Observatori për të Drejtat e Fëmijëve Tiran ë Relacion situativ bazuar në të dhëna për fëmijët për Bashkinë Tiranë

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve është një entitet jo-fitimprurës Shqiptar i themeluar në vitin 2009 si pjesë e rrjetit të shoqërisë civile që monitoron situatën e fëmijëve në vend. Nëpërmjet përfaqësuesve të saj në çdo Qark të Shqipërisë, dhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit me njësitë vendore në bashki dhe komuna, si edhe nga institucionet lokale, Observatori mbledh informacion mbi të dhënat nga rekordet administrative të shëndetit, arsimit, mbrojtjes sociale dhe autoriteteve të tjera lokale. Në qarkun Shkodër zyra e Observatorit ushtron veprimtarinë e saj prej vitit 2009. Më shumë informacion gjeni në fq tonë të Web: http://www.observator.org.al

Nga analiza e të dhënave periodike të mbledhura nga Observatori për të Drejtat e fëmijëve në Bashkinë Tiranë sipas ndarjes së re administrative (Bashkia Tiranë+ 13 njësitë vendore), rezulton se popullsia përllogaritet 747084 banorë. Në krahasim me vitin 2010 evidenohet një rritje e numrit të popullsisë nga viti 2010 (727050 banorë) në vitin 2014 (747084 banorë). Informacion mbi Bashkinë e Tiranë (sipas territorit të ri administrativ)

Popullsia

2010 2011 2012 2013 B.Tiranë 618,781 622,190 626,445 634,409 K.Zall- bastar 5,500 5,537 5,538 5,536 K.Zall-herr 10,639 10,743 10,806 10,807 K.Shëngjergj 2,768 2,797 2,792 2,788 K. 11,940 12,360 12,701 13,339 K. 21,531 22,165 22,530 23,025 K.Farkë 11,611 11,889 11,984 12,204 K. 9,121 9,182 9,182 9,198 K. 9,055 9,153 9,230 9,327 K.Petrelë 6,402 6,441 6,428 6,464 K.Bërzhitë 5,752 5,813 5,793 5,781 K.Krrabë 3,064 3,092 3,100 3,106 K.Pezë 5,647 5,699 5,724 5,755 1

K. 5,239 5,312 5,317 5,345 Totali 727,050 732,373 737,570 747,084

Fëmijët (grupmosha 0-18 vjeç) përbëjnë një kategori të rëndësishme në Bashkinë Tiranë. Numri i fëmijëve 0-18 vjeç për Bashkinë Tiranë sipas ndarjes së re administrative është 167870 fëmijë në vitin 2014. Ndërkohë përqindja e fëmijëve të Bashkisë Tiranë në raport me popullatën rezulton 22.47 % në vitin 2014, sipas ndarjes së re administrative. Numri i fëmijëve në Bashkinë Tiranë sipas ndarjes së re administrative ka ardhur në ulje nga 179846 fëmijë në vitin 2010 në 167870 fëmijë në vitin 2014. Ndërkohë përqindja e fëmijëve në raport me popullatën ka ardhur në ulje nga 24.74% në vitin 2010 në 22.47 % në vitin 2014.

Nr.fëmijëve të moshës 0-18 vjeç

2010 2011 2012 2013 B.Tiranë 144,822 132,957 138,548 134,718 K.Zall-bastar 1,887 1,751 1,801 1,718 K.Zall-herr 3,758 3,531 3,648 3,492 K.Shëngjergj 787 730 754 728 K.Dajt 3,830 3,564 3,770 3,784 K.Kashar 7,042 6,704 6,980 6,851 K.Farkë 3,850 3,654 3,764 3,663 K.Ndroq 2,737 2,551 2,629 2,529 K.Vaqarr 2,900 3 2,844 2,774 K.Petrelë 1,964 1,809 1,867 1,800 K.Bërzhitë 1,731 1,612 1,649 1,589 K.Krrabë 956 878 908 868 K.Pezë 2,029 1,891 1,968 1,932 K.Baldushk 1,553 1,431 1,486 1,424 Totali 179,846 163,066 172,616 167,870

A. Disa të dhëna për mbrojtjen sociale:

a) Numri i familjeve që mbështeten me NE dhe me fëmijë 0-15 vjeç;

2010 2011 2012 2013 B. Tiranë 2,699 1,507 1,188 1,195

2

K. Zall-bastar 164 167 167 178 K. Zall-herr 1 1 1 90 K. Shëngjergj 137 141 179 133 K. Dajt 98 98 118 98 K. Kashar 116 150 177 181 K. Farkë 11 7 20 32 K. Ndroq 180 129 126 103 K. Vaqarr 25 20 25 28 K. Petrelë 38 38 38 140 K. Bërzhitë 38 38 38 140 K. Krrabë 116 133 140 210 K. Pezë 50 50 6 58 K. Baldushk 66 69 69 65 Totali 3,739 2,548 2,292 2,651

Siç shihet nga tabela e pasqyruar dhe në grafikun përkatës më poshtë në total për njësitë e mësipërme ka një ulje të numrit të familjeve që trajtohen me NE dhe që kanë fëmijë të moshës 0-15 vjeç në përbërjen e tyre për periudhën 2010 – 2013. Kjo ulje lidhet pothuaj vetëm me Bashkinë Tiranë, si rezultat i zbatimit të sistemit të pikëzimit në skemën e NE në kuadrin e një projekti pilot me Bankën Botërore. Komunat kanë lëkundje të vogla në shifra në drejtim rritje ose zbritje për të njëjtën periudhë.

B. Numri i fëmijëve 0-18 vjeç me aftësi të kufizuar;

2010 2011 2012 2013 B. Tiranë 1,517 1,728 1,645 1,728 K. Zall-bastar 50 49 50 50 K. Zall-herr 38 42 0 44 K. Shëngjergj 11 11 11 11 K. Dajt 56 56 56 56 K. Kashar 74 88 0 100 K. Farkë 30 25 19 19 K. Ndroq 11 12 13 14

3

K. Vaqarr 31 41 31 34 K. Petrelë 18 24 22 23 K. Bërzhitë 10 10 0 10 K. Krrabë 11 11 7 7 K. Pezë 3 3 0 10 K. Baldushk 3 14 13 13 Totali 1,863 2,114 1,867 2,119

C. Disa të dhëna për arsimin:

a) Numri i fëmijëve të rregjistruar në arsimin parashkollor

2010 2011 2012 2013 B.Tiranë 7,436 8,758 9,598 9,416 K. Zall-bastar K. Zall-herr 20 K. Shëngjergj K. Dajt 223 K. Kashar K. Farkë 261 K. Ndroq 73 K. Vaqarr 220 K. Petrelë 115 K. Berzhitë K. Krrabë 25 K. Pezë 218 K. Baldushk Totali 7,436 9,913 9,598 9,416

4

b) Numri i fëmijëve të rregjistruar në arsimin e mesëm;

2010 2011 2012 2013 B.Tiranë 19,084 19,510 19,925 19,971 K. Zall-bastar K. Zall-herr 150 K. Shëngjergj K. Dajt K. Kashar K. Farkë K. Ndroq 324 K. Vaqarr 233 K. Petrelë 200 K. Bërzhitë K. Krrabë 40 K. Pezë 270 K. Baldushk Totali 19,084 20,727 19,925 19,971

Siç shihet nga tabelat për treguesit e arsimit ka një mungesë të dhënash për të gjitha komunat e paraqitura për vitet 2010, 2012 dhe 2013. Edhe për vitin 2011 ka mungesë të dhënash për disa komuna.

Për njësitë e mësipërme ka mungesë të dhënash përsa i përket buxhetit të fëmijëve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Mungojnë gjithashtu statistikat e shëndetësisë si dhe disa tregues të arsimit.Për mbledhjen e të dhënave për fëmijët me synimin e njohjes së gjendjes së respektimit të të drejtave të tyre Observatori është përpjekur dhe ka krijuar marëdhënie bashkëpunimi me institucionet publike në nivel qendror

5

dhe rajonal. Në nivel rajonal është synuar dhe është aritur bashkëpunimi me DAR-qyteti Tiranë, DAR-qarku Tiranë, ZA- Kavajë, ZA- Kamëz, Zyrën Rajonale-Tiranë të SHSSH-së, Drejtorinë e Shëndetit Publik Kavajë dhe po përpiqemi shumë të krijojmë bashkëpunim me ASHR-Tiranë.

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve si pjesë të misionit të tij ka edhe ngritjen e urave të bashkëpunimit me qarkun dhe njësitë e qeverisjes vendore. Si rezultat i përpjekjeve të tij të vazhdueshme duke filluar nga viti 2013 është aritur të firmosen marrëveshje bashkëpunimi dy vjeçare për periudhën 15 shtator 2013-15 shtator 2015 me njësitë vendore të mësipërme me përjashtim të K. Zall-Bastar,K. Farkë dhe K. Shëngjergj.

Në zbatim të ligjit nr.10 347 dt. 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” në Bashkinë e Tiranës janë ngritur njësitë e mbrojtjes së fëmijëve (NJMF-të) në të 11 minibashkitë e saj. Këto njësi janë ngritur gjithashtu edhe në K. Bërzhitë, Dajt, Ndroq, Pezë, Vaqarr dhe Zall-herr. Duhet thënë se NjMF-të nuk janë mbështetur me buxhet gjë e cila do ta bënte më funksionale punën e tyre.

Kufizime të Relacionit situativ

Secili prej 12 qarqeve të Shqipërisë duhet të sigurojë të dhëna për numrin e banorëve rezidentë, të kategorizuar sipas gjinisë dhe moshës në nivel lokal, e dhenë që ende mungon edhe pse Observatori ka lobuar fort për mbledhjen dhe raportimin e këtij treguesi i cili është mjaft i domosdoshëm për të nxjerrë më pas raporte dhe përqindje. Një informacion i tillë do të lehtësoj proçesin e përllogaritjes së treguesve dhe analizimit të situatës aktuale për secilin qark. Aktualisht Observatori operon ende me të dhënat e Gjendjes Civile në lidhje me treguesit demografikë, një e dhënë e cila na ndihmon në përllogaritje edhe pse mund të ketë mangësi në nxjerrjen reale të vlerës, por që mund të masi trendin e ndryshimeve në vite.

Gjatë mbledhjes së të dhënave, zyrat rajonale të Observatorit kanë identifikuar më tepër vështirësi në mbledhjen e të dhënave në sektorin e arsimit. Për rrjedhojë, përfaqësuesit e stafit qendor dhe rajonal kanë intensifikuar komunikimet dhe perpjekjet për të advokuar me institucionet rajonale dhe lokale të arsimit për mbledhjen e këtyre treguesve.

Gjithashtu vështirësi në raportimin e të dhënave paraqesin edhe institucionet rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në drejtim të institucionit qendror. Për vitin 2014, zyrat rajonale të SHSSH kanë raportuar vlerën 0 për databazën e treguesve. Niveli i përgjigjshmërisë së këtyre aktorëve ka qenë i ulët. Një problem i tillë me mbledhjen dhe raportimin e të dhënave mund të lidhet edhe me ndryshimin e strukturave për shkak të zbatimit të reformës administrative- territoriale në Shqipëri.

Të dhënat e mësipërme gjënden në faqen e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve: www.observator.org.al

Zana Kondi

Bulevardi “”, Pallatet Agimi, Shk 5, Ap 81, Tiranë, Shqipëri [email protected] 00355 0692551348 www.observator.org.al

6