1 Petrit Malaj lindi ne Vlore me, 12.12. 1961. Shkollen e mesme e mbaroi ne qytetin Bajram Curri, kurse ne vitin 1985 diplomohet si aktor ne Akademine e arteve. Ne periudha te ndryshme kohe ka kryer nje sere kualifikime dhe specializime, si kualifikimi pasuniversitar (1985-1990), specializim ne Shkollen Nderkombetare te teatrit ‘’Jacques Lecoq’’ Paris (1995), ne shkollen e teatrit Murcia - Spanje(1996), ne SHBA (2000), stazh profesional ne Bari te Italise (2001) etj. Ka kaluar te gjitha etapat per kualifikimin shkencor dhe sot ka titullin ‘’Profesor’’. Ne formimin dhe ngritjen e tij profesionale kane sherbyer dhe pjesemarja ne aktivitete periodike europiane e rajonale si: festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarsit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Udine, Sofie, Sibiu, Lecce, Badajoz, L’ Aquila, Pescara etj.). Deshmi e pjekurise se tij profesionale, eshte edhe zgjedhja ne forume te tilla prestigjoze si Zv/Kryetar i Keshillit Drejtues te Radio Televizionit Publik Shqiptar (2003-2006), anetar i Komitetit Shkencor te Rrjetit Adriatik te Teatrove me qender ne Lecce prej vitit 2004 e ne vazhdim. Rrugen e interpretimit dhe te krijimtarise e ka filluar qe ne shkollen e mesme, duke marre pjese ne grupet teatrore. Qe ne kete periudhe spikati per talentin ne interpretim dhe percaktoi qarte rrugen e se ardhmes qe nuk do ta zhgenjente as ate qe beri zgjedhjen dhe as te tjeret qe dalluan fillimisht talentin e tij. Perfundimi I studimeve ne Akademine e Arteve e formoi ate si aktor profesionist dhe shume shpejt u be nje figure e njohur, fale interpretimeve jo te pakta ne skene dhe ne ekran. Rolet e interpretuara nga Petrit Malaj, dallohen per thjeshtesine dhe origjinalitetin, diapazonin e gjere te karaktereve, thellesine e ideve te shprehura dhe skalisin ne mendjen e shikuesit mbresa te pashlyera. Te paharruara mbeten per shikuesit role te tilla si ai i Petritit te filmi “ Besa e Kuqe”, me te cilin fitoi medalionin e festivalit te V te filmit shqiptar, mjeku ne filmin “Kur hapen dyert e jetes”, me te cilin fitoi cmimin e dyte per aktore ne festivalin e VII te filmit shqiptar, Darti te filmi “Balada e Kurbinit” dhe dhjetra role te tjere ne kinematografi dhe teater. Me shumellojshmerine e interpretimeve te tij, Petrit Malaj hera-heres shfaqet i bute, i qeshur, human (duket sikur butesia dhe bukuria e detit ku lindi dicka ka stampuar ne karakterin e tij), si te filmi “Kur hapen dyert e jetes”, dhe hera- heres burreror dhe krenar si vete malet dhe natyra e vendit ku kaloi vitet e rinise, si te filmi “Viktimat e Tivarit’’ ne rolin e Bardhit. Krahas dhjetra roleve te realizuara ne kinematografi dhe teater, Petrit Malaj, si pedagog, Dekan dhe Rektor i Akademise se Arteve (sot Universiteti I Arteve), ka nje kontribut te cmuar ne lemin teoriko-profesional dhe ne edukimin dhe pergatitjen e artisteve te ardhshem. Me rendesi jane nje sere artikujsh, monografi, projekte dhe tekste mesimore qe sot jane baze ne pergatitjen profesionale te aktoreve te rinj. Si te tille mund te permendim: Probleme te teatrit dhe te kinematografise (monografi), Aftesite shprehese te aktorit (studim), Elementet baze te Mjeshterise se aktorit dhe Aktori, roli, figura, tekste profesionale, projekti per hapjen e deges Regji filmi dhe TV, projekti i Festivalit te Dyte te Shkollave te Teatrit te Ballkanit dhe dhjetra artikuj problemore ne shtypin e perditshem. 2 Pervoja e fituar si pedagog dhe aktor, ka bere te mundur qe ndonjehere te ktheje syte dhe nga regjia, duke u munduar te shprehe dhe ne kete fushe aftesite dhe shpirtin krijues. Megjithese kontributi modest ne kete drejtim, nuk mund te leme pa permendur disa vepra te vena ne skene me studentet e tij si “Balade per nje grua”, “Revizori”, “Mirandolina”, “Vdekja dhe Virgjeresha” etj. I gjithe aktiviteti i tij professional eshte vleresuar dhe me tituj e diploma te ndryshme. - Ne vitin 1979 per interpretimet ne grupet teatrore te shkollave te mesme i eshte akorduar Medalja ‘’Naim Frasheri’’. - Ne vitin 1982 ne Festivalin e Peste te Filmit Shqiptar eshte nderuar me Medalionin e Festivalit. - Ne vitin 1986 ne Festivalin e Shtate te Filmit Shqiptar ka fituar cmimin e dyte per aktore per rolin e mjekut ne filmin ‘’Kur hapen dyert e jetes’’. Po ashtu me kete film ka qene pjesemarres ne disa Festivale te Filmit Nderkombetar. 3 B I B L I O G R A F I Rolet e realizuara ne film 1- Nazmiu, te filmi ‘’Qortimet e vjeshtes’’, prodhim i vitit 1981, regjia Kristaq Dhamo, skenari Peci Dado. Nazmiu perfaqeson rinine gjimnaziste te kohes e cila perqafon idete perparimtare qe kishin filluar te zinin vend ne mendjet dhe zemrat e tyre, te imponuara jo vetem nga regjimi, por edhe te frymezuar nga leximi i veprave perparimtare si ‘’Nena’’ e Gorkit etj. 2- Petriti, ne filmin ‘’Besa e kuqe’’, prodhim i vitit 1982, regjia Piro Milkani, skenari Dhimiter Anagnosti. Petriti eshte nje nga pese heronjte e Vigut qe punuan per te mobilizuar popullin e zonave veriore ne lufte kunder pushtuesit dhe dhane jeten per kete ideal. 3- Azemi, ne filmin ‘’Nentori I dyte’’, prodhim I vitit 1982, regjia Viktor Gjika, skenari Dh.Shuteriqi; K.Blushi Lajmi per shpalljen e pavaresise se enderuar ne shekuj nga shqiptaret kishte mare dhene. Isa Boletini dergon fjale me lajmetarin (Azemin) se diten e madhe do te ishte ne Vlore gjalle a vdekur. Plagosja e Azemit shpreh sakrificat qe kerkonte ky eveniment. 4- Sotiri ne filmin ‘’Vendimi’’, prodhim i vitit 1984, regjia Kristaq Dhamo, skenari Spiro Dede dhe Neshat Tozaj. Vendosmeria per te cuar ne vend vendimin per ekzekutimin e nje tradhetari qe vihet ne sherbim te fashizmit, e ben Sotirin te niset ne nje mission teper te veshtire dhe ta realizoje ate me sukses, fale trimerise, guximit dhe zgjuarsise se tij dhe te shokeve me te cilet bashkepunoi. 4 5- Bardhyli ne filmin ‘’Gjurme ne debore’’, prodhim i vitit 1984, regjia Edmond Tare, skenari Roland Gjoza. Ne kete film Bardhyli perfaqeson kufitarin e perkushtuar per te mbrojtur kufijte e Atdheut 6- Prenga ne filmin ‘’Militanti’’, prodhim i vitit 1984, regjia Piro Milkani, skenari Kico Blushi. Lufta per clirimin e vendit, qe udhehiqej nga komunistet, kishte bere per vete dhe popullin e thjeshte. Prenga nje nga personazhet e ketij filmi, ndihmon me te gjitha mundesite nje nga kreret komuniste te zones, ne nje situate te veshtire 7- Sokoli ne filmin ‘’Dasma e shtyre’’, prodhim i vitit 1985, regjia Mark Topallaj dhe skenari Ndoc Papleka. Ngjarjet zhvillohen ne vitet 1923-1924. Sokoli megjithese prane nje dite te shenuar te jetes se tij, nuk duron dot vuajtjet dhe varferine dhe pasi mer hak per vete dhe per gjithe te varferit, bashkohet me Bajram Currin per te realizuar nje ender tjeter te madhe. 8- Bardhyli ne filmin ‘’Kur hapen dyert e jetes’’, prodhim i vitit 1986, regjia dhe skenari nga Rikard Ljarja Bardhyli nje mjek i ri caktohet te punoje ne nje fshat malor. Ai punon me perkushtim dhe ja del mbane te fitoje zemrat e malesorve, sidomos kur ne kushte shume te veshtira kryen nje operacion te suksesshem. 9- Hetuesi te filmi ‘’Hetimi vazhdon’’, prodhim i vitit 1988 me regji te Mark Topallaj. Hetuesi perballe krimit , sfida eshte e hapur. Kush e ka kryer krimin, cfare motivesh kishte ai? Profesionalizmi dhe kembengulja vene perpara drejtesise autoret. 5 10- Darti te filmi ‘’Ballada e Kurbinit’’, prodhim i vitit 1990, regjia Kujtim Cashku, skenari Vath Koreshi. Pas dy martesave te njepasnjeshme, Darti e kupton se eshte i privuar nga krenaria per te patur trashegimtare, por lindja e djalit te shokut te tij e ben krenar, se Shqiperia nuk vdes. 11 - Bardhi te filmi ‘’Viktimat e Tivarit’’, prodhim i vitit 1991, me regji dhe skenar te Ekrem Kryeziu. Enigma dhe erresira qe mbulon ngjarjen, ka bere qe te harohen shume gjera, por nderkohe per Bardhin faktet nuk jane shume bindese dhe fillon te germoje ne te kaluaren. Ajo cka zbulon eshte tronditese. Babai i tij jeton. 12- Kujtimi te filmi ‘’Telegrami’’,prodhim I vitit 1992, me regji te Gjergj Xhuvanit dhe skenar te Dhimiter Xhuvanit. Tre shoke kishin kaluar te njejten femini, por rruget dhe fatet e tyre u ndane. Kujtimi per fat te keq u nda nga jeta dhe shoket e tij kujtonin ndodhi nga shoqeria e tyre, secili sipas kendveshtrimit te vet. Kariera dhe pervoja I kishin bere krejt te ndryshem te dikurshmit shoke. 6 13- Tanushi te filmi ‘’Skenderbeu’’, prodhim I vitit 1995, film I Televizionit Amerikan CBN. 14- Komandanti te filmi ‘’ Kolonel Bunker’’, prodhim I vitit 1996, me regji dhe skenar te Kujtim Cashkut. Komandanti i kampit te internimit i dyzuar, midis detyres dhe ndjenjes humane. Deshira per te shijuar tingujt e pianos, zbehej perpara ndjenjes se detyres. 15- Nils Sorgen te filmi ‘’Lule te kuqe, lule te zeza’’, prodhim I vitit 2003, me regji te Mevlan Shanaj dhe skenar te Natasha Lakos. Gjarjet zhvillohen ne realitetin e sotem shqiptar. Nils Sorgen misionar I nje feje punon ne te njejtin terren me misionare te tjere. Gjerat ne pamje te pare duken krerjt normale ne mardheniet midis tyre, por ne te vertete te gjithe mundohen te minojne njeri tjetrin. 7 16- Zv/ministri te filmi ‘’Lindje, perendim, lindje’’, prodhim i vitit 2008, me regji te Gjergj Xhuvanit Zv/ministri eshte perfaqesues I administrates shteterore te para viteve ’90 Ne personalitetin e tij pak zbulohet natyra e vertete, sepse deshira per te ruajtur postin qe I siguron privilegje dhe mireqenie e detyron shpesh te veproje edhe kunder ndergjegjes. 17- Shefi I policies te filmi ‘’Dhimbje e dashurise’’, prodhim I vitit 2008, me regji te Ylli Pepos dhe skenar te Bashkim Kozelit. Shefi I policise eshte ne lufte te vazhdueshme me fenomenet negative qe u shfaqen ne shoqerine tone pas viteve ’90 si korrupsioni, prostitucioni dhe droga.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages14 Page
-
File Size-