REPUBLIKA E SHQIPWRISW UNIVERSITETI I ELBASANIT “ALEKSANDËR XHUVANI” FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DEPARTAMENTI HISTORI – GJEOGRAFI TEMË DOKTORATURE KONGRESI I DIBRËS I VITIT 1909 PËR GRADËN “DOKTOR I SHKENCAVE” NË ALBANOLOGJI FUSHA: HISTORI PUNOI: UDHËHEQËS SHKENCOR Msc. Besnik Bajrami Prof. dr. Roland Gjini Prof.asoc.dr. Rudina Mita ELBASAN, qershor 2021 DISERTACION PËRGATITUR NGA BESNIK BAJRAMI PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR I SHKENCAVE” NË ALBANOLOGJI KONGRESI I DIBRËS I VITIT 1909 UDHËHEQËS SHKENCOR Prof.Dr. Roland Gjini Prof.Asoc.dr. Rudina Mita Mbrohet më, përpara jurisë 1. --------------------------------------- (Kryetar) 2. --------------------------------------- (anëtar) 3. ----------------------------------------(anëtar) 4. --------------------------------------- (anëtar) 5. --------------------------------------- (anëtar) ELBASAN, 2021 FALENDERIM Ndjej të nevojshme t’u shpreh falënderimet e mia më të sinqerta anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e disertacionit, dhe në mënyrë të veçantë për udhëheqësit e mi shkencor, Prof. Dr. Roland Gjini dhe Prof. Asoc. Dr. Rudina Mita për ndihmën dhe sqarimin e problematikave të ndryshme, duke kontribuar në zgjerimin e vizionit tim teorik dhe profesional. Gjithashtu, falënderoj edhe punonjësit e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe të dy arkivave të Republikës së Shqipërisë. Krejt në fund e shoh të nevojshme t’i falënderohem studiuesit shqiptar nga Shkupi, Dr. Qerim Lita, për mundësinë dhe qasjen time në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Një falënderim i veçantë vjen dhe për recensentët, të cilët më mundësuan të reflektoj sadopak në lidhje me sugjerimet dashamirëse dhe profesionale ta paraqitura prej tyre përkatësisht Prof. Asoc. Dr. Zhuljeta Daja (Kadilli) dhe Prof. Dr. Zeqir Kadriu. Në fund të falenderimeve duhet të shpreh mirënjohje të thellë për Departamentin Histori-Gjeografi të Fakultetit të Shkencave Humane, të UE “Aleksandër Xhuvani”, të cilët më mundësuan finalizimin e doktoraturës në Albanologji, profili Histori. Ju faleminderit të gjithëve! II ABSTRAKT Më 23 korrik të vitit 1909, në përvjetorin e Revolucionit Xhonturk, me nismën e Komitetit “Bashkim e Përparim”, në Dibër të Madhe u caktua mbajtja e Kongresit të Dibrës, në të cilin morën pjesë delegatë nga pesë vilajetet e Turqisë evropiane. Duhet të vihet në dukje fakti se xhonturqit, përmes këtij kongresi kishin për qëllim të fusnin apo krijonin përçarje brenda Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila pas Kongresit të Manastirit doli mw e fuqishme. Mirëpo, ishin të kota përpjekjet e xhonturqve si dhe të delegatit serb, Glisha Elezoviq, që Kongresi të emërtohej si Kongres i Rumelisë apo i Maqedonisë. Falë vendosmërisë së delegatëve shqiptarë, ky kongres u cilësua si Kongres i Shqiptarëve, dhe kjo përbënte një fitore të madhe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në Kongresin e Dibrës u morwn vendime, të cilat ishin në interes të popullit shqiptar, sidomos ato që kishin të bëjnë me mbrojtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Patriotët që morën pjesë në Kongresin e Dibrës ishin këmbëngulës në afirmimin e kërkesave të tyre për hapjen e shkollave në viset e banuara me shqiptarët. Gjithashtu njw ndwr vendimet ishte edhe ai për ndarjen e shkollave shqipe të shqiptarëve ortodoks nga kisha greke dhe emërimi i priftërinjve shqiptarë në mjediset ortodokse shqiptare. Kjo kërkesë ishte e qartë se forconte ndjenjat patriotike kombëtare dhe ruajtjen e elementeve të rëndësishme që përcaktojnë identitetin kombëtar. Duhet theksuarr se në këtë Kongres, në të cilin fituan forcat patriotike shqiptarë karshi atyre që përkrahnin idetë xhonturke, morën pjesë personalitete të dalluar të kohës nga të gjitha trojet e klubet shqiptare, por edhe jashtë trojeve shqiptare, si nga Stambolli, Kajro, Aleksandria, Selaniku, Sofja etj. Gjatë punimeve të Kongresit u përdor edhe gjuha shqipe dhe u morën edhe vendime ekonomike, juridike, fiskale, pastaj që shërbimi ushtarak të kryhet në trojet shqiptare, të hapen hekurudha, nëpunësit shtetërorë ta njohin gjuhën shqipe, kërkesa këto që kishin atribute të shtetësisë. Fusha e kërkimit: Albanologji, profili Histori Fjalët kyçe: Kongresi i Dibrës, Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit, Lidhja e Prizrenit, Besëlidhja Shqiptare e Dibrës, Klubet shqiptare “Bashkimi”, Komiteti “Bashkim e Përparim”, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, kunsujt austro-hungarezë, Xhonturqit, delegatët, Vendimet e Kongresit të Dibrës. III ABSTRACT IN ENGLISH On July 23, 1909, on the anniversary of the Young Turk Revolution, at the initiative of the "Unity and Progress" Committee in Great Dibra was scheduled to hold the Dibra Congress, which was attended by delegates from the five vilayets of European Turkey. It should be noted that the Young Turks, through this congress, intended to introduce or create divisions within the Albanian National Movement, which after the Congress of the Monastery came out unified and powerful. However, the efforts of the Young Turks and the Serbian delegate, Glisa Elezovic, were in vain for the Congress to be named as the Congress of Rumelia or Macedonia. Thanks to the determination of the Albanian delegates, this congress was described as the Congress of Albanians, and this was a great victory for the Albanian National Movement.Decisions were made at the Dibra Congress, which were in the interest of the Albanian people, especially those related to the protection and cultivation of the Albanian language. The patriots who participated in the Dibra Congress were persistent in affirming their demands for the opening of schools in areas inhabited by Albanians. It was also decided to separate the Albanian schools of the Orthodox Albanians from the Greek Church and to appoint Albanian priests in the Albanian Orthodox premises. This demand was clearly strengthening national patriotic feelings and preserving the important elements that define national identity. It should be noted that in this Congress, in which the Albanian patriotic forces won against those who supported the Young Turk ideas, distinguished personalities of the time from all Albanian lands and clubs participated, but also outside Albanian lands, such as from Istanbul, Cairo, Alexandria, Thessaloniki, Sofia, etc. During the proceedings of the Congress, the Albanian language was used and economic, legal, fiscal decisions were taken, then the military service to be performed in Albanian lands, railways were opened, civil servants knew the Albanian language, these requirements had the attributes of citizenship. Field of research: Albanology, profile History Keywords: Congress of Dibra, Congress of Manastir, Congress of Elbasan, League of Prizren, Albanian Covenant of Dibra, Albanian Clubs "Union", Committee “Union and Progres, Albanian National Movement, Austro-Hungarian consuls, Young Turks, delegates, Decisions of the Congress of Dibra. IV DEKLARATA E AUTORËSISË DHE ORIGJINIALITETIT Unë i nënshkruari Besnik Bajrami, student dhe kandidat për marrjen e gradës shkencore “Doktor” shkencash në Histori pranë Departamentit Histori – Gjeografi, të Fakultetit të Shkencave Humane, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në përgjegjësinë time deklaroj që punimi im është gati për mbrojtje dhe ai paraqet një studim origjinal dhe të pregatitur nga unë vetë gjatë një periudhe relativisht të gjatë kërkimore shkencore. Tema ime e dizertacionit është “Kongresi i Dibrës i vitit 1909”, me udhëheqës shkencorë prof. dr. Roland Gjini dhe prof. asoc. dr. Rudina Mita. Besnik Bajrami V PËRMBAJTJA PARATHËNIE HYRJE Kreu I: LËVIZJA POLITIKE DHE KULTURORE DHE ARSIMORE NË FILLIM TË SHEKULLIT XX NË TROJET SHQIPTARE 17 I. 1. Situata politike në vitet 1900-1908 17 I.2. Çështja e alfabetit dhe gjuhës shqipe 24 1.3. Kongresi i Manastirit 31 I.4. Ngjarjet e majit të vitit 1909, rrethanat e mbajtjes së Kongresit të Dibrës 45 Kreu II: KONGRESI I DIBRËS 58 III. 1. Përpjekjet për organizimin e Kongresit të Dibrës 58 III. 2. Punimet e Kongresit të Dibrës 23 – 29 korrik 1909 65 III. 3. Vendimet e Kongresit të Dibrës 85 Kreu III: JEHONA DHE NGJARJET PAS KONGRESIT TË DIBRËS 94 III.1. Jehona dhe qëndrimet për Kongresin e Dibrës, pas mbajtjes së tij. 94 III. 2. Kongresi i Elbasanit në raport me Kongresin e Dibrës 98 III.3. Orvatjet për ndryshimin e alfabetit latin, i vendosur në Kongresin e Manastirit 107 KREU IV: VLERËSIMET MBI KONGRESIN E DIBRËS 117 IV.1. Historiografia SHQIPTARE DHE E HUAJ mbi Kongresin e Dibrës 1909-1945 117 IV.2. Vlerësime dhe mendime mbi Kongresin e Dibrës në periudhën historike bashkëkohore (1945 e deri sot) 120 VI PËRFUNDIME 132 REKOMANDIME 137 SHTOJCA 139 BIBLIOGRAFI 149 PERMBLEDHJA ANGLISHT 153 VII PARATHËNIE Historiografia shqiptare, përkundër përpjekjeve të bëra në këto dy dekada të fundit, nuk ka arritur të zbardhë në tërësi rëndësinë historike të Kongresit të Dibrës, i cili u mbajt më 23 -29 korrik 1909 në Dibër të Madhe. Duhet të theksohet se organizatorë të këtij tubimi ishin xhonturqit, qëllimi i të cilëve ishte të fusnin apo krijonin përçarje brenda Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila pas Kongresit të Manastirit mw e fuqishme. Që në ditën e parë të mbajtjes së punimeve të Kongresit, atdhetarët shqiptarë pjesëmarrës në të e hodhën poshtë platformën e shpalosur aty, e cila ishte parapërgatitur nga organizatorët xhonturq, madje që nga ai moment, pushoi së qeni një forum xhonturk duke u shndërruar menjëherë në arenë të ndeshjes mes qarqeve atdhetare shqiptare dhe organizatorëve tëatij tubimi, përkatësisht me xhonturqit. Ishin të kota përpjekjet e xhonturqve si
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages178 Page
-
File Size-