
Banka e Shqipërisë POLITIKA MONETARE, INTEGRIMI EKONOMIK DHE “NORMALITETI I RI” Konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me London School of Economics and Political Science (LSE), Tiranë, 1 nëntor 2018 1 Përgjegjësia për informacionet dhe pikëpamjet e shprehura në këto prezantime, u takon tërësisht autorëve. Nëse përdorni të dhëna të këtij botimi, jeni të lutur të citoni burimin. Publikuar nga: Banka e Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej”, Nr.1, Tiranë, Shqipëri Tel.: + 355 4 2419301/2/3; + 355 4 2419401/2/3 Faks: + 355 4 2419408 E-mail: [email protected] Redaktoi: Arlinda Koleniço, Egnis Isaku Përktheu: Gentjan Suli, Besiana Shashaj, Lorina Guga dhe Dorian Hysi Kopertina, dizajni grafik dhe faqosja: Iv Pashaj Printuar në: 300 kopje Printuar nga: AdelCo sh.p.k ISBN: 978-9928-262-24-0 2 PËRMBAJTJA FJALËT E MIRËSEARDHJES DHE PËRSHËNDETËSE 9 FJALA E MIRËSEARDHJES 11 Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë FJALA E MIRËSEARDHJES 19 Erik Berglof, Drejtor, LSE, Instituti për Çështje Globale FJALË PËRSHËNDETËSE 23 Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë FJALË PËRSHËNDETËSE 29 Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë BANKA QENDRORE ME “NORMALITET TË RI”: NGA PRAKTIKA TEK SHKENCA 33 Folës kryesor: Ricardo Reis, A.W. Phillips Profesor i Ekonomisë, LSE SESIONI I PARË POLITIKA MONETARE NË NORMALITETIN E RI 51 RIKONCEPTIMI I SHËNJESTRIMIT TË INFLACIONIT: DISA MËSIME NGA IZRAELI 53 Leonardo Leiderman, Jack dhe Lisa Yael Profesor i Studimeve Ekonomike Krahasuese, Shkolla e Ekonomisë në Berglas, Universiteti i Tel Avivit, Izrael POLITIKA MONETARE NË NJË BOTË ME NORMA TË ULËTA INTERESI 61 Dimitris Malliaropulos, Kryeekonomist dhe Drejtor i Analizave Ekonomike dhe Kërkimit, Banka e Greqisë BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE: PASIGURITË PAS KRIZËS 75 Mario I. Blejer, ish-Guvernator i Bankës Qendrore të Argjentinës dhe Profesor i ftuar në LSE 3 A DO TË KETË NJË “NORMALITET TË RI” NË POLITIKËN MONETARE NË TË ARDHMEN E AFËRT? 81 Marko Škreb, Këshilltar për çështje të bankave qendrore POLITIKA MONETARE NË MES TË NDRYSHIMEVE TË SHPEJTA STRUKTURORE: PËRVOJA E BANKËS SË SHQIPËRISË ME “NORMALITETIN E RI” PAS KRIZËS 93 Elisabeta Gjoni, Zëvendësguvernatore e Parë, Banka e Shqipërisë “NORMALITETI I RI” I POLITIKËS MONETARE 103 Guido Della Valle, Konsulent i FMN-së dhe ish-Këshilltar Rezident në Bankën e Shqipërisë SESIONI I DYTË GLOBALIZIMI FINANCIAR DHE EVOLUIMI I ORGANIZMAVE TË BASHKËPUNIMIT RAJONAL DHE GLOBAL 123 A PO PËRBALLEMI ME FUNDIN E RRJETËS SË SIGURISË FINANCIARE GLOBALE? 125 Charles Wyploszv, Graduate Institute Geneva TA BËSH SISTEMIN TË FUNKSIONOJË SI I TILLË - REFORMA GLOBALE E QEVERISJES FINANCIARE NË EPOKËN TRUMP 131 Erik Berglof, Drejtor, LSE Instituti për Çështje Globale A MUNDET NJË EKONOMI E VOGËL DHE E HAPUR TË NDJEKË NJË POLITIKË MONETARE TË PAVARUR? SHEMBULLI I POLONISË 2010-2016 139 Marek Belka, Ish-President i Bankës Kombëtare të Polonisë dhe Profesor i ftuar i LSE-së NDIKIMI I TËRTHORTË BANKAR DHE I POLITIKËS MONETARE - IMPLIKIMET PËR VENDET EVROPIANE NË ZHVILLIM 145 Előd Takáts, Banka për Rregullime Ndërkombëtare BASHKIMI EVROPIAN: QENDRA DHE PERIFERIA GJEOGRAFIKE 159 Charles Enoch, Drejtor, Ekonomia politike e tregjeve financiare (PEFM), St Antony’s College, Universiteti i Oksfordit BESUESHMËRIA E BANKAVE: BILANCET, QEVERISJA DHE LIGJI 167 Lars Nyberg, ish-Zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Suedisë UKRAINA NË RRUGËN DREJT BE-SË - RREZIQE DHE MUNDËSI PËR NJË EKONOMI TË VOGËL E TË HAPUR 171 Valeria Gontareva, Ish-Guvernatore e Bankës Kombëtare të Ukrainës dhe Senior Policy Fellow, IGA - LSE 4 SESIONI I TRETË INOVACIONI NË FUSHËN FINANCIARE DHE RRJEDHOJAT PËR POLITIKËN MONETARE DHE QËNDRUESHMËRINË E SISTEMIT FINANCIAR 181 GABIMI KING KONG” DHE SI TA SHMANGIM ATË: PËRMIRËSIMI I REAGIMIT RREGULLATOR NDAJ KFG-SË TË VITIT 2008 183 Kevin R. James, Kërkues shkencor, Qendra për Rrezikun Sistemik, LSE INOVACIONI NË FUSHËN FINANCIARE, NGARKESA E BORXHIT DHE BASHKËRENDIMI I POLITIKAVE MONETARE DHE MAKROPRUDENCIALE 195 Jan Frait, Drejtor Ekzekutiv, Departamenti i Stabilitetit Financiar, Banka Kombëtare e Republikës Çeke FINTECH DHE BANKINGU: RRJEDHOJAT PËR MODELET E BIZNESIT DHE RREGULLIMIN 203 Emidio Cocozza, Zëvendësdrejtor i Sektorit të Bashkëpunimit Teknik Ndërkombëtar dhe Ekonomive të Fqinjësisë së BE-së, Banka e Italisë AGJENDA FINTECH E BALIT DHE DOMETHËNIA E SAJ PËR SHQIPËRINË 209 Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë INOVACIONI FINANCIAR: DOMETHËNIA, FAKTORËT SHTYTËS DHE RRJEDHOJAT PËR EKONOMINË E MAQEDONISË 221 Emilija Nacevska, Zëvendësguvernatore, Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë KRIPTOINSTRUMENTET, KLASIFIKIMI DHE RREGULLIMI FINANCIAR 229 Ousmène Jacques Mandeng, Studiues (Visiting Fellow) pranë LSE-së PANELI I GUVERNATORËVE: CILAT JANË SFIDAT KRYESORE PËR EKONOMITË E VOGLA NË KËTË “NORMALE TË RE”? 235 Moderator: Ricardo REIS, A.W. Phillips Profesor i Ekonomisë, LSE Már Guðmundsson, Guvernator, Banka Qendrore e Islandës Sokol Havolli, Zëvendësguvernator, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës Gent Sejko, Guvernator, Banka e Shqipërisë Senad Softić, Guvernator, Banka Qendrore e Bosnje-Hercegovinës Sandra Švaljek, Zëvendësguvernator, Banka Kombëtare e Kroacisë 5 6 PARATHËNIE Të nderuar lexues! Vëllimi që mbani në duar përmban prezantimet e paraqitura gjatë punimeve të Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë, zhvilluar më 1 nëntor 2018, në Tiranë. Në vijim të traditës së organizimit të një konference vjetore të nivelit të lartë, Banka e Shqipërisë është kujdesur të thellojë më tej përmbajtjen e politikave dhe të kërkimit shkencor. Edhe këtë vit na u dha rasti të mirëpresim në Tiranë personalitete të shquara të fushave të ndryshme si: bankierë qendrorë, hartues të politikave dhe përfaqësues të nderuar nga bota akademike, nga Evropa dhe më gjerë. Gjithashtu, patëm nderin të kishim të pranishëm në konferencë edhe Kryeministrin e Shqipërisë. Siç e sugjeron edhe vetë titulli i konferencës “Politika monetare, integrimi ekonomik dhe “normaliteti i ri””, gjatë saj u trajtuan çështjet dhe sfidat më aktuale në lidhje me bankingun qendror dhe rregullimin e veprimtarisë bankare e financiare, duke u përqendruar në veçanti tek ekonomitë e vendeve në zhvillim, siç është edhe Shqipëria. Në konferencë u diskutua mbi domethënien e “normalitetit të ri” në lidhje me politikën monetare; cilat duhet të jenë instrumentet e reja të politikave; dhe dallimet midis ekonomive të vendeve të zhvilluara dhe atyre të vendeve në zhvillim, në këto aspekte. Gjithashtu, u paraqitën pikëpamje dhe përvoja të ndryshme në lidhje me zhvillimet përkatëse në aspektet e rregullimit dhe të politikave, si dhe në lidhje me sfidat që paraqesin inovacioni financiar dhe FinTech-u. Më tej, u diskutua në lidhje me mundësitë që këto risi ofrojnë për publikun dhe sistemin, nëse shfrytëzohen si duhet. Një tjetër temë e trajtuar ishte mjaftueshmëria dhe përshtatshmëria e rrjetës globale të sigurisë financiare, si dhe sfidat për qeverisjen globale. Këtë vit, konferenca ishte për herë të parë fryt i punës së përbashkët mes Bankës së Shqipërisë dhe Shkollës së Londrës për Studime Ekonomike dhe Shkenca Politike (LSE). Konferencën e vlerësoj tejet të suksesshme e produktive, rezultatet e së cilës shpresoj t’u vijnë në ndihmë bankierëve qendrorë dhe hartuesve të politikave në Shqipëri, në rajonin e EJL-së dhe më gjerë. Gent Sejko Guvernator Banka e Shqipërisë Tiranë, Shtator 2019 7 8 FJALËT E MIRËSEARDHJES DHE PËRSHËNDETËSE 9 10 FJALA E MIRËSEARDHJES Gent Sejko* I nderuar z. Kryeministër, I nderuar z. Ministër i Financave, I nderuar Profesor Berglof, Të nderuar guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë, ambasadorë, profesorë e përfaqësues të sistemit bankar, Të nderuar pjesëmarrës, Si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, e kam gjithnjë kënaqësi të hap punimet e konferencës sonë të përvitshme. Megjithatë, këtë vit kënaqësia është e dyfishtë, për arsye se kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me London School of Economics - një nga institucionet akademike më prestigjioze në fushën e kërkimit për shkencat ekonomike dhe politike. Shprehja e interesit dhe investimi profesional i një institucioni të tillë është dëshmi e maturisë që ka arritur cikli i konferencave tona. Jam i bindur se konferenca e sivjetshme do të ruajë dhe do të çojë përpara standardet e arritura. Po ashtu, jam i bindur se diskutimet e hapura dhe shkëmbimi i opinioneve dhe eksperiencave të ndërsjella do të na ndihmojë të identifikojmë rrugët optimale të trajtimit të sfidave që kemi përpara. * Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë. 11 Tema e këtij viti është veçanërisht e rëndësishme, jo vetëm për bankat qendrore, por për të gjithë vendimmarrësit ekonomikë. Duke u fokusuar në pasojat direkte mbi politikën monetare, ajo prek çështje që kanë të bëjnë me ndryshimet e vrullshme që po përjetojnë strukturat ekonomike, tregjet financiare, doktrinat e administrimit ekonomik, si dhe shoqëritë e komunitetet, në rang botëror e lokal. Raportet e fundit të institucioneve prestigjioze financiare ndërkombëtare theksojnë se perspektivat e zhvillimit ekonomik botëror vijojnë të mbeten pozitive. Në mënyrë të ngjashme, edhe Shqipëria gjendet në një trajektore të qëndrueshme e pozitive të rritjes ekonomike. Politikat e kujdesshme ekonomike që kemi ndjekur, përmirësimi i vazhduar i bilanceve të sektorit real dhe financiar, si dhe ristrukturimi në progres i ekonomisë dhe i modelit të rritjes, kanë krijuar premisat e duhura për shfrytëzimin gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe për kthimin e inflacionit në objektiv. Më lejoni ta detajoj
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages264 Page
-
File Size-