Seit Jonuzaj – Neki Lameborshi 1 SEIT JONUZAJ NEKI LAMEBORSHI DETARIA SHQIPTARE NË RRJEDHËN E KOHËS 2018 2 Detaria shqiptare në rrjedhën e kohës Autor: Seit Jonuzaj Neki Lameborshi Titulli: Detaria shqiptare në rrjedhën e kohës Bashkëpunuan: Qemal Hysaj e Izet Veçani. Redaktor letrar: Prof. dr. Rami Memushaj Mbështetur nga: KOMPANIA ME E MADHE E SIGURIMEVE! Shtëpia botuese: Seit Jonuzaj – Neki Lameborshi 3 PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE............................................................................. faqe 7 I.HYRJE .................................................................................... faqe 8 II.BREGDETI SHQIPTAR DHE KUSHTET GJEOGRAFIKO-LUNDRIMORE TË TIJ ...................................................................................... faqe 12 - Klima dhe moti ........................................................... faqe 17 - Regjimi hidrologjik (oqeanografik)............................. faqe 19 III. RËNDËSIA EKONOMIKE-TRANSPORTUESE DHE USHTARAKE E DETEVE QË LAGIN BREGDETIN SHQIPTAR ............................. faqe 22 IV. BANORËT E LASHTË PRANË BRIGJEVE TË DETEVE ADRIATIK E JON DHE LIDHJET E TYRE NËPËRMJET DETIT ................................ faqe 29 V. ZHVILLIMI I DETARISË TEK FISET DHE MBRETËRITË ILIRE .... faqe 34 VI. ILIRËT – MJESHTRA PËR NDËRTIMIN E ANIJEVE ............... faqe 45 VII. DETARIA SHQIPTARE NË MESJETË .................................... faqe 59 VIII. DETARIA SHQIPTARE GJATË SUNDIMIT OSMAN .............. faqe 71 IX. RILINDJA E DETARISË SHQIPTARE NË SHEK. XVIII – XIX ...... faqe 98 X. NË FILLIMET E SHTETIT SHQIPTAR .................................... faqe 115 XI. RINGRITJA DHE ZHVILLIMI I FORCAVE USHTARAKO-DETARE SHQIPTARE .......................................................................... faqe 147 XII. AUTORITETET PORTUALE – KAPITENERITË ..................... faqe 161 XIII. ANIJENDËRTIMI USHTARAK – NGA PUNISHTET TEK UZINA BASHKËKOHORE .................................................................. faqe 176 XIV. FUQIZIMI DHE MODERNIZIMI I FORCAVE USHTARAKO-DETARE PAS VITIT 1953 ..................................................................... faqe 183 XV. PJESËMARRJA E FORCAVE DETARE SHQIPTARE NË ÇMINIMIN E NGUSHTICËS SË KORFUZIT - Incidenti – Çfarë ndodhi në gjirin e Sarandës ........... faqe 190 - Përgatitja për çminimin e ngushticës së Korfuzit ..... faqe 193 - Çminimi i ngushticës së Korfuzit ............................... faqe 200 4 Detaria shqiptare në rrjedhën e kohës XVI. RIORGANIZIMI I FORCAVE DETARE ................................ faqe 204 XVII. BAZA E PASHALIMANIT – KRIJIMI I BRIGADËS SË NENDETESEVE - Ndërtimi bazës dhe përgatitja paraprake e trupave..faqe 210 - Ardhja e nëndetëseve .............................................. faqe 212 - Marrja në dorëzim e nëndetëseve. Zbatimi i detyrave luftarake ..................................................................... faqe 214 - Krisja në marrdhëniet shqiptaro – sovjetike ............ faqe 219 - Vijimësi përmes vështirësive ................................... faqe 224 XVIII. BRIGADA E MBROJTIES RAJONALE TË UJËRAVE .......... faqe 229 XIX. ANIJET NDIHMËSE ........................................................ faqe 238 XX. SHKOLLA E INSTRUKSIONIT ............................................ faqe 245 XXI. SHËRBIMI HIDROGRAFIK .............................................. faqe 248 XXII. RAJONI I NDËRLIDHJES I FORCAVE DETARE .................. faqe 256 XXIII. PIKAT SINJALO-VROJTUESE (PSV) DHE DEPOT E MINAVE E SILURAVE ............................................................................. faqe 259 XXIV. AKADEMIA E DETARISË ................................................ faqe 263 XXV. FORCAT DETARE – ZHVILLIM PËRMES VËSHTIRËSISH DHE RIORGANIZIMESH ................................................................ faqe 270 XXVI. FORCAT DETARE SHQIPTARE PAS VITIT 1990 - Hapje – Shkatërrim – Ripërtëritje ............................ faqe 302 XXVII. ZHVILLIMI I FLOTËS TREGTARE SHQIPTARE - Rimëkëmbja (1945 – 1956) ...................................... faqe 314 - Zhvillimi dhe modernizimi i Flotës Tregtare gjatë viteve 1956 – 1990 ........................................................................ faqe 323 XXVIII. ZHVILLIMI I PESHKIMIT - Peshkimi në ujërat e brendëshme ........................... faqe 343 - Peshkimi Detar ........................................................ faqe 348 XXIX. EPILOG ...............................................................faqe 360 BIBLIOGRAFI ........................................................................ faqe 367 Seit Jonuzaj – Neki Lameborshi 5 SEIT JONUZAJ U lind në fshatin Kallarat të rrethin Vlorë në janar 1928. Gjat viteve të luftës, u rreshtua në forcat partizane si pionier në Brigadën e VIII partizane. Pas çlirimit, në vitet 1945-47 vazhdoi shkollën “Skënderbej” në Tiranë. Ndërkohë në vitet 1947-52 kreu studimet e larta në akademitë e BS për navigator e më pas edhe kualifikim pasuniversitar në Leningrad, BS. Për vite të tëra shërbeu në radhët e Flotës Ushtarake Detare; fillimisht komandat anijeje, pastaj shef lundrimi në komandën e FLD, shef shtabi brigade, pedagog në Akademinë e Marinës dhe së fundi pedagog në universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Gjat karierës së tij ka udhëhequr studime hidrografike dhe hidrologjike në Adriatik e Jon (1964); ka marrë pjesë si kryespecialist lundrimi gjat çminimit të kanalit të Korfuzit (1957), është njohës i 4 gjuhëve të huaja, ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore ku ka mbajtur kumtesa për traditat detare të popullit shqiptar. Ka botuar si autor dhe bashkautor një varg librash në fushën e detarisë, si “udhëzues lundrimi për detin Jon dhe Adriatik”, “Fjalor i termave të detarisë”, “Parandalimi i përplasjeve në det”, disa rregullore lundrimi etj 6 Detaria shqiptare në rrjedhën e kohës NEKI LAMEBORSHI U lind fshatin në Radhimë, Vlorë më 1 qershor 1955. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në vendlindje, në vitet 1970-74 kreu shkollën e mesme “Ali Demi” në Vlorë. Më pas, pasi kreu studimet në Akademinë e Marinës, në vitin 1978 u diplomua si navigator. Për vite të tëra ka shërbyer në anijet e Flotës Ushtarake Detare, fillimisht si komandant anijeje e pastaj drejtues reparti. Ndërsa pas vitit 1993, pasi u lirua nga ushtria, vazhdon të shërbejë si kapiten në anije të ndryshme pasagjerësh dhe mallrash. Gjat kësaj periudhe ka kryer privatisht kurse të ndryshme kualifilimi në kuadrin e kërkesave të IMO-s (Organizata Ndërkombëtare Detare). Ka qenë anëtar komisioni në hartimin e historikut të Bazës Ushtarake Detare të Vlorës (1987), si dhe autor i librit “Bota Radhimjote” kushtuar vendlindjes (2006). Seit Jonuzaj – Neki Lameborshi 7 PARATHËNIE Qëllimi i paraqitjes të këtij punimi është që t’u jepet mundësia lexuesve të interesuar të njohin traditat detare të popullit shqiptar dhe rrugët e zhvillimit të detarisë shqiptare në rrjedhën e historisë së saj. Në radhë të parë ky botim mund t’u shërbejë studentëve të Fakultetit të Detarisë, detarëve dhe lundërtarëve shqiptarë, si dhe një rrethi më të gjerë lexuesish, që kanë kureshtje e duan të zgjerojnë horizontin e tyre mbi zhvillimin e detarisë shqiptare prej lashtësisë deri në ditët tona si dhe njohjen e traditave detare shqiptare. Hulumtimi i materialeve të ndryshme arkivore, shfrytëzimi i shkrimeve të autoreve klasikë, studiuesve të huaj e shqiptarë si Bahri Brisku, Dhimitri Pilika, Zija Shkodra, Moikom Zeqo, Agim Parruca, Rrok Zojzi, Aristidh Kola, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Bep Jubani, Vasil Meksi, Injac Zamputi, Hajro Ulqinaku, prof. Maksut Haxhibrahimi etj, si dhe i kujtimeve të kuadrove detare të flotës ushtarake e tregtare, që me penën e tyre kanë përshkruar ngjarje të jetuara, nostalgjinë e justifikuar për vetë përkushtimin që kanë pasur për profesionin, vështirësi të kapërcyera etj, si Arqile Papadhimitri, Pali Carapuli, Qemal Hysaj, Selam Qejvanaj, Sadik Gërxhaliu, Izet Veçani, Ndue Jaku, Fatosh Voshtina, Petrit Myftiu, Feruz Mataj, Dashamir Janina, Dhiogjen Gjergji, Fadil Zeqiri, Kristaq Çito, Lutfi Gjika, Agathokli Loli, Anastas Goga, Artur Meçollari etj, ndihmuan në plotësimin sa më mirë të këtij botimi. Po ashtu, përveç fotove të ndryshme të gjetura, një ndihmesë të madhe me arkivin e tyre fotografik kanë dhënë edhe Dashamir Janina (Durrёs), Novruz Barjami, Artur Meçollari e Haki Rrokaj (Vlorë), Ilir Çapuni (Ulqin), Emilio Rossano e Cesare Balzi (Itali) etj. AUTORËT 8 Detaria shqiptare në rrjedhën e kohës I. HYRJE Mbi dy të tretat e sipërfaqes së tokës e zënë hapësirat ujore të pafundme të oqeaneve, deteve, lumenjve e liqeneve. Uji, qysh në epokën e gurit duhet të ketë tërhequr vëmendjen e njeriut si një nga burimet natyrore kryesore të jetës. Është e natyrshme që njerëzit, krahas bujqësisë e gjuetisë, do të merreshin edhe me peshkim në det. Fillimisht, njeriu mund të përfytyrohet i hipur mbi një kërcu të gjetur rastësisht ose duke rendur me një shkop në dorë pas ndonjë gjahu në ujë, si molusqe apo peshq. Ndёrkohё që lundrimin e parë njeriu e ka kryer atëherë kur, i ndërgjegjshëm, ai ka mundur të përshtatë si mjet lundrimi një trung druri apo disa së bashku (trap i lehtë), kosha prej xunkthi ose kallami e pastaj lundra shumë të thjeshta prej lëkure të regjur kafshësh dhe ca më vonë trungje në trajtë govate të bëra me anën e gdhendjes (grryerjes) së një trungu të plotë. Të gjitha këto mjete viheshin në lëvizje e drejtoheshin me anën e një shkopi të gjatë dhe ca më vonë me lopatë druri. Kështu pra, filloi ndërtimi i mjeteve lundruese dhe transporti ujor. Gjurmë të këtyre mjeteve primitive janë hasur ndër shekuj në skaje të ndryshme të
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages372 Page
-
File Size-