 ADEM BUNGURI Të dhëna të reja mbi neolitin dhe eneolitin në Kosovë........................................... 51 The new Data on the Neolithic and Eneolithic Civilisation of Kosovo .......... 86 ILIR GJIPALI Kërkime prehistorike në Shqipërinë Jugperëndimore .......................................... 107 Prehistoric research in the Southwestern Albania ...........................................119 BRIAN N. DAMIATA, JOHN K. PAPADOPOULOS, MARIA GRAZIA AMORE, SARAH P. MORRIS, LORENC BEJKO, JOHN M. MARSTON DHE JOHN SOUTHON Të dhëna mbi kronologjinë absolute të arkeologjisë shqiptare: datime radiokarboni AMS nga Apollonia dhe Lofkëndi ....................................... 135 Towards an Absolute Chronology of Albanian Archaeology: AMS Radiocarbon Dates from Apollonia and Lofkënd ................................. 166 6 FAIK DRINI Arkontë dhe synarkontë në Epir dhe në Ilirinë e Jugut: Karakteri i funksioneve dhe përbërja e tyre .......................................................... 187 Archontes et synarchontes en Epire et en Illyrie du Sud: leurs fonctions et leur composition ......................... ........................................194 BASHKIM LAHI Një grup amforash nga Apolonia (rezultate paraprake të viteve 2003-2008) ........ 199 Eine Amphorengruppe von Apolonia (vorläufige Ergebnisse der Ausgrabungen 2003-2008) .................................. 212 SAIMIR SHPUZA Importimi dhe prodhimi i verës dhe vajit në Ilirinë e Jugut (shekujt III-I p.e.s.) .... 219 Import and local production of wine and oil in the South Illyria (III-I centuries B.C.) ............................................................................................. 231 JULIAN BOGDANI Çuka e Ajtoit: një kontribut i ri ............................................................................... 233 Çuka e Ajtoit: a new assessement ...................................................................... 252 GËZIM HOXHA Të dhëna të reja arkeologjike nga Kalaja e Prizrenit ............................................. 259 Nouvelles données archéologiques sur la forteresse de Prizren ..................... 273 LUAN PËRZHITA Fortifikime të shek. IV-VI në luginën e Drinit (Via Lissus-Naissus) ..................... 285 Les forteresses de la basse antiquité sur le bassin de Drin (Via Lissus-Naissus) ............................................................................................. 306 BRIKENA SHKODRA-RRUGIA Një tip amfore i periudhës antike të vonë nga Durrësi ........................................... 311 a late roman amphora type from durres ........................................................... 320 ELIO HOBDARI Ambonët e kishave të Shqipërisë ........................................................................... 325 The Ambos of Albania ......................................................................................... 337 Botime të viteve 2007 - 2008 ................................................................................. 351 ILIRIA NR. XXXIII 80 VJETORI I PROF. FRANO PRENDI Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Arkeologjisë organizuan me 18.05.2009 një tubim shkencor me rastin e 80 vjetorit të lindjes së njërit prej pionierëve të arkeologjisë shqiptare, Prof. Frano Prendi. Kjo ngjarje e shënuar u përjetua në mënyrë të dyfishtë, pasi u ndërthur edhe me promovimin e botimit të veprës së këtij personaliteti shkencor të Albanologjisë. Ky takim shkencor dhe festiv u zhvillua në një mjedis të përbërë nga një rreth i gjërë kolegësh, studiues nga institutet e Qendrës së Studimeve Albanologjike, akademikë të njohur nga Akademia e Shkencave, arkitektë e restaurues nga Instituti i Monumenteve, arkeologë nga Shqipëria dhe Kosova, të afërm, miq e të njohur të Prof. Prendit. Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike Prof. Dr. Ardian Marashi, drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë Prof. Dr. Shpresa Gjongecaj, arkeologu Prof as. Dr. Adem Bunguri dhe kolegë të tjerë folën mbi jetën, veprën shkencore dhe personalitetin shoqëror të këtij njeriu, i cili i a kushtoi jetën kërkimeve dhe studimeve në lëmin e arkeologjisë së Shqipërisë në përgjithësi dhe periudhës së prehistorisë në veçanti. Të pranishmit i përshendeti ngrohtësisht edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit të Kosoves Dr. Nuri Bexheti. Ndërsa kolegu arkeolog nga Kosova, MA Shafi Gashi, sponzorizues i botimit të veprës, shprehu kënaqësi të veçantë për daljen në dritë të saj. Si ligjëruesit, ashtu edhe kolegë të tjerë që morën fjalën, vunë në dukje se Prof. Prendi është bërë i njohur në rrethet shkencore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si një nga themeluesit e shkencës së arkeologjisë në Shqipëri, krahas profesorëve të nderuar H. Ceka, S. Islami dhe S. Anamali, të cilët së bashku kanë vënë gurë të qëndrueshëm në themelet e kësaj shkence të re në Shqipëri. Prof. Frano Prendi, apo siç e thërrisnin shkurtimisht kolegët dhe të afërmit Çesku, iu përkushtua arkeologjisë me këmbëngulje dhe pasion të jashtëzakonshëm, përgjatë një periudhe prej rreth një gjysmë shekulli. Ai ka drejtuar gërmime në shumë vendbanime prehistorike të Shqipërisë, por emri i tij u lidh fort dhe u bë veçanërisht i njohur me rezultatet e suksesëshme të kërkimeve në vendbanimin shumështresor të Maliqit në pellgun e Korçës. Këtu ai gërmoi, me ndërprerje, përgjatë dhjetë fushatave, nga viti 1961 e deri në vitin 1990. Kjo përvojë u pasurua me gërmime të tjera si në Kamnik të Kolonjës, në Podgori dhe në Sovjan të Korçës, në Blaz dhe në Nezir të Matit, në Belaj të Shkodrës etj. E gjithë kjo veprimtari në terren i shërbeu profesorit si bazë e shëndoshë për të krijuar për të parën herë sistemin e periodizimit kronologjik e kulturor të epokave pre- dhe 8 80 vjetori i Prof. Frano Prendi protohistorike në Shqipëri. Ai realizoi strukturimin e këtyre kulturave në grupe dhe komplekse kulturore, duke i inkuadruar në një kontekst të gjërë ballkanik e mesdhetar. Në një proçes të thellë analizash dhe sinteze ai arriti të evidentojë veçoritë rajonale të zhvillimit kulturor në Shqipëri gjatë epokave të neolitit, eneolitit, epokës së bronzit dhe asaj të hekurit. Kjo punë e thelluar gjeti shprehje në formulimin e tezës mbi unitetin dhe diversitetin në zhvillimin e kulturës ilire gjatë epokës së hekurit në Shqipëri dhe në parashtrimin e mjaft argumenteve, që hedhin dritë mbi proçesin autokton të formimit të popullsisë ilire. Ndihmesa e tij krijuese shtrihet edhe në fushën e arkeologjisë antike, me trajtimin e temave të tilla si urbanizimi i Ilirisë së Jugut, gërmimet në Apolloni, studimin mbi qytetin ilir të Irmajt në rrethin e Gramshit, dhe sidomos kërkimeve disavjeçare dhe botimeve për qytetin antik dhe mesjetar Lissos–Lissus (Lezha). Në Lezhë ai ka gërmuar dhe publikuar varrezën e mesjetës së herëshme dhe ka gjurmuar me ngulm dhe mendjempreftësi të veçantë vendvarrimin e heroit kombëtar, Skënderbeut, të cilin e identifikoi në rrënojat e katedrales së Shën Kollit. Prof. Prendi ka dhënë një ndihmesë të çmuar edhe në fushën e studimeve dhe botimeve historike. Penda e tij ka shqipëruar pjesë të rëndësishme nga vepra burimore e antikitetit”Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”, ai është bashkëautor i pjesës së lashtësisë në tre botimet akademike të “Historisë së Shqipërisë” dhe i librit në frëngjisht “Les Illyriens”. Shumicën e arritjeve të punës së tij në terrenin shqiptar Prof. Frano Prendi i ka bërë të njohura edhe për opinionin shkencor ndërkombëtar. Me botimet e tij në periodikët shkencorë më të njohur të fushës së prehistorisë dhe me pjesmarrjet e shumta aktive në kongrese e simpoziume ndërkombëtare, ai shpesh herë ka nxitur debatin shkencor për mjaft çeshtje të prehistorisë në Shqipëri dhe në territorin e Ballkanit. 80 vjetori i Prof. Frano Prendi 9 Si aplikues kreativ i metodave bashkëkohëse në gërmimet arkeologjike dhe si ligjërues elokuent i leksioneve në universitet, Prof. Frano Prendi ka meritën të jetë krijuesi i shkollës së prehistorisë shqiptare, në të cilën u përgatitën brezat më të rinj të arkeologëve. Jetën dhe biografinë shkencore e këtij personaliteti të shquar e gjejmë të përmbledhur saktësisht në fjalën përshëndetëse
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages360 Page
-
File Size-