Plani I Zbatimit Plan Implementacije Implementation Plan

Plani I Zbatimit Plan Implementacije Implementation Plan

RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMSKI REGION ZAPAD An EU funded project managed by the ECONOMIC REGION WEST European Union Office in Kosovo Strategjia Rajonale për Turizëm - Regionalna Strategija za Turizam Regional Toursim Strategy PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN 0 02 2 - 16 0 2 ASSOCIATION OF REGIONAL DEVELOPMENT AGENCIES Strategjia Rajonale për Turizëm - Regionalna Strategija za Turizam Regional Toursim Strategy PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMSKI REGION ZAPAD ECONOMIC REGION WEST 2016 - 2020 TURIZMI 2016 - 2020 SHQIP PLANI I ZBATIMIT TË STRATEGJISË RAJONALE PËR TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMIK TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI PËR RAJONALE TË STRATEGJISË PLANI I ZBATIMIT 3 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM Përmbledhja Ekzekutive Plani i zbatimit i Strategjisë Rajonale për Turizëm në Rajonin Perëndimor të Kosovës është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë më Agjencinë për Zhvillim Rajonal Perën- dimor të Kosovës, (AZHR–Perëndim) duke synuar një realizim sa më të suksesshëm të objektivave strategjike për të mbështetur zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Plani i zbatimit përforcon objektivat e strategjisë rajonale për turizëm duke u bazuar në burimet natyrore dhe trashëgiminë kulturore për të krijuar një përparësi konkurruese në rajon dhe më gjerë. Tutje, ky plan zbatimi parasheh modelet e zhvillimit të turizmit më një infrastrukturë të përmirësuar, shërbime më cilësore dhe marketing më të zhvilluar dhe më shumë aktivitete në promovimin e destinacionit. Si rrjedhojë e mungesës së investimeve kapitale në turizëm, turizmi edhe pse më po- tencial të madh ka mbetur i pazhvilluar dhe ballafaqohet me sfida të ndryshme duke fillu- ar nga infrastrukture e dobët, promovim jo i mjaftueshëm i destinacionit dhe mos koor- dinim të aktiviteteve në mes akterëve kryesor në këtë fushë. Megjithatë më angazhimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Perëndim, (AZHR-Perëndim) dhe Komunave të Rajonit përkatës, kemi arritur që të hartojmë një strategji dhe plan për zbatimin e kësaj strategjie e cila synon të kontribuoj në zhvillim të turizmit për një periudhë kohore 5- vjeçare 2016- 2020. Metodologjia e punës për hartimin e këtij plani për zbatim bazohet në punëtoritë dhe takimet e mbajtura me Grupet Punuese Tematike (GPT), si dhe më ekspert të nivelit ko- munal dhe atij qendror në fushën e turizmit më mbështetjen dhe ndihmën e konsider- ueshme të dhënë nga vet AZHR-Perëndim. Plani i Zbatimit për Strategjinë Rajonale të Turizmit paraqet punën dhe të dhënat e konsoliduara nga Agjencia për Zhvillim Rajonal - Perëndim (AZHR-Perëndim) si dhe i konsolidon informatat dhe rezultatet nga mbledhjet e mbajtura me hisedarët kyç në secilën komunë. Pjesa e parë e planit të zbatimit paraqet prapavijën mbi procesin e hartimit të këtij plani duke përfshirë këtu edhe objektivat dhe prioritetet strategjike kurse pjesa e dytë paraqet analizën e fundit socio-ekonomike, legjislative dhe politike në fushën e turizmit si dhe një analizë të produkteve turistike. Pjesa e tretë paraqet propozimin mbi formimin e një strukture udhëheqëse rajonale e PLANI I ZBATIMIT TË STRATEGJISË RAJONALE PËR TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMIK TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI PËR RAJONALE TË STRATEGJISË PLANI I ZBATIMIT 4 TURIZMI 2016 - 2020 cila do të kujdeset që të zbatoj planet e hartuara të bazuara në strategji dhe në punëtoritë përkatëse të zhvilluara më herët si dhe nga diskutimet individuale më ekspert të fushës së turizmit. Kjo pjesë paraqet gjithashtu paraqet përbërjen dhe përgjegjësit e strukturës rajonale e cila parashihet të ketë rol kyç në realizimin e synimeve strategjike duke u bazuar në këtë Plan të Zbatimit, që do të quhet “Këshilli Rajonal për Turizëm - Perëndim”. Pjesa e katërt e kësaj strategjie flet për rolin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal - Perën- dim (AZHR-Perëndim) në këtë proces duke përfshire këtu edhe koordinimin më ag- jencitë tjera shtetërore. Pjesa e pestë flet lidhur me shtrirjen kohore të aktiviteteve të parapara, kryesisht për Këshillin Rajonal të Turizmit, për zbatim e synimeve strategjike, ndërsa pjesa e gjashtë dhe e fundit paraqet një numër të projekteve strategjike të identifikuara gjatë procesit të hartimit të planit të zbatimit të kësaj strategjie. Këto projekte janë në përputhshmëri edhe më objektivat e strategjisë rajonale të cilat mes të tjerash synojnë zhvillim të qëndrueshëm të sektorit së turizmit duke u bazuar në burimet natyrore dhe trashëgiminë kulturore, që ofrojnë përparësi konkurruese në rajon dhe më gjerë. Plani i zbatimit të Strategjisë Rajonale për Turizëm në Rajonin Perëndimor të Kosovës duhet konsiderohet si një dokument punues dhe synon të inkurajojë përkushtim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm më të gjitha institucionet relevante dhe akterёt pjesëmar- rës gjatë zbatimit të tij. PLANI I ZBATIMIT TË STRATEGJISË RAJONALE PËR TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMIK TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI PËR RAJONALE TË STRATEGJISË PLANI I ZBATIMIT 5 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM 1. Prapavija e Procesit për Zhvillimin e Planit të Zbatimit për Strategjinë Rajonale të Turizmit Plani për Zbatimin e Strategjisë Rajonale për Turizëm në Rajonin Perëndimor të Kosovës është rezultat i punës së përbashkët në hartimin e Strategjisë Rajonale për Tur- izëm të filluar në vitin 2014 në kuadër të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Perëndim. Ky plan zbatimi i strategjisë përkatëse është zhvilluar në bashkëpunim me anëtaret e Grupeve Punuese Tematike (GPT) gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, bazuar në konsultimet e zh- villuara paraprakisht, të mbështetur gjithashtu nga struktura tjera të partneritetit rajonal që përfshijnë autoritetet lokale, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Pas procesit të identifikimit të qëllimeve dhe prioriteteve strategjike në fushën e tur- izmit si dhe pas hartimit dhe miratimit të kësaj strategjie është theksuar nevoja për një shtjellim të mëtutjeshëm të strategjisë për të zbërthyer më hollësisht planet për zbatimin e kësaj strategjie më qellim që të identifikohen aktivitetet dhe të caktohen strukturat të cilët do të jenë përgjegjës për implementimin e masave të përcaktuara. Si vazhdimësi e këtij procesi, Agjencia për Zhvillim Rajonal – Perëndim (AZHR-Perën- dim) gjatë vitit 2015, ka vazhduar të punoj me Grupet Punuese Tematike (GPT) për të har- tuar një plan zbatimi për Strategjinë Rajonale të Turizmit në Rajonin Perëndimor. Gjatë këtij procesi janë zhvilluar takime më hisedarë të ndryshëm, gjatë të cilave janë mbledhë informata dhe janë zhvilluar konsultime shtesë, duke përfshirë këtu edhe nivelin qendror. Gjatë fillim vitit 2016, puna ka vazhduar për mbledhjen dhe konsolidimin e informatave plotësuese me mbështetjen e ekspertit te jashtëm më qellim që të sigurohen informata shtesë dhe ato sipas rëndësisë së tyre të përfshihen në planin për zbatim. Pjesa në vazhdim pasqyron punën e përbashkët të tri Grupeve Punuese Tematike (GPT), rrjetit të partnerëve dhe hisedarëve tjerë të nivelit lokal, rajonal dhe atij qendror si dhe vetë stafit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Perëndim me ndihmën shtesë nga eksperti jashtëm. Më saktësisht, ky dokument analizon zhvillimet e reja në fushën e turizmit në rajonin perëndimor të Kosovës duke përfshirë këtu edhe analizat e situatës socio-ekonomike më fokus të veçantë në turizëm. Dokumenti gjithashtu zbërthen në disa pjesë planin për zbatim të strategjisë përkatëse duke rekomanduar themelimin e një këshilli rajonal në fushën e turizmit si dhe njëkohësisht përcakton detyrat dhe përgjegjësit e këtij këshilli si dhe bënë identifikimin e aktiviteteve potenciale për këtë këshill. Gjithashtu, dokumenti flet edhe për rolin dhe përgjegjësit e Agjencisë për Zhvillim Ra- jonal – Perëndim (AZHR – Perëndim) në mbështetjen e këtij këshilli rajonal të propozuar, PLANI I ZBATIMIT TË STRATEGJISË RAJONALE PËR TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMIK TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI PËR RAJONALE TË STRATEGJISË PLANI I ZBATIMIT 6 TURIZMI 2016 - 2020 si dhe në zhvillimin e aktiviteteve në këtë fushë. Ndërsa në pjesën e fundit të këtij doku- menti, paraqiten disa projektet strategjike më të cilat parashihet të fillohen përpjekjet drejt realizimit të synimeve strategjike të identifikuara në Strategjinë Rajonale për Turizëm. PLANI I ZBATIMIT TË STRATEGJISË RAJONALE PËR TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM EKONOMIK TURIZËM 2016 - 2020 RAJONI PËR RAJONALE TË STRATEGJISË PLANI I ZBATIMIT 7 RAJONI EKONOMIK PERËNDIM 2. Zhvillimet socio-ekonomike në fushën e Turizmit Edhe pse Strategjia Rajonale për Turizëm përmban një kapitull të dedikuar analizës socio-ekonomike, ku përmblidhen të dhëna relevante për fushën e turizmit, në konsid- eratë të kohës së kaluar nga miratimi i kësaj strategjie është vlerësuar si e nevojshme që të shqyrtohen zhvillimet e vitit të fundit të cilat mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt në zbatimin e kësaj strategjie. Në vijim është bërë një azhurnim i të dhënave kryesore lidhur më situatën socio-ekonomike në fushën e turizmit në rajonin perëndimor të Kosovës. 2.1 Popullsia dhe papunësia Numri i popullsisë në rajonin perëndimor ka shënuar ngritje sipas vlerësimit të fun- dit zyrtar që nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, ku në fund të vitit 2014 llogaritet të i ketë 324,304 banorë me një shtim natyror prej afër 4,000 banorëve gjatë vitit 2014. Megjithatë, Agjencia e Statistikave të Kosovës gjithashtu raporton se rajoni ka pasur një bilanc negativ nga migrimi ndërkombëtar, ku dallimi në mes imigrimit dhe emigrimit e zvogëlon numrin e banorëve për 4,235 individ

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    76 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us