RELACION PER PROJEKTLIGJIN "PER NDRYSHIMIN E EMERTIMIT TE NJESISE SE QEVERISJES VENDORE" Bashkia "Ura Vajgurore" ne "Bashkia Dimal" I. QELLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QE SYNOHEN TE ARRIHEN Me ane te ketij Projektakti synohet te arrihet ndryshimi i emertimit te Njesise se qeverisjes Vendore, Bashkia Ura Vajgurore ne Bashkia Dimal. Ligji organik 139/2015 date 17.12.2015 "Per Vetqeverisjen Vendore" i ndryshuar, ne nenin 88 te tij parashikon se ndryshimi i emertimit te Njesise Venodre behet kurdohere me ligj te ve9ante. Ndryshimi i emertimit i Njesise se Qeverisjes Vendore parashikohet ne Kreun XIV te ligjit 139/2015, date 17.12.2015 "Per Vetqeverisjen Vendore" ku percaktohet riorganizimi me ose pa ndryshim kufijsh. • Neni 86, "Riorganizimi administrativo-territorial" Ndarja administrativo-territoriale ne fuqi mund te riorganizohet me ose pa ndryshim te kufijve ekzistues te njesive te veteqeverisjes vendore, ne perputhje me interesat ekonomike e sociale, traditen, kulturen, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, per realizimin ne nje nivel me te larte te funksioneve ne perfitim te .bashkesise vendore ose per zbatimin e politikave te zhvillimit vendor, rajonal dhe me gjere. • Neni 88, "Riorganizimi pa ndryshim kufijsh" Riorganizimi pa ndryshim kufijsh behet ne rastet e ndryshimit te emertimit te njesise se veteqeverisjes vendore ose ne rastet e ndryshimit te vendndodhjes se qendres te saj. • Neni 89, "Mbeshtetja ligjore dhe propozuesi i riorganizimit" Riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh behet me ligj te ve9ante. Propozimi per riorganizimin e nje ose me shume njesive te veteqeverisjes vendore, per 9do rast te ve9ante, i paraqitet Kuvendit se bashku me keto fakte dhe argumente: 1 a) arsyet ekonomike, sociale, kulturore, demografike, administrative per nevojen dhe avantazhet e riorganizimit; b) mendimin e popullates qe banon ne njesite e veteqeverisjes vendore qe do te riorganizohet; c) hartat administrativo-territoriale, ne te cilat pasqyrohen edhe ndryshimet qe rrjedhin nga riorganizimi; 9) menyrat e rregullimit te 9eshtjeve financiare, te detyrimeve ndaj te treteve ose ndaj njera-tjetres te njesive te qeverisjes vendore, te perfshira ne riorganizim. Ligji nr. 115/2014, date 31.07.2014 "Per ndarjen administrative-territoriale te Njesive te Qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise" Neni 2, Emertimi, shtrirja territoriale, kufijte, qendra, njesite administrative perberese te 9do njesie te qeverisjes vendore dhe nenndarjet e tyre jane te percaktuara ne hartat dhe ne tabelat bashkelidhur ketij ligji dhe qe jane pjese perberese e tij. Ky riorganizim eshte ne perputhje me interesat ekonomike e sociale, tradites e kultures, per nje realizim me te larte te funksioneve ne perfitim te bashkesise vendore dhe per zbatimin e politikave vendore, rajonale dhe me gjere. Nuk ndryshon emertimi i Njesive administrtive, ngelen njesite administrative Ura Vajgurore, Njesia Cukalat, Njesia Kutalli , dhe Njesia Poshnje. II. PROFILI AKTUAL I NJESISE VENDORE Zona Gjeografike: Ura Vajgurore kufizohet ne veri-perendim me Bashkine Lushnje, ne veri-lindje me Bashkine Ku9ove, ne jug-lindje me Bashkine Berat dhe ne jug­ perendim me Bashkine e Roskovecit. Kryeqendra e , bashkise eshte qyteti i Ures Vajgurore. ka nje klime te bute mesdhetare dhe dominon nje peisazh kodrinoro­ fushor. Popullsia: Sipas Censusit te vitit 2011, kjo bashki numeron 27,295 banore, ndersa sipas Regjistrit Civil ajo numeron nje popullsi prej 39,551 banore. Me nje siperfaqe prej 156.56 km2, ajo ka densitet prej 174 banore/km2 sipas censusit dhe densitet prej 226 banore/km2 sipas regjistrit civil. Kjo bashki perbehet nga 4 njesi administrative, te cilat jane: 1. Ura-Vajgurore (Skrevan, Konezbalte, Pashalli, Bistrovice, Vokopolen), 2. Poshnje (Polizhan, Ciflig, Arrez, Syzes, Malas grop, Banaj, Sheq-gajde, Agimi, Kuci, Hinka). 3. Kutalli (Drenovice, Samatice, Gorican Qmder, Gorican Clirim, Pobrat, Protoduar, Sqepur, Malas breg). 4. Cukala (Allambrez, Cete, Donofrose, Krotine, Slanice). Pra, Bashkia ka nen administrimin e saj nje qytet dhe 34 fshatra. Te gjitha njesite administrative jane aktualisht pjese e rrethit Berat dhe pjese e po ketij qarku. 2 Burimet kryesore te te ardhurave bazohen te shfrytezimi i resurveve natyrore, , i fermave private, perpunimit agro industrial, plantacioneve me ullinj, dru-frutore dhe vreshtave, perimeve, blegtorise si dhe perpunimit te produkteve te qumeshtit dhe mishit. Zone me potencial zhvillimi ne Bujqesi , me rreth 500 ha sera, eksportohen 42 000 ton perime. Viera Totale e eksporteve te produkteve te zones kap nje shifer rreth 40 milion euro ne vit. Gjithahstu kjo zone eshte e njohur heret per minierat siperfaqesore te gurit, ndersa kohet e fundit edhe per perpunimin e gurit granil dhe gelqeres, edhe keto resurse i sherbejne zhvillimit te ekonomise se zones Avantazh konkurues i saj , jane edhe burimet termike, (llixhat prane lumit Osum) , qe me perfundimin e projektit ne vitin 2021, do te behen te vizitueshme per turistet. Site arkeologjik i Dimalit, qe shtrihet nen kodrinat , ne kufi me Bistrovicen edhe Krotinen, nje qyteterim antik ilir i shekullit te III p.e.s eshte nje vlere e vecante e zones zone, nje vlere qe lidh gjithe banoret e kesaj zone ne identitet e histori. Kthimi i ketij Site ne nje park arkeologjik e fut Bashkine ne axhenden turistike te Qarkut te Beratit. III. ARSYET E RIORGANIZIMIT DHE A VANTAZHET EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE Nevoja per Riorganizim: Se pari: Emertimi ekzikutues , nje emertim jo estetik per tu perdorurur, i ka humbur prej shume kohesh aktualiteti edhe shpesh etiketohet si i papelqyeshem. Fillimet e tij ky emertim i ka qe prej vitit 1974, nga Komiteti Ekzekutv i asaj kohe. Emertimi u vu per shkak te rezervave te vajgurit ne territorin e ish njesise qender. Perpjekja per ndryshimin e emertimit te Njesise nuk perben nje risi per Njesine vendore. Qe ne fillimet e Reformes administrative territoritoriale ka ekzistuar debat i brendshem per emertimin e Njesise Vendore, duke qene se perfshinte ne te disa Njesi Vendore. Eshte propozuar per tu ndryshuar ne "Mesi i Urave ". Te gjitha keto njesi kane patur profile te ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore. Kjo tentative nuk gjeti konsensusin e duhur dhe Njesia Vendore mori emertimin aktual. Debati i brendshem dhe Vizioni i ri per ta ndryshuar kete emertim ne "Dimal", nje emertim gjitheperfshires edhe i lidhur me identitetin tone historik nga qyteterimi ilir, i cili githashtu do te luaj nje rol te padiskutueshem ne brandimin e Bashkise, moren nje shtyse edhe me te forte duke gjetur mbeshtetje ne komunitet dhe me gjere, duke qene se vet emertimi i ri Dimal, provokon , eshte nje emer qe mbart histori edhe qe fton audience. 3 Se dyti: Emertimi i ri Dimal, nje emertim qe vjen nga lashtesia , i sjell identitet zones. Ky qytetrim e e ka zanaafillen prej shekullit te IV p,es, edhe qe e ka arritur kulmin e zhvillimit te tij ne periudhen vitin 200 -100 p.es, Qyetetrim me nje pozicion strategjik , si nje porte rojtese e apolonise , gjithashtu ne shekun e dyte p.e.s mori zhvillimin zejtaria edhe tregtia. Burimet e autoreve antik qe flasin per kete qytetrim , jane autoret Polibi edhe Livi, te cilin gjate lufatarve iliro romake , edhe romako maqedonase permendin qytetrimin e Dimalit, si nje qytet me pozicion startegjik dhe te veshtire per tu nenshtruar. Biles ne marreveshjet e Filipi tc V te Maqedonise me Hanibalin , ishte nje kujdes i vecante qe midis qytetrimesh te tjera edhe vet Dimali, mos te binte nen ndikimin romak., si nje qytet me pozite stretgjike ne ate kohe. Gjate germimeve te vititi 1964 - 1978 , edhe atyre 2013 dhe 2014, jane gjetur artifakte te ndryshme mbi zhvillimin e ketij qyteterimi, te cilat pervecse e evidentojne ate, si nje zone me pozicion strtegjik , tregojne edhe per zhvillimin e zejatrise edhe tregtise ne ate kohe, ne kete qytetrim ilir. Se treti: Vet reforma territoriale e vitit 2015, pati si qellim te saj kohezionin midis njesive vendore qe beheshin pjese e njesive te reja te dala nga kjo reforme. Kush me shume se ky emer e sjell kete kohezion, eshte emer qe na ben te tereve bashke, duke na lidhur ne identitet edhe histori. Se katerti: "Avantazhet ekonomike, sociale dhe Kulturore, qe sjell ndryshimi i emertimit: Ne Strategjine e Zhvillimit te Bashkise, ne kushtet kur qytetet, bashkite konkurojne per burime , ide dhe tregje, nje pjese te vecante ze edhe ""Place Branding"", i cili ne thelb eshte nje proces i nje pune te vazhdueshme, per promovimin e tipareve unike te bashkise, me qellim target grupe te caktuara. Politika te tilla Zhvillimi i gjejme te impelementuara ne disa qytete europiane pergjate tridhjete viteve te fundit. Te gjithe jemi te vetedijshem, se vetem nje ndryshim emertimi (si nje element soft), nuk mund te sjell asgje ne rast se nuk eshte pjese e nje politike strategjike zhvillimi. Krahas punes se bere per implementimin e disa prej elementeve Soft te Brandimit, eshte punuar shume edhe me hartimin edhe impelementimin e disa projekteve qe lidhen me elementet Hard te tij. 4 Nder elementet Hard te kesaj strategjie Brandimi, po risjellim projeketet e rijetezimit te hapesirave pub like, disa prej te cilave do te sherbejne edhe si ndertime Ikone, I) Teatri, me nje arkitekture bashkohore (projekt qe pret per financim), 2) dy Urat mbi lumin Osum, unike per nga kompozimi (Fillojne punimet per ndertimin e tyre se shpejti ). Gjithashtu rijetezimi i hapesirave publike konsiston ne Krijimin e atraksioneve ne zonen pergjate lumit Osum, se shpejti do te rinis edhe fazes e dyte te projektit, "Mbrojtja nga permbytjet ne lumit Osum edhe rivitalizimi i zones pergjate tij". Ne kete projekt do te intcgrohet cdhe projekti per be1jen te vizitueshem nga turistet, te llixhave termale te Ures Vajgurore. Njekohesisht po punohet edhe per perfundimin e fazes se trete te rijetezimit te qendres se qytetit. Pjese e Strategjise se Zhvillimit eshte edhe rijetezimin i sitit arkeologjik te Dimalit. Ne objektivat afat mesem edhe afatgjate te bashkise eshte krijimi i nje siti arkelologjik te vizitueshem per turistet vendas edhe te huaj , ngritja e nje muzeu qe do te permbledh artifaktet e gjetura ne kete site.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages33 Page
-
File Size-