Kalimin Transmetimet Analoge Në Ato Numerike
Total Page:16
File Type:pdf, Size:1020Kb
Projekt STRATEGJIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR KALIMIN NGA TRANSMETIMET ANALOGE NË ATO NUMERIKE Projekt Strategjia e Republikës së Shqipërisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike LËNDA 1. HYRJE .................................................................................................................................... 4 1.1. Qëllimi i Dokumentit ........................................................................................................... 4 1.2. Përmbajtja e Dokumentit ................................................................................................... 5 1.3. Zhvillimi i një Procesi Këshillimi Publik ........................................................................... 6 1.4 Aspekti Ndërkombëtar i Kalimit në Sistemin Numerik .................................................... 7 2. LEGJISLACIONI - KUADRI JURIDIK .................................................................................... 9 2.1 Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ............................................................................. 9 2.2 Kuadri rregullator evropian ......................................................................................... 9 2.3 Politika dhe orientimet strategjike evropiane .......................................................... 10 2.4 Legjislacioni shqiptar ................................................................................................. 12 3. SITUATA AKTUALE ............................................................................................................. 13 3.1. Popullsia ............................................................................................................................ 13 3.2. Peizazhi audiovizual shqiptar.......................................................................................... 14 3.2.1 Sektori Publik i Audiovizualit ................................................................................... 14 3.2.2 Sektori Privat i Audiovizualit ................................................................................. 16 3.3. Transmetimi numerik ekzistues ...................................................................................... 16 4. OBJEKTIVAT DHE PARIMET E STRATEGJISË ..................................................................... 17 5. ASPEKTI RREGULLATOR ....................................................................................................... 20 5.1. Roli i shtetit në këtë proces ............................................................................................. 20 5.2. Bashkëpunimi ndër-institucional .................................................................................... 22 5.3. Autoriteti Rregullator ....................................................................................................... 23 6. PËRMBAJTJET E PROGRAMEVE ..................................................................................... 25 7. KAPACITETET E RRJETEVE NUMERIKE .............................................................................. 26 7.1. Tipi dhe struktura e rrjeteve numerike sipas planit GEO6 ........................................... 26 7.1.1. Kapacitetet transmetuese ........................................................................................ 26 7.2 Llojet e operatorëve të rrjeteve numerike ................................................................ 28 7.2.1. Operatorët kombëtarë ............................................................................................... 29 7.2.2 Operatorët rajonalë .................................................................................................... 29 7.2.3 Operatorët lokalë ........................................................................................................ 30 7.2.4 Tabela përmbledhese e klasifikimit të operatoreve ................................................ 30 7.3. Operatorët ekzistues analoge ......................................................................................... 31 7.3.1. Kapaciteti transmetues numerik i nevojshëm për mbështetjen e kanaleve analoge ekzistuese.............................................................................................................. 31 8. STRATEGJIA E KALIMIT NË TRANSMETIMET NUMERIKE ............................................ 33 8.1 Mënyrat e implementimit të rrjeteve numerike ........................................................ 33 8.1.1 Kalimi i butë ................................................................................................................ 33 8.1.2 Ishujt numerikë ........................................................................................................... 33 8.2 Ndërtimi i rrjeteve numerikë për shtimin e programeve dhe futjen e shërbimeve shtesë ....................................................................................................................................... 38 8.3 Kostot e ndërtimit të rrjeteve numerike .......................................................................... 39 8.3.1. Kostot e rrjeteve ........................................................................................................ 39 8.3.2 Kostoja e dekoderëve ................................................................................................ 41 Hartuar nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit 2 Projekt Strategjia e Republikës së Shqipërisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike 8.4 Licencimi i tre rrjeteve numerike tokësore private kombëtare .............................. 44 8.5 Ndërtimi i rrjeteve numerike tokësore të TV Publik ................................................ 45 8.5.1. Skenari 1: Ndërtimi i dy rrjeteve numerike kombëtare për TVSH ..................... 46 8.5.2. Skenari 2: Ndërtimi i një rrjeti numerik kombëtar për TVSH ................................ 47 8.5.3 Përcaktimi i numrit të programeve të RTSH ............................................................ 47 8.6 Ndërtimi i rrjeteve lokale për mbështetjen e transmetuesve analogë ekzistues . 48 8.7. Ndërtimi i Rrjeteve Vendore ............................................................................................ 50 8.8. Shpërndarja e dekoderëve............................................................................................... 51 9. ÇËSHTJET SOCIAL-EKONOMIKE ..................................................................................... 51 9.1 Hyrje ............................................................................................................................. 51 9.2 Gjendja e tregut .......................................................................................................... 53 10 KONKLUZIONE ................................................................................................................ 54 Hartuar nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit 3 Projekt Strategjia e Republikës së Shqipërisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike 1. HYRJE Kalimi nga transmetimet radiotelevizive analoge në ato numerike, që është përcaktuar si proces prioritar në të gjitha vendet evropiane, pjesë e BE ose jo, është një proces me ndikim të gjerë në gjithë shoqërinë shqiptare. Prandaj, për realizimin me sukses të këtij kalimi është e nevojshme të mobilizohen vetë përdoruesit e shërbimeve audiovizuale, industria, operatorët e rrjetit, ofruesit e përmbajtjes, institucionet dhe autoritetet publike, gjithë shoqëria. Strategjia e Republikës së Shqipërisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike është një dokument që i drejtohet segmenteve të shoqërisë shqiptare, të përshkruara më sipër, të cilët, në mënyrë aktive ose pasive, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, janë përfshire në kalimin në sistemin numerik. 1.1. Qëllimi i Dokumentit Qëllimi i këtij Dokumenti politikash është kalimi nga transmetimet analoge në numerike, përmes informimit dhe përgatitjes në kohë të të gjithë aktorëve të interesuar, duke synuar zbatimin e tij në mënyrë të plotë dhe efektive si dhe arritjen e rezultateve sa më pozitive nga ky kalim. Meqenëse shoqëria e sotme mbështetet në komunikimet e avancuara elektronike, kërkesa për radio-frekuenca është vazhdimisht në rritje. Spektri i frekuencave është një element parësor mbështetës i komunikimeve elektronike, pavarësisht nëse ai përfshin telefoninë mobile, aksesin pa tel në internet, apo transmetimet radio-televizive. Në ditët e sotme, zhvillimet e shpejta teknologjike dhe konvergjenca e komunikimeve elektronike, kapacitetet e medias dhe pajisjet elektronike, janë duke krijuar një mjedis dinamik në të cilin spektri është duke u bërë, gjithnjë e më shumë, një burim i kufizuar. Nëse menaxhimi i spektrit nuk ecën paralel me këtë zhvillim, pra nëse metoda tradicionale mbetet e pandryshuar, shoqëria jonë do të privohet nga gëzimi i fryteve të këtij mjedisi të ri dinamik. Ndryshimet e vrullshme të teknologjisë në fushën e medias, realiteti aktual i televizionit numerik në Shqipëri dhe nevoja për të përditësuar legjislacionin në fuqi në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane në këtë fushë, ka shërbyer si një nxitje e fuqishme për të ndërmarrë hartimin e një Hartuar nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit 4 Projekt Strategjia e Republikës së Shqipërisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike Dokumenti të tillë, me synimin për të krijuar një mjedis dhe vizion afatgjatë të qasjeve rregulluese në lidhje me procesin e dixhitalizimit. 1.2. Përmbajtja e Dokumentit Kjo Strategji e