7 | 2020 KDU 3:1(05) AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS SEKSIONI I SHKENCAVE SHOQËRORE STUDIME STUDIME SHOQËRORE SHOQËRORE 7 PRISHTINË KDU 3:1(05) AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS SEKSIONI I SHKENCAVE SHOQËRORE STUDIME SHOQËRORE 7 PRISHTINË 2020 KDU 3:1(05) KOSOVA ACADEMY OF SCIENCES AND ARTS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS SECTION OF SOCIAL SCIENCES SOCIAL STUDIES 7 Editorial board Muhamedin Kullashi, editor-in-chief Frashër Demaj, secretary Oliver Schmitt, member Justina Shiroka Pula, member Gjyljeta Mushkolaj, member PRISHTINA 2020 KDU 3:1(05) AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS ACADEMIA SCIENTIARUM ET ARTIUM KOSOVIENSIS SEKSIONI I SHKENCAVE SHOQËRORE STUDIME SHOQËRORE 7 Këshilli redaktues Muhamedin Kullashi, kryeredaktor Frashër Demaj, sekretar Oliver Schmitt, anëtar Justina Shiroka Pula, anëtare Gjyljeta Mushkolaj, anëtare PRISHTINË 2020 Copyright © ASHAK Adresa / Address: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Redaksia e revistës “Studime shoqërore” Rr. Agim Ramadani, nr. 305 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës Tel. + 381 38 249 303 E-mail: [email protected] PËRMBAJTJA HIVZI ISLAMI: KOSOVA PËRBALLË HEGJEMONIZMIN SERB ........ 7 MUHAMEDIN KULLASHI: HEIDEGGERI MBI VULLNETIN PËR FUQI SI ART ............................................................................. 33 EDI SHUKRIU: SI E SIGURONIN DARDANËT KRIPËN JETIKE? ..... 77 SUSANA VILLAVICENCIO: SARMIENTO ET L’EMERGENCE DE LA NATION CIVIQUE EN ARGENTINE ................................ 95 HAQIF MULLIQI: ZONJUSHA GJULIA – NATYRALIZMI SI QËLLIM FILOZOFIK I STRINDBERGUT ................................... 115 ARSIM BAJRAMI & FLORENT MUCAJ: ASPEKTE KUSHTETUESE TË DIALOGUT KOSOVË - SERBI ................. 149 STÉPHANE DOUAILLER: VIOLENCES ET AMOURS POLITIQUES : LE DROIT AU SEIN DE LEUR DECHAINEMENT .......................................................................... 181 FRASHËR DEMAJ: BURIME BRITANIKE PËR ARRESTIMIN DHE INTERNIMIN E GRAVE DHE FAMILJEVE SHQIPTARE QË NGRITËN KRYE KUNDËR PUSHTETIT OSMAN 1910-1912 ......................................................................... 191 RREZE KRYEZIU-BREZNICA: KOMPOZITORËT E MUZIKËS ARTISTIKE NË KOSOVË - NDARJA HISTORIKE SIPAS MUZIKOLOGJISË KOSOVARE ................................................... 207 HIVZI ISLAMI: DËSHMI (MEMORIE) - “FRONTI I JUGUT” - RRËFIM PAS TRI DEKADAVE ......................................................... 231 GEORGES NAVET: LES DIFFICULTÉS D’UNE LECTURE STRAUSSIENNE DE VICO ........................................................... 241 SHPRESË SIQECA: MARTESAT DHE DASMAT TRADICIONALE PRIZRENASE ................................................... 257 6 Studime shoqërore 7 DARIO CANINO: SOCIAL CONTEXT OF ROMAN PUBLIC AREAS: THE RELATIONSHIP BETWEEN BUILDING PHASES OF THE FORA AND LEGAL STATUS OF THE ROMAN CITIES.............................................................................. 271 RECENSIONE EQREM BASHA: MUHAMEDIN KULLASHI, KTHESA E DRAMËS MODERNE (SHEK. XIX - XX) Dramaturgjia e Ibsenit dhe e Strindbergut ................................................................ 349 DAUT DAUTI: NOEL MALCOLM USEFUL ENEMIES – ISLAM AND THE OTTOMAN EMPIRE IN WESTERN POLITICAL THOUGHT 1450-1750 (ARMIQTË E DOBISHËM – ISLAMI DHE PERANDORIA OTOMANE NË MENDIMIN POLITIK TË PERËNDIMIT 1450-1750) ............................................................... 353 HIVZI ISLAMI: BRANISLAV KRSTIĆ, KOSOVO IZMEĐU ISTORIJSKOG I ETNIČKOG PRAVA, KUĆA VID, BEOGRAD, 1994, FF. 1-318. .......................................................... 359 SHPRESË MULLIQI: CHARLES LUDWIG, THE QUEEN OF THE REFORMATION (MBRETËRESHA E REFORMACIONIT, BOTUAR NGA OPERATION MOBILISATION GREATER EUROPE .......................................................................................... 375 JEAN-PIERRE MARCOS: PARATHËNIE PËR LIBRIN E MUHAMEDIN KULLASHIT FOUCAULT ET LEFORT : REGARDS CROISÉS SUR LA MODERNITÉ (FOUCAULT DHE LEFORT: SHIKIME TË KRYQËZUARA MBI MODERNITETIN), L’HARMATTAN, PARIS, 2020. .................... 387 RREZE KRYEZIU BREZNICA: MUZIKA ARTISTIKE NË KOSOVË: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI LITERATURËN EKZISTUESE ...................................................... 393 KDU 323(496.51:497.11) Hivzi Islami, Prishtinë KOSOVA PËRBALLË HEGJEMONIZMIT SERB Abstrakt Në këtë artikull shqyrtohen aspiratat hegjemoniste dhe ekspansioniste serbe me qëllim të formimit të Serbisë së Madhe; spastrimi etnik i territoreve shqiptare etj.; roli i Evropës në çështjet brendaballkanike dhe shqiptarët si viktima më e madhe; historiku i konfliktit serbo-shqiptar dhe fillimi i krizës së ish-shtetit përmes dhunës në Kosovë në vitin 1981; projektet recente serbe për copëtimin, ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve dhe të popullatave dhe dëbimin e shqiptarëve; hegjemonizmi serb si burim i destabilizimit afatgjatë në Ballkan; krijimi i një Mini-Shengeni Ballkanik si ide e Serbisë zyrtare me qëllim të krijimit të një Jugosllavie të Vogël, që do t’i përngjante unioneve dhe marrëveshjeve të viteve 1946-1948 midis Josip B. Titos dhe Enver Hoxhës për nënshtrimin e Shqipërisë nga ish-Jugosllavia në planin ekonomik, tregtar, politik e ushtarak, ndërsa Kosovën e sotme do ta shndërronte në një qark të Serbisë etj. Fjalët çelës: Projektet hegjemoniste serbe, spastrim etnik, shqiptarët si viktima më e madhe në Ballkan, konflikti serbo-shqiptar, copëtimi i Kosovës, shkëmbimi i territoreve dhe popullatave, mini-Shengeni ballkanik. IDETË DHE PROJEKTET SERBOMËDHA Po mbushen gati dy shekuj që kur Serbia ka hartuar shumë projekte me qëllim të realizimit të aspiratave hegjemoniste e ekspansiopniste dhe rrjedhimisht të krijimit të Serbisë së Madhe ose të një shteti të sllavëve të jugut ku do të dominonin dhe sundonin serbët (Serbia, BeH, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Sllavonia, Sremi, Banati, Baçka, pjesa më e madhe e Kroacisë së sotme). Projekti i parë, si dokument sekret i Qeverisë së Serbisë së atëhershme, me sa dihet është “Naçertanije” e Ilija Garashaninit i vitit 1844, si “Program i politikës së jashtme dhe i politikës nacionale të Serbisë në mbarim të vitit 1844”. Në fillim të projektit theksohet se “themeli i politikës serbe” është që Serbia “nuk mund të ngushtohet në kufijtë e sotëm, 8 Studime shoqërore 7 veçse ajo synon t’i afrojë e bashkojë të gjithë serbët që e rrethojnë”.1 Në hartimin e “Naçertanjes” rol të madh kanë luajtur njerëzit e migracionit polak me orientime pansllaviste, në krye me knjazin dhe diplomatin Adam Çartorijski (1770˗1861), që i formoi misionet e tij në disa qendra evropiane. Në Serbi e dërgoi agjentin e tij, çekun Frantishek Zah (1807˗1892), i cili kishte bërë një plan për politikën sllave të Serbisë, si qendër e sllavizmit, e që duhej t’ia paraqiste Ilija Garashaninit, ndër njerëzit më të rëndësishëm të administratës shtetërore dhe të diplomacisë në Serbinë e atëhershme. Në bazë të këtij plani të Zahut (afër 90% të tij) u vërtetua se Garashanini e hartoi “programin e politikës së brendshme dhe të jashtme të Serbisë” të përmbledhur në projektin “Naçertanije”.2 Që nga mesi i shek. XIX e deri në përfundim të shek. XX shteti serb nuk ka prajtur së vepruari me të gjitha institucionet e tij, ushtarake e policore, kishtare, shkencore dhe kulturore për hartimin e projekteve për krijimin e Serbisë së Madhe dhe daljen e saj në detin Egje dhe detin Adriatik, sikundër dhe për ndërmarrjet konkrete kriminale e gjenocidale ndaj popujve të tjerë, veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre. Një nga idetë megalomane të tij nga fillimi i pjesës së dytë të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX ishte dalja e Serbisë në detin Egje përmes ndërtimit të kanalit Moravë-Vardar, për çka shprehën interesim disa kompani të huaja të kohës (dy franceze, një gjermane, një angleze dhe një amerikane). Terreni i komplikuar,3 kostoja shumë e lartë e ndërtimit dhe ndërhyrja e Rusisë ishin pengesat kryesore që projekti nuk u realizua. Por ideja e ndërtimit të këtij kanali u aktualizua edhe në pjesën e dytë të shek. XX, madje 1 Shih: Izvori velikosrpske agresije, Rasprave-dokumenti, (Red. B. Čović), A. Cesarec-Školska knjiga, Zagreb, 1991, f. 65-77. Projekti është botuar për herë të parë në vitin 1906. Shih M. Vučković, Program spoljne politike Ilije Garašanina na koncu 1844 godine, Delo XXXVIII, Beograd, 1906, f. 321-336 dhe D. Stranjaković, Kako je postalo Garašaninovo “Načertanije”, Spomenik SKA, XCI, Beograd, 1939, f. 76-102. Teksti i plotë në gjuhën shqipe është botuar në librin: Hivzi Islami, Spastrimet etnike, Dukagjini, Pejë, 2003, ff. 95.111 (E përktheu Idriz Ajeti). 2 Më gjerë: Mirko Valentić, “Prva programska formulacija velikosrpske ideje”, në Izvori velikosrpske agresije, Rasprave-dokumenti, (Red. B. Čović), A. Cesarec- Š. knjiga, Zagreb, 1991, ff. 41-63). 3 Në rrugën lundruese Moravë-Vardar, sipas vlerësimeve të kohës, duhej të ngrihej një sistem i tërë kaskadash e kanalesh për t’i eliminuar dallimet hipsometrike prej 461.6 metrash (krrusja midis Preshevës dhe Kumanovës) dhe vetëm nga qyteti i Smederevës e deri te porti i Selanikut në Greqi parashihej ndërtimi i 65 kaskadave! Studime shoqërore 7 9 edhe sot e gjithë ditën udhëheqja e Partisë Përparimtare Serbe (ish- Partia Radikale Serbe e V. Sheshelit) dhe Qeveria e bërë prej tyre, me ministrat e saj, ekspertët dhe analistët e të tjerët angazhohet për ringjalljen e idesë për realizimin e këtij projekti; një konzorcium i madh kinez ka përgatitur edhe studimin e fizibilitetit dhe projekti është bërë pjesë e synimeve planifikuese e strategjike të Serbisë.4 Në fillim
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages399 Page
-
File Size-