Projektligji “Për Disa Ndryshime Dhe Shtesa Në
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI P R O J E K T L I GJ Nr._____/ 2015 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 dhe 157, pika 3, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë V E N D O S I: Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në përmbajtje të ligjit, hiqen fjalët “...komuna...” dhe “...Këshilli i Komunës...”. Neni 2 Në nenin 3,shtohet pika 7, me këtë përmbajtje : “7. “Truall”, një sipërfaqe toke, jo tokë bujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, të e miratuar për të ndërtuar mbi të.”. Neni 3 Pika 6, e nenit , riformulohet, me këtë përmbajtje: 1 “6. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkive dhe organeve tatimore të pushtetit qendror, për çështje që kanë të bëjnë me kompetencën e juridiksionit mbi taksën vendore, bëhet me mirëkuptim. Në të kundërt, palët i drejtohen gjykatës.”. Neni 4 Pika 2, e nenit 9, ndryshon, me këtë përmbajtje: “2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.”. Neni 5 Neni 11, ndryshon, me këtë përmbajtje: “Neni 11 Shkalla tatimore 1. Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5 (pesë) për qind.
[Show full text]