REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian

PROCESVERBAL1 Tiranë, më 26.03.2018, ora 17:00 Drejton mbledhjen: Genc Pollo – Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Rendi i ditës:

1. Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. 2. Mekanizmat për një partneritet të shtuar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. (Romana Vlahutin, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri) 3. Prezantim i Strategjisë së Komisionit Europian “Perspektiva e besueshme e zgjerimit dhe një angazhim i shtuar i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor” dhe hapat e parashikuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit. (Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme) 4. Diskutime nga pjesëmarrësit. 5. Çështje të tjera (Shkolla Verore Europiane 2018; ripërtëritja e anëtarësisë së OSHC dhe Medias në zbatim të nenit 5 të Rregullores së KKIE) Marrin pjesë: Genc Pollo,Taulant Balla, Ulsi Manja, Enkelejd Alibeaj, Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Tritan Shehu, Jorida Tabaku, Ermonela Velikaj(Felaj), Flamur Noka, Eduard Shalsi, Petrit Vasili, Elisa Spiropali, Albana Vokshi, Milva Ekonomi, Aldo Bumçi, Klajda Gjosha, Grida Shqina, Oerd Bylykbashi, Evis Kushi, Blerina Gjylameti, Viktor Tushaj, Kleopatra Maliqi, Andi Dobrushi,

1 Ky procesverbal do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit kombëtar të Integrimit Europian.

1

Gjergji Vurmo, Klodjan Seferaj, Gledis Gjipali, Zana Vokopola, Krisela Haçkaj, Pranvera Strakosha, Erisa Proko, Edmond Cane, Arben Shkodra, Kol Nikollaj. Mungojnë: Erjon Braçe, Florjon Mima, Ilda Zhulali, Marinela Lika, Arta Marku, Erinda Ballanca, Edith Harxhi, Albert Rakipi, Albana Dhimitri, Besnik Dervishi, Irma Baraku, Eralda Methasani, Ilva Tare, Anila Basha, Nikolin Jaka, Claudia Vollmer. Të ftuar: Romana Vlahutin - Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Ditmir Bushati - Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

2

HAPET MBLEDHJA

Genc Pollo – Zonja dhe zotërinj, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, është koha për të filluar. Ju e keni marrë agjendën e këtij takimi. Besoj se jeni dakord me të. Në këtë mbledhje do të flasë zonja Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri, mbi mekanizmat për një partneritet të shtuar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si dhe zoti Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili do të flasë edhe për hapat e parashikuara për të ndihmuar hapjen e negociatave të anëtarësimit, pasi dihet se një vendim i tillë pritet të merret në mes të këtij viti. Mbledhja e parë e këtij Këshilli në këtë legjislaturë, bëhet mbas prezantimit të strategjisë së zgjerimit, në fillim të muajit shkurt (mendoj se është koha e duhur) dhe mbas prezantimit të raporteve nga Komisioni Europian, në muajin prill, pra në muajin e ardhshëm, besoj se do të planifikojmë mbledhjen tjetër. Pra, edhe një herë, zonja dhe zotërinj, kjo mbledhje përkon me një moment shumë të rëndësishëm për integrimin europian të vendit dhe të të gjithë rajonit. Procesi i zgjerimit po rimerr fokusin dhe shpejtësinë e duhur, duke ofruar një perspektivë reale dhe të besueshme anëtarësimi, të bazuar në reforma dhe në meritën individuale të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në përparimin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes tyre. Vëmendja e shtuar e Komisionit Europian ndaj rajonit, është iniciuar me fjalimin e presidentit Junker gjatë State of the Union në shtator të 2017-s, e pasuar me publikimin në shkurt të këtij viti, siç e thashë, të Strategjisë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, e cila rikonfirmon perspektivën e anëtarësimit për shtetet e rajonit dhe angazhimin e shtuar të BE-së, duke shpallur 6 iniciativa kryesore, të konceptuara për të sjellë ndryshim real, si dhe përftime të prekshme për qytetarët. Urojmë që ky impuls të finalizohet këtë vit me vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë! Strategjia identifikon shumë qartë problemet e thella që ekzistojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat vijojnë të na mbajnë larg anëtarësimit, si dhe nënvizon përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të udhëheqësve të vendeve të rajonit për ta shndërruar në realitet këtë perspektivë.

3

Strategjia thekson ekzistencën e elementeve të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin, në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të administratës, përfshirë edhe ato më të lartat, një përzierje e ngushtë e interesave publike dhe private, saqë jo rrallë, nuk dallohen nga njëra-tjetra, duke ushqyer edhe një ndjenjë të mosndëshkimit dhe të pabarazisë, gjithashtu, ndërhyrje të gjera politike për kontrollimin e mediave. Nuk mund të them saktë sa vlen ky përshkrim për vendet fqinje, por duke lexuar këto radhë, mëndja më shkoi vrik te vendi im. Besoj se ne të gjithë duhet ta mirëpresim këtë shfaqje të sensit të realizmit në Bruksel, i cili kontraston me deklarata dhe raportime të mëhershme, ku pretendohej progres i qëndrueshëm, fatkeqësisht, edhe në rastet kur regresi ishte i dukshëm dhe i prekshëm. Strategjia, siç e thamë, ofron edhe nisma të reja, për të ndihmuar vendet aspirante të rajonit, që të korrigjojnë shtrembërimet e mësipërme. Këto, krahas instrumenteve që ofrojnë negociatat për anëtarësim, do të ishin një ndihmë e vyer për Shqipërinë, që të kapërcejë problemet e krijuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin e organizuar, të cilat ne i debatojmë gjerësisht gjatë punimeve të Kuvendit. Kjo është një arsye shtesë dhe e fortë që opozita insiston dhe kontribuon në çeljen e negociatave për anëtarësim, kuptohet, krahas arsyes bazë apo të idealit të hershëm dhe aktual të Shqipërisë që e duam si gjithë Europa. Në Ballkanin Perëndimor është normale që qeveritë, me përgjegjësitë madhore që natyralisht ka ekzekutivi, të tentojnë të hedhin hapin tjetër drejt Bashkimit Europian. Edhe qeveria jonë po përpiqet për këtë, dhe ne duhet të shpresojmë te suksesi. Jo kudo dhe jo përherë opozitat janë mbështetëse dhe kontribuese të procesit, kjo për arsye të ndryshme, parimore ose taktike. Është ogur i mbarë që te ne opozita përkrah aktivisht Integrimin Europian. Rezoluta e 27 Nëntorit 2013, e nismuar nga Partia Demokratike, korrigjimi i deviacioneve në legjislacionin e reformës në drejtësi, së fundi miratimi unanim muajin e shkuar i rekomandimeve të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, janë disa nga shembujt demonstrues të kontributit të opozitës. Por, kontributi kryesor mbetet roli bazë i opozitës në një demokraci parlamentare: denoncimi i zullumit të pushtetit, dhe në rastin tonë, në radhë të parë, të kriminalizimit të shtetit dhe të kanabizimit te vendit. Prandaj, është për të ardhur keq, që edhe së fundmi, madje nga pena e Kryeministrit, aludohet për mosmbështetje nga opozita, por edhe më keq, një politizim për përfitime partiake të

4 ditës, sipas motos “Suksesi është vetëm imi, dështimi është i kujtdo tjetër”, duke filluar nga opozita, është jo vetëm për të ardhur keq, por ndoshta edhe i dëmshëm, jo vetëm se është i padrejtë, por më e rëndësishmja, mund të ulë shanset e një vendimi pozitiv nga Bashkimi Europian. Gjithashtu, lipset të mësojmë nga e shkuara e afërt. Në fund të vitit 2016, qeveria, plot siguri, na përsëriste në Kuvend se mjaftonte aprovimi i ligjeve të vetingut për çeljen e negociatave. Bashkimi Europian vendosi në dhjetor të atij viti se kusht për to, krahas 5 prioriteteve kyçe, ku reforma në drejtësi ishte njëri syresh (por e rëndësishme), ishin edhe dekriminalizimi, lufta kundër drogës dhe zgjedhjet e lira. Ishte ky një qëndrim i drejtë dhe një rast për të mësuar se BE- ja është shumë më shumë se një komponent apo ofiqar i veçantë dhe nuk ka të bëjë me premtime të rrejshme. Uroj të mos përsërisim më të njëjtat gabime! Së fundi, në një mbledhje në Parlamentin Europian dëgjova Kryeministrin, që paraqiste rezultatet konkrete të vetingut në gjyqësor (të pasakta edhe ato). Por kujtoj se legjislacioni i vetingut nuk mund të miratohej pa votat pro të opozitës së djeshme dhe asaj të sotme, dhe produkti është fryt i organeve të pavarura të vetingut. Ne vërtet shpresojmë se ky proces do të lërë në sistem vetëm magjistratë me integritetin dhe profesionalizmin e nevojshëm. Do të donim që në Bruksel të prezantoheshin edhe suksese konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por kjo nuk ndodhi, për arsye që ne i dimë. Entuziazmohemi kur dëgjojmë në takimin e Brukselit me Kryeministrin, përfaqësuesen e lartë për politikën e jashtme, zonjën Mogerini, të thotë se ajo ka si objektiv një rekomandim pa kushte për Shqipërinë nga Komisioni dhe një vendim pozitiv nga Këshilli i shteteve anëtare, në qershor, por bëhemi më të përmbajtur disi kur dëgjojmë po aty, pak minuta më vonë, nga goja e Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, po italian dhe po mbështetësi i çeljes së negociatave këtë vit, se duhen shkulur nga rrënjët arsyet që e sollën trafikun e drogës në një situatë dramatike dhe se nuk mund të tolerohet më mosdënimi i fajtorëve. Pra, me sens realizmi, lipset të kuptojmë se në 2-3 muajt në vijim nevojiten veprime konkrete dhe bindëse nga maxhoranca, përfshirë këtu mosmbrojtjen me imunitetet të ofiqarëve nën akuzë, si dhe angazhimin e të gjitha partive parlamentare, për një reformë zgjedhore, që do t’i presë rrugën votëblerjes.

5

Gjithëpërfshirja dhe dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv janë, gjithashtu, elementet kyçe, që kontribuojnë në reformat e lidhura me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në zbatim të rolit të tij, si forum që garanton gjithëpërfshirjen në realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit, do të intensifikojë mbikëqyrjen ndaj zbatimit të këtyre reformave, që lidhen me integrimin europian, duke siguruar edhe diskutimin e vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe gjithë aktorët e tjerë të këtij procesi. Duke falënderuar shoqërinë civile dhe organizatat e saj, për rolin e luajtur deri tani, dëshiroj t’i ftoj për t’u angazhuar më tej në këtë Këshill, për të kanalizuar këtu ekspertizën e tyre në këtë proces! Po në kuadër të angazhimit gjithëpërfshirës për avancimin dhe zbatimin e detyrimeve të procesit të integrimit dhe të përgatitjes për hapjen e negociatave, do të sjell në vëmendjen e qeverisë dhe të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që të intensifikojë procesin e përafrimit të legjislacionit (së shpejti hyjmë në vitin e fundit të zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim–Asociimit) dhe rrjedhimisht, detyrimin për përafrimin e plotë të legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Europian; të unifikojë dhe të përditësojë planet e veprimit për 5 prioritetet kyçe, në dritën e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian, që do të publikohet në prill; të hartojë sa më parë planin kombëtar të integrimit europian 2018-2020; të rishikojë dhe të plotësojë më tej kuadrin ligjor dhe institucional për negociatat e anëtarësimit, dhe e fundit, të identifikojë negociatorët potencialë dhe të trajnojë anëtarët e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin europian. Ka shumë punë për të bërë, zonja dhe zotërinj, dhe për këto do të flasim sot dhe në vijim. Tani, do të doja t’ia jepja fjalën zonjës ambasadore Vlahutin, për të bërë prezantimin e saj. Romana Vlahutin – Faleminderit! I nderuar Ministër, I nderuar Kryetar, Të nderuar anëtarë të Këshillit për Integrimin Europian! Qysh prej miratimit të strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në fillim të shkurtit, në një sërë rastesh kemi diskutuar për mesazhet e rëndësishme politike që ajo përcjell. Strategjia përcjell një perspektivë të qartë për integrimin europian të rajonit. Ajo kërkon të ushqejë energji shtesë në trajtimin e sfidave serioze sistemore, si shteti i së drejtës, përfshirë luftën

6 kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimit të të drejtave themelore, mirëqeverisjes dhe forcimit të institucioneve demokratike. Strategjia rikonfirmon fuqimisht vendosmërinë e BE-së për ta bërë së bashku këtë rrugëtim dhe për të rritur angazhimin e Bashkimit Europian me partnerët e Ballkanit Perëndimor. Kjo është ajo çfarë dua të trajtoj sot, që është shtojca e strategjisë, që përfshin mekanizmat specifike, përmes të cilave BE-ja mbështet atë agjendë mjaft ambicioze. Komisioni parashikon një pjesëmarrje në rritje të Ballkanit Perëndimor në këshillat informalë, si dhe në kontaktet e rregullta ministeriale, përfshirë në nivel samiti. Natyrisht, komisioni do të përfshijë Ballkanin Perëndimor në komisionet teknike, gjithashtu, edhe në grupet e punës së komisionit dhe do të sigurohet që të ketë një rritje të pjesëmarrjes së mundshme në programet ekzistuese, në rrjetet ekzistuese të BE-së. Është tejet e rëndësishme të krijojmë mundësi për një shkëmbim dhe përfshirje më të madhe. Këto mekanizma dhe agjenda e konektivitetit do të jenë në qendër të samitit për Ballkanin Perëndimor në Sofje, që do të mbahet në maj të viti 2018. Javën e kaluar, këshilli deklaroi se pret me padurim të nisë nisma konkrete dhe të dukshme për të përmirësuar konektivitetin fizik dhe njerëzor në rajon dhe me BE-në, përveç diskutimit të përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të përbashkëta, siç është siguria dhe migracioni. Është me shumë rëndësi për Shqipërinë të përfitojë plotësisht dhe të tregojë angazhimin maksimal për këto lloj mundësish, për një harmonizim të mëhershëm, integrim dhe mbështetje. Në fakt, ka 6 nisma, të cilat mbështesin një sërë përparësish për rajonin dhe ju lutem, do të doja të më duroni, ndërkohë që i rendis ato, pasi mendoj se janë një platformë shumë e rëndësishme! Së pari kemi shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës është piketa kryesore në bazë të së cilës matet perspektiva e një vendi aspirant nga shtetet anëtare. Fillohet me monitorimin, ka mundësi të reja të cilat ofrohen nga strategjia drejt futjes së monitorimit në terren të korrupsionit serioz dhe krimit të organizuar, rritjes së bashkëpunimit me agjencitë përkatëse të BE-së, ngritjes së ekipeve të përbashkëta hetimore midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare, si edhe Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, ndërkohë që kjo është diçka që po ndodh dhe po jep rezultate, vlerësime më të hollësishme të shtetit të së drejtës.

7

Pra, elementet shtesë përfshijnë vlerësimin më të hollësishëm të shtetit të së drejtës, misione të zgjeruara këshillimore, si edhe shqyrtime homologe më sistematike rast pas rasti. Për sa i përket sigurisë dhe migracionit janë parashikuar nisma specifike për të rritur bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit dhe ndarjen e informacionit në nivel kombëtar dhe atë rajonal midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të forcuar ekspertizën, dialogun dhe shkëmbimin kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Po kështu Komisioni synon të krijojë dhe të koordinojë një task forcë midis agjencisë së BE-së në përputhje me mandatet e tyre përkatëse. BE-ja kur bëhet fjalë për zhvillimin social dhe ekonomik do të fusë një skemë të re garancie, e cila do të nxisë investimet private në rajon, që do të plotësojë fondet për zhvillim dhe novatorizëm. Gjithashtu do të kërkojë të nxisë mbështetjen për arsimin dhe për sektorin social, duke krijuar edhe më tepër lëvizshmëri në sektorin e arsimit dhe të formimit profesional , si edhe do të përfshijë rajonin në aspektin e “roaming”-ut të BE-së dhe aksesin në bandën e gjerë. BE-ja do të kërkojë interesim të mëtejshëm në hapësirën kërkimore europiane, duke përfshirë edhe në kontekstin e “Horizont 2010”. Po me kaq rëndësi është dhe fakti se do të lehtësohet më tej tregtia midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Së fundi dalim te konektiviteti, Ballkani Perëndimor rrethohet gjeografikisht nga vende anëtare të BE-së dhe kjo e bën një përparësi politike lidhjen e infrastrukturës dhe përshpejtimin e zhvillimit të rrjeteve të ndërlidhura transeuropiane në fushën e transportit, të energjisë dhe shërbimeve dixhitale. Kjo specifikisht do të nënkuptojë përfshirjen në proceset vendimmarrëse të BE-së për transportin dhe energjinë, pjesëmarrjen në agjencinë hekurudhore të BE-së dhe nxitjen e mëtejshme të financimit të infrastrukturës përmes fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor. Javën e kaluar zëvendëspresidentja dhe përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të Komisionit Europian Federica Mogherini theksoi se Shqipëria ka një mundësi reale, të menjëhershme për të ecur përpara drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme me reformën në drejtësi dhe tashmë po shikojmë rezultatet. Shqipëria duhet të lëvizë me një hap të sigurt dhe solid për të treguar rezultate të vazhdueshme për të gjitha prioritetet.

8

Muajt në vijim do të jenë intensivë dhe ne jemi ambiciozë, do të kemi vlerësimin e progresraportit të vendit në prill, samitin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në muajin maj në Sofje dhe së fundi takimin e Këshillit të Europës në muajin qershor. Në momentin që Këshilli vendos të fillojnë bisedimet roli i parlamentit do të jetë edhe më i rëndësishëm. Negociatat nuk janë një dhuratë, në të kundërt ato janë një instrument që përfaqësojnë përshpejtimin e përpjekjeve, një kontroll dhe një ndërhyrje më të madhe. Komisioni për Integrimin e BE-së dhe Këshilli Kombëtar për Integrimin në BE do të jenë thelbësorë për këtë proces. Për rrjedhojë mirëpresim shumë diskutime, sidomos propozimet që do të vijnë nga shoqëria civile për mënyrat se si mund të nxitet përfshirja e tyre dhe puna e Këshillit Kombëtar në përgjithësi për të mbështetur dialogun e vërtetë mbi shoqërinë, konsensusin, për gjërat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë për të përmirësuar monitorimin, mbikëqyrjen dhe procesin e anëtarësimit, si edhe për të fuqizuar kapacitetet sistematike dhe fokusin e Këshillit. Ju falënderoj! Genc Pollo - Faleminderit zonja Ambasadore, për prezantimin tuaj! Mendoj se është me shumë interes për Këshillin. Të gjithë jemi të sigurt se shumë punë na presin dhe jo vetëm Këshillin. Tani fjalën e ka zoti Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, për të folur për perspektivën e besueshme të zgjerimit dhe një angazhim të shtuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor, si edhe hapat që po ndërmerren për të bërë të mundur çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ditmir Bushati - Faleminderit zoti Kryetar! Zonja Ambasadore, Të nderuar kolegë deputetë, Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të ndryshme publike, që jeni sot këtu. Shkurtimisht, dua t’i bashkohem fjalëve të kryetarit të Këshillit dhe ambasadores së Bashkimit Europian, në lidhje me rëndësinë e strategjisë së zgjerimit dhe transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se është një dokument i parë politik nga ana e Komisionit Europian, i cili në radhë të parë u prezantohet vendeve anëtare të Bashkimit Europian, dhe një dokument të tillë vendet dhe komisioni nuk e kanë pasur, së paku që prej Samitit të Selanikut të

9 vitit 2003, frytet e të cilit ne i gëzojmë edhe sot e kësaj dite si vende në proces të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Së dyti, është e rëndësishme të theksohet qasja gjithëpërfshirëse në këtë strategji për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në kushtet kur situata politike brenda Bashkimit Europian nuk është gjithmonë në favor të konceptimit të Ballkanit Perëndimor me gjashtë vende si një i tërë. Prandaj, e kemi vlerësuar dhe përshëndesim qasjen kurajoze të Komisionit Europian në këtë drejtim, për t’i prezantuar një udhërrëfyes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar që ato kanë, një kjo, dhe së dyti, pavarësisht stadit në të cilin ato ndodhen. Gjithashtu, është e rëndësishme, sepse strategjia e zgjerimit dhe e transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ofron një horizont, i cili është horizonti i 2025-ës. Siç e dimë shumë mirë ne që jemi këtu, për një pjesë të mirë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, jo gjithmonë horizontet, përcaktimi i afateve dhe datave jo gjithmonë tingëllojnë pozitivisht për ta. Pavarësisht se sa na përket neve, besojmë fuqimisht se pasja e kalendarëve veçse mund t’i motivojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të ecur para me ritmin e reformave. Pikë tjetër e rëndësishme është çështja që, në rast se në këtë strategji ka përparimtarë, ka të mbetur në klasë apo vende të cilat mund të mos kenë një perspektivë imediate anëtarësimi. Besoj se me këtë strategji, Komisioni Europian vë kapakun mbi të gjitha llojet e diskutimeve, në disa raste edhe të spekulimeve, për sa i përket këtij procesi, ku në disa raste merr si shembull pozitiv vende që janë në tryezën e negociatave për anëtarësim, ndërsa në raste të tjera merr vende të cilat, ndonëse nuk e kanë nisur ende procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, kanë shënuar hapa konkretë, siç është rasti i Shqipërisë, për sa i përket reformës në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi, e më posaçërisht të reformës në drejtësi. Gjithashtu, është shumë e vërtetë se strategjia e zgjerimit vë gishtin këtu mbi plagë, të cilat konsiderohen të tilla për të gjitha vendet që janë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo është edhe arsyeja se përse i gjithë procesi i zgjerimit në vendet tona po orientohet për nga përparësia, që ka të bëjë me reformat në fushën e sundimit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, garantimi i lirive dhe i të drejtave themelore të njeriut, liria e medies e kështu me radhë. Po aq i vërtetë është edhe fakti se për herë të parë, komisioni parashikon që brenda tetorit të vitit 2018, të ketë një katalog për sa i përket sundimit të së drejtës dhe reformave në fushën e sundimit të së drejtës, që të jetë i detyrueshëm edhe për vendet anëtare të Bashkimit

10

Europian. Leximi ynë është se kjo nxitje, Komisionit Europian i vjen edhe nga një situatë pak a shumë diverse, që ekziston brenda vetë Bashkimit Europian për sa i përket reformave në fushën e sundimit të së drejtës, bashkëpunimit me institucionet prestigjioze, siç është rasti i Komisionit të Venecias, bashkëpunimi me shërbimet e komisionit në fushën e sundimit të së drejtës e kështu me radhë. Gjashtë nismat apo gjashtë iniciativat janë të rëndësishme, në lidhje me të cilat ne kemi shprehur angazhimin për të punuar me komisionin dhe me vendet anëtare: sundimi i së drejtës, forcimi i sigurisë, mbështetja e zhvillimit ekonomik e shoqëror, rritja e ndërlidhjes, mbështetja e një axhende dixhitale për rajonin, dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe ecja drejt pajtimit. Të gjashtë iniciativat madhore pritet të konkretizohen gjatë periudhës në vijim. Cila është koreografia me të cilën do të përballemi gjatë 2018-ës. Fillimisht, presim raportin e Komisionit Europian për të gjitha vendet që janë në proces zgjerimi. Natyrisht, interesi ynë kryesor është Shqipëria. Në rast se do t’i përmbahemi konstatimit të vetë strategjisë së zgjerimit, në faqen shtatë të saj, ku i referohet progresit domethënës të Shqipërisë e Maqedonisë, dhe gatishmërisë së Komisionit për të rekomanduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim, ne mbetemi shpresëplotë se në prill Komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi. Do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar edhe në logjikën e rekomandimit të 2016-ës, kur vetë Komisioni paraqiti një rekomandim të kushtëzuar, duke e shoqëruar atë me zbatimin e reformës në drejtësi, posaçërisht me zbatimin e ligjit të vetingut, por natyrisht, edhe me progresin e vazhdueshëm që duhej të demonstronte vendi për sa u përket reformave të tjera. Kjo qasje e 2016- ës, siç dihet është mbështetur me deklaratën e presidencës, në mungesë të konkluzioneve të përbashkëta të Bashkimit Europian, që në fakt nuk kishin lidhje me ne, por me një vend tjetër. bazuar edhe në progresin gjatë dy viteve të fundit, ne besojmë se Komisioni Europian do të paraqesë në mënyrë të besueshme para vendeve anëtare, jo thjesht rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por edhe do të përshkruajë reformat e ndërmarra gjatë këtyre dy vjetëve, natyrisht duke skicuar edhe disa sfida e probleme, të cilat do të duhet të vijojnë të përballohen nga vendi ynë. Ne besojmë se kemi bërë një progres të qenësishëm për sa i përket reformës në administratë publike, duke i marrë prioritetet një e nga një. Evidentuar edhe nga raporti i fundit i SIGMA-s, për sa i përket kësaj reforme, ecurisë se reformës. Gjithashtu, besojmë se në një fazë të hershme të

11 këtij procesi Shqipëria po vendos një precedent, duke adresuar një pjesë të mirë të detyrimeve që burojnë nga kapitujt 23 e 24, një fazë të hershme të këtij procesi. Në rast se do t’i referohemi strategjisë, ajo bën thirrje për pasjen e një strategjie se si të reformohet sistemi i drejtësisë. Ndërkohë, Shqipëria ka kohë që e ka një strategji. I ka kryer të gjithë hapat, dhe tanimë është në fazën e zbatimit të reformës në drejtësi. Besimi i interlokutorëve europianë është se shumë shpejt kjo reformë do të vendosë një standard të ri edhe për fqinjët, qofshin këta në tryezën e bisedimeve apo në pritje të fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Po kështu, rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafiqeve, si dhe bashkëpunimi policor ndërkombëtar janë impresionuese, sa që në dallim nga një pjesë e mirë e vendeve që kanë probleme në bashkëpunimin ndërkombëtar, në luftën kundër fenomeneve të tilla, e kanë vendosur Shqipërinë në një pozicion, i cili i krijon mundësi Komisionit Europian për të propozuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Po kështu, reformat në fushën e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, miratimi i përbashkët i ligjit “Për të drejtat e pakicave” janë, por jo vetëm, dëshmi e angazhimeve që Shqipëria ka marrë në këtë proces. Për herë të parë që nga Samiti i Selanikut, në maj do të bëhet samiti i fokusuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pra, jo për të gjitha vendet që janë në proces zgjerimi, po për vendet në Ballkanin Perëndimor. Natyrisht, në këtë samit do të diskutohet edhe për një pjesë të këtyre nismave për të cilat folëm, si dhe në lidhje me mënyrën se si do të procedojnë më tej vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit. Së bashku me partnerët europianë, e kemi konsideruar 2018-ën si një dritare e artë e mundësie. Le të mos harrojmë se katër vjet më parë, kur kthehemi te fillesat e Komisionit Europian aktual, kemi një ndryshim pozitiv të klimës në lidhje me procesin e zgjerimit. Pra, fillimisht, klima drejt procesit të zgjerimit ishte se nuk do të kishte zgjerim brenda mandatit të këtij komisioni. Tanimë ka një lëvizje më përqafuese drejt domosdoshmërisë së procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, në funksion të eksportimit të stabilitetit demokratik në hapësirën tonë. Duket se kjo lloj klime reflektohet jo vetëm në fjalimin e presidentit të Komisionit Europian, Junker, në vizitat që ai bëri në gjashtë kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në këtë dokument që është u paraqitur për shqyrtim vendeve anëtare.

12

Në qershor do të jetë takimi i Këshillit Europian, ku për vendet anëtare do të jetë një mundësi e mirë për të marrë në shqyrtim paketën e zgjerimit, propozimet dhe rekomandimet që do të bëjë Komisioni Europian në këtë drejtim. Dua të them një fjalë të fundit për sa u përket përpjekjeve tona dhe mënyrën se si ne e konsiderojmë këtë proces. Nuk e di se nga del konkluzioni, por them se në çdo takim ndërkombëtar ne flasim në emër të Shqipërisë. E dyta, duke qenë se flasim në emër të Shqipërisë, i konsiderojmë edhe arritjet në këtë proces si arritje të përbashkëta. E treta, besojmë se ky proces dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim do të jetë hapi i parë drejt një etape tjetër, e cila do të jetë e gjatë, me plot sfida, ndaj kërkon kontributin e secilit prej nesh E katërta, edhe pse kemi ndërmarrë disa reforma kurajoze, një pjesë e tyre kanë prodhuar efektet e tyre në praktikë, besojmë se nuk ka vend për vetëkënaqësi. Klima politike brenda BE-së, duhet ta themi se besoj nuk përbën ndonjë sekret të madh, nuk është një klimë veçanërisht përqafuese drejt procesit të zgjerimit. Ka kohë që nuk ka një shpirt politik të investuar te ky proces, edhe si pasojë e zhvillimeve politike të shumë prej vendeve anëtare të BE-së, apo të shumë prej vendeve me peshë në vendimmarrje. Prandaj cdo punë e përbashkët në këtë drejtim, në funksion të arritjeve të Shqipërisë është veçse i mirëpritur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ne kemi bërë një punë paraprake me Komisionin Europian gjatë gjithë kësaj periudhe 2-vjeçare, qysh kur Komisioni Europian bëri rekomandimin e kushtëzuar, ku për dy prej kapitujve më të rëndësishëm, 23 dhe 24, ka filluar puna paraprake edhe në nivel teknik, pra është bërë një ushtrim paraprak mes ekspertëve tanë dhe ekspertëve të Komisionit Europian. Kjo punë e kombinuar edhe me punën që po bëhet për kapitujt 23 dhe 24 na krijojnë ne bindjen e plotë se në momentet kur Shqipëria ulet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim do të fitojnë një pjesë së kohës së humbur për shkak të punës paraprake që është bërë në këtë drejtim. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit zoti Ministër për prezantimin tuaj! Tani, të nderuara kolege dhe të nderuar kolegë, para se të kalojmë te pika tjetër, kemi fazën e diskutimeve, që në komisionin tonë kanë qenë konstruktive, por edhe objektive dhe besoj se, përveç deputeteve dhe deputetëve do ta marrin fjalën edhe ata që vijnë nga jashtë parlamentit.

13

Urdhëroni, zonja Tabaku! Jorida Tabaku - Falënderoj ambasadoren, ministrin dhe kryetarin e Këshillin Kombëtar të Integrimit për diskutimin dhe për prezantimin. Në të vërtetë strategjia ofron një mundësi unike për Shqipërinë, që në pak raste të tjera është ofruar. Strategjia është shumë e qartë. Në fakt, aty nuk përmendet asnjë shtet, por kushdo që e lexon e kupton se një pjesë e madhe e çështjeve lidhen me të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të veçantë me Shqipërinë. Unë kam disa komente dhe disa shqetësime, të cilat e gjej me vend t’ia bëj me dije ministrit. Ky është një proces merite, ashtu siç e thotë strategjia dhe çdo gjë është në dorë të qeverisë. Sigurisht, opozita e mbështet këtë proces, pro ne nuk mund të mos flasim dhe nuk mund të mos i ngremë shqetësimet tani, sa është akoma herët dhe për sa kohë qeveria ka kohë të marrë masa. Në strategji flitet qartë për kapje të shtetit, lidhje të shtetit me krimin e organizuar, korrupsion në të gjitha nivelet e administratës, njëkohësisht edhe lidhje të shtetit dhe të interesave private në një mënyrë të veçantë për vendet e Ballkanit, por gjejnë vend edhe në rastin e Shqipërisë. Ka një ndikim shumë të madh politik, thotë strategjia dhe i referohet në mënyrë të veçantë edhe prokurimeve publike, elementë që lidhen edhe me korrupsionin. Strategjia përmend në mënyrë të veçantë ndikimin politik edhe në një treg funksional. Ambasadorja përmendi me detaje se si mundet që Shqipëria të bëhet pjesë e këtij tregu të madh europian dhe si mundet që Shqipëria të përfitojë nga të gjitha mundësitë që ofrohen, por në rastin kur këto lidhje të shtetit me krimin e organizuar pengojnë këtë atëherë sigurisht që është e pamundur për të përfituar nga këta mundësi. U ngritën disa shqetësime për administratën publike dhe unë e gjej me vend këtu të them se në raportin e fundit që komisioneri solli në parlament, pothuajse 30% e të punësuarve në ato raste kur ishin studiuar ose analizuar kishte ndërhyrje politike dhe ishin punësuar jashtë kritereve dhe unë këtë nuk mund ta quaj dot reformë në administratën publike. Çfarë po bën qeveria shqiptare për këtë? Në vitin 2013 ne miratuam një ligj me konsensus që ishte një nga tre ligjet për t’u miratuar me prioritet. Fatkeqësisht, sot vërej që në administratën publike janë 7500 persona me kontratë të përkohshme. Ligji në atë kohë i ndalonte kontratat e përkohshme dhe fatkeqësisht gjatë periudhës

14 së zgjedhjeve ky fenomen është shtuar dhe janë të gjitha emërime politike. Edhe kjo është një masë tjetër që lidhet me reformën në administratën publike ku qeveria ka pasur regres dhe nuk ka pasur rezultate mbresëlënëse, ashtu siç thoni ju. Kjo, e shoqëruar edhe me të inkriminuarit në administratën publike, përbën një shqetësim real për faktin se ligjet e miratuara me konsensus janë shkelur me dy këmbë dhe nuk bëhet fjalë për një vullnet politik nga ana e qeverisë për të zbatuar të paktën atë që është rënë dakord për administratën publike. Ndërkohë që u njohëm ditët e fundit me një raport që ka përgatitur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Unë dua të falënderoj stafin e ministrisë për punën që ka bërë, në fakt edhe stafin të gjithë ministrive të linjës, sepse e di se sa janë angazhuar në këtë proces, sepse shpesh mund të ketë edhe dekurajime, si rezultat i vonesave që ka procesi dhe si rezultat i vonesave që sjell politika, në këtë rast qeveria. Ju thoni se jeni duke punuar me një plan për përafrimin e legjislacionit, i cili është 2017- 2020, por do të rishikohet dhe do të publikohet i riu, 2018-2020. Gjithmonë ka ndodhur që ky plan në të shkuarën është publikuar dhe është bërë paralelisht me programin buxhetor afatmesëm për të pasur një strategji kombëtare, e cila ka edhe buxhetet përkatëse. Në këtë rast, fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur dhe këtë vit qeveria shqiptare nuk duhej t’ia lejonte vetes. Nga ana tjetër, është prezantuar edhe një raport për 5 prioritetet që ka ardhur në fakt si aneks i raportit paraprak që detyrat që ka marrë përsipër qeveria për periudhën 2016-2017. Kemi dublikime aktivitetesh, kemi afate të shtyra në kohë për të njëjtat aktivitete që mua më bëjnë të besoj, por edhe kolegëve të mi, se janë të njëjtat aktivitete që thjesht i vendosim në një afat më të vonshëm dhe nuk kemi rezultate konkrete. Besoj kolegu Noga do të merret në detaje me krimin e organizuar dhe luftën ndaj narkotrafikut, të cilat janë po të njëjtat, por i vendosin një afat të ri kohor. Kemi ngritur shqetësimin për përgatitjen e strukturave për integrimin. Grupet ndërinstitucionale të punës që ndodhen në ministritë e linjës, ashtu siç edhe ju e shprehni në raportin tuaj akoma nuk janë funksionale. Qeveria ka nisur punë që në shtator, pothuajse prej 9 muajsh dhe akoma nuk kemi një informacion të saktë për grupet ndërinstitucionale të punës për detyrat e tyre. Ju keni thënë se jeni duke bashkërenduar me institucionet pjesëmarrëse për rishikimin e kësaj strukture dhe për përcaktimin e disa detyrave dhe strukturave të qarta koordinuese. Në fakt, 18 prilli po afron dhe nuk kemi asnjë rezultat edhe në këtë drejtim.

15

Në lidhje me korrupsionin, që edhe kur diskutuam në komitetin e përbashkët parlamentar para një muaji, ne treguam disa rezultate konkrete për faktin se korrupsioni kërkon vullnet politik për t’u luftuar dhe në këtë rast nuk po ndodh. Vullneti politik duket sikur është i njëanshëm dhe rezultatet duket sikur janë të njëanshme. Raporti i fundit i Transparency International duhej të ishte një kambanë alarmi për qeverinë dhe unë nuk dëgjova askënd ta komentonte dhe nuk dëgjova as nga qeveria që të merrte masa me një plan pune për të adresuar shqetësimet që ngreheshin në rastin e këtij raporti. Fatkeqësisht, lufta kundër korrupsionit i është caktuar ministres së Drejtësisë bashkë edhe me tre prioritete të tjera. Në total tre prioritete, duke e zbehur totalisht fokusin që duhej të kishte ndërkohe që më parë, jo për t’i bërë qejfin zotit Çuçi, por kishim një ministër, i cili merrej totalisht me këtë punë dhe kishte një koordinim të këtij aktiviteti me të gjitha ministritë. Ndërkohë, që tashmë, ministrja e Drejtësisë, bashkë me reformën në drejtësi, bashkë edhe me një sërë çështjesh për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të pronës e kështu me radhë, ka edhe një detyrë shtesë që është korrupsioni. Unë e kuptoj se është çështje e vullnetit politik dhe qartësisht në këtë rast mungon, por për t’i marrë seriozisht detyrat që lë strategjia dhe detyrat që qeveria duhet t’i kishte realizuar besoj se duhet t’i japim një fokus tjetër edhe luftës ndaj korrupsionit, të paktën edhe në kuadrin e vëzhgimit të fundit që dha Transparency International. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit Jorida! Fjalën e ka zoti Balla. Taulant Balla – Në fakt, mua më vjen mirë që e mora fjalën pas zonjës Tabaku, sepse bashkë me zonjën Tabaku dhe me zonjën Bregu kemi qenë firmëtarë të ligjit që bëri të mundur krijimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Të them të drejtën kemi rënë dakord për të krijuar, të paktën, një oaz brenda hapësirës së Kuvendit të Shqipërisë ku të diskutojmë së bashku çështjet e mprehta të shoqërisë sonë, edhe ato politike, por duke lënë pas, jashtë kësaj dere, retorikën e përditshme të çdo të enjteje, që është e sigurt se nuk i ka shërbyer kurrë në këto 27 vjet integrimit europian të Shqipërisë. Unë e shoh, që nga kryetari, zonja Tabaku dhe më pas patjetër edhe zoti Noka, do të mbajnë fjalimet e rastit, të cilat do të ishin mirë të mbaheshin dy orë përpara në mbledhjen e grupit të

16 opozitës së bashkuar, por, ju lutem, jo në Këshillin Kombëtar të Integrimit, këtë jua them miqësisht! Dakordësia që kemi arritur së bashku 3 vjet më parë në 8 maj, kur filloi Këshilli Kombëtar i Integrimit për herë të parë, ka qenë pikërisht kjo, që fjalimet e recituara në mënyrë identike nga secili prej përfaqësuesve, qofshin këta të maxhorancës, t’i lëmë jashtë kësaj dere, por të referohemi në çështjet konkrete, e sot pikërisht jemi për një çështje konkrete. Habitem minimalisht se si mund të shqetësohet opozita se kapitullin e korrupsionit ia kemi lënë Ministrisë së Drejtësisë. Kujt t’ia lëmë, Ministrisë së Mjedisit? Normale, do t’ia lëmë Ministrisë së Drejtësisë të merret me çështjet e korrupsionit. Opozita na qenka shqetësuar shumë pse ia kemi lënë Ministrisë së Drejtësisë kapitullin e korrupsionit! Ndërkohë, sigurisht duke respektuar edhe kohën që kemi në dispozicion për t’i dhënë mundësinë të gjithëve të flasin, ju lutem, të kemi kujdes kur u referohemi përfaqësuesve të huaj në referencat e tyre për Shqipërinë. Dëgjova kryetarin e këshillit që iu referua fjalëve të zotit Tajani. Unë kam qenë në sallën e Parlamentit Europian, ku përtej shumë viteve, kur kam qenë dhe jam kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Parlamentin Europian në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, por edhe më tej si anëtar i këtij komiteti, nuk më kishte ndodhur kurrë, po kurrë, që në një sallë, ku ishin mbledhur të gjithë miqtë e Shqipërisë të Parlamentit Europian, përfshi këtu edhe mikun e vyer të Partisë Demokratike, por edhe të Shqipërisë, Elmar Brok, të flitej me fjalë pozitive ndaj Shqipërisë dhe këtij procesi ku ne jemi të angazhuar. E nëse kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të kishte një vlerë të shtuar në atë që duhet të bëjmë është që pas datës 17 prill secili prej jush, secili prej nesh, të gjithë ne këtu të harxhojmë kohën që kemi në dispozicion me kolegët tanë parlamentarë të vendeve anëtare aty ku është hapi tjetër i rëndësishëm ai i dhënies së mendimit nga parlamentet nga komitetet për Europën në parlamentet e vendeve anëtare më pas në Këshillin Europian. Ky është një rol që mund ta luajë Komisioneria e Lartë për Politikën e Jashtme Mogherini, e cila foli ashtu siç tha edhe zoti Pollo, që Shqipërisë, apo siç informoi edhe ministrja dhe ambasadorja e nderuar Vlahutin, Shqipëria nga ana e komisionit duket sikur do të marrë një rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave. BE-ja thotë, ne i hapim negociatat pa kushte, ju na thoni duhen edhe disa kushte të tjera. (Ndërhyrje pa mikrofon) Ju lutem, ta mbaroj, se kjo është një klimë që nuk i shkon këtij këshilli.

17

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, po jua theksoj edhe një herë, është bërë pikërisht, po kthehem aty ku e nisa, për një qasje tjetër të të gjithëve ne, për të qenë korrekt edhe me ato që citojmë, edhe me ato që citoi Tajani, i cili nuk foli fare për ato që citoi zoti kryetar i Këshillit, por sigurisht në të njëjtën gjuhë me të gjithë folësit e tjerë, pra ai tha dy gjëra që për çdo shqiptar janë një moment krenarie. Së pari, nuk mund ta konceptojmë dot Bashkimin Europian pa Shqipërinë. Së dyti, Shqipëria është në rrugën e duhur. Këto dy gjëra tha presidenti i Parlamentit Europian dhe ne duhet të bashkohemi të gjithë së bashku në këtë moment nga sot e deri në mes të qershorit, në momentin kur do të jetë edhe këshilli, për të bërë të mundur që edhe vendet anëtare, të cilët janë vendimmarrja përfundimtare e këtij procesi, t’i qëndrojnë asaj që do të rekomandojë komisioni. Për të tjerat pastaj kemi kohë boll, në secilin kapitull ju jeni aty ku keni qenë dhe do të mbeteni, por ne duhet të ecim përpara dhe ta hedhim këtë hap të rëndësishëm tani. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit! Besoj se ne të gjithë duhet të vazhdojmë një traditë të mirë të Këshillit, ta trajtojmë njëri- tjetrit me respekt dhe pa qesëndi, apo ofendimet që mund të ndodhin në forumet e tjera të Kuvendit, por mendoj se kjo nuk do të thotë se gjithkush nuk mund të shprehë pikëpamjet e veta ashtu siç i ka dhe të paraqesë problemet ashtu siç i gjykon që ato janë, brenda tematikave të integrimit europian, çka i bashkon anëtarët e këtij këshilli. Shpeshherë ka qenë prezantimi i tyre açik që e ka ndihmuar vendin, kujtoj një moment ndoshta të rrallë sinqeriteti nga ana e Kryeministri, i cili falënderoi opozitën që ngriti me të madhe ditën e parë çështjen e dekriminalizimit, apo të personave në ofiqe publike me të shkuar penale. Gjithashtu, ndoshta është hera e parë që Taulant Balla nuk bie dakord me ERTV-në, ashtu siç e paraqiti në takimin e Miqve të Shqipërisë në Bruksel, në qoftë se është e rëndësishme, e ftoj ta shohë edhe një herë. Pra, siç edhe e thashë, zoti Tajani është një mik i Shqipërisë, rekomandoi hapjen e negociatave, problemin e drogës ashtu siç edhe shumë të tjerë në këtë sallë dhe jashtë saj, e ka paraqitur me fjalët e veta, të cilat i citova. Fjalën e ka zoti Noka dhe më pas zoti Shehu. Flamur Noka – Faleminderit zoti Kryetar! Të nderuar kolegë,

18

Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi e kanë mbështetur dhe e mbështesin pa rezerva procesin e hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë. Kjo për arsye se shqiptarët dhe Shqipëria e meritojnë të jenë atje ku kanë qenë historikisht dhe ku janë gjeografikisht. Por në këtë proces dhe në këto hapa që po ndjek vendin ynë opozita nuk mund të luajë rolin e strucit, siç bën maxhoranca, të fusë kokën në rërë dhe të thotë se pavarësisht se jam zbuluar, koka ime është në rërë dhe unë nuk shoh. Edhe ne si zoti Tajani, nuk duam dhe nuk mund ta konceptojmë BE-në pa Shqipërinë, ndaj jemi përpjekur dhe vazhdojmë të përpiqemi që Shqipëria të jetë shumë shpejt vend anëtar i Bashkimit Europian, por sigurisht plagët që i rëndojnë këtë vendi nuk mund të fshihen dhe të mbulohen. Ne nuk kemi kërkuar kushte dhe nuk themi që Shqipëria duhet të plotësojë kushte shtesë përveç atyre që janë parashtruar dhe që i ka raporti i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Partia Demokratike dhe opozita sigurisht që e mbështesin hapjen e negociatave, sepse kërkojnë që Bashkimi Europian ta rrisë vëmendjen ndaj kësaj qeverie, ndaj Shqipërisë dhe hapave që ndiqen në kohën që Bashkimi Europian të rrisë monitorimin. Opozita dhe Partia Demokratike shpresojnë që me çeljen e negociatave do të rritet edhe monitorimi në zbatimin e ligjit, pasi në Shqipëri është e nevojshme që të marrë fund përfundimisht pandëshkueshmëria e ngritur në institucione në këto 5 vjet kryesisht. Partia Demokratike, sigurisht kërkon që t’i hapen negociatat Shqipërisë pasi shpreson që me monitorimin e shtuar të Bashkimit Europian nuk do të mundet më që as Kryeministri, as qeveria t’i japin suport politik zyrtarëve dhe ministrave të korruptuar apo atyre të inkrimuar dhe të lidhur me trafiqet e drogës. Partia Demokratike dhe opozita shpresojnë se çelja e negociatave do të rrisë monitorimin dhe do t’i imponojë qeverisë lirimin nga barra e rëndë dhe e turpshme që i kanë vënë në kurriz Shqipërisë si një vend kryesor prodhues i kanabisit, si një vend korridor kryesor i trafikut të heroinës dhe kokainës dhe si një vend, ku laboratorët dhe pistat e avionëve të drogës janë bërë tashmë njëlloj si kërpudhat që mbijnë pas shiut. Për fat të keq, nuk mund ta fshehim faktin, që Shqipëria është bërë Kolumbia e Europës, nuk mund të fshehim faktin që sot institucionet e zbatimit të ligjit, në rastin konkret një nga këto institucione, po flas për Policinë e Shtetit, është e zhytur në krim dhe në korrupsion. Sot, zyrtarët e policisë, që duhet të ndiqnin krimin dhe kriminelët, janë në ndjekje dhe fshihen nga ligji dhe nga kolegët e tyre për vete (po flas për zyrtarët dhe për kupolën). Opozita shpreson dhe dëshiron çeljen e negociatave, pasi shpresojmë që çelja e tyre do ta detyrojë qeverinë ta marrë më seriozisht luftën

19 kundër krimit të organizuar, sepse dëshirojmë dhe urojmë që Shqipëria të mos jetë më qendra e krimit të organizuar rajonal dhe europian, siç edhe është konstatuar jo nga ne si opozitë, por edhe nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Shpresojmë që rezultatet të jenë konkrete, ndaj kërkojmë hapjen e negociatave; shpresojmë që me monitorimin e mëtejshëm të munguar deri tani të Komisionit Europian apo të Bashkimit Europian, Shqipëria të shpëtojë nga kapja e shtetit nga oligarkët dhe nga mafia. Shpresojmë që me monitorimin e munguar deri tani qeveria dhe politika qeveritare t’i shkëpusin lidhjet me krimin. Ne nuk e duam Shqipërinë dhe vendin tonë një vend që eksporton krim dhe drogë në Bashkimin Europian, ndaj shpresojmë që hapja e negociatave të jetë një mundësi më e madhe që Bashkim Europian ta rrisë presionin ndaj qeverisë. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit zoti Noka. Po, zonja Kodheli. Mimi Kodheli – Faleminderit Kryetar! Ju përshëndes! Më krijohet ideja sikur hapja e negociatave nuk është në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por më së pari që Bashkimi Europian është një strukturë policore, pjesë e një programi të përkohshëm që financohet nga taksapaguesit europianë, por në fakt, nuk është kështu. Hapja e negociatave e çon Shqipërinë drejt një tregu më të lirë ekonomik dhe financiar; e çon Shqipërinë drejt rritjes së kapaciteteve, në përgatitjen e projekteve që kërkojnë dhe marrin financim; e çon Shqipërinë në unifikimin e standardizimin e produkteve që hyjnë dhe dalin, pra që prodhohen, eksportohen dhe importohen në territorin shqiptar; e çon Shqipërinë në hapa të sigurt drejt rritjes së mirëqenies, standardizimit të nivelit të arsimimit, nivelit të sigurisë, patjetër uljes së korrupsionit dhe rritjes së transparencës, standardizimit dhe rritjes së nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut, respektimit të konventave ndërkombëtare; e çon drejt një barazimi më të madh të nivelit të universiteteve, standardeve që kanë të bëjnë me përditësinë e çdo qytetari shqiptar në zbatimin e ligjeve dhe sigurisht në të gjitha këto hyjnë patjetër edhe elemente, siç është ai për të cilin folën gjithë parafolësit. Por duhet të jemi të drejtë dhe të hapur me shqiptarët, është shumëçka, është një panoramë e gjerë, të cilën ne përditë nuk duhet të lodhemi së shpjeguari në fund të ditës çfarë do të thotë hapje e negociatave.

20

Të krijohet ideja sikur, duke filluar që nga kolegët tanë, mbase jo zotërinjtë e nderuar që janë prezentë, por në përgjithësi, e deri te shumëkush e ka përdorur si ritual hapjen e negociatave, duke përdorur ritual fjalësh të mëdha për të shpjeguar në fakt, gjëra shumë konkrete dhe të prekshme, për të cilat qytetarët janë më shumë se ne të interesuar. Më vjen mirë që kolegët këtu, pa dallim ngjyrimi politik, bien dakord në parim që ky është një ndër proceset më të rëndësishëm që kalon sot Shqipëria për të tashmen dhe të ardhmen, por kjo nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e retorikës, ne duhet bashkërisht dhe konkretisht të ulemi dhe të qëmtojmë gjithçka që ka nevojë dhe duhet suportuar qeveria, sepse mbase qeveria do të marrë valenca politike të mira me hapjen e negociatave, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme, sepse gjëja më e rëndësishme është çfarë përfitojnë shqiptarët dhe Shqipëria, e ripërsëris këtë, pa dashur të bie në patetizëm. Kështu që dua patjetër ta falënderoj kryetarin e këshillit, nënkryetarin, ministrin Bushati dhe të gjithë ata që në mënyrë të spikatur publike ose të heshtur, siç janë punonjësit e thjeshtë, që përmendi zonja Tabaku, punojnë çdo ditë për të bërë realitet hapjen e negociatave në një vit kaq të rëndësishëm, siç është ky që po kalojmë. Faleminderit! Tritan Shehu – Faleminderit! Zoti Kryetar, zoti Ministër, zonja Ambasadore, të nderuar kolegë. Që në fillim unë dua të theksoj qartësisht vullnetin tonë të padiskutueshëm politik që negociatat duhet të hapen. Jemi të gatshëm të kontribuojmë me të gjitha kapacitetet tona, me të gjitha forcat tona, me të gjitha mundësitë tona si opozitë, që të realizohet kjo arritje e rëndësishme e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, hapja e negociatave. Kjo sepse realisht ne nuk kemi rrugë tjetër, nuk kemi plan B, kemi vetëm një projekt, vetëm një plan, integrimin europian. Çdo plan tjetër që mund të ketë dikush në mendje, pa dyshim është i rrezikshëm dhe e çon Shqipërinë shumë larg destinacionit të saj dhe familjes europiane. Ashtu siç është e rrezikshme tashmë edhe çdo vonesë e integrimit të Shqipërisë, bazuar kjo edhe në komplikimet e situatave në rajon. Realisht ne jemi të vonuar, prandaj jemi të gatshëm dhe të hapur të angazhohemi totalisht për hapjen e negociatave, të cilat gjykojmë se do të zbusin problemet, që kemi në vendin tonë, jo vetëm se do të shtohet monitorimi i Bashkimit Europian, që është shumë i rëndësishëm edhe ky, sepse gjërat do të shikohen në mënyrë më të detajuar, por se do të jetë një sinjal shprese për shqiptarët kudo që janë.

21

Por duhet të jemi të qartë për diçka, opozita këtë mund të bëjë, opozita këtë bën, ndërsa masat, reformat, hapat konkrete duhet t’i bëjë qeveria, aq më shumë kur bëhet fjalë për një maxhorancë, e cila i ka votat të mjaftueshme për të bërë hapat e mëtejshëm, jo në mënyrë gjysmake, jo në mënyrë selektive , por ashtu siç ka nevojë vendi. Unë mendoj se, duke thënë të vërtetën dhe duke ngritur problemet, ne nuk e pengojmë procesin e hapjes së negociatave, as integrimin në tërësi të Shqipërisë, përkundrazi, sepse procesi i integrimit të Shqipërisë nuk merr fund me negociatat, ato janë një hap shumë i rëndësishëm, por është një proces akoma më i gjatë, shumë më i gjatë, do të ketë qeveri të tjera që do ta shtyjnë përpara, absolutisht do të ketë opozita të tjera, që unë shpresoj ta përkrahin, siç e përkrahim ne. Pra, duke thënë të vërtetën, duke thënë çështjet si janë, ne ndihmojmë në zgjidhjen dhe përballimin e tyre, sepse nuk është se nuk dihen. Problemet nuk janë të thjeshta, janë të komplikuara, pavarësisht vullnetit tonë, dëshirës sonë dhe asaj që duhet të hapen negociatat. Problemi nuk është vetëm te vetingu, siç kërkohet të semplifikohet çështja. Absolutisht, ne jemi për reformën në drejtësi, por ajo nuk duhet të jetë selektive, jo që drejtësia të kalojë në një varësi dhe të përdoret pastaj si një kërbaç për një pjesë. Ne jemi për një drejtësi të hapur dhe të barabartë për të gjithë që imuniteti të mos pengojë kurrkënd të shkojë para drejtësisë, që të gjithë të përgjigjen para drejtësisë, dhe të gjithë të japin llogari para drejtësisë, gjë që, fatkeqësisht, nuk po ndodh në vendin tonë në këto momente. Realisht problemet e mëdha të Shqipërisë sot janë dy: korrupsioni dhe krimi. Këto duhen përballuar, sepse ky krim pjell etorizmin pastaj. Nëse ne nuk krijojmë një sistem drejtësie të paanshëm, të hapur, jo selektiv, jo si mjet presioni, pa dyshim ne rrezikojmë të ardhmen, nuk luftojmë dot krimin, por forcojmë atë që po revizohet sot në Shqipëri, diktaturën e krimit, që është rreziku më i madh për demokracinë, nuk është as e kuqe, as e verdhë, as e bardhë, as e zezë, ne rrezikohemi nga diktatura e krimit. Unë e them gjerësisht këtë gjë. Rrezikohemi seriozisht nga kjo gjë. Prandaj jemi të hapur për një reformë të tillë në drejtësi, efikase, të paanshme, joselektive, të drejtë me të gjithë e ndëshkuese për të gjithë fajtorët. Nëse nuk realizohet hapja e negociatave kësaj radhe, unë po ju them se nuk jam dakord me zotin Ministër, që të fshihemi pas rajonit, është përgjegjësia jonë e Shqipërisë. Ne nuk kemi pse të fshihemi, është Shqipëria në këtë lojë, se çfarë bëjnë vendet e tjera të rajonit është punë e tyre, përgjegjësia dhe problemet janë këtu dhe do të jemi ne që të përgjigjemi, ashtu siç unë mendoj se nuk diskutohet çështja në grup me vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimet janë vend për vend,

22 standard për standard, realizimi për realizim, pra përgjegjësitë do të jenë të qarta, nëse nuk bëhet. Këtu do të jemi të gjithë koshientë me këtë gjë dhe nuk kemi pse të mendojmë në mënyra të tjera, ashtu siç unë gjykoj se edhe orientimi i politikës së jashtme duhet të jetë më realist dhe aq më shumë kur ka nevojë për një bashkëpunim të maxhorancës me opozitën ose politikën e jashtme, për linjat e politikës së jashtme, për të qenë sa më racionale kjo, për të ditur të zgjedhim partnerët kryesorë të rëndësishëm strategjikë, për ta ndihmuar procesin e integrimit dhe të mos ngatërrohemi diku tjetër, që të krijojmë dyshime, ose të hapim lojën e katërkëndëshave të pakuptimtë në politikën e jashtme. Prandaj duhet të jemi të qartë. Ne si opozitë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në këtë drejtim në realizimin e kësaj aspirate e cila është një hap në rrugën tonë të integrimit. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit zoti Shehu! Fjalën e ka zonja Strakosha, Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raporti i të cilit për vitin 2017 do të lexohet nesër në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Europian. Pranvera Strakosha – Faleminderit! Në fakt, unë nuk dua të zgjatem shumë, duke qenë se nesër do të paraqitet raporti, por, duke qenë se administrata publike është një nga 5 prioritetet dhe është me një rëndësi të veçantë, mendoj të theksoj disa momente të këtij raporti, duke mos dashur që të keqinterpretohen, ose të keqkuptohen. Paraprakisht dua të them që ligji i ri për nëpunësin civil solli një impakt shumë të ri dhe të fortë në administratën publike kryesisht në shërbimin civil. Kemi parasysh që jemi një administratë shtetërore me 110 mijë punonjës, por në shërbimin civil janë vetë 16 mijë e 500. Komisioneri në bazë të ligjit inspekton, por, për efekt të burimeve të kufizuara njerëzore, është në gjendje që të inspektojë vetëm një numër të caktuar institucionesh. Për vitin 2017 janë inspektuar 3100 pozicione pune, nga të cilat rezultuan të emëruar me kontratë të përkohshme 839, por në raport është e përcaktuar shumë qartë që këto janë 95% të pushtetit vendor, që do të thotë bashki dhe vetëm 5% janë institucione varësie, rreth 40 pozicione i përkasin administratës shtetërore. Pse është ky fenomen? Së pari, administrata shtetërore ka si njësi përgjegjëse Departamentin e Administratës Publike, i cili të gjitha rekrutimet në detyrë, pra emërimet i bën të centralizuara, pra është njësi përgjegjëse për rreth 8 mijë nëpunës civilë. Ndërsa bashkitë ose

23 pushteti vendor janë institucione të pavarura, që njësitë përgjegjëse i kanë brenda strukturave të tyre. Njësitë e burimeve njerëzore janë përgjegjëse, por mos harroni që kryetarët e bashkive kanë një lloj autonomie, sipas ligjit, e cila ka sjellë e dhe një vendimmarrje të tillë. Ajo që është e rëndësishme, në fakt, është që pas vendimit paralajmërues të Komisionerit të gjitha njësitë e qeverisjes vendore kanë konstatuar pavlefshmërinë absolute të këtyre akteve, kanë filluar procedurat e rekrutimit, dhe në pjesën më të madhe të tyre është kthyer ligjshmëria në shërbimin civil. Kështu që Komisioneri nuk ka pasur të nevojshme të zbatojë masën shtrënguese të gjobës. Unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme midis shumë problematikave që ne kemi konstatuar, pra ndërgjegjësimi dhe të bëhen të afta njësitë përgjegjëse të dinë të interpretojnë dhe zbatojnë ligjin. 7 mijë e 800 pozicione pune janë me kontratë, të them të drejtën, nuk dua ta kem të ekzagjeruar, pasi në veprimtarinë e komisionerit nuk ecet me rregull treshi, pra, nëse ne shikojmë 3 mijë pozicione dhe kemi kaq në 16 mijë kemi kaq pasi ka institucione, të cilat kanë rezultuar me asnjë, pra me zero kontrata të lidhura, ose punësime në kundërshtime me ligjin. Nuk mendoj se ka problematikë tjetër, pasi raportin do ta paraqes nesër, por theksoj se në vitin e katërt të zbatimit të ligjit për nëpunësin civil kemi arritur ndërgjegjësime, kemi arritur rezultate shumë të mira si në drejtim të strukturave, pasi ata kanë qenë kaotike, si në drejtim të përshkrimit të punës të vlerësimit të pozicionit të punës, nëse bën pjesë në shërbimin civil ose jo, pasi në ligjin e nëpunësit civil nuk është vetëm emërimi, por është edhe e gjithë karriera, mobiliteti midis institucioneve. Faleminderit! Gjergji Vurmo – Faleminderit! Procesi i integrimit europian është jo vetëm politik, por është më gjerë se kaq dhe kjo reflektohet edhe në përbërjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në të njëjtën frymë ka qenë edhe një komunikim i drejtuar Këshillit nga Fondacioni Soros, me dakordësinë e anëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për të thirrur këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Besoj se jo vetëm qeveria, sidomos me ngritjen e strukturave për negociatat, por edhe Kuvendi ka qenë mjaft i vonuar, pasi në një vit nuk është thirrur asnjë mbledhje e këtij këshilli. Në një periudhë të tillë kaq intensive jo thjesht politike, por më gjerë se kaq, them se Kuvendi mund të kishte bërë më shumë se kaq. Shqetësimi im ka të bëjë me pikën e raportit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku raportohet ose më saktë parashtrohen disa ide lidhur me përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit në procesin e negociatave.

24

Kam një pyetje për ministrin: cila është arsyeja që vërejmë një lloj tkurrjeje të rolit të shoqërisë civile? Siç raportohet në material, parashikohet se roli i shoqërisë civile në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian do të ndjekë kërkesat e ligjit për të drejtën e informimit, për njoftimin dhe konsultimin publik, madje nuk referohet as ligji që ka ngutur këtë këshill në përcaktimin e këtij roli. Duke pasur parasysh eksperiencën e vendeve që janë duke negociuar, të cilat në mënyrë aktive përfshijnë në strukturat e negociatave shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit, mua më duket një rol thjesht informues, që parashikohet për shoqërinë civile në procesin e negociatave, dhe shumë larg asaj që para disa vitesh, edhe me zëvendësministrin e Integrimit Europian kemi folur për disa skenare të një përfshirje më aktive të shoqërisë civile në strukturat e negocimit, ndërkohë që sipas këtij materiali të prezantuar, parashikohet thjesht një lloj informimi i shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit, por jo pjesëmarrja aktive. Faleminderit! Genc Pollo – Fjalën e ka zonja Duma. Grida Duma Shqina– Ndërkohë që flitet se opozita ose cilido aktor që merr pjesë në Këshillin Kombëtar ose më gjerë sa i përket imputit ose mbështetjes së procesit të hapjes së negociatave, themeli i të gjitha diskutimeve duhet të ishte jashtë formales, sepse shqetësimi më i madh, që ne kemi pasur tani më jo prej një dekade, por më shumë se kaq në procesin e integrimit, ka qenë formalizimi i saj, dokumentimi, arshivimi i situatave dhe praktikisht, shkuarja në terrenin real me shumë më pak produkt sesa deklarojmë në dokumentet e strategjisë ose edhe në progresraportet. Është europiane që opozita të bëjë pjesën e vet dhe misionin e vet pikërisht duke bërë anatemimin e situatave, të cilat nuk shkojnë. Ky është procesi normal europian i integrimit. Patjetër që kërkohet dakordësi për gjërat e rëndësishme. Por, në qoftë se bëhet fjalë për një dakordësi dhe se duhet të ecim në ujëra të përbashkëta për këtë proces, ju sigurojmë se, edhe pas hapjes së negociatave që urojmë të ndodhin, do të vijojmë të bëjmë po të njëjtat debate, të cilat shkojnë drejt një qasjeje, që dialogu në dialektikë, jo plotësisht i konformuar, do të sjellë zhvillim. Atëherë, për cilat çështje i kërkohet dakordësia dhe mirëkuptimi opozitës?! Për asnjë problem të ngritur nga qeveria! A ngriti qeveria sot një problem të vetëm për procesin e integrimit?! Në cilin konkretisht presupozohet të ketë dakordësinë opozita?! A ka një raportim nëse vendet skeptike në Këshillin e Europian do të votojnë në momentin e ardhshëm, i cili duhet

25 thënë edhe në këtë Këshill Kombëtar Stabilizimi? A kanë një raport vendet e skeptike për çështjen e kriminalitetit, krimin e organizuar dhe për parat e pista në tregun e rajonit të Ballkanit Perëndimor në tërësi, patjetër edhe të Shqipërisë, e cila është bërë, në fakt, fatkeqësisht një vend guidë e parave të pista dhe e krimit të organizuar? Ju flisni për Strategjinë Antikorrupsion, që është një nga tri elementet kryesore që është folur në dokumentin e Komisionit për Zgjerimin. Ne ende sot nuk dimë nëse ka një raportim se sa është strategjia antikorrupsion. A ka një buxhetim për këtë? Këtu nuk bëhet fjalë për Ministrinë e Jashtme, por për të gjithë raportimin që duhet të bëjë qeveria kundrejt këtyre problemeve, sfidave që duhet t’i ketë vetë, të cilat nuk duhet t’i ngrejë opozita, pra se si mund të luftohet korrupsioni me paga minimale përkundrejt parave të zeza në tregun shqiptar; se si mund që një prokuror, një inspektor apo specialist në administratën e shtetit me një pagë pothuajse minimale të luftojë paranë e zezë të korrupsionit të lidhur me krimin dhe me të pasurit në pushtet. Kjo kërkon një strategji zhvillimi, e cila nuk duhet të bazohet vetëm në ndëshkim. Gjithçka që keni thënë deri tani është ndëshkimi, pra sesi do të mund t’i ndëshkojmë njerëzit që nuk kryejnë detyrën, por se si mund t’i motivojmë ata për të kryer detyrën që, në fakt, do të ishte filozofia euopiane, absolutisht nuk ka asnjë strategji zhvillimi në raport me këtë. Flitet për të drejtën e pronës dhe referoni fondin e akorduar për kompensim. Kjo është e drejta e pronës?! Fondi i akorduar për kompensim është?! Për këtë standard europian po flet?! Në fakt, BE-ja, kur i referohet të drejtës së pronës, i referohet një situate shumë herë më të rëndësishme, pra, kur qytetari shpronësohet për vepra publike, por sot nuk ka, ashtu siç ka dokumente Avokati i Popullit, një dokument të vetëm në të cilin t’i drejtohet gjykatës për pronën e tij të prishur, që i kanë shkuar pa leje prishjeje dhe ia kanë prishur banesën për të ndërtuar një urë apo diçka tjetër dhe sot ai është jashtë çdo mundësie për të mbrojtur, edhe postum, të drejtën e tij për pronën. Flitet për ulje të numrit të azilkërkuesve me 24% nga viti 2016 në vitin 2017 dhe kjo është arritje?! Në fakt, nuk thuhet shifra e përgjithshme makro. Shqipëria ka qenë e dyta pas Sirisë dhe e quajmë arritje që ka ikur nga gjashtëshja, por për cilën arsye ka ikur?! Sepse është ulur papunësia me 1%, siç e deklaroni edhe ju vetë, apo sepse azilkërkuesit e kuptojnë se sot është krejtësisht e pamundur të përfitosh atë status për shkak të shtrëngimeve të tjera?! Ne po ia japim krahun e punë së infermierëve Gjermanisë jo si azilkërkues, por si punonjës profesionistë, duke i humbur plotësisht këto kapacitete. Jemi në situatën ku jemi duke deklaruar vetëm arritje formale në

26 dokumente strategjike, të cilat duket sikur bëhen veçse për të treguar nga pikëpamja formale që jemi në rregull. Ne themi që do të hapim negociatat, por ende sot nuk ka një raportim nëse në Bundestag ka pasur një qëndrim për mos heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm dhe a influencon kjo hapjen e negociatave, apo jo? Të gjitha këto janë raportime të cilat, në qoftë se kërkohet dakordësia e opozitës, duhet të bëhen në mënyrë transparente, pastaj mbi këtë gjë të vazhdojmë. Vullneti politik i të gjitha palëve të dakordësojë një strategji zhvillimi, jo të dakordësojë konformime, të cilat presupozojnë që shesin Shqipërinë, nuk shesin jo hapjen e negociatave. Në përfundim të kësaj ndërhyrje të shkurtër, mbetet me vend që të monitorojmë dukshëm edhe masat objektive se si ecën strategjia e hapjes së negociatave apo strategjia e integrimit në tërësi. Sot nuk kemi një roadmap që ta monitorojmë. Kjo është edhe pjesë e këtij Këshilli, i cili duhet të ndërtojë një roadmap se në cilat mënyra mund të monitorohet procesi i integrimit, duke nisur edhe më atë që është shumë më konstruktive se thjesht llogaridhënia, që është krijimi i kapaciteteve negociuese, pra trupa e negociuesve që kemi ngritur në Komisionin e Integrimit, se cilët janë individët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në hapjen e negociatave; me cilat kredenciale profesionale; me cilat kredenciale të integritetit dhe të njohjes së gjatë të bërjes bashkë të sipërmarrjes private dhe mirëmenaxhimit shtetëror dhe cilët janë këta individë që do të përfaqësojnë sektorët e Shqipërisë në hapjen e këtyre negociatave, që në fund fare do të jenë produkti konkret i përditshmërisë shqiptare. Këto dhe çështje të tjera duhet të ndërtohen nëpërmjet një roadmap-i i cili duhet të monitorohet ekzaktësisht nga Këshilli Kombëtar i Stabilizimit. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit Grida! Fjalën e ka zoti Petrit Vasili. Ju njoftoj se nga anëtarët jokuvendorë e ka kërkuar fjalën Kolë Nikolla, por janë edhe 5 kolegë deputetë të cilët kanë kërkuar fjalën, kështu që, ju lutem, të jeni pak konçizë. Petrit Vasili – Faleminderit zoti Kryetar! Po hyj drejt edhe në thelbin e asaj që duhet të ndaj me ju. Nuk besoj se ka nevojë të vazhdoj me pjesën deklarative të vullnetit të përbashkët, sepse prandaj jemi ulur në këtë tavolinë. Në qoftë se do të mungonte ky vullnet, nuk do të ishim në një tavolinë të tillë dhe asnjëri nuk do të kishte kompleksin për të mos qenë pjesë e kësaj tavoline. Kështu që ka një vullnet të përgjegjshëm dhe do ta kursej fjalën “të sinqertë”, sepse nuk besoj se

27

është vendi për të folur për këto sinqeritetet e mëdha, sepse nuk jam nga ata që i besojnë shumë këto, pasi besoj veprat dhe jo fjalët. Për çështjen që kemi në tavolinë, që të jemi të qartë, nuk kemi ndonjë qëndrim konkret, për të cilin kërkohet ose një qëndrim konsensual, ose një votim konsensual. Çështja është shumë e thjeshtë: ne duhet të demonstrojmë nëse kemi aftësi të bëjmë dialog politik apo nuk kemi. Dialogu politik vazhdon të mbetet një nga çështjet që ndajnë një vend i cili do të bëjë përpara, nga një vend që do të mbetet peng i konfliktit. Në këtë çështje themeli është se sa reflekton maxhoranca ndaj asaj që bën opozita. Asnjëri nga opozita nuk mund të pretendojë se do t’i dëgjohet gjithçka. Sigurisht që ata nuk mund të pretendojnë asnjëherë se kanë 100% të drejtë, por nuk mund të ketë një maxhorancë, e cila nuk reflekton qoftë edhe në asnjë gjë të vetme dhe asnjëherë nuk pranon një kritikë të vetme. Ky nuk është dialog politik. Kur kjo aftësi reflektimi është afër zeros, në këtë pikë ne kërkojmë dialog politik. Thashë që nuk kemi një vendimmarrje në tavolinë që të na kërkohet një votim apo një gjë tjetër konkrete. Çështja është se sa është hapur mendja e politikës shqiptare për të reflektuar. Ne kemi pasur disa sfida të përbashkëta këtu në tavolinë. Kanë qenë problemet e mëdha të kriminalitetit, të drogës, të cilat kur pohohen nga ndërkombëtarët, janë normalitet, në rast se thuhen nga opozita, është një qëndrim destruktiv dhe kriminal. Besoj se kjo sjellje e trashë politike duhet të marrë fund. Është detyrë e opozitës ta evokojë problemin, kur ai është i madh, aq më tepër kur problemi kalon kufijtë e Shqipërisë. Heshtja qoftë e maxhorancës, qoftë e atyre që e monitorojnë Shqipërinë, evropianë, por jo vetëm, nuk i vjen në ndihmë procesit, thjesht konservon problemin. Së dyti, ne kemi një problem të madh me korrupsionin dhe kjo nuk diskutohet. Institucionet europiane e kanë përkufizuar atë si kapilar, endemik, dhe jo opozita shqiptare. A duhet një institucion i pavarur, pa një varësi direkte për ta ndjekur? Normalisht, duhet. Na thuhet se e ndjek Ministria e Drejtësisë. Si mund ta ndjekë Ministria e Drejtësisë, kur kjo e fundit është një agjenci ekzekutive dhe mund të jetë objekt i afektimit nga korrupsioni? Pra, kuptohet që këtu duhet një qasje tjetër. Kur opozita e sugjeron, maxhoranca nuk reflekton. Meqenëse e tha opozita, natyrshëm që nuk do ta bëjnë, ose do të bëjnë të kundërtën. Patëm një seri vërejtjesh të forta, të bazuara mbi fakte të forta, jo të opozitës, por të zbuluara edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për reformën në drejtësi. Maxhoranca nuk reflektoi, por edhe Europa nuk reflektoi. Çfarë të bëjmë?! Të duartrokasim, të mbyllim gojën? E bëjmë, por a i bën mirë Shqipërisë kjo?! Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë, sepse ajo do të bëhet keq

28 e më keq në qoftë se ne konstatojmë dhe aftësitë e reflektimit janë zero. Faktet në mënyrë të veçantë për sa i takon reformës në drejtësi ishin aty. Po them edhe një herë se ato nuk ishin zbuluar nga opozita, por nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Çfarë mund të themi?! Mund të themi se jemi shumë të qetë që kemi të bëjmë me një reformë në drejtësi sipas ligjeve që miratuam, një pjesë e të cilave në mënyrë konsensuale?! Përgjigje është kjo? Në qoftë se duhet të ikim, të duartrokasim, e bëjmë këtë gjë, por ajo është e tronditur moralisht, përveçse juridikisht. Do të shkojmë te reforma në administratën publike. Historia e procesit të integrimit nuk filloi sot, por dje. Ligji për administratën publike ka qenë një nga tri ligjet e pakapërcyeshme në vitin 2013, që duhej miratuar dhe e miratuam. Ne të gjithë këtu mund të jemi të qetë, meqenëse qeveria bën 10 mijë truke duke ristrukturuar ministritë dhe duke nxjerrë përjashta kush e di sa punonjës, e të themi me qetësinë më të madhe se ligji i shërbimit civil vepron më së miri? Dikujt mund t’i pëlqejë kjo gjë, sepse do ta vërë qeverinë në komoditet për çdo lloj akrobacie që bën dhe për të nxjerrë përjashta shërbime që nuk u pëlqen, por ne nuk jemi këtu që të pajtohemi me këtë gjë. Nëse jemi thirrur për të duartrokitur e për të thënë “shumë mirë që i ribëjmë çdo 6 muaj strukturat dhe çdo 6 muaj nxjerrim përjashta nëpunës të shërbimit civil”, nuk mundemi, sepse ne si opozitë jemi të hidhëruar. Nëse Europa, që na monitoron, është e lumtur, kot e kemi bërë ligjin “Për shërbimin civil” në vitin 2013, ishte mjaft i mirë ai që kishim, sepse nuk na prodhoi asgjë të re, vetëm ligjëroi fiktivitetin dhe truket për të mundësuar nxjerrjen jashtë shërbimit të njerëzve. Ka shumë fakte, sado t’i llustrojmë apo t’i bëjmë si të duam. Vazhdojmë me korpusin legjislativ. A kemi ne një përgjigje që historia e ligjeve të shumta të prodhuara, ngritur nga Europa, që prodhojmë ligje pse jo të mira, por kultura e zbatimit të tyre vazhdon të jetë më e ulët se më parë? Njëherazi, është ngritur edhe problemi tjetër, cilësia e dobët e hartimit të tyre, që është bërë evidente në Kuvendin e Shqipërisë, është fare e qartë. Çfarë të bëjmë? Të mos e themi? Po ta themi, jemi destruktiv? Dakord, nuk e themi, por ligjet do të vazhdojnë të jenë shumë të dobëta dhe niveli i zbatimit të tyre do të jetë akoma më i ulët. Të gjitha këto nuk janë elemente që lehtësojnë integrimin europian, por bëjnë të vazhdojë të mbretërojë fiktiviteti, i cili na mban ne larg Europës. Besoj se një nga mesazhet më të mëdha që mund të japim ne nga kjo tavolinë është të rrisim kulturën e reflektimit të maxhorancës, e cila ka përgjegjësi të drejtpërdrejta dhe ekzekutive, edhe për shumicën që ka, edhe për vendimmarrjet që janë në duart e saj. Sa më i lartë të jetë reflektimi i saj, është një plus i madh edhe për maxhorancën vet, vendi përfiton shumë dhe nuk kemi pse të kemi një tmerr kaq të madh që, nëse do të

29 reflektojmë një vërejtje të opozitës, do të dalë që opozita jep kontribut. Kjo është detyrë e opozitës. Nëse opozita vetëm duartroket dhe i bën fresk fiktivitetit në të gjitha planet që thashë, nuk bënë detyrën e vet dhe vendi nuk bënë përpara. Duke pasur një vullnet, sigurisht të palëkundur dhe të qartë, dhe një dëshirë si shqiptarë, para se të themi si politikanë që këto negociata të hapen, për mendimin tim, negociatat hapen vetëm kur fiktivitetit i thuhet stop njëherë e përgjithmonë dhe t’i jepet fund konformizmit me fenomenet negative që vërehen në përditshmëri. Një kritikë e fortë, e qartë dhe e ndershme është shumë më e mirë sesa një fiktivitet që bën të gjallojë një sëmundje pa shërim në këtë vend. Besoj se kjo është edhe qasja ime për ato që kemi diskutuar dhe për çështjet deri më sot. Genc Pollo – Faleminderit! Fjalën e ka zoti Alibeaj dhe më pas zoti Kol Nikolla. Ndoshta nuk është pa vend po t’ju kërkoj edhe një herë që ta përmblidhni fjalën tuaj. Ndoshta në 3 minuta mund të arrini t’i shprehni gjërat. Nëse do të keni ndonjë gjë më tej, mund të tolerohet. Gjithsesi, ta keni parasysh orarin ku ndodhemi. Enkelejd Alibeaj – Nëse kaloj 3 minuta, ma hiq fjalën, sepse ne të opozitës jemi mësuar me ndërprerjen e fjalës, meqë ra fjala. Çështja nuk është a duhet të hapen negociatat, por pse duhet të hapen negociatat. Ta themi sinqerisht, ne dhe maxhoranca ndahemi diametralisht nga arsyeja pse duhet të hapen negociatat. Këtu u tha: çelja është dhuratë. Dhuratat as nuk lypen, as nuk blihen, por meritohen. Po, është e vërtetë, duhet të flasim në emër të Shqipërisë, zoti Ministër, por në emër të Shqipërisë duhet të flasim duke thënë të vërtetën. Kjo është mënyra më e mirë që të na marrin seriozisht dhe të konsiderojnë se meritojmë për aq sa kemi bërë. Mos i konsideroni vërejtjet tona si një sjellje për të zbehur arritjet reale që edhe mund të kenë ndodhur, konsiderojini si një mjet për të përmirësuar Shqipërinë, jo juve. Barra ju ka rënë juve që qeverisni, që të mbani mbi kurriz pjesën për të reflektuar dhe për të përmirësuar punën tuaj. Për të folur shkurt në këto 3 minuta, është e mira të mos kaplohemi të gjithë nga një psikozë hipokrizie, qoftë edhe në të dhënat që keni në dokumentin e paraqitur këtu. Po i marr me radhë ato që keni parashtruar në dokument. Vetingu, 17 raste. Jo, nuk janë 17, janë vetëm 4 gjyqtarë dhe 2 prokurorë, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, të cilët kanë dhënë dorëheqjen vetëm për shkak të vetingut. Pjesa tjetër kanë dalë në pension ose u ka mbaruar mandati. Është më mirë të jemi të sinqertë.

30

15 ligje të miratuara deri tani. Po. E konsiderojmë meritë? E konsiderojmë meritë, por kjo nuk e mbulon faktin që në krye të reformës në drejtësi kushtetuese dhe ligjore, ne zgjedhim Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm pa e njohur Kushtetuta dhe ligji, pa veting dhe të politizuar qartësisht. Janë miratuar ligje, por ne kemi në dorë vendime të Gjykatës Kushtetuese, që kanë krijuar gropa në legjislacion, të cilat nuk i kemi miratuar ende. Sigurisht që nuk është një gropë aq e madhe saqë nuk mund të kapërcehet për të arritur çeljen. Po, mund të bëhet, por do dëshirë, kryesisht nga maxhoranca. Kemi miratuar ligje dhe reformë. Vetingu ka filluar të veprojë. Po, është dhënë një vendim. Edhe një është meritë, pse jo, por dramë është fakti që republika jonë, në emër të së cilës duhet të flasim, sot që flasim dhe, mesa duhet, edhe për shumë kohë, nuk e ka më Gjykatën Kushtetuese. Një republikë që pretendon çeljen e negociatave pa Gjykatë Kushtetuese është e rrënuar. Kjo duhet thënë. Reformë në drejtësi? Sigurisht, reformë në drejtësi. Cili është sinjali që emetojmë ne, që politikanit më të lartë, i cili rastësisht, e jo për meritë të drejtësisë së re shqiptare, por asaj të huaj, ne nuk ia heqim imunitetin. Jo vetëm kaq, por bëjmë ç’është e mundur që procesin, pas kaq kohësh, që po ndërmerr drejtësia e re dhe e brishtë shqiptare, e cila është në një agresion të përditshëm dhe sistematik, të mbyllë gojën, e shkatërrojmë duke hequr edhe dëshmitarët e vetëm, siç ishte ekstradimi i Nezir Seitajt. Lufta kundër krimit. E thoni ju, po, ka rritje të numrit të referimeve nga policia në prokurori dhe nga prokuroria në gjykatë. Nuk ka shifër, por unë po them: bravo! Ju e dini çfarë ka ndodhur jo më larg se një javë më parë? Gjykata, që duhet të gjykojë korrupsionin, që ishte Gjykata e Krimeve të Rënda deri një javë më parë, për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë nuk e ka më kompetencën ligjore për luftën kundër trafiqeve. E dini sa është numri i dosjeve të trafiqeve, që rrezikojnë seriozisht të rikthehen edhe një herë nëse ky parlament nuk vepron? Janë plot 80 dosje të trafiqeve të rënda në Shqipëri. Po nuk veproi ky parlament një orë e më parë, 80 çështjet do të fillojnë nga e para. Shumë e shumë vjet luftë policie e prokurorie do të zerohen. Meqë ra fjala, ia keni lënë Ministrisë së Drejtësisë punën e korrupsionit? Shikojeni edhe këtë pjesë dhe pasqyroheni këtu, sepse do të ishte meritë nëse do të kishte filluar një orë e më parë të reagonte me tempizëm ndaj problemit që ka ndodhur! Reforma në administratë publike. Mjafton ajo që tha zonja më parë. Është shqyrtuar një numër prej 2 mijë e 800 punonjësish, kryesisht të administratës qendrore, 11 ministri, por edhe

31 agjenci varësie, dhe diku pak më shumë se gjysma e bashkive, që janë të udhëhequra prej jush, meqë ra fjala. Prej tyre, në krye të 5 vjetëve që jeni në qeverisje, 30% merren në punë në mënyrë të paligjshme. Pardje, vetëm me një dorë, 63 punonjës u hoqën, u flakën nga shërbimi i provës. Ti thua “reformë në administratë”? Sinqeriteti nuk duhet të na mungojë. Reforma në administratë publike, që ka këto shifra dramatike, nuk është gjë tjetër veçse një valë e re shkarkimesh të të gjithë punonjësve që mbajnë të shkruar damkën si punonjës të LSI-së. Kjo është reforma në administratë. E fundit, që ta mbyll fjalën. Genc, nuk e di nëse i kalova 3 minutat, por do ta them edhe diçka të fundit. Si ishte ajo historia? Të drejtat e pronësisë kanë arritur përmirësime? Në 5 vjet nuk ka asnjë vendim të kthimit nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. E kanë marrë kur e kemi lënë ne, me gjithë kusuret tona. 6 mijë e 800 dosje të patrajtuara në vitin 2013. Sot që flasim janë 10 mijë dosje, kërkesa të patrajtuara dhe zero vendime për kthime. Procesi i pronave? Vetëm para një jave Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim, që aktet e së drejtës së pronësisë, të marra nga individë këtu e 20 e kusur vjet më parë, të mos regjistrohen më në hipotekë, duke mohuar në mënyrë flagrante dhe antikushtetuese të drejtën e pronësisë, pa kundërshpërblim. Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar të vijnë nga Strasburgu 89 dosje, sepse janë depozituar atje, si një tentativë e dështuar, që fatura që vjen nga Strasburgu të mos bëhet më si një barrë e pakapërcyeshme. Tregon pikërisht çështjen e pronave. E fundit, për pronat, është rasti i deputetit Hyseni bashkë me Kryeministrin, të përzierë në një aferë dramatike korrupsioni. Pyetja që bëra në fillim ishte jo a duhet, por pse duhet të çelen negociatat? Sigurisht që jo për shkak të meritës së kësaj qeverie, por për shkak se këtu ka rënë sistemi i demokracisë, sistemi i zgjedhjeve, sistemi politik. Ky vend ka nevojë për kontroll. Mjete të tjera, ndoshta i fundit që mund ta shpëtojë këtë vend, është pikërisht një dorë e zgjatur dhe dashamirëse e Bashkimit Europian për të mos e lënë këtë vend të shkasë në arbitraritet dhe regjim diktatorial të plotë. Genc Pollo – Faleminderit Enkelejd! Zoti Kol Nikolla dhe më pas zonja Klajda Gjosha. Kol Nikolla – Unë do të flas më pak se 3 minuta. I nderuar kryetar, I nderuar Ambasador,

32

I nderuar Ministër, Të nderuar pjesëmarrës, Së pari, dua të falënderoj ish-kryetaren për drejtimin me kompetencë dhe profesionalizëm, zonjën Bregu, e cila e drejtoi këtë Këshill për 3 vjet dhe dua t’i uroj suksese në garën për të udhëhequr RCC-në! Kjo është mbledhja e parë, por besoj se kur të vijmë herën tjetër edhe nga ju do të ketë më shumë korrektesë në menaxhimin e kohës në raportin midis politikanëve me pjesën e aulës së dytë, që jemi ne të tjerët. Normalisht, ky Këshill ka funksionin e konsultimeve dhe dhënien e rekomandimeve parlamentit dhe qeverisë për problemet e integrimit. Nuk besoj se është tematika e këtij komisioni as për të sjellë infeksionin e parlamentit, që çdo të enjte mbyllin televizorët, por as për të bërë inventarin e dosjeve, apo të Seitit, apo kush ka vjedhur dhe kush ka korruptuar. Të them të drejtën, ne do të fyheshim nëse edhe herë të tjera do të ketë ulje të nivelit kaq poshtë, duke u marrë me politikë dhe retorikë boshe, duke anashkaluar problemet thelbësore që ka Shqipëria, jo qeveria, as opozita, as shoqatat civile, por problemet që ka Shqipëria në raport me integrimin dhe me problemet e saj ekonomike, sociale, kulturore e kështu me radhë. Lidhur me integrimin, të gjithë ramë dakord këtu dhe dhamë mendimet tona që të hapen negociatave. Kjo është qesharake, sepse i gjithë grupi i interesit që unë përfaqësoj, duke sjellë këtu zërin e tyre, shtojnë një problem: a mundemi ne të përgatisim qytetarë të denjë për Bashkimin Europian? Pra, t’i përgatisim nga ana ekonomike, nga ana kulturore, nga ana sociale, sepse nuk besoj se mund të futemi në Bashkimin Europian me këto paga, me këto pensione, me këto struktura organizative, me këtë qeverisje dhe me këtë opozitë. Prandaj, nëse për 28 vjet e keni mbajtur peng hapjen e negociatave, ju duhet bënit autokritikë sot dhe të thoshit: “Ne për 28 vjet e mbajtëm peng Shqipërinë për ta çuar në Bashkimin Europian, kurse tani që BE-ja po na kap për veshi, duke na thënë: “Hajdeni këtu”, ne përsëri fillojmë nga fillimi, e lagu se lagu, ky ka faj, ky nuk ka faj””. Para një muaji kam qenë në zyrat e BE-së dhe të them të drejtën jam ndjerë i turpëruar si shqiptar kur për Ballkanin Perëndimor, një personalitet i nderuar, u shpreh: “Vjen qeveria shqiptare këtu, ne e dëgjojmë 30 minuta, vjen opozita, ne e dëgjojmë 20 minuta, por, në fakt, ne e dimë më mirë se ju se çfarë ndodh në Shqipëri, se çfarë bëhet në Shqipëri, dimë për këdo dhe për gjithçka”. Pra, kështu u shpreh, nëse nuk gaboj. Po kështu, edhe zonja Fajon, në një takim tjetër, u shpreh e befasuar se i vetmi vend që nuk ka një Ministri Pune të Përkrahjes Sociale dhe të

33

Integrimit Social është Shqipëria. Ajo u befasua, duke thënë se si ka mundësi që Shqipëria nuk ka një ministri për punësimin, sepse unë e di që ka një ministri përgjegjëse për punësimin, por fatkeqësisht, është pak e vështirë që ne të pretendojmë për zgjidhjen e problemit të integrimit, ku çështjet e punësimit janë akses i Ministrisë së Financave. Unë do të kisha shumë dëshirë që edhe ambasadorja të prononcohej për këtë problem, sepse ne i kemi dërguar edhe një ankesë. Lidhur me problemet e tjera që doja të ngrija, ato i konsumoi zoti Vurmo. Ne po lobojmë dhe besojmë se në takimin që kemi në Sofje do të ketë një pikë të veçantë për sa i përket problemit të detyrimit të qeverisë, të politikbërjes dhe vendimmarrjes, të paktën për sindikatat, ndoshta si pjesa më elitare e shoqërisë civile, që qeveria të mos mjaftohet për të drejtën e informimit, por të zgjerohet më shumë si detyrim i saj për sa i përket problemit të konsultimit dhe negocimit. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk kemi një ligj për sindikatat, është i vetmi treg që nuk funksionon me ligj, por ndoshta nuk është vendi sot për ta diskutuar këtë problem. Duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e të gjithë punëtoreve shqiptarë, të cilët e kanë ndarë se duan dhe janë gati për të qenë pjesëtarë në hapjen e procesit të integrimit, besoj se edhe qeveria edhe opozita do ta gjejnë gjuhën e përbashkët, pavarësisht retorikës kur është problemi, për çështje madhore dalim jashtë këtyre debateve. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit zoti Nikolla, për koloritin që sollët në diskutim! Zonja Ambasadore do të ndërhyjë. Romana Vlahutin – Ndoshta e para duhet të flasë zonja Klajda, sepse ajo ka qenë shumë e duruar. Më pas mund të bëj komentet e mia. Klajda Gjosha – Durimi është pjesë e procesit të integrimit, ndaj besoj se më takonte të duroja kaq shumë. Nuk është e lehtë të flasësh në fund, pasi janë bërë rreth 2 orë diskutime, por unë do të doja të tërhiqja vëmendjen, në radhë të parë, për rolin që ka Këshilli i Integrimit Europian. Besoj se është me vend që t’i rikujtojmë këtu njëri-tjetrit pse është ngritur ky këshill. Këshilli është ngritur jo vetëm për të monitoruar procesin e integrimi, por, në radhë të parë, për t’i dhënë këshillat kryesore qeverisë, në mënyrë që qeveria të gjejë një vend ku të prezantojë raportet e saj dhe strategjitë e saj. Më së miri këtu duhet të flasë jo vetëm politika, por duhet të flasë shoqëria civile e hapur, të flasë biznesi, mediet, si dhe të gjithë ata aktorë, që kanë një rol të jashtëzakonshëm në

34 këtë proces, që, fatkeqësisht, shpeshherë ne i harrojmë, sepse mbytemi tek ato debatet tona, që i vazhdojmë kudo si në Kuvend, ashtu edhe në të gjitha organizmat që ka parlamenti. Realisht dua t’i tërheq vëmendjen këtu zotit Bushati për dy dokumente strategjike të dorëzuara nga Ministria e Integrimit para largimit tim nga ajo detyrë. E para, është dokumenti për strategjinë e negociatave deri në anëtarësim. Besoj se është një dokument shumë i rëndësishëm, që përgatit strukturat shqiptare në procesin e negociatave dhe mendoj se jemi të vonuar. Besoj se ky dokument është dorëzuar para një viti dhe unë nuk mendoj që sa herë të ndërrohen qeveritë apo ministritë gjithçka të nisë nga e para. Patjetër që mund të kishte diçka për t’u rishikuar tek ai dokument, por është tejet i vonuar dhe duhet t’i ishte paraqitur Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe më pas parlamentit për ta miratuar. Dokumenti i dytë, që, në fakt, ne nuk e quajtëm si strategji, është dokument zyrtar për komunikimin. Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, që e kanë pasur të gjitha vendet, të cilat e kanë kaluar këtë proces më parë apo që janë para nesh. Pra, ka qenë një model i përshtatur, që është marrë edhe nga ato vende që sot janë në procesin e negociatave. Mendoj se të dyja dokumentet janë shumë të rëndësishme dhe duhet t’i vihen një orë e më parë për diskutim tryezës së Këshillit Kombëtar të Integrimit. Problemet që u diskutuan këtu janë të gjitha me rëndësi, sepse janë probleme që qëndrojnë në kuadër si të 5 prioriteteve, por edhe më tej në të gjithë spektrin e jetës që kanë qytetarët shqiptarë. Pra, do të bënim mirë një orë e më parë, që jo vetëm t’i pranojmë problemet, të pranojmë kritikat, që vijnë nga opozita, por t’i marrim ato seriozisht për t’i adresuar. Unë mendoj se, përveç udhërrëfyesit të 5 prioriteteve që ne kemi pasur, duke menduar se në Shqipëri në spektrin politik gjërat lëvizin shumë shpejt dhe problemet janë edhe më të mëdha ndoshta se në të shkuarën, një dokument i dytë do të përshpejtonte realizimin e të gjithë kuadrit që ne kemi bazë mbi 5 prioritetet, është jashtëzakonisht shumë i nevojshëm, zoti Ministër. Mendoj se nuk është e gjitha barra juaj, sepse ju e monitoroni dhe e koordinoni procesin, por duhet të jenë edhe ministritë e tjera që duhet të vihen realisht në lëvizje për zbatimin edhe të 5 prioriteteve kyçe. Kjo ka të bëjë me çeljen e negociatave dhe me të ardhmen e Shqipërisë europiane. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit zonja Gjosha! Fjalën e ka zonja Albana Vokshi. Më pas zoti Oerd Bylykbshi dhe zonja Elisa Spiropali. Ju lutem, në mënyrë të përmbledhur, sepse jeni drejt fundit.

35

Këtu kam një listë të emrave të folësve, dikush do të jetë në gjysmën e parë, dikush do të jetë në gjysmën e dytë, duke ndjekur një rend kronologjik sipas listës që më është kërkuar fjala, por këtë gjë mund ta shikojmë herën tjetër. Po, zonja Vokshi. Albana Vokshi – Mbase mund të rishikojmë dhe ta shkurtojmë kohën e folësve. Unë do të përpiqem të flas shumë shkurt për dy çështje, të cilat nuk u prekën deri tani. Mendoj se janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe kritere kyçe jo vetëm si tregues të nivelit të demokratizimit të vendit, por edhe prerogativë për procesin e integrimit në Shqipëri. E para, është liria e medieve dhe, e dyta, është kontrolli parlamentar. Të dyja këto çështje janë theksuar shumë qartë edhe në rekomandimet e miratuara në mënyrë unanime në Komitetin e Stabilizim- Asociimit në mbledhjen e fundit, të zhvilluar në Tiranë në datat 12 -13 shkurt. Së pari, liria e medieve në Shqipëri është përkeqësuar. Kjo e parë shumë qartë në përmirësimin e rankimeve të instituteve të mirënjohura për sa i përket lirisë së medies dhe, sikurse e përmenda, është evidentuar në rekomandimet e SAPS-it. Dua të sjell në vëmendje përkeqësimin e lirisë së medies qoftë nga ndërhyrjet politike, presionet politike, ndërhyrjet dhe interesat ekonomike, të gjitha format e shantazheve nga ana e qeverisë për të penguar investigimet, për përfshirjen e saj në aferat korruptive dhe lidhjen e saj me krimin e organizuar. Dua të sjell në vëmendje përkeqësimin dhe gjuhën e urrejtjes nga ana e zyrtarëve të lartë, duke filluar nga Kryeministri, nga kryetari i bashkisë, nga deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët, me një gjuhë të papranueshme, fyejnë, poshtërojnë, intimidojnë dhe shantazhojnë gazetarët. Gjithashtu, dua të ngre shqetësimin, i cili qartësisht është i shprehur edhe në raportin e fundit të “Reporterët pa kufij” dhe BIRN-it për përqendrimin e pronësisë së medieve vetëm në pak duar në Shqipëri, që ka krijuar edhe monopolizimin e informimit të publikut. Nuk mund të lë pa përmendur shkarkimet nga puna të gazetarëve, mbylljen e emisioneve investigative dhe kërcënimet ndaj tyre. Ndaj, kërkoj një angazhim të menjëhershëm të qeverisë, të Kuvendit, të institucioneve të pavarura për të garantuar, për të mbrojtur dhe promovuar lirinë e medieve; për të mbrojtur gazetarët; për të përmirësuar kushtet e tyre të punës; si dhe për sigurinë e tyre në disa raste edhe fizike. Kur them se duhet gjithëpërfshirje, kërkoj angazhimin e të gjithë faktorëve. Partia Demokratike e ka bërë hapin e parë dhe unë jam një ndër iniciatorët e një rezolute të hartuara nga Partia Demokratike për sa i përket dënimit të gjuhës së urrejtjes nga Kryeministri dhe zyrtarëve të

36 tjerë të lartë, si dhe njohjen e rolit të medies në shoqëri. Ndaj, do të kërkoja që me depozitimin zyrtar të kësaj projektrezolute, sepse tani është në proces konsultimi, ashtu sikurse edhe për rezolutën e dhunës në familje, të krijohet një grup pune, në mënyrë që në fund të kemi një miratim të përbashkët të kësaj rezolute për sa i përket lirisë së medies në Shqipëri. Çështja e dytë është kontrolli parlamentar, e cila cilësohet si kompetencë kushtetuese e opozitës, e theksuar edhe në nenin 7 të Kushtetutës. Unë nuk do të zgjatem shumë në këtë, pasi sot i kam dërguar një letër zyrtare zotit Ruçi, pra Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, zotit Rama, për dijeni edhe ambasadores së delegacionit të Bashkimit të Europian, ambasadave të tjera të vendeve të Bashkimit Europian, edhe kryetarëve të grupeve parlamentare, sepse po shkelet neni 7 i Kushtetutës. Maxhoranca nuk po lejon kontrollin parlamentar. Pothuajse të gjithë ministrat po refuzojnë që të paraqiten para komisioneve parlamentare, duke e bërë të pamundur apo duke minuar edhe kontrollin parlamentar nga ana e opozitës. Unë i kam bërë thirrje zotit Ruçi, i kam bërë thirrje edhe zotit Rama që të marrin masa të menjëhershme për të respektuar kontrollin parlamentar. Në këtë kuadër, dua të theksoj se opozita refuzon që të jetë fasadë si në këtë format, ashtu edhe në komisionet parlamentare, por edhe nëse seancat parlamentare. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit zonja Albana! Urdhëroni zoti Bylykbashi! Oerd Bylykbashi – Faleminderit, zoti Kryetar! E nderuar zonja Ambasadore, Fillimisht, dua të them dy fjalë në lidhje me reformën zgjedhore. Aktualisht, Komisioni i Reformës Zgjedhore, pra unë dhe kolegu zoti Çuçi, ka miratuar planin e punës dhe kalendarin e reformës për 6 çështjet e mëdha, që ka ky komision, ku përfshihet: shitblerja e votës, votimi i emigrantëve, listat e zgjedhësve, çështjet e fushatës, siç janë financimi, mediet, presioni mbi administratën publike dhe mbi zgjedhësit e të tjerë. Besoj se së shpejti me një mbështetje goxha të madhe edhe nga partnerët ndërkombëtarë, komisioni do të fillojë aktivitetet konkrete të diskutimit dhe më pas të aprovimit të legjislacionit të nevojshëm. Duke thënë këtë gjë, duhet të kemi parasysh rekomandimin nr. 1 të OSBE-ODIHR- it, i cili kërkon bërjen e një reforme sa më shpejt, të cilën e kemi nisur, por kemi 6 vjet që nuk e kishim prekur reformën zgjedhore. Problemet kryesore që dalin nga raporti i fundit i OSBE-

37

ODIHR-it janë probleme bazë, pra janë kriteret dhe standardet bazë për zgjedhjet, të cenuara. Kjo është thënë drejtpërdrejtë nga OSBE-ODIHR-i: zgjedhjet janë të cenuara. Në qoftë se në vitin 2013 çështja e zgjedhjeve iku nga lista e problemeve për procesin e integrimit, sot është kthyer masivisht. Nëse mbyllim sytë, nuk bëjmë asgjë të mirë për procesin e integrimit dhe bëjmë keq për shqiptarët. Çfarë probleme kemi?! Rekomandimi prioritar nr. 2 është “Shitblerja e votës” dhe në substancë numër 1. “Shitblerja e votës”, përfshin dhe marrjen e kartave të identitetit, e cila shkon dhe më larg se shitblerja e votës, shkon te mohimi i të drejtës së votës kur zgjedhësit pengohen të votojnë”, pra kemi jo vetëm cenim të lirisë së votës, por kemi edhe cenimin e të drejtës së votës, bazë. Rekomandimi nr. 3 prioritar “Presioni mbi zgjedhësit”. Presion mbi administratën publike”. Të dyja këto janë në të njëjtin rekomandim. OSBE-ODIHR-i kërkon ngritjen e një institucioni të pavarur, që të monitorojë dhe të ndërhyjë kur konstatohen këto çështje. “Abuzimi i burimeve shtetërore”, ku përfshihet dhe fuqia rregullatore e shtetit në favor të një pale. Ky është në rekomandimin prioritar nr. 3. Gjithashtu, ata shprehin shqetësim për presionin mbi punonjësit në sektorin privat. Pra, kjo gjë ka shkuar në mënyrë kaq kapilare edhe në sektorin privat. Kërkojnë në rekomandimin e tyre prioritar të garantohet vota e lirë dhe sekrete, pra shteti të marrë masa. “Të garantojë votën”, do të thotë se nuk ekziston mundësia për ta mbrojtur votën e lirë dhe sekrete. Gjithmonë është thënë se ndërhyrja e shtetit në favor të një pale cenon parimin e OSBE-së për ndarjen e partisë politike nga shteti. Shkohet edhe më larg. Ne flasim për një reformë të suksesshme në administratën publike, qeveria flet për këtë, të tjetër duartrokasin, por, në fakt, kjo nuk është kështu. U tha këtu, por nuk do të zgjatem me faktet që thanë të tjerët, por çfarë thotë raporti i OSBE-ODIHR-it: “Shumë bashkëbisedues të misionit vëzhgues të zgjedhjeve shprehën shqetësimet mbi shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi punonjësit e sektorit privat dhe publik, që kishte të bënte me veprimtarinë apo preferencat e tyre politike”. ODIHR-i thotë: “Ekziston shqetësimi që në një mjedis me institucione të politizuara preferencat zgjedhore të punonjësit të sektorit publik, një segment i shoqërisë i cenueshëm nga presionet, mund të ketë pasoja mbi mjetet e jetesës së individit dhe punësimin e tij/saj në të ardhmen”. Pra, problemi është i pastër dhe ne flasim për një reformë të suksesshme në administratën publike.

38

Sigurisht, këto janë çështje të mëdha dhe të rëndësishme. Plani i punës së komisionit është goxha i ngarkuar, por, gjithsesi, ne shpresojmë se me ekspertizën që do të na jepet edhe nga aktorët ndërkombëtarë, do të jemi në gjendje të ecim përpara. Në lidhje me procesin e integrimit, kam diçka shtesë, ndoshta janë me interes për t’u thënë edhe me kapacitete të hershme. Sigurisht, ne shpresojmë shumë fort në hapjen e negociatave. Të gjithë e dinë se po u hapën, do të hapen për kapitujt 23 dhe 24. Ne shpresojmë shumë që këtu të mbërrijnë sa më parë inspektorët e Bashkimit Europian, qoftë për të ndjekur luftën kundër korrupsionit, apo luftën kundër krimit të organizuar, që janë dy furnizuesit kryesorë të korrupsionit politik, që përfundojnë në shitblerjen e votës. Sa më shumë, sa më shpejt ta kemi këtë, aq më shumë shanse ka që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme për shqiptarët. Shkurtimisht, po kaloj te reforma në drejtësi. Pa shtuar nga ato që tha zoti Alibeaj më herët, dua të them diçka që është vërtet e papranueshme për raportin e qeverisë shqiptare me Komisionin Europian. Kryeministri i Shqipërisë ka gënjyer, dhe këtë e them me një term shumë të thjeshtë, presidentin e Komisionit Europian, zotin Junker, në lidhje me suksesin e ligjit të vetingut. Duke thënë ka se 17 funksionarë të drejtësisë, pra gjyqtarë dhe prokurorë, që janë tërhequr, kanë dhënë dorëheqjen për shkak të ligjit të vetingut. Fjala është e rëndë, por faktet janë të tilla. Kryeministri raporton 17 dhe presidenti Junker u shpreh i mahnitur nga suksesi. Zyrtarisht, me përgjigje zyrtare nga institucionet kompetente, si: Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë presin që të kthejnë një përgjigje, që konfirmohet nga Presidenti i Republikës, janë vetëm 7 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vetingut. Kryeministri ka llogaritur në këtë listë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë larguar për shkak të pensionit apo u ka mbaruar mandati. Pra, zyrtarisht e janë vetëm 7, këtu përfshihet dhe Prokurori i Përgjithshëm, i cili është tërhequr nga funksionet e tij në sistemin e drejtësisë, pasi i ka mbaruar mandati, kurse 6 të tjerët i kanë ndërprerë ndërkohë që ishte mandati. Sigurisht, gjithmonë është sukses, duke pritur që të mbyllet një proces i rregullt, deri në Kolegjin e Apelimeve, edhe në rastin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, por janë vetëm 7 dhe jo 17. Për këtë arsye, në mënyrë të qëllimshme, i është thënë presidentit Junker, informacion i pavërtetë dhe për rrjedhojë është zhgënjyer. Ku jemi sot?! Kam dy fjalë në lidhje me reformën në drejtësi: Meqenëse flasim për rule of lows si benchmark për të matur progresin e Shqipërisë, sigurisht rule of lows, do të thotë që të ketë institucione, të cilat i garantojnë ato, por kjo nuk është qeveria. Sigurisht, qeveria e ka për detyrë kryesore këtë, por

39 mund të jetë një nga kërcënuesit kryesor. Gjykatat janë ato që garantojnë që kjo të mos ndodhë, ndërkohë, nga ana tjetër, parlamenti shpreh vullnetin e Kryeministrit. Sot Gjykata Kushtetuese është në kolaps, janë vetëm 4 anëtarë me mandat të plotë, njëri qëndron në detyrë përtej mandatit, ndërkohë që duhen 6 gjyqtarë për të bërë një seancë plenare. Numri i çështjeve, të cilat para se të ndodhte kolapsi, për të cilat Gjykata Kushtetuese nuk arrinte të merrte vendim, sepse nuk bëhej numri prej 5 anëtarësh, është mbi 15. Kjo do të thotë: qytetarët shqiptarë jo partitë politike, nuk të marrin dot drejtësi kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese është në kolaps, vetë interpretimi Gjykatës Kushtetuese për Kushtetutën në jurisprudencën e saj thotë: “Kur një nga organet kushtetuese pushon së ekzistuari, pushojnë edhe institucionet e tjera”. Kush mund ta kontrollojë qeverinë dhe parlamentin në shkeljen e të drejtave të individëve në aktet e tyre? Sot ka një VKM, e cila kufizon të drejtën e pronësisë në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykata e Lartë është në kolaps, sepse ka vetëm 8 anëtarë dhe është nën kuorumin e saj, nën atë që është gjysma e anëtarëve dhe, për rrjedhojë, nuk është në gjendje të operojë me efikasitet, sepse ka mbi 20 mijë padi, të cilat janë në pritje. Për rrjedhojë, gjykatat janë të bllokuara ose të ngadalësuara në trajtimin e çështjes, sepse ne e shohim se çfarë po ndodh. Gjithashtu, informacioni është se gjyqtarët në këtë fazë po marrin më shumë para sesa përpara. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është i bllokuar, sepse nuk mund të bëhet për sa kohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mbahet i bllokuar, sepse sot pretendohet nga maxhoranca që nuk duhet të funksionojë, por, nëse nuk funksionon ajo, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk mund të emërohet dot nga parlamenti dhe, për rrjedhojë, nuk mund të inspektojë gjyqtarët dhe prokurorët në mënyrë të pavarur. Gjithashtu, ne e dimë se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk janë ngritur. Pra, kemi një sistem drejtësie, që, pavarësisht çdo qëllimi të mirë që ka Kushtetuta, sot është në një kolaps total dhe, nëse kjo raportohet si rekord pozitiv, sigurisht që do të krijonte një impakt negativ. Lidhur me reformën në drejtësi, shpresoj që të ecë sa më shpejt, edhe pse s’po shohim gjë. Gjithsesi, uroj që 23 dhe 24 të hapen sa më shpejt. Faleminderit! Genc Pollo- Faleminderit Oerd! Zonja Spiropali! Elisa Spiropali –Faleminderit, zoti kryetar!

40

Falënderoj ambasadorin e BE-së, që pjesën e lobimit për Shqipërinë, përveçse e ka detyrë institucionale, e ka edhe një vokacion miqësor. Për t’iu shmangur bërjes së një deklarate politike si parafolësit e mi opozitarë dhe pastaj ngritjes nga karrigia për të ikur menjëherë pas fjalës sime, dua t’u jap fjalën përfaqësuesve të shoqërisë civile që janë këtu, të cilët e kanë kërkuar fjalën dhe besoj që ky Këshill Kombëtar i Integrimit të shkojë më shumë drejt dëgjimit të zërit të tyre, të shoqërisë civile, të akademisë, të studentëve dhe të qytetarëve shqiptarë, sepse ata janë përfituesit kryesorë të të gjithë këtij procesi. Faleminderit! (Ndërhyrje në anglisht) Genc Pollo- Faleminderit, zonja Ambasadore! Kam përshtypjen që të gjithë e kuptuat. A jeni të sigurt se është i nevojshëm përkthimi? Romana Vlahutin – Së pari, dua t’ju falënderoj që jeni këtu, sidomos ata që kanë mbetur këtu, sepse kjo është çështje respekti, durimi dhe qëndrueshmërie, që, në fakt, do të jetë tejet e rëndësishme për të gjithë procesin e integrimit europian. Do të flas shumë shkurt. Dëgjova nga shumë njerëz këtu shpjegime se si dhe pse duhet të hapen negociatat për integrimin në Bashkimin Europian dhe kam përshtypjen se disa nga shpjegimet kanë qenë pak të paqarta. Negociatat nuk hapen për vende, të cilat nuk performojnë mirë apo për vende, të cilat duhet të merren përkrahu dhe duhet të çohen diku, por hapen për ato vende të cilat kanë performancë të mirë dhe që do të performojnë edhe më mirë pas kësaj. Kështu që, ne do të mbetemi në pritje që Bashkimi Europian të bëjë një vlerësim se çfarë studenti është Shqipëria, i cili do të bëhet në dy nivele, në atë të Komisionit Europian dhe në atë të Këshillit Europian dhe, duhet të jeni të sigurt se as Komisioni Europian dhe as Këshilli Europian nuk do të marrin vendime kundër interesave të tyre, por do të marrin vendime, të cilat bazohen në meritë. Integrimi Europian është një trajektore shumë e gjatë e të gjithë shoqërisë, përfshin më shumë se një gjeneratë. Të jeni të sigurt se në qoftë se 5, 10 apo 15 vjet më parë Shqipëria do të kishte vërtet një performancë të mirë, negociatat do të ishin hapur dhe kjo nuk diskutohet. Tashmë ne kemi 5 prioritete, të cilat nuk u parashtruan si të tilla. Në qoftë se nuk gaboj, kemi pasur 12 prioritete, të cilat në nëntor të vitit 2013 u reduktuan në 5 prioritete. Pra, kjo është një trajektore shumë e gjatë pune, e cila përfshin një gjeneratë, një brez të tërë dhe nuk ka të bëjë me 2, 3, 4 apo 5 qeveri, por është puna e një brezi të tërë. Është shumë e rëndësishme që si proces i tillë të mos

41 përfshijë vetëm politikanët, por edhe qytetarët vetë dhe shoqërinë civile, sepse është diçka që i shërben të gjithë shoqërisë dhe Shqipërisë. Në momentin kur të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë dialog, durim, punë dhe qëndrueshmëri, të cilat shpresoj se do t’i gjejmë në takimin tjetër që do të bëhet. Genc Pollo – Faleminderit, edhe një herë zonja Ambasadore! Fjalën e ka ministri. Pastaj fjalën e kanë kolegët e shoqërisë civile Zana dhe Andi. Ditmir Bushati – Kam vetëm 30 sekonda një koment, sepse me gjithë dëshirën e mirë, takimi i sotëm kaloi përtej asaj për të cilën ishim thirrur, pasi ne jemi thirrur për të diskutuar për këtë dokument, që është strategjia e zgjerimit. Në emër të qeverisë shqiptare u përpoqa të jepja opinionin tonë se si e shohim ne këtë dokument, duke qenë se është i pari, siç e thashë, që nga viti 2002. Mbi bazën e këtij dokumenti, normalisht, duke lexuar edhe mandatin që ka ky këshill, duhet të kishim marrë edhe disa komente apo sugjerime, apo qoftë edhe shikime të ndryshme. Për shembull, siç kishte shikime të ndryshme zoti Vasili me Europën, ndoshta mund të kishim ndonjë shikim të ndryshëm edhe për këtë dokument, që do të pasuronte gjykimin e qeverisë shqiptare, si përfaqësuese e interesave të Shqipërisë, në raport, në radhë të parë, me Komisionin Europian, pastaj me vendet, për të cilat kjo strategji flet, si dhe me vendet anëtare, të cilat shpresojmë që do ta shqyrtojnë këtë strategji. Këtu nuk e kam fjalën vetëm se si e sheh Komisioni Europian rajonin tonë, por ne do të na duhej sot që këtu të kishim një diskutim për instrumentet, për hapat ilustrues, nëse është më e pasur ose jo në raport me atë që përgatiti zgjerimin e madh në vitin 2004, në lidhje me perspektivën financiare, sepse nuk ka proces zgjerimi nëse nuk mbështetet me instrumente financiare e kështu me radhë. Në vend të kësaj, unë kam përshtypjen që secili këtu dha opinionin e tij shumë të vlefshëm, pavarësisht në rast se unë bie dakord, dhe kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie për çështje të ndryshme, ku një pjesë kanë disi lidhje me tematikën e procesit të integrimit europian dhe një pjesë tjetër jo. Nga çfarë kemi parë edhe në praktikat e vendeve të tjera apo edhe kur kemi votuar për këtë këshill dhe për këtë institucion, ku sot, për hir të së vërtetës, u ndieva pak keq, pak ligsht, sepse shumë kolegë këtu më emërtuan në mënyra nga më të ndryshmet, çka më la përshtypjen se edhe leximi paraprak i dosjes dukej sikur nuk ishte bërë para se të vinit në këtë këshill, ky këshill ka mandat tjetër; nuk ka mandatin që kanë komisionet parlamentare. Jam i gatshëm, në emër të qeverisë shqiptare, të vij këtu të diskutojmë edhe për çështje të tjera, për të cilat ju bini dakord se mund të kenë një relevancë për këtë këshill dhe për pjesëtarët e

42 shoqërisë civile që vijnë në këtë këshill: qoftë për reformën në administratën publike, për luftën kundër krimit të organizuar... Unë e di se Komisioni i Integrimit Europian do të presë nesër zëvendëskryeministren dhe drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike; në ditët në vijim do të presë ministrin e Brendshëm, pra aty bëhet raportimi, ndërsa këtu jemi në një fazë tjetër. Prandaj do t’ju lutesha shumë, nuk dua asesi të bëj diversion as me mënyrën si është drejtuar, me asgjë, por ka një praktikë, që është vendosur me mund. Le ta respektojmë këtë praktikë dhe ta pasurojmë, gjë që e kemi vendosur në mbledhjet e mëhershme. Për shembull, ne nuk diskutuam fare këtu... Unë e përmenda Samitin e Sofjes, por ne nuk patëm... A ka ndonjë sugjerim për Samitin e Sofjes? Mund të mos jetë fare në rrezen tonë të shikimit dhe opozita mund të ketë një sugjerim për këtë gjë. Jemi të gatshëm. Këtë vit ka dy samite për Ballkanin Perëndimor, ai i Sofjes dhe i Londrës. Kemi bërë një herë diskutim me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian për procesin e Berlinit, sepse ka pasur pretendime të ndryshme. Këto janë gjëra për të cilat, kur në datën 17 prill do të dalë raporti i Komisionit Europian, do të kemi të gjitha instrumentet parlamentare për të ardhur dhe për ta diskutuar më pas atë raport se si na sheh Komisioni Europian, a na sheh mirë, a na sheh keq; si duhet të na shihte, a duhet të jemi të sinqertë e të tjerë. Ju lutem shumë, ta respektojmë këtë gjë, meqenëse kohën e kemi shumë të vështirë për ta respektuar bashkë me axhendën, siç ishte parashikuar që do të fillonte në orën 17:00 dhe do të mbaronte në orën 18:00, që të paktën për këtë pjesën tjetër të keni disponibilitetin tonë të plotë. Zonja Gjosha bëri pyetje shumë të drejta, ne kemi përgjigje për shumë gjëra këtu që u thanë dhe për të cilat ne nuk biem dakord, por duhet të gjejmë axhendën dhe vendin e duhur për t’i diskutuar, në mënyrë që secili të marrë të paktën përgjigjen që meriton. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit zoti Ministër! Në fakt, edhe unë vërej dhe ndoshta nuk e gjykoj pa vend, që një pjesë e gjatë e diskutimeve u mor me mënyrën se si çdo anëtar i Këshillit mendon për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe nga ana e Shqipërisë, por edhe në përgjigje të materialit që erdhi nga ministria juaj. Kolege si Klajda Gjosha, Jorida Tabaku apo edhe Grida Duma, ngritën pyetje dhe shqetësime për vonesat institucionale dhe buxhetore, të cilat nuk morën përgjigje, por unë jam shumë dakord me ju që në

43 mbledhjet e tjera të këshillit të fokusohemi specifikisht në këto çështje, pasi diskutimet e gjera dalin edhe jashtë afatit, kjo është në natyrën e tyre, por edhe ne nganjëherë kemi një gjysmë vështirësie për ta ndarë se çfarë do të trajtojmë në Komisionin e Përhershëm Parlamentar për Integrimin Europian dhe çfarë do të trajtojmë në këtë Këshill, pavarësisht nga mandati i tyre i qartë, sidomos nga përbërja e tyre e ndryshme. Besoj se do ta zgjidhim rrugës në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani, shkurt si gjithmonë, të paktën do të shpresoja, para se të kalojmë te çështja tjetër, fjalën e ka zoti Andi Dobrushi dhe pastaj zonja Zana Vokopola. Andi Dobrushi – Faleminderit, zoti kryetar! Ndoshta është disi e tepërt dhe po riskojmë në përsëritjen e atyre çfarë u thanë më herët këtu, por, si konkluzion të parë të këtyre dy orëve, kam përshtypjen se konfuzohet këshilli me komisionin parlamentar, çka sjell edhe një lloj ndryshimi të substancës, me të cilën duhet të merret ky Këshill Kombëtar, në mënyrë që t’i japë hapësirën e duhur dhe të mos ta kthejë këtë në një lloj pasqyre të debatit politik, që ju e keni me tepricë në këtë godinë, për t’i dhënë mundësi jo vetëm shoqërisë civile, sepse atë e dëgjojmë kaherazi, duke u përmendur rëndom si elementi kryesor, por mbi të gjitha aktorëve të biznesit, palëve të interesuara, qytetarëve shqiptarë, akademikëve, medieve, sepse për etikë Këshilli Kombëtar nuk është vetëm shoqëria civile klasike me të cilën njihemi, por ka edhe shumë komponentë të tjerë, që janë të pranishëm këtu dhe nuk patën mundësi absolutisht qoftë edhe për 30 sekonda, të jepnin mendimin e tyre, por që dëgjuam për 2 orë e gjysmë ato krehjet tuaja të zakonshme me të cilat jemi mësuar. Me shumë respekt për të gjitha opinionet që u dhanë, do të donim që ky Këshill Kombëtar t’i kthehej natyrës së vet me të cilën është konceptuar për të funksionuar. Ka një seri gjërash, të cilat nuk patëm mundësi t’i ngrinim këtu, por ne kemi komunikuar me ju për çështje që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e Këshillit, sepse minimalisht për anëtarët e shoqërisë civile (janë 8 anëtarë, por në fakt të drejtë vote kanë vetëm 3 prej tyre), duhet të zgjidhen disa prej procedurave që kanë diskutime shumë të rëndësishme të substancës, të cilat duhej t’i mbajmë dhe t’i diskutojmë. Sugjerimi ynë do të ishte: nëse mund të mbajmë një takim që mund të ishte edhe më teknik për të zgjidhur disa çështje të funksionimit të Këshillit, në mënyrë që të facilitojmë një punë akoma më të qenësishme dhe që kontributet e të gjithëve të jenë akoma më të qenësishme në të ardhmen. Kaq kisha se u zgjata shumë.

44

Faleminderit! Zana Vokopola – Unë kisha përgatitur disa pyetje, por tani do të them vetëm njërën: duke iu referuar KKIE-së, si organi më i lartë këshillimor në procesin e integrimit do të desha të di nëse ka ky këshill një qëndrim të unifikuar mbi mënyrën e përfshirjes së shoqërisë civile? A do të përfshihet shoqëria civile tani, apo më vonë, gjatë hapjes së negociatave, duke pasur parasysh që mbart me vete një ekspertizë të thelluar dhe gjatë periudhës së negociatave do të jetë ajo që do të prezantojë shqetësimet që vijnë nga grupet e ndryshme të interesit. Kaq kisha. Faleminderit! Genc Pollo – Faleminderit për ndërhyrjen tuaj! Besoj se është në linjë me ato që dëgjuam më parë. U tha edhe më herët në këtë mbledhje që një rol të vërtetë ky Këshill e merr kur të hapen negociatat, sepse ka jo vetëm deputetë (që është normale), jo vetëm OJQ (që është gjithashtu normale), por ka edhe grupe interesi apo stakeholders. Kur të diskutohen kuotat e peshkimit do të kenë diçka konkrete për t’u diskutuar si rekomandim për qeverinë. Se sa do t’i përfshijë qeveria të njëjtat grupe jashtëkuvendore, kjo çështje që u ngrit në një diskutim të mëparshëm, do të marrë përgjigje në mos sot, në një moment të mëvonshëm nga qeveria. Kjo është diçka që ne, si Këshill, duke shqyrtuar sugjerimet tuaja mund ta përmirësojmë, për të realizuar një përfshirje më të madhe. Po e them edhe një herë, se deri tani jemi në një forum debati (nuk do ta quaja me tepri, siç dëgjova të thuhej më përpara), sepse gjithkush ka gjërat e veta për të thënë, por gjithkush ka vendin e vet për t’i thënë dhe ato do të thuhen në vendin e duhur. Prandaj, kjo mbledhje e parë e kësaj legjislature besoj se shërbeu për të paraqitur disa probleme dhe ne do t’u japim zgjidhjen më të mirë të mundshme atyre në vijim. Nëse nuk ka ndonjë gjë tjetër në këtë raund, do të kalojmë me shpejtësi tek pika tjetër. Në qoftë se zonja Ambasadore dhe zoti Ministër do të qëndrojnë akoma... Atëherë, falënderoj zotin Ministër për prezantimin! Gjithë të mirat! Gjithashtu, edhe juve! Kjo është për procedurë, sepse nuk parashikoj vota kundër.

45

Duhet që të marr mendimin tuaj për Shkollën Europiane Verore, që është një nismë e filluar në legjislaturën e shkuar, kur këtë Këshill e kryesonte kolegia jonë Majlinda Bregu. Besoj se kjo është një nismë e mirë dhe pozitive, që ne duhet ta vazhdojmë. Është përkrahur nga Kuvendi dhe financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Europian, nga Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe nga Fondacioni “Friedrich Ebert”. Do ta rinovojmë këtë projekt dhe besoj se biem të gjithë dakord. Gjithashtu, do të marrim një vendim për ripërtëritjen e anëtarësisë së organizatave të shoqërisë civile dhe medias në zbatim të nenit 5 të Rregullores së KKIE. Pra, edhe një herë hapet gara për regjistrimin. Gjithkush që dëshiron mund të paraqesë kërkesën e vet pranë Sekretariatit të Këshillit dhe ato në afatin e duhur, me procedurën e parashikuar, do të shqyrtohen dhe do të miratohen. Besoj se edhe për këtë biem dakord dhe nuk ka asnjë votë kundër. Me këtë vendim e mbyllim takimin, duke ju falënderuar për kontributin e gjithsecilit prej jush! Do të shihemi në mbledhjen e ardhshme.

46