Raporti Vjetor 2015

Raporti Vjetor 2015

shoqërinë civile Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave RAPORT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË SË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE DHE PLANIT TË VEPRIMIT 2014-2017 JANAR-DHJETOR 2015 Tiranë, Mars 2016 PASQYRA E LËNDËS HYRJE ....................................................................................................................................... 1 I. NDJEKJA PENALE .......................................................................................................... 3 Ngritja e kapaciteteve ............................................................................................................ 7 II. Mbrojtja dhe Asistenca ndaj viktimave të trafikimit ....................................................... 13 FUNKSIONIMI I MKR-së .................................................................................................. 15 IDENTIFIKMI DHE REFERIMI I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT ...................................................................................................................... 16 KTHIMI I ASISTUAR I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VIKTIMAVE TË MUNDSHME ...................................................................................................................... 24 MBËSHTETJA E VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT ..... 25 MBËSHTETJA FINANCIARE SHTETËRORE/JOSHTËTËRORE PËR QENDRAT PUBLIKE dhe JOPUBLIKE................................................................................................ 25 SHËRBIMET PËR VIKTIMAT/VIKTIMAT E MUNDSHME TË TRAFIKIMIT ........... 28 III. PARANDALIMI........................................................................................................... 40 Përmirësimi i Kuadrit institucional ..................................................................................... 40 Përmirësimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor ........................................................................... 45 Ndërgjegjësimi mbi trafikimin e personave ......................................................................... 47 Edukimi ................................................................................................................................ 58 PËRKUJDESI SHËNDETËSOR......................................................................................... 58 Regjistrimi............................................................................................................................ 58 Kryerja e kërkimit dhe mbledhja e të dhënave .................................................................... 62 IV. KOORDINIMI .............................................................................................................. 64 KOORDINIMI I AKTORËVE ANTITRAFIK BRENDA VENDIT .................................. 65 KOORDINIMI DHE FUQIZIMI I PARTNERITETEVE, VEÇANËRISHT ME SHOQËRINË CIVILE ......................................................................................................... 73 KOORDINIMI DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR .............. 74 ANEKS 1 ................................................................................................................................. 80 Analizë mbi Veprimtarinë e Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT) për vitin 2015 ...... 80 ANEKS 2 ............................................................................................................................... 109 Buletini Special .................................................................................................................. 109 ii HYRJE Trafikimi i qenieve njerëzore, trajtohet sot si një nga problemet prioritare të shoqërisë. Në instrumentet e ndryshme ndërkombëtare, trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si “Një shkelje e të drejtave themelore të njeriut, të dinjitetit dhe të integritetit të qenieve njerëzore”. Referuar të dhënave të përditësuara në sistemin SIVET i cili administrohet nga Autoriteti Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton të jetë 109 VT/VMT, nga të cilët 38 VT dhe 71 VMT, 22 meshkuj dhe 87 femra, 61 të rritur dhe 48 fëmijë, 104 shqiptarë dhe 4 të huaj (2 britanikë, 1 filipinez dhe 1 kosovar). Nisur nga statistikat krahasimore të vitit të kaluar, vërehet një rritje e numrit të meshkujve të trafikuar (nga 17 vitin e kaluar në 22 këtë vit). Gjithashtu, shihet që numri më i madh i VT/VMT është nga Qarku Elbasan 24 VT/VMT i ndjekur nga pas nga Qarku Tiranë me 18 VT/VMT dhe Qarku Berat me 12 VT/VMT. Një numër të limituar ka Qarku Vlorë, Fier, Durrës, Dibër dhe Shkodër. Ndërsa Qarku Gjirokastër vijon të mbetet qarku me asnjë VT/VMT edhe për këtë periudhë raportimi. Për sa i takon arsimimit 6 VT/VMT janë me arsim të lartë, 17 VT/VMT me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër me arsim të ulët ose pa arsim (21). Lidhur me format e shfrytëzimit nga numri i përgjithshëm 47 VT/VMT janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe pjesa tjetër për punë të detyruar dhe lypësi. Po kështu, nga numri i përgjithshëm i VT/VMT vijon të jetë më i madh numri i femrave. Trafikimi i femrave shfaqet në dy mënyra: si trafikim i brendshëm ku viktimat janë trafikuar nga njëri qytet në tjetrin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, por shfaqet edhe si trafikim i jashtëm ku viktimat e trafikimit janë dërguar për tu shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit. Rastet e referuara për “Trafikimin e të miturve”, kanë të bëjnë me shfrytëzim për prostitucion të shtetasve të mitur, por më së shumti me shfrytëzimin e tyre për lypje në Kosovë dhe Greqi. Në pjesën më të madhe të rasteve të miturit që shfrytëzohen për lypje, detyrohen ta bëjnë këtë nga vetë familjarët e tyre. Pjesën më të madhe të këtyre rasteve e përbëjnë njerëz nga komuniteti rom. Gjithashtu, për periudhën raportuese, konstatohet një rritje e identifikimit të numrit të VT/VMT nga strukturat shtetërore janë identifikuar dhe referuar 80 VT/VMT dhe 27 VT/VMT janë identifikuar dhe referuar nga strukturat joshtetërore dhe 2 VT/VMT janë vetëidentifikuar. Nisur nga informacionet e regjistruara nga strukturat ligjzbatuese, për vitin 2014 dhe 2015, rezulton se disa nga linjat e trafikimit dhe mënyrat e rekrutimit janë: Linja të trafikimit: 1. Shqipëri- Belgjikë-Angli 2. Shqipëri-Angli-Norvegji 3. Shqipëri-Itali-Hollandë 4. Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Zvicër 5. Shqipëri-Mal i Zi-Itali/Belgjikë/Gjermani 6. Shqipëri-Greqi- Itali- Francë- Hollandë- Angli. 1 Mënyrat e rekrutimit: 1. Kryesisht përzgjidhen vajza të moshës 18-25 vjec, janë vajza me prindër të divorcuar, pa mbështetje të tyre apo në vështirësi ekonomike dhe shëndetësore. 2. Në fillim krijojnë lidhje intime me trafikantët dhe më pas me anë të mashtrimit dhe shtrëngimit shfrytëzohen për prostitucion. 3. Rrjetet sociale si FaceBook duke i ofruar fejesë/martesë apo duke i premtuar punë dhe një jetë më të mire. 4. Oferta pune për balerina në lokale në vendin tonë si dhe jashtë shtetit si kryesisht Kosovë dhe Maqedoni. 5. Nëpërmjet telefonit apo njohjes nga persona të tjerë, gjithashtu trafikantët shkojnë në familjet e vajzave duke përdorur si justifikim martesën dhe duke u prezantuar si dhëndri dhe familjarë të tij. Gjatë punës së saj, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka bashkëpunuar ngushtë dhe ka gjetur një mbështetje të vazhdueshme tek të gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Këtu duhet të përmendim të gjitha strukturat zbatuese të ligjit siç janë: policia, prokuroria, shërbimi social, shërbimi diplomatik dhe konsullor etj. Një kontribut të veçantë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dhe sidomos në parandalimin e këtij fenomeni kanë dhënë edhe OJF-të vendase dhe të huaja që ofrojnë shërbime rehabilituese apo parandaluese për antitrafikimin në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe është punuar më tepër në drejtim të rritjes së efikasitetit të punës, profesionalizmit dhe rritjes së bashkëpunimit të strukturave ligjore dhe specialistëve, midis tyre dhe aktorëve të tjerë për procesin e hetimit, sigurimit të provave me qëllim dënimin e autorëve dhe mbrojtjen e viktimave të trafikim. Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave, në këtë raport pasqyron masat dhe përpjekjet e bëra gjatë vitit 2015, në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e luftës kundër trafikimit të personave, rritjen dhe ngritjen e kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit të angazhuara në luftën kundër trafikimit të personave, mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi, luftën kundër korrupsionit në radhët e zbatuesve të ligjit, bashkëpunimin brenda dhe jashtë vendit, mbledhjen e të dhënave statistikore në lidhje me evidentimin, hetimin dhe gjykimin e veprave penale të trafikimit të personave, etj. Veç të tjerave, në këtë kapitull do të gjeni të dhëna statistikore për rastet e identifikuara, hetuara dhe gjykuara gjatë vitit 2015. Gjithashtu, do të njiheni edhe me zhvillime të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit, trajnimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, nivelin e bashkëpunimit midis agjencive si brenda dhe jashtë vendit, luftën kundër korrupsionit, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe së fundi disa rekomandime për periudhën në vijim. Viti 2015 shënon një periudhë, gjatë së cilës janë ndërmarrë masa të rëndësishme në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në veçanti në drejtim të goditjes së fenomenit nëpërmjet rritjes së identifikimit të rasteve të trafikimit, si dhe zhvillimit

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    109 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us