GJUHA SHQIPE 9 Për Klasën E 9-Të Të Arsimit 9-Vjeçar

GJUHA SHQIPE 9 Për Klasën E 9-Të Të Arsimit 9-Vjeçar

LIBËR PËR MËSUESIN GJUHA SHQIPE 9 Për klasën e 9-të të arsimit 9-vjeçar BOTIME BOTIME Redaktor letrar: Arlon LIKO Paraqitja grafi ke: Lindita PRELA Shtypi: Shtypshkronja Pegi, Lundër, Tiranë © Botime Pegi, Maj 2018 Të gjitha të drejtat për këtë botim në gjuhën shqipe janë tërësisht të zotëruara nga Botime Pegi shpk. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, pjesërisht ose tërësisht, pa miratimin paraprak nga botuesi. Botime Pegi: tel: +355/ 042 468 833; cel: +355/ 069 40 075 02; e-mail: [email protected]; web: www.botimepegi.al Sektori i shpërndarjes: cel: +355/ 069 20 267 73; 069 60 778 14; e-mail: [email protected] Shtypshkronja Pegi: cel: +355/ 069 40 075 01; e-mail: [email protected] Gjuha Shqipe 9 Hyrje Lënda e gjuhës shqipe bën pjesë në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”. Kjo fushë synon zhvillimin gjuhësor e letrar që është boshti themelor për rritjen intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve. Më konkretisht, fusha “Gjuhët dhe komunikimi” i aftëson nxënësit që të përdorin gjuhën për të komunikuar, për të plotësuar interesat e tyre personale dhe për të përmbushur kërkesat e shoqërisë dhe të tregut të punës. Mësimi i gjuhës shqipe zhvillon te nxënësit të menduarit kritik dhe i bën të vetëdijshëm për identitetin e tyre personal dhe kombëtar. Nëpërmjet leximit të teksteve nga letërsia shqipe dhe ajo botërore, nxënësit zhvillojnë botën e tyre emocionale, pasurojnë përfytyrimet dhe imagjinatën e tyre për botën, çmojnë dhe vlerësojnë gjuhën e kulturën kombëtare dhe ato botërore. Fusha “Gjuhët dhe komunikimi” nxit dëshirën dhe kuriozitetin e nxënësve për t’u bërë lexues aktivë e të pavarur dhe shkrues të saktë, origjinalë dhe kri- jues. Po kështu, ajo zhvillon te nxënësit njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e duhura që ata të fl asin dhe të dëgjojnë në mënyrë korrekte në varësi të situatës dhe qëllimit që kanë. Arritjet gjuhësore të nxënësve janë përcaktuese jo vetëm për lëndët e fushës “Gjuhët dhe komunikimi”, por dhe për çdo lëndë që zhvillohet në shkollë. Nëse nxënësit nuk janë të aftë të dëgjojnë, të fl asin, të lexojnë dhe të shkruajnë mirë, ata nuk mund të jenë të suksesshëm në shkollë dhe në jetë. Duke pasur një rëndësi të tillë, fusha dhe lëndët që e përbëjnë atë, janë një nga detyrat parësore të arsimit bazë. Korniza Kurrikulare përcakton si qëllim kryesor zotërimin e kompetencave kyç nga nxënësit. Ndërtimi dhe zhvillimi i këtyre kompetencave kyç janë të domosdoshëm për një individ, me qëllim që të përmbushë me sukses kërkesat personale, shoqërore dhe profesionale. Çdo fushë të nxëni dhe lëndë synon që ta pajisë nxënësin me këto kompetenca. Këtë “mision”, lënda e realizon nëpërmjet ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave të saj. Bazuar në synimet dhe specifikat e lëndës së gjuhës shqipe, pesë kompetencat e saj janë: - Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme. - Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar. - Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare. - Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. - Përdorimi i drejtë i gjuhës 3 Libër Mësuesi PLANI MËSIMOR VJETOR 2018-2019 FUSHA: GJUHËT DHE KOMUNIKIMI LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA: IX 35 javë x 5 orë = 175 orë Kompetencat e fushës Shkathtësitë që do të realizohen në komunikim Orë përmes: 1 Të dëgjuarit e teksteve të ndryshëm 8 Gjuhës së dëgjuar 8 2 Të folurit për të komunikuar dhe për të 7 Gjuhës së folur 7 mësuar 3 Të lexuarit e teksteve letrare Teksteve në prozë 30 dhe 65 Teksteve poetike 12 Teksteve dramatike 7 Teksteve joletrare Teksteve joletrare 16 4 Të shkruarit për qëllime personale dhe 20 Gjuhës së shkruar 20 funksionale 5 Përdorimi i drejtë i gjuhës 60 Njohurive gramatikore 60 Sintaksë 18 Morfologji 24 Leksikologji 5 Fjalëformim 2 Drejtshkrim 11 6 Provime lirimi 15 Gjithsej 175 Shënime: 1. Orët për testime, projekte, panaire portofoli dhe përforcim njohurish janë parashikuar nga të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe provime lirimi. 2. Bisedat letrare sugjerohen të merren nga orët dyshe të kompetencës “Lexojmë” 3. Një pjesë të orëve të përsëritjes për Provimet e Lirimit, mësuesi/ja mund t’i shfrytëzojë për të rimarë ose përforcuar njohuritë, në bazë të nevojave dhe specifi kave të klasës. KOMPETENCAT SHPËRNDARJA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS E FUSHËS SHTATOR – DHJETOR JANAR–MARS PRILL–QERSHOR Të dëgjuarit e teksteve të 3 orë 2 orë 3 orë ndryshme Të folurit për të komunikuar 5 orë _ 2 orë dhe për të mësuar Të lexuarit e teksteve letrare 29 orë 21 orë 15 orë dhe joletrare Të shkruarit për qëllime for- 3 orë 11 orë 6 orë male dhe funksionale Përdorimi i drejtë i gjuhës 19 orë 23 orë 18 orë Provime lirimi 1 orë provim lirimi 3 orë provim lirimi 11 orë provim lirimi Brenda tyre ka: 1 orë test 1 orë test 1 orë test 3 orë projekt 3 orë projekt 3 orë projekt 2 orë bisedë letrare 2 orë bisedë letrare 2 orë bisedë letrare 1 orë panair portofoli 1 orë panair portofoli 1 orë panair portofoli 4 Gjuha Shqipe 9 REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ Orët mësimore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe tremujore do të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e këtyre kompetencave kyç: KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komu- nikimit; - dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe propozime; - lexon rrjedhshëm, me intonacionin e duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor, publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës me gojë ose me shkrim; - shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fj alëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fj alorin e përshtatshëm. KOMPETENCA E TË MENDUARIT Nxënësi: - shpreh mendimin e tij për një punim letrar apo artistik duke dalluar ndryshimet dhe analogjitë ndërmjet krijimeve të ngjashme; - harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre (letrare), duke përcaktuar hapat kryesorë të zbatimit; - përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive ose krijimeve artistike. KOMPETENCA E TË NXËNIT Nxënësi: - zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim (tekst shkollor, libër, internet, media) për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet; - shfrytëzon portofolin personal për identifi kimin e përparësive dhe mangësive në funksion të vetëvlerë- simit; - ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafi ke) sipas një radhitjeje logjike. KOMPETENCA PËR JETËN, SIPËRMARRJEN DHE MJEDISIN Nxënësi: - përgatit planin e punës për organizimin e një aktiviteti të caktuar në shkollë ose në komunitet dhe e realizon atë me sukses; - bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tij social, etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj). KOMPETENCA QYTETARE Nxënësi: - zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj., dhe mban qëndrim aktiv ndaj per- sonave, të cilët nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bën pjesë. KOMPETENCA DIGJITALE Nxënësi: - përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar. - analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedh disa informacione të marra nga interneti duke i përmbledhur në një tabelë ose grafi k). REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme Nxënësi: - kupton, krahason dhe përmbledh mendimet e të tjerëve nga materialet e dëgjuara, shikuara ose të prezan- tuara, si dhe refl ekton për to; - jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth teksteve që dëgjon. 5 Libër Mësuesi Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar Nxënësi: − zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij; − merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe duke iu përgjigjur pyetjeve. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare Nxënësi: − dallon informacionin e rëndësishëm në tekst; − lidh pjesët e ndryshme të një teksti dhe i analizon ato. a) b) Tekste letrare − dallon temën, mesazhin dhe analizon personazhet, mjedisin, kohën dhe subjektin në një tekst tregimtar dhe dramatik; − dallon mjetet shprehëse në një tekst poetik dhe tregon funksionin e tyre; − shpreh pëlqimet dhe mbron interpretimet e tij duke i ilustruar me detaje dhe pjesë nga teksti. a) b) Tekste joletrare − dallon përdorimin e gjuhës dhe terminologjisë së fushës në tekste të ndryshme; − kupton tiparet e strukturës dhe organizimit në tekste të ndryshme (paragrafë, tituj, nëntituj etj.). − Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Nxënësi: − përdor formën ose modelin e përshtatshëm gjatë të shkruarit dhe zbaton rregullat gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të shprehur mendimet, qëllimet, ndjenjat për tema të caktuara; − mbështet mesazhin kryesor ose kyç të një teksti me detaje përshkruese, me fakte ose shembuj të ndry- shëm. Përdorimi i drejtë i gjuhës Nxënësi: - dallon dhe përcakton theksin e fj alës dhe llojet e intonacionit në fj ali; - dallon zanoret dhe llojet e bashkëtingëlloreve (të zëshme. dhe të pazëshme. të shurdhëta dhe tingull- ta); - përcakton mënyrat e formimit të fj alëve në gjuhën shqipe; - dallon, përdor dhe krijon fj alë të prejardhura; - dallon fushën leksikore, familjen e fj alëve dhe krijon vetë fusha dhe familje fj alësh; - përcakton klasat e fj alëve; - klasifi kon fj alët në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme; - analizon emrin dhe kategoritë e tij gramatikore (dallon gjininë asnjanëse dhe shumësin e emrave); - dallon dhe analizon mbiemrat (të nyjshëm, të panyjshëm, gjini, numër, rasë); - dallon llojet e përemrave dhe analizon përemrin vetor dhe trajtat e shkurtra; - dallon dhe përcakton mënyrën dhe kohët e foljes; - zgjedhon foljen në mënyrën dëftore.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    325 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us