Krishterimi Me Foto-Pm-1

Krishterimi Me Foto-Pm-1

ANDREA LLUKANI KRISHTËRIMI NË SHQIPËRI (Sipas burimeve arkivore) Botimet “Trifon Xhagjika” Tiranë, 2014 1 Këtë libër ia kushtoj Astit, birit tim të parëlindur. Redaktor: prof. em. dr. Pavli Haxhillazi Recensues: dr. Moikom Zeqo Në ballinë: Mozaiku i Shën Astit, punuar nga mjeshtri Eduart Sinaj. 2 PARATHËNIE ibri “Krishtërimi në Shqipëri” përmban historikun e Kishës Ortodokse nga vitet apostolike dhe deri në ditët tona në Lkëndvështrimin e një teologu shqiptar. I pari që ka shkruar për Historinë Kishtare të Shqipërisë ka qenë Imzot Theofan Noli, i cili botoi veprën “Historia e Krishterimit në Shqipëri”. Vite më vonë teologu Dhimitër Beduli përgatiti studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944”, e cila e pa dritën e botimit vetëm në vitin 1992 dhe është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it, ndërsa libri “Krishtërimi në Shqipëri” (sipas burimeve arkivore) është fryt i përpjekjeve vetjake të autorit, i cili e paraqet si ribotim të plotësuar e të përmirësuar të librit “Historia e Krishterimit në Shqipëri”, botuar në vitin 2002. Ky libër ka qenë tekst mësimor në Akademinë Teologjike dhe u është shpërndarë studentëve në formë dispense të fotokopjuar. Botimi i ri është më i plotë dhe më i pasur me ngjarje, të cilat autori i librit i ka përjetuar gjatë kohës që punonte si pedagog i “Historisë së Krishterimit” në Akademinë Teologjike të Shën Vlashit në Durrës. Ndonëse për të realizuar botimin e parë shpenzova shumë kohë, para, mund dhe djersë ai u përfol nga njerëz mediokër (të cilët u larguan me turp nga kisha) dhe më kushtoi heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Megjithatë të krishterët në fund duken, prandaj nuk u tërhoqa, por guxoj përsëri me anën e këtij botimi modest të paraqes vlerat e vërteta të ortodoksisë shqiptare dhe përpjekjet e saj për autoqefali. 3 Historia paraqet tërësinë e ngjarjeve të jetës së njerëzimit, por ajo mund të ketë edhe vetëm një subjekt të caktuar, siç është “Krishtërimi në Shqipëri” në rastin tonë, duke na treguar për jetën, veprimtarinë si dhe përplasjet e ballafaqimet e krishterimit gjatë shekujve. Hisoria e “Krishtërimit në Shqipëri” ndahet: Kreu i parë, fillon nga vitet apostolike deri në vitin 731 kur Kisha e Ilirisë Lindore ishte në varësi të Vikariatit Romak të Selanikut. Kreu i dytë, nga vitet 731 deri në fillimet e shekullit XI, kur Kisha e Ilirisë Lindore ishte në juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës. Kreu i tretë, nga shekulli XI deri në vitin 1767 kur episkopatat më së shumti vareshin nga Kryeepiskopata e Ohrit. Kreu i katërt, vitet 1767 deri në vitin 1937 kur u shpall e autoqefalia dhe varësia nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës. Kreu i pestë, nga viti 1937 deri në vitin 1967. Kreu i gjashtë, viti 1967 deri në vitin 1990. Kreu i shtatë, viti 1990 deri në ditët tona. Ky libër modest u shërben besimtarëve ortodoksë për të njohur historinë e kishës së tyre. Libri “Krishtërimi në Shqipëri” nuk është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it, por vetëm një përpjekje vetjake e autorit, për të dhënë vlerat historike të ortodoksisë shqiptare. Kur nisa të shkruaj këtë libër, një ndjenjë krenarie më pushtonte dhe më inkurajonte për të vazhduar më tej. Ndonëse shpesh herë i mallëngjyer për ata që kanë dorëzuar shpirtin tek Perëndia, kujtimet shtoheshin dhe mbushën faqet e këtij libri modest. Jam munduar të jem realist dhe gjithpërfshirës, por nuk mund të them se kam shkruar gjithshka. Qenë ditë të vështira dhe për shkak të rrethanave të ndryshme nuk kam mbajtur shënime sistematike, gjithsesi mendoj se kam arritur diçka. Libri është përzgjedhur me kujdes që të dhënat të jenë të sakta dhe historia të dalë me vërtetësi dhe paanshmëri. 4 KREU I PARË KISHA E ILIRISË LINDORE NË VARËSINË E VIKARIATIT ROMAK TË SELANIKUT (vitet apostolike deri në vitin 731) ga vitet apostolike deri në vitin 731 Kisha e Ilirisë Lindore ishte në varësinë e Vikariatit Romak të Selanikut. NMitropoliti i Selanikut kishte titullin kryeepiskop dhe varej nga Kisha e Romës. Në vitin 412 papa Inocenti i ka dërguar një letër Kryeepiskopit të Selanikut Rufos, me anën e së cilës i caktonte provincat që qenë në juridiksionin e tij. Nga ky fakt kuptojmë se themeluesi i Vikariatit Romak të Selanikut është papa Inocenti. Në vitin 421 perandori Teodos me anën e një dekreti urdhëroi që Kisha e Ilirisë Lindore të vihej në varësi të Kostandinopojës, por me ndërhyrjen e perandorit të perëndimit, Honorit provincat e Ilirisë Lindore iu rikthyen Vikariatit Romak të Selanikut.1 Qendra të mëdha si Durrësi, Apolonia, Aulona dhe Nikopoja tërhiqnin vëmendjen e misionarëve të krishterimit. Epiri i Ri shtrihej nga Drini deri në Vlorë, duke përfshirë edhe Elbasanin e Beratin që në atë kohë quhej Pulqeriopolis dhe ishte ndërtuar nga perandori Theodhos për nder të motrës së tij Pulqeria. Kryeqendra e Epirit të Ri ishte Durrësi, prej nga fillonte Udha 1-Aleksandër Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë, Uegen, Tiranë 2004, faqe 17. 5 Egnatia. Qytete të tjera të kësaj province qenë Apolonia (Pojan), Amantia (Plloçë), Bylis (Gradishtë) dhe Aulona (Vlora). Epiri i Vjetër shtrihej nga Vjosa deri në Prevezë me kryeqendër në Nikopolis, që është ndërtuar nga perandori August. Qytete të tjera qenë Anchesmus (Saranda), Finiqi dhe Butrinti. Në provincën e Prevalitanës bënte pjesë Shkodra, Dioklea dhe Lissus (Lezha). Provinca e Dardanisë përfshinte tokat e Kosovës së sotme dhe e kishte kryeqendrën në Naissus (Nishi i sotëm). Në mbretërinë e Justinianit kryeqendra e Ilirikumit u bë Shkupi, të cilën e quajti “Justiniana Prima”. Qytet tjetër i rëndësishëm ishte Ulpiana pranë Prishtinës së sotme, e cila u quajt “Justiniana Sekonda”, sepse Justiniani e rindërtoi atë. Në vitin 535 në Dardani u ndërtua qyteti Justinopolis, për nder të dajës së Justinianit. Maqedonia Perëndimore kishte si kryeqendër Heraklen (Manastiri). Qytet tjetër me rëndësi ishte Lichnidus (Ohri).2 Përhapja e shpejtë e krishterimit në atë kohë favorizohej nga prania e të njejtave rregullave ligjore që ekzistonin në gjithë perandorinë romake si dhe nga ekzistenca e rrugëve, të cilat lidhnin Romën me provincat më të largëta. Gjithashtu edhe Udha Egnatia, e cila fillonte nga Durrësi dhe nëpërmjet Selanikut të shpinte në Kostandinopojë, luajti rol vendimtar për përhapjen e shpejtë të krishterimit në trevat e Ilirisë. Udha Egnatia ka qenë nëntë metra e gjerë dhe me një gjatësi rreth 861 km. Kjo udhë e ka marrë emrin nga ndërtuesi i saj, i cili quhej Gaius Egnatium.3 Udha Egnatia fillonte nga Durrësi e Apolonia, më pas këto dy degë janë bashkuar diku afër Elbasanit për të vazhduar 2-Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë 1998, faqe 59. 3-Sipas kumtimit gojor të gjuhëtarit Pavli Haxhillazi, Sami Frashëri emërtimin Udha Egnatia e ka lidhur me përcaktimin e bërë prej vetë shqiptarëve. Kjo udhë përshkon nga perëndimi në lindje trojet shqiptare dhe fjala “Egnatia” është mbiemri i shqipes (e gjatë), që latinët e shndërruan në trajtën Via Egnatia. Në gjuhët latine dhe greke pjesa e emërtimit Egnatia nuk është e motivueshme kuptimisht dhe kjo vjen se ata këtë emërtim e kanë huazuar prej shqipes “udha e gjatë” duke e dhënë në gjuhën e tyre “Udha (Via) Egnatia”. 6 nëpërmjet Ohrit e Manastirit dhe përfundon në Selanik. Në shekullin IV pas Krishtit, Udha Egnatia u zgjat deri në Kostandinopojë dhe ishte vazhdimi i rrugës së vjetër romake Via Apia.4 Për nga rëndësia strategjike Udha Egnatia bashkonte Perëndimin me Lindjen. Një udhëtim nga Roma për në Bizant zgjaste rreth 24 ditë.Durrësi ishte porta nistore e Udhës Egnatia. Gërmimet arkeologjike në Durrës kanë zbuluar një hark të madh qendror dhe dy harqe të tjerë simetrikë anash tij. Kjo është gjurma e “Portës së Artë” të Udhës Egnatia. Harku i madh shërbente për kalimin e qerreve, ndërsa dy harqet anash tij shërbenin për kalimin e këmbësorëve. “Porta e Artë” e Durrësit pasohet nga “Porta e Artë” e Skampës në Elbasan, të cilës i kanë mbetur vetëm gjurmët e themeleve, ndërsa në Selanik “Porta e Artë” është ruajtur në gjendje të mirë. Një tjetër “Portë e Artë” gjendet në Kostandinopojë. Si konkluzion përfundimtar mund të themi se Udha Egnatia përshkohej nga katër “Porta të Arta”, dy prej të cilave gjenden në Shqipëri. Ky fakt vërteton se Shqipëria ka qenë mitra ndërtimore e Udhës Egnatia.5 4-Via Apia u ndërtua në vitin 312 para Krishtit nga Apud Klaudi. Ajo fillinte nga Roma dhe zbriste poshtë drejt Brindisit për tu hedhur matanë Adriatikut në Durrës, nga ku fillonte Via Egnatia. 5-Moikom Zeqo, Hulumtime Arkeologjike, Albanopol, Tiranë 2009, faqe 166. 7 KRISHTERIMI NË ILIRI Krishterimi në Iliri i ka fillimet nga vitet apostolike, d.m.th që në shekullin e parë pas Krishtit. Apostull Pavli gjatë udhëtimeve të tij misionare ka predikuar krishterimin në Iliri. Gjatë udhëtimit të tretë misionar, që e filloi në pranverën e vitit 53 dhe e përfundoi në verën e vitit 56, apostull Pavli qëndroi dy vjet e gjysmë në Efes, prej ku u detyrua të largohej pas një kryengritjeje të paganëve të udhëhequr nga argjendari Dhimitër kundër tij. Rrëmuja e krijuar në Efes e detyroi apostull Pavlin të shkonte në Maqedoni dhe prej andej në Iliri. Kjo dëshmi përmendet te letra drejtuar Romanëve (15;19): “Nga Jerusalemi deri në Iliri kam kryer shërbimin e Krishtit”.6 Koha e gjatë e qëndrimit në Maqedoni na shtyn të mendojmë se Pavli ka predikuar krishterimin në brendësi të Ilirisë. Në Bibël thuhet: “Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla” (Veprat e Apostujve 20, 2). Maqedonia në atë kohë ishte një provincë romake në juglindje të Ilirisë, prandaj mund të hamendësojmë se duke ndjekur Udhën Egnatia apostulli i kombeve ka shkuar deri në Durrës. Tek Ungjilli sipas Llukës (10, 1) tregohet se Krishti kishte 70 dishepuj: “Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij në çdo qytet dhe vend ku Ai do të shkonte”.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    400 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us