Mesele-Anekdota në rrethin tim familjar March 4 (Mesele-Anekdota në rrethin tim familjar) 1. NGA BABAI: E ME TA MARRË KALEMIN NI DITË - ÇKA BAN?!... Babai im (Zenel Demir Rrahmani - Bunjaku), ndonëse analfabet, mos të më lënë të gënjejnë ata që e kanë njohtur, ka qenë Histori dhe një enciklopedi e vogël për atë kohë, shkollën komuniste, në aspektin fetar ma parë se në atë kombëtar, nuk e ka dashtë sepse, sipas tij, mbase edhe kishte të drejte: kjo shkollë të bën shka, të pa erz e namuz, të pafe e pa kurrëfarë cilësish njerëzore, andaj, rrjedhimisht, vetëm detyrimisht, më dërgoi në Klasë të parë. Në vitet e 50-ta shkollë fillore e obligueshme, ishte vetëm cikli i iltë (deri në kl. IV). Kur e kreva ciklin e ultë, me gënjeshtra e "çivija", disi e binda se edhe cikli i lartë i fillores, me ligj, në ndërkohë është bërë i obligueshëm. Anash modestinë, isha nxënësi absolutisht më i miri i çdo brezi, po atij aq i bënte për këtë. Asnjëherë nuk më ka ardhur në shkollë, as për mbledhje të prindërve, madje as me pyeste fare për shkollë. Një mbrëmje seç mbetëm vetëm unë dhe ai: unë me një roman, ai me tespihë në dorë: -Po mirë, bre djalë, a jau msojnë nejfarë zanati, ata farë bir-qena? -Jo, o babë, po me shkollë hinë në punë shtetnore e me rrogë të mirë, çka të vyen zanati... - He more bir, po ata me kast po ju lankan "sakat": qysh more pa kurrëfarë zanati?! -Po puna me laps, nashta është njëfar soj zanati - u përpoqa të nxirresha. -Haj kuku për ty e për krejt ata shokë tut: me lap, qysh po i thoni ju kalemit, nuk është punë kjo, bre!!!! Po me ta MARRË NI DITË KALEMIN...?! -Paj... nuk mujnë me ta marrë dijeninë prej krejes, o babë, nashta ishalla... -Eh, ore bir, s"i di ti mirë kto puntë e hyqmetit, po nejse, ishalla del hajr! U bë si u bë dhe ia mbusha mendjen disi që ta vazhdoja shkollimin e mesëm. Më 1964, kur isha maturant, si aderues i KRÇTK, pazi e futën në burg Adem Demaçin, Teki Dërvishin, Rexhep Elmazin, Beqir Musliun e plotë të tjerë, mua, pasi një muaj rresht më malltretoi Obrad Saviçi, operativist i UDB-s, m"u dha dënimi më i lart që mund t"i jipej një nxënësi: përjashtim nga të gjitha shkollat pa të drejt regjstrimi në afat të pacaktuar... Hallin nuk e kisha aq te vetja se tek babai plak: si t"ia spiegoja këtë që më ngjau.... Desht e pa desht, erdha në shtepi dhe ia spiegova. -He more bir, të ka thënë ty baba moti: me ta marrë kalemin çka ban? Me e pas msue naj zanat kishe met gjallë e kështu, zoti t"nimoftë!... March 5 (Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar) I. 2. NGA BABAI: K"TA KO"KA MIRË ME I SHTI DIKUN N"TERR... Babai im, ndjesë pastë, ishte ndër rapsodët e rrallë të një pjese të madhe të Gollakut. I ka dijtë (dhe i ka kënduar, pra) mbi 15 këngë të Ciklit të Kreshnikëve, madje ka pasë këngë të cilat nuk i posedonin as "Visaret e Kombit" të Tiranës. I dinte dhe i përmendëte në këngë rreth 2o emra të "3o Agallarëve të Judbinës". Pos Mujit, Halilit, Zukë Bajraktarit, Ajkunës e Dylber Angjelinës, i dinte edhe shumë personalitete tjera.(Prirjet e mija për vlera shpirtërore, me garanci, i kam të trashëguara nga ai). Nejse, nuk kishte gazmend në pjesën e Luginës së Desivojcës e madje edhe në Hashani (Malësia e luginës së Bujanocit), ku nuk e ftonin. Në të shumtën, këndonte vetëm (solo), por ndonjëherë e merrte me vete edhe vëllain e vet, xhaxhain tim të vogël, që t"ia mbante "zanin e dytë". Me një dasëm të madhe në Poliçkë, pas darkës me disa sofra, filloi pjesa "kulturore": këndimi i vëllazërve Zenel e Ramiz Bunjaku. Babai im, po edhe xhxxhai i vogli, me trup ishin të shkurtë, babai më i "mbushët" e Baci Ramiz ishte edhe i Zajftë. Si gjithëkund, nga ndonjë vrimë e dritareve, apo nëse dasma bëhej jasht, nëpër vrima të gardhit, nuset dhe vajzat, e kanë pasë adet që "tinza" të dëgjonin këngët e më shumë t"i shihnin "gjallë" këngëtarët. Njana nuse po i thot tjetrës: "Uhë, po sa mirë po knojkan, po kah "kllaki" (shtati, trupi, doka) shumë hall"lig kokan... " Po, çikë, mirë e ke valla. K"ta koka mirë me i shti diku n"naj terr, e veç me i ngue pa i pa hiç..." (Diçka si biçim radioje, që atëherë akoma nuk dihej për to, hahahahah). March 6 (Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar) I. 3. BABAI: ALLAHILE, A E BITISI HALA ZENELI...?! Siç e kam përmend edhe ndonjëherë tjetër, babai im ishte rapsod tipik gollakas, dhe rëndomë këndonte këngë Kreshnike, Krajina, siç njifeshin në popull, e aso të trimërisë, dhe mund të ju betohem se nuk ka pasë këngë të këtij lloji që nuk ia ka dijtë tekstin e melodinë - pra ishte këngëtarë i këngëve epike, e sa për ato liriket as donte t'ia dijë: - Ato janë kangë për gra e me defe,e për këta horongopat e ri "pa dizgin". Këto këngë prej 300-400 vargjëshesh, kryesisht i këndonte solo, e pa kurrëfarë përcjellje instrumentale, dhe rëndomë në një kohëzgjatje prej 3, apo 3 orë e gjsmë. Në midis dhomës këmbëkryq, me dorën e djathtë mbështetur te koka, derisa këndonte, as miza nuk dëgjohej në odën përplotë burra. I përcillnin burrat bëmat e 30 Agallarëve të Jutbinës: Mujit, Halilit, Zukë Bajraktarit, Hajkunës, Diber Angjelinës dhe trimave tjerë, që luftonin një për të gjithë e të gjithë për një. Dëgjohej vetëm nga ndonjë ofshamë e ndonjë plaku: "Haj-haj", në pauzat e shkurtëra midis dy vargjeve të këngës, e në momentet emocionuese, sipas ngjarjes dhe fabulës, besa shumica sish e atyre me të vjetërve, u shpëtonin edhe lotët. PO ndodhi e ndokushi e prishi qetësinë, babai im ishte "sersem" dhe në atë vend e ndalte këngën e atë natë më nuk kish bir nane që e bind që ta vazhdojë. Nejse, një herë, në një konak në Desivojcë, kishin qëllua edhe do tërstens, sepse Tërstena ishte jo fort larg. Derisa po këndonte babai një këso këngë, dhe thuaja ishte dikund kah fundi, erdhi dikush dhe i thirri tërstensit, sepse kafshët nuk ishin kthye nga mali, dhe u duhej të dilnin t'i lypnin sepse po mbetën tërë natën në mal, vështirë se do të shpëtonte ndonjëra sosh pa e "përla" ujqët. U bë si u bë ashtu tinëz pa e prish qetësinë u tërhoqën dhe shkuan, ndërkohë që pas diku nja 20 minutash, edhe këngës i erdhi fundi. - Zemra t'knoftë, se beli na k'naqe...! - T'lumtë goja, se, vallahi, ma let kisha kositë ni javë ditë, e qe tybe n'kisha mujtë me i angllatisë gjithë ato fjalë...- ia priti ni 50-vjeçar rrapaçuk... - dhe kështu komentoheshin ndodhit dhe bëmat e Kreshnikëve deri vonë... Nejse "xhanëm", pas një jave po takohen njani nga ata tlrstensit me një kusheri bunjaks në pazar në Kamenicë, e ky tërstensi, shumë seriozisht po e pyt këtë tjetrin: - Allahile, atë Krajinë që ke tue e k'nue Zeneli i juv, a e ka bitis, a hala është tue e "zhagitë"...? March 12 (Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar) II. 2. AXHA RAMË: A E KA "KITA" T'VETEN TERI TE QATO KODRAT QATJE...? Xhaxhai im i madhi, Axha Ramë, ndjesë pastë, meqë 90 për qind ishte i shurdhët, por, iç e kam thënë në krye herash, të folurit e kishte normale, thuaja nuk zdirgjej fare "posht" në "rrafsh", dmth në Moravë. Ishte punëtor i madh që shoku nuk i gjendej në atë anë. Kur punonte, punonte e kur ulej të hante, vërtetë hante sa për 2-3 vetë/ Pas LDB, e dinte se ishin ndërrue "Dërzhavat", se në krye3 të saj ishte njëfarë "Kita" (kurrë nuk ia ka dijtë emrin Titës), ama asgjë nuk dinte dhe as i interesonte edhe aq se ç'po ndodhte, nëse nuk kishte të bënte drejtëpërdrejtë për të. I kryente punët në bujqësi e ato me blegtori, kurrë nuk ndalej, e besa edhe ishte,( për dallim nga dy vëllazërit tjerë), i gjatë e korpulent. Ua kam thënë këtë tashmë, se kurdo shkonte në mal për të pre e bartë dru, apo pas kafshëve, më merrte me vete, përdore... Me një rast, e thirri edhe vaëëin tim Hysin, që ishte 15 vite më i madh se unë. Kur dolem të vendi që e quajnë Rrafshet, që në fakt është njëra ndër pikat më të larta të Desivojcës, prej nga ishte horizonti i hapur dhe shifeshin kodrinat edhe deri diku brenda Serbisë, përtej kufirit, iu drejtua vëllaut: - A, bre, "Kabishell" , (përse e quante atë kështu, s'e di): Pa kallxom diçka: athue a e ka "Kita" teri te qato kodra qatje, a?... Vëllau, që atëbotë ishte njëfarë aktivisti dhe i dinte fortë mirë këto gjëra, iu përgjegj: - Po, o axhë, bile i ka edhe nja "dy ditë lavër" përtej qatyne kodrave -(iu kishte afrue te veshi dhe i bërtiste ç'munte, që ai ta dëgjojë). - Boll paska ba tokë, ai bir qeni, pasha Zotin!... - e sillte kokën xhahai... March 15 (Mesele-Anekdota nga rrethi im familjar) II. 6. AXHA RAMË: ... SUN PO M'RROKË HASHAJKA... Kur u koncentronte në ndonjë punë, apo e merrte drejtimin e vetë, vështirë se dekoncentrohej, e meqë as dëgjonte, kjo punë bëhej shumë më e vështirë. Edhe kur niseshe dikund me te, mezi e zije sepse ecte shumë shpejt. E shoqja e tij, DADA, si e kam quajtur, dhe vërtetë nuk jam i sigurtë me tamam si e ka pasur emrin e vërtetë, rrëfente: - Kur po nisemi te të mit apo diku tjetër musafir, po i kam telashet më të mëdha me ATË, demek, me mixhën tan, (se s'i thonte dot në emër kurrë, zatën sikundër edhe të gjitha gratë tjera të Malësisë, dhe jo vetëm të saj): - Ai po hec shpejtë e po t'hupet krejt, ku me dijtë kah po i qon ment, e mue po më harron krejt, që po i shkoja përmas fillimisht nja 10 metra larg.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages329 Page
-
File Size-