Fishes Albania 2009

Fishes Albania 2009

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Bul. Shk., Ser. Shk. Nat., 2009. Nr. 59: 160-188 Vlerësime ekogjeografike për peshqit e ujërave të ëmbël të Shqipërisë Dhimitër Dhora Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologji-Kimisë PËRMBLEDHJE Jepet lista e 110 specieve të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, veçoritë ekogjeografike dhe statusi i kërcënimit të tyre. 88 specie janë vetëm të ujërave të ëmbël dhe prej tyre 61 janë specie vendase. 42 specie janë endemike lokale ose endemike të Ballkant Perëndimor. 15 specie endemike të Mesdheut janë të kërcënuara në kategoritë CR, EN, VU. Shqipëria duhet të vlerësohet si regjion i rëndësishëm për diversitetin e specieve të peshqve të ujërave të ëmbël dhe endemizmin e tyre. Këto vlera duhen konsideruar si prioritet i ruajtjes. Jepet një aneks me listat e specieve të peshqve të liqeneve dhe lumenjve kryesorë të Shqipërisë. Ecogeographical valuations on the Albanian freshwater fishes ABSTRACT List of 110 freshwater fish species of Albania, their ecogeographical characters and threatened status are given. 88 species are of freshwaters only, 61 of whiches are native. 42 species are locally endemics or West Balkanic endemics. 15 mediterraneus endemic species are threatened in the categories CR, EN, VU. Albania should be valuated as a important region for the freshwater fishes diversity and their endemism. These values should be considered as a conservation priority. Annex with the fish species lists of main Albanian rivers and lakes is given. 160 Hyrje Katalogu i peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, i botuar kohët e fundit nga DHORA et al (2008), jep mundësi për të bërë vlerësime ekogjeografike. Siç dihet listat e peshqve të ujërave të ëmbël të Ballkanit, e veçanërisht të Shqipërisë, janë të pastabilizuara, jo krejt të plota, me dilema të shumta taksonomike, për shkak të mungesës së studimeve të thelluara taksonomike- gjenetike. Në këto kushte, pas zbulimeve të reja, është e nevojshme që të rifreskohen listat dhe të bëhën rivlerësimet ekogjeografike. Pikërisht këto pikësynime patëm gjatë këtij studimi. Në artikull prezantohen lista e specieve të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, listat e specieve sipas liqeneve dhe lumenjve kyesorë, si dhe bëhën vlerësime ekogjeografike, në tërësi dhe veç e veç për liqenet dhe lumenjtë kryesorë. Studimi paraqet interes për faktin se të gjithë ujërat e Shqipërisë rrjedhin drejt perëndimit i përkasin kryesisht Pellgut të Adriatikut dhe fare pak Jonit (me perjashtim të një degëze krejtësisht të vogël në Vermosh, e cila i takon Danubit), krejt ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që kanë lidhje hidrologjike edhe me pellgjet e Detit të Zi dhe Detit Egje. Pjesa shqiptare e Pellgut të Adriatikut shquhet në kontinent përsa i përket burimeve ujore. Kjo pjesë përfshin një rrjet të pasur lumor, ku diferencohen qartë pjesët burimore, rrëketë, pjesët malore dhe fushore të lumenjve, si dhe tre liqene të mëdhenj me pellgjet e veta ujëmbledhëse. Një “xhep gjigant”, i futur thellë në kontinent, përfshin të gjithë pellgjet ujëmbledhëse të liqeneve dhe luginat e lumenjve. Ky është një kompleks unikal, i krijuar prej zhvillimeve të fuqishme gjeologjike: orogjenezës alpine, fazave riverine dhe lakustrine të zhvillimit, si dhe stabilizimit relativ të vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë. Kjo pjesë e Pellgut të Adriatikut afron diversitet të lartë habitatesh për peshqit e ujërave të ëmbël. Lumenjtë dhe liqenet e Shqipërisë janë mjaft afër njeri-tjetrit dhe ndoshta kanë lidhje nën ose mbitokësore. Prurjet e mëdha sezonale gjithnjë kanë përmbytur sipërfaqet e Ultësirës Bregdetare. Dukuritë e mësipërme kanë krijuar mundësi për komunikimin reciprok të ihtiofaunave të lumenjve dhe liqeneve. Ndoshta më të izoluar kanë qenë rrjedhjet e sipërme të lumenjve, liqeni i Ohrit dhe i Prespës, çka ka favorizuar endemizmin dhe ruajtjen e specieve. 161 Materiali dhe metodat Katalogu i peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë, botuar nga DHORA et al. (2008) është azhurnuar me të rejat e fundit, e veçanërisht me botimet e KOTTELAT & FREYHOF 2007 dhe ECONOMOU et al. (2007), si dhe pasuruar me fakte të reja të grumbulluara kohët e fundit. Ndaj specieve të dyshimta të katalogut është mbajtur një qëndrim i prerë, duke i eleminuar nga lista. Mbi bazën e të dhënave të mësipërme janë hartuar listat e specieve për liqenet dhe lumenjtë kryesorë të Shqipërisë. Të gjitha listat përmbajnë speciet e peshqve të krejt liqeneve dhe lumenjve, duke përfshirë edhe pjesët përtej kufinjve, në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Mbi bazën e këtyre listave janë bërë vlerësime ekogjeografike.Janë përjashtuar në këto vlerësime speciet e papërshkruara, që janë paraqitur në gjini. Speciet endemike mesdhetare, lokale, ballkanike perëndimore të peshqve të ujërave të ëmbël të Shqipërisë dhe statusi i kërcënimit të tyre, bazuar tek 2001 IUCN Red List Categories and Criteria version 3.1 (INTERNET), janë vlerësuar duke u bazuar tek SMITH & DARWALL (2006), KOTTELAT & FREYHOF 2007, DHORA et al. (2008), si dhe punime të tjera. Lista e specieve paraqitet me emërtime aktuale. Rezultatet dhe diskutimi TABELA PËRMBLEDHËSE E TË DHËNAVE Shkurtimet: B Bistrica BP Ballkani Perëndimor D Lumi Drini Det Detare E Endemike Intr Introduktuar K Kalasa M Mati O Liqeni i Ohrit P Liqeni i Prespës R Liqeni i Rëzës 162 S Sistemi i Drinit SH Liqeni i Shkodrës SHQ Shqipëri V Lumi Vjosa ___________________________________________________________ Statusi Speciet Det, intr, i kërcënimit E lokale-BP i sp. E ____________________________________________________________________ AGNATHA PETROMYZONTIFORMES Petromyzontidae Eudontomyzon stankokaramani KARAMAN 1974 ES DD Lethenteron zanandreai (VLADYKOV 1955) Lampetra sp. (Aoos) Petromyzon marinus LINNAEUS 1758 Det OSTEICHTHYES ACIPENSERIFORMES Acipenseridae Acipenser baerii BRANDT 1869 Intr Acipenser gueldenstadtii BRANDT & RATZEBURG 1833 Intr Acipenser naccarii BONAPARTE 1836 Det CR Acipenser sturio LINNAEUS 1758 Det Huso huso LINNAEUS 1758 Det ANGUILLIFORMES Anguillidae Anguilla anguilla LINNAEUS 1758 Det ATHERINIFORMES Atherinidae Atherina boyeri RISSO 1810 Det CHARACIFORMES 163 Characidae Pygocentrus nattereri KNER 1858 Intr CLUPEIFORMES Clupeidae Alosa agone (SCOPOLI 1786) Det DD (Ndoshta dy specie: Alosa fallax LACEPEDE 1803 migruese, si dhe Alosa sp., vetëm e Liqenit të Shkodrës) CYPRINIFORMES Balitoridae Barbatula zetensis SORIC 2000 ESH DD Barbatula sturanyi STEINDACHNER 1892 EO-D DD Oxynoemacheilus pindus ECONOMIDIS 2005 ESHQ-jug VU Cobitidae Cobitis meridionalis KARAMAN 1924 EP-jug VU Cobitis ohridana KARAMAN 1928) ESHQ LC Cyprinidae Alburnoides bipunctatus (BLOCH 1782) Alburnoides ohridanus KARAMAN 1928 EO VU Alburnoides prespensis KARAMAN 1924 EP VU Alburnus scoranza HECKEL & KNER 1758 ES LC Alburnus belvica (KARAMAN 1924) EP VU Luciobarbus albanicus (STEINDACHNER 1870) EV-jug LC Barbus rebeli KOLLER 1926 ESHQ LC Barbus prespensis KARAMAN 1924 EP VU Carassius auratus (LINNAEUS 1758) Intr Carassius carassius (LINNAEUS 1758) Intr Carassius gibelio (BLOCH 1782) Intr Chondrostoma nasus (LINNAEUS 1758) Chondrostoma prespense KARAMAN 1924 EP VU Chondrostoma scodrense ELVIRA 1987 ESH EX Chondrostoma vardarense KARAMAN 1928 EV-juglindje NT Ctenopharyngodon idella (VALENCIENNES 1844) Intr Cyprinus carpio LINNAEUS 1758 Gobio skadarensis KARAMAN 1936 ESHQ DD Gobio ohridanus KARAMAN 1924 EO LC 164 Hypophthalmichthys molitrix (VALENCIENNES 1844) Intr Hypophthalmichthys nobilis (RICHARSON 1845) Intr Megalobrama terminalis (RICHARDSON 1846) Intr Mylopharyngodon piceus (RICHARDSON 1845) Intr Pachychilon pictum (HECKEL & KNER 1858) ESHQ LC Parabramis pekinensis (BASILEWSKY 1855) Intr Pelasgus minutus (KARAMAN 1924) ES DD Pelasgus prespensis (KARAMAN 1924) EP EN Pelasgus thesproticus (STEPHANIDIS 1939) ER-jug NT Phoxinellus ghetaldii (STEINDACHNER 1882) EBP VU Phoxinus lumaireul (LINNAEUS 1758) LC Phoxinus phoxinus (LINNAEUS 1758). Pseudorasbora parva (TEMMINCK & SCHLEGEL 1846) Intr Rhodeus amarus (BLOCH 1782) Rutilus karamani FOWLER 1977 ES LC Rutilus ohridanus (KARAMAN 1924) ES LC Rutilus prespensis (KARAMAN 1924) EP VU Rutilus rutilus LINNAEUS 1758 Scardinius erythrophthalmus (LINNAEUS 1758) Scardinius knezevici BIANCO & KOTTELAT 2005 ES DD Squalius cephalus (LINNAEUS 1758) Squalius sp. (Aoos) Squalius prespensis (FOWLER 1977) EP LC Telestes montenigrinus (VUKOVIĆ 1963) ESH LC Telestes pleurobipunctatus (STEPHANIDIS 1939) EV-jug LC Tinca tinca (LINNAEUS 1758) Intr CYPRINODONTIFORMES Cyprinodontidae Aphanius fasciatus (VALENCIENNES 1821) Det Aphanius dispar (RÜPPELL 1828) Det Poecilidae Gambusia holbrooki GIRARD 1859 Intr Poecilia reticulata PETERS 1859 Det Poecilia sp (Aoos) Valenciidae Valencia letourneuxi (SAUVAGE 1880) EK-B-jug CR ESOCIFORMES 165 Esocidae Esox lucius LINNAEUS 1758 GASTEROSTEIFORMES Gasterosteidae Gasterosteus gymnurus CUVIER 1929) PERCIFORMES Blennidae Salaria fluviatilis (ASSO 1801) LC Salaria pavo (RISSO 1810) Det Centrarchidae Lepomis gibbosus (LINNAEUS 1758) Intr Micropterus salmoides LACEPEDE 1802 Intr Cichlidae Oreochromis niloticus (LINNAEUS 1758) Intr Gobiidae Gobius paganellus LINNAEUS 1758 Det Knipowitschia panizzae (VERGA 1841) LC Pomatoschistus montenegrensis MILLER & SANDA 2008 ESH LC Moronidae Dicentrarchus labrax (LINNAEUS 1758) Det Dicentrarchus punctatus (BLOCH 1792) Det Mugilidae Chelon labrosus (RISSO 1827) Det Liza aurata (RISSO 1810) Det Liza ramado (RISSO 1810) Det Liza saliens (RISSO 1810) Det Mugil cephalus LINNAEUS 1758 Det Percidae Perca fluviatilis

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    29 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us