ANDREA LLUKANI ARTI KISHTAR NË SHQIPËRI (Sipas mbishkrimeve të kishave) Botimet “Trifon Xhagjika” Tiranë, 2014 1 Këtë libër ia kushtoj teologut Theofan Popa Redaktor: Shpëtim Sala 2 PARATHËNIE ibri “Arti kishtar në Shqipëri” bën fjalë për kishat monument kulture duke u mbështetur tek mishkrimet si të vetmet Ldëshmi autentike, të cilat dëshmojnë për kulturën dhe traditën e popullit shqiptar në shekuj. Ky libër nuk është botim zyrtar i K.O.A.Sh-it, por një përpjekje vetjake e autorit për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të kishave dhe manastireve ortodokse, të cilat kanë qenë vatër e kultivimit të kulturës dhe të traditës sonë kombëtare. Manastiret kanë qenë qendra të mëdha shpirtërore me karakter social. Nëpër manastire ka pasur njerëz të ditur dhe me kulturë. Si qendra të adhurimit kristian, të përhapjes së kulturës bizantine gjatë sundimit osman, manastiret kanë luajtur rol të madh shoqëror për popullsinë vendase. Nëpër manastire ka pasur shkolla djemsh ose vajzash, të cilat funksiononin me shpenzimet e manastirit. Gjithashtu shumë manastire të tjera sponsorizonin shkollat e krahinës. Në disa manastire ka pasur punishte, të cilat zbukuronin kodikët, qepnin veshjet e shenjta, gdhendnin ikonostasët etj. Manastire të tjerë kanë botuar libra të ndryshëm fetarë, kanë pasur biblioteka të pasura, ose kanë organizuar konferenca. Qendrat monakale kanë zhvilluar aktivitete bamirësie, duke ndihmuar njerëzit në nevojë etj. Në disa manastire ka pasur qendra shëndetësore dhe jetimore. Gjithashtu nëpër manastire është kultivuar arti i pikturimit të ikonave dhe muzika bizantine. 3 Nëpër kishat e manastireve gjenden mjaft objekte të shenjta me argjend si për shembull: kapakë ungjijsh, potirë të shenjtë, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, temjanica, kuti për mbajtjen e lipsanëve të shenjtorëve, artoforë, kolimvithra pagëzimi, etj. Nga mbishkrimet që gjenden të skalitura mbi to vërrejmë se vetëm disa prej tyre kanë shkruar emrin dhe datën e punimit. Mjeshtrat e punimit të këtyre objekteve të shenjta në shumicën e rasteve kanë mbetur anonimë. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ikonostaset e famshme të gdhendura nga dalta e mjeshtrave dhe të lyer me ar, frone episkopale, amvone, psaltirë, si dhe epitafët e famshëm e mbulesat e shenjta të qendisura me fije ari. Në panairet e këtyre manastireve merrnin pjesë shumë pelegrinë të ardhur nga fshatrat përreth. Panairet, përveç rolit shpirtëror të pelegrinazhit, janë frekuentuar edhe nga tregtarët, të cilët shfrytëzonin rastin për të shitur mallrat e tyre. Popullsia në raste panairesh vishej me kostume popullore duke ekspozuar traditat dhe folklorin e zonës. Manastiret janë ndërtuar kryesisht gjatë kohës së Justinianit në shekullin VI, të Kostandin Pogonatit në mesin e shekullit VII dhe të dinastisë së Maqedonëve prej shekullit IX deri në shekullin XI. Këto manastire janë ndërtuar nëpër vende të dukshme, në majë të kodrave, në male, në ishuj etj. Shumë manastire janë rrethuar nga mure të larta prej guri. Brenda mureve kanë qenë qelitë e murgjve. Qendra e çdo manastiri ishte kisha katedrale, e cila në më të shumtën e rasteve ishte me kupolë. Në brendësi të kishave gjejmë afreske, ikonostase, ikona dhe sende të tjera të shenjta me vlerë. Zakonisht pranë katedrales gjendej trapezaria, e cila përbënte vendin e grumbullimit të murgjve për vaktet e ushqimit. Nëpër manastire ka pasur arhondari, në të cilat priteshin pelegrinët. Arhondaritë zakonisht janë ndërtuar pranë portës së manastirit, kanë qenë dhoma me oxhak dhe me stola rreth e qark, të cilat shërbenin për ata që vinin për pelegrinazh në manastir. Duke pasur për bazë arkitekturën dhe kohën e ndërtimit kishat dhe manastiret e Shqipërisë klasifikohen si më poshtë: 4 1-Arkitektura kishtare paleokristiane (shek. IV-X) Kishat më të shumta të kësaj kohe janë të tipit të bazilikës trikline me strehë druri. Në tipin e bazilikës trikline bëjnë pjesë këto kisha paleoktistiane: 1-”Bazilika e Tepesë” në Elbasan, e ndërtuar në shekullin IV. 2-”Bazilika e Butrintit”, e cila daton në shekullin IV. 3-”Bazilika e Arapajt” në Durrës. 4-”Bazilika e Antigonesë” etj. Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar muret rrethuese të Durrësit. Punimet për ndërtimin e tyre kanë nisur në kohën e perandorit Anastas (491-518), i cili e kishte origjinën nga Durrësi. 2-Arkitektura mesjetare (shek. X-XIII). Në jugun e Shqipërisë kemi ndikime të artit bizantin mesjetar. Nga kishat më të rëndësishme të kësaj kohe janë: kisha e “Fjetjes së Hyjlindëses” në Peshkëpinë e Sipërme, e cila i përket shekullit X, kisha e “Fjetjes së Hyjlindëses” në Labovën e Sipërme, që daton në shek X-XI, kisha e “Shën Nikollës” në Mesopoptam, kisha e manastirit të “Shën Mërisë” në Apolloni, e cila i përket shekullit XIII, brenda mureve të kështjellës së Beratit janë: kisha e “Trinisë së Shenjtë” dhe kisha e “Vllahernës”, të cilat datojnë në shekullin XIII. Gjithashtu kemi edhe kishën e “Shën Mërisë” në Kosinë të Përmetit, që i përket shekullit XII. Veçoria dalluese e ndërtimit të kishave të kësaj kohe është se ato në shumicën e rasteve janë të tipit me kryq të brendashkruar, ku kubeja mbështetet në katër kolona, por ndeshim edhe një tip tjetër në arkitekturën e ndërtimit të kishave, të cilat janë me kube, që mbështeten në muret anësore duke marrë formën e kryqit në pjesën e brendshme. Në Korçë kemi kishën e “Ristozit” në Mborje, e cila daton në vitin 1390, kishën e “Shën Mëhillit” në Berat etj. 3-Arkitektura pasbizantine (shek. XVI-XIX). Prej kësaj kohe ka shpëtuar numri më i madh i kishave të Shqipërisë së Jugut. Nga këto kisha mund të veçojmë: “Shën Gjergjin” në Leshnicën e Sipërme në Sarandë (1525), “Shën Dhimitrin” e Poliçanit (1526), katedralen e manastirit të “Profetit Ilia” në Jergucat (1585), katedralen e manastirit të “Shpërfytyrimit” në Çatistë (1581), 5 katedralet e manastireve të “Zervatit” (1569), “Vanishtës” (1582), “Dhuvianit” (1588), “Goranxisë” (1600), “Kamenës” (1580), etj. Në shekullin XVII kishat pasbizantine u shtuan. Prej tyre po përmendim: “Shën Gjergjin” në Demas, katedralet e manastireve të “Stegopulit” (1624), “Saraqinishtës” (1630), “Voskopojës” (1632), “Ravenjës”, “Pepelit”, “Drianit”, “Hormovës”, “Kodrës”, “Leshnicës”, “Qeparoit”, “Kakomesë”, “Poliçanit”, “Palasës”, “Himarës”, “Dhërmiut”, “Qeparoit” etj. Në shekujt XIII-XIX kemi bazilikat me kupolë: katedralen e manastirit të “Tërëshënjtës” në Nivan të Gjirokastrës (1702), kishën e “Apostujve Petro dhe Pavël” në Vithkuq të Korçës (1759), kishën e “Shën Kozmait” në Kolkondas (1812), kishën e “Shën e Premtes” në Përmet (1776), të “Tërëshenjtës” në Sopik të Gjirokastrës (1782), kishën e “Profetit Ilia” në Voskopojë (1751) etj. Gjithashtu episkopët me origjinë shqiptare kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e kishave. Në kohën e episkopit të Beratit, Metodit (1736-1751), i cili ishte me origjinë nga Bubullima, u ndërtua kisha e manastirit të “Lindjes së Shën Mërisë” në Ardenicë në vitin 1734. Në kohën e Joasafit të Beratit (1752- 1760) u ndërtua kisha e “Shën Gjergjit” në Libofshë në vitin 1776, kisha e “Shën Kollit” në Vanaj në vitin 1777, kisha e “Fjetjes së Shën Marisë” në Bishtqethëm më 1798, kisha e “Shën Todrit” në Kadipashaj në vitin 1801 etj. Në kohën e Joasafit të Ri (1802- 1855) janë pikturuar afresket e këtyre kishave: në vitin 1811 në kishën e “Shën Kollit” në Toshkëz, në vitin 1806 në kishën e “Ungjillëzimit” në Kosarë të Beratit, më 1801 në kishën e “Shën Kollit” në Krutjen e Sipërme etj. 4-Shkatërrimi gjatë viteve të diktaturës (1945-1990). Sipas një dukumenti të Kuvendit Popullor, i cili mban datën 1 janar 1967 Kisha Ortodokse kishte si pasuri të paluajtshme 600 kisha dhe tetë manastire. Persekutimi filloi me reduktimin e numrit të kishave dhe të personelit që shërbente në to. Më 1 janar 1967 funksiononin vetëm pesë kisha, një në Tiranë, një në Durrës, një 6 në Berat, një në Kavajë, dhe një në Shkodër, ndërsa të tjerat kishin kaluar në pronësi të komiteteve ekzekutive dhe të kooperativave bujqësore. Gjithashtu u reduktua ndjeshëm personeli. Në atë kohë personeli përbëhej nga 194 vetë dhe u reduktua në 10 vetë. Madje udhëzimi ishte që Kisha Ortodokse të ekzistonte vetëm për efekte protokollare me një personel prej tre vetësh (kryetari, një sekretar dhe një person tjetër për shërbime të ndryshme). Në janar të vitit 1967 organizata e rinisë së shkollës së mesme “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit shpalli nismën: “Të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, besytnitë dhe zakonet prapanike”, ndërsa më 6 shkurt 1967 Enver Hoxha mbajti fjalimin me temë: “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Menjëherë pas kësaj gazeta “Zëri i popullit” botoi artikullin: “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë, kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, besytnive dhe zakoneve prapanike”. Pas fjalimit programatik të Enver Hoxhës më 6 shkurt 1967 për ta zhveshur popullin nga besimi fetar dhe për të futur në të botëkuptimin marksist-leninist, filloi fushata për prishjen e kishave. Për shkatërrimin e kishave dërguan nxënësit e shkollave dhe repartet ushtarake. Nën udhëheqjen e aktivistëve fanatikë të organizatave të rinisë dhe sipas udhëzimeve të komiteteve të partisë ata filluan vinin dorë mbi kishat. Klerikët dhe besimtarët kujtuan se shkatërrimi i objekteve te kultit ishte me të vërtetë një nismë e organizatës së rinisë, prandaj filluan të dërgonin letra tek Enver Hoxha, me anën e së cilave kërkonin ndalimin e fushatës shkatërruese. Ata shpresonin se udhëheqësi kryesor i Partisë së Punës do të ndërhynte me autoritetin e tij për të ndaluar barbarizmat që po bëheshin. Si pasojë e përndjekjes u sheshuan rreth 600 kisha ortodokse, ndërsa të tjerat u kthyen në ofiçina mekanike, magazina, stalla, salla kinemaje, vatra kulture apo klube. U shkatërruan me qindra ikona dhe afreske, u dogjën libra liturgjikë kishtarë, enët e shenjta u sekuestruan dhe u përvetësuan, veshjet e klerikëve u përdhosën. Kisha iu nënshtrua ikonoklazmës, e cila 7 ishte hartuar nga inkuizitorët komunistë. Pothuajse të gjitha manastiret u shkatërruan ose u kthyen në reparte ushtarake. Duhet theksuar fakti që nga vlerat artistike dhe arkitektonike që bartnin shumë kisha ortodokse u shpallën Monument Kulture, prandaj i rezistuan kohës.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages419 Page
-
File Size-