Çung Tahiri I Vuthajve VUTHAJT E KELMENDIT Nuk Besoj Se Ka Fshat

Çung Tahiri I Vuthajve VUTHAJT E KELMENDIT Nuk Besoj Se Ka Fshat

Çung Tahiri i Vuthajve VUTHAJT E KELMENDIT Nuk besoj se ka fshat në trojet shqiptare që është i njohur sa fshati, gjegjësisht, krahina e VUTHAJVE? Në çdo vend, kudo që ndodhësh e të pyet ndokush se nga je, e i thua se je nga Vuthajt, të gjithë e dijnë se ku ndodhët ai vend. Pra s'ka nevojë ti thuash f.b. prej Vuthajve të Gucisë, të Plavës apo disi tjetër siç duhët vepruar me vendbanimet tjera të cilësdo krahinë Shqiptare Pse ndodhë kështu, bjen pyetja: Se vet emri është i madhë. Është emër karakteristik. Emër në shqip, me rrënjë Pellazgjike - VUTHAJ. Themeluesi i këtij vendbanimi thjeshtë ILIRO -PELLAZGJIk e kishte emrin shumë karakteristik. Shumë origjinal - shqip: VUTH NISHA. Them shumë shqip se te asnjë popuil në Gadishullin Ilirik s'gjenë kësi emri. Në të vërtetë, sllavët as që e kanë germen th, e as që dijnë ta përdorin atë. Prandaj fshatit Vuthaj i thonë Vusaj ose edhe më keq: Vusanje. Sipas albanologut NOPÇE, VUTH NISHA ishte themeluesi i vendbanimit VÜTHAJ. Ai duhët të këtë jetuar në kohën e udhëheqësit të fundit Ilir -GENTIT. Njëri prej pasardhësve të tij - NIKA e themeloi, jo larg prej Vuthajve, vendbanimin tjetër -NIKÇIN. (Shih lib. Dr.F. Nopça: "Nga Shala në Kelmend" Sarajevë, 1910.) Dhe si për çudi sot thonë Vuthajt e Nikçit, në vënd se të thuhet Nikci i Vuthajve. Dmth. me e drejtë është të thuhet Nikçi i Kelmendit janë Vuthjanë e jo Vuthjanët janë Nike, siç e gjejmë te Hasan I. Gjonbalaj në librin e tij "Kelmendi", Pejë 1989. Nuk qëndron fare konstatimi i Hasanit dhe i disa të tjerëve që janë marrë me këtë problematikë, kur thonë se Gjon Bala është banori i pare i këtij fshati. Përkundrazi, Gjon Bala dhe pasardhësit e tij dhe të vëllait të tij - Nrelit, janë banorët e fundit që e banojnë edhe sot këtë fshat. Do të thot se në Vuthaj shekuj me rradhë kanë banuar Shqiptarët që më vonë u formuan si fis Këlmendas dmth. shumë e shumë vite para se të vendosët atje Gjon Bala me pesë nipat e tij, djemt e Nrelit, i cili ishte vrarë në luftra me turq, diku në vitin e largët, 1684 dhe duhët ta këtë varrin në fund të Ashtit të NRELIt, në Zarunicë Kjo mund të ilustrohet edhe me faktin se sot në Vuthaj jetojnë familje kelmendase që s'janë pasardhësit e Gjone Balës apo të vëllait të tij. Si f.v. Goçajt e Selimajt e Vuthajve. (Shih lib. R.Dedushaj: "Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj" NY. 1993) Vuthajt u bënë të njohur ndër të gjitha territoret shqiptare nga vet emri i themeluesit të tyre, Vuthit. Nga legjenda të thurura në atë krahinë sic është ajo e vajzës së Vuthit. Legjendë kjo që vjen që nga koha e Romakeve. Ndërsa, në dokumenta të shkruara emrin e Vuthajve e gjejmë që nga shek. XIII në trajtën "Vutkagni" ose "Vutkaj". Praninë e vjetërsisë vuthjane e dëshmojnë edhe varrezat shumë te kaherëshme si ato t'ashtuquajtura: VARREZAT E REÇIT të Gurtë (kërshat) e Çame në Brematane (Katundi I Epërm) ku ishte edhe një faltore e vogel afër lumit Skafkaçi. Pastaj Varrezat në Moken (në mes të Katundit t'Epërm dhe Gjonbalajve), ato në suka, përmbi Gjonbalaj, Vorret e Shalës, ato në Breg të Lulashit, afër Qafës së Borit, Te Shkëmbi (kërshi) I Zarunicës, në Gropën e Qelanajve - rrenze Bjelicit, ngjitur me lagjën vuthjane - GOÇAJ. Varret e Gjonbalajve, Qosajve (te shkëmbi I Qosajve) dhe me të rejat në Buzbreg ne Katundin e Epërm (Sirmë) etj. Në të cilat nuk janë bërë kurrfarë gërmimesh për të vërtetuar vjetërsinë e tyre?! (Shih lib. S. Ahmeti "Vuthajt dhe Vuthjanët" Tiranë 1996, f. 196-199). Nga burrëria dhe besa e qëndrueshme shekuj me rradhë në këto troje. Nga burrat e mencur e me nam sic ishin: Gjon Bala, Ahmet Zeneli, Hysen ef. Vuthi, Çun Mula, Rexhe Meta etj. Nga trimat e "çartur" që u dalluan nëpër luftërat e pandërprera kundër atakueseve të vet sic ishin: Nrel Bala, Dedush Nreli, Kuk Lula, Deme Gjeka, Sadik Rama e deri te Jeton Idrizi, dëshmori me i ri i Vuthajve që ra në luftën e fundit për clirimin e Kosovës, me 1999. Si dhe nga pjesemarrja e tyre në çdo tubim mbarëkombëtar ku caktoheshin fatet e kombit si të: Verrat e Llukes, në Junik, në Vlorë, e deri në Rambuje të Frances ku ishte Akad. Rexhep Qosja. (Shih lib. R. Dedushaj: "loo vjet luftë" NY. 1999] Normalisht që ky emër kaq i madh i Vuthajve, i pengonte shumë armiqtë e shqiptarëve, pushtuesit e tyre, apo jo? Veziri i Shkodrës f.v. shpejtoi të lidhte marrveshje me Gjon Balen, të parin e Vuthajve që derisa të ishte ai gjallë, Vuthajt mos të detyrohën ta ndrronin fenë. Posa vdiq Gjon Bala (diku rreth vitit 1700) Veziri e thrret djalin e vëllait të tij DEDE (Dedush) NRELIN në Shkodër. Sepse për Vezirin ishte shumë me rëndësi mbajtja e qetësisë në Vuthaj. Po të lëviznin Vuthajt i destabilizohej gjendja në krejtë "Nahinë e Gucisë" Idriz Lamaj, publicist i njohur në Diasporën e NY. me tha njëher se: "Dy fshatra shqiptare: Vuthaj e Martinaj (Kelmendas) i kanë mbajtur dy qytete shqiptare Gucinë dhe Plavën në vend që të ndodhte e kundërta. Fenomen që ska ndodhur në asnjë krahinë shqiptare tjetër!" Në mes të Vezirit dhe Dedes u zhvillua përafersishte kjo bisedë: - Ti je me i vjetri i Vuthajve, tani pas vdekjes se xhaxhait tënd - Gjon Balës. Me Gjonin ti e din, e kisha një marrëveshje që e kemi respektuar të dyja palet. Prej sodit ajo marrëveshje anulohët. Ti duhët ta ndrrojsh fenë i pari, të behesh Bajraktar i Vuthajve e dalëngadalë të gjithe Vuthjanët ti konvertojsh në Islam. Në Dinë e iman -sic thoshte Veziri!! - Dedushi, si një djalë i një heroit - Nrel Balës të Vuthajve, që kishte rënë në lufte me bishat e Bosforit, diku në vitin 1684, as që mund ta merrte me mend një tradhti të tillë - kuptohët atë në Shkodër edhe e likuidoin. (Shih lib. e cit.Krahina...) Veprimtaria dhe siellja e Dedushit në Shkodër nxiti urrejtjën e organeve osmane ndaj pasardhesve të tij, që si mbiemër e muarrën emrin e tij -DEDUSHAJ. Kjo dëshmohët edhe me faktin se pas kalimit të Vuthjanëve në islam, kurrfare pozitë shoqërore apo shtetërore nuk u dhanë (apo nuk e pranuan ata?) në hierarkinë sunduese të fshatit apo të krahinës. Sic ndodhi f.v.me "mahallët" tjera të Vuthajve që u bënë Bajraktar, Dizdar, Bylykbash etj. Ishte kjo koha sic thot Kadare kur u ndesh "filozofia egershane e lirisë me atë të robërisë dhe kur Shqiptarët u ndanë në tri kampe:ata që e mbajtën Shqiptarinë e kryqin, ata që e braktisën kryqin për gradat dhe armët dhe ata që u shitën" (Gaz. "Bota Sot" 13.ol.2011 f 13.) Dedushajt pra mbetën luftëtar të thjesht dhe shqiptar të vërtetë të përbuzur nga zyrtarët e vjetër e të rinjë të Sulltanit. Sielljet e vet këtyre njerzve binin ndeshe me urdhërat e sundimtarëve dhe hyzmeqarëve të tyre. Bjen fjala: Hoxha i fshatit i pagzonte femijtë me emrat musliman - arab: Ahmet, Jakup, Rexhep, Fazli, Jahe etj. e në jetën e përditëshme në këtë vellazër i quanin ndryshej, me emrat shqip: Hut, Çalok, Bube, Llull, Tunxh. Çung etj. Edhe sot e kesaj ditë kërkund në Vuthaj s'është ruajtur konzervatizmi shqiptar me shumë se në Dedushaj. "Njerzit me të mbrapambetur në Vuthaj janë Dedushajt" - me thonin shpesh në New York ca Vuthjane të "kulturuar", ish servil të pushteteve të huaja apo bijte e tyre. Pse? Se Dedushajt sic thash me pare, se kishin respektuar aqë shumë fenë e pushtuesit osman, s'kishin shkuar në shkollat e pushtuesit e sidomos në ato të serbit (pra kishin ruajtur me gjelozi gjuhën e të parëve të tyre, bile me atë dialektin e vjetër "të Buzukut" siç do të thoshim ne me vonë. E kishin mbajtur me gjelozi të pashoqë traditën e të parëve të vet; Besën, bujarinë dhe trimrinë duke i vur përherë në shërbim të fshatit, krahinës, dhe kombit që i kishtë lindur. Aqë i kishin ndejtur besnik kesaj traditë saqe shpesh ia kishin pare edhe sherrin duke e humbur edhe koken - siç do ti ndodhi edhe protagonistit të këtij shkrimi: ÇUNG (Jahe) TAHIRIT - Dedushaj dhe të tjerëve para tij. Të shkojme me rradhë: BAJRAM MUSA Për këtë trim do të mesojme nëpërmes të një artikulli të botuar në Gaz. "KOSOVA" të Tiranës, maj 1994. f.5. Të shtunën me 23 prill 1994 në restorantin "II Galleto" të Nju Jorkut, pronë e vëllezërve Bruncaj nga Vuthajt, në praninë e disa dhjetra mërgimtarëve, 'kryetari i Shoqatës "Kosova" të Tiranës, z. Murat Gjonbalaj i ndau dekoratat e disa atdhetarëve që Kryetari i Shqipërisë dr. Sali Berisha i dekoroi për merita në luftërat për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Me një krenari dhe mburrje pasardhësit e të dekoruarve i merrnin njëri pas tjetrit dekoratat në fjalë. Kur u lexua dekorata e BAJRAM MUSES, në sallë mbretëroi një heshtje që donte të thoshte shumë. Në ndërkohe u ngrit z. Rexhep Dedushaj, iu afrua mysafïrëve nga Tirana dhe në vend që ta merrte dekoratën e kapi mikrofonin dhe me një dhembje të thellë tha: "Bajram Muses, në mars të vitit 1913 Serbo - malazezët ia masakruan krejtë familjën. Meqenëse s'imbeti djal as vajze, familja e jonë jemi marrë vesh që këtë dekoratë ta kthejme në Muzeumin Kombëtar të Tiranës, në mënyrë që historianët dhe gazetarët gjatë shekujve të ardheshem të mesojnë dhe shkruajnë për gjenocidet e Serbo - malazezve në Krahinën e Plavë - Gucisë me rrethinë. U falenderua musafirëve dhe u kthye në ulesën e vet. Në sallë mbretëroi një heshtje e dhembeshme.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    59 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us