
ABSTRAKTET LIBRI I ABSTRAKTEVE NGA KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS “JAVA E SHKENCËS” 2018 1 ABSTRAKTET Abstraktet botohen ashtu siç janë dorëzuar nga autorët e tyre. Janë bërë vetëm shkurtime të domosdoshme për ta ruajtur maksimumin prej 150 fjalësh për një abstrakt dhe farmatimet kompjuterike. Radhitja është bërë në mënyrë rastësore. 2 ABSTRAKTET Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije Ministri of Education, Science and Technology Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë Departament za Nauku i Tehnologiju Dapartment for Science and Technology LIBRI I ABSTRAKTEVE NGA KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS “JAVA E SHKENCËS” 2018 Prishtinë 2018 3 ABSTRAKTET 4 ABSTRAKTET STUDIMET GJUHËSORE DHE KULTURORE 5 ABSTRAKTET 6 ABSTRAKTET KONTRIBUTI I KOSTANDIN JIREÇEKUT PËR NDRIÇIMIN E FIGURË SË GJERGJ KASTRIOTI- SKËNDERBEUT Dr.sc. Teuta SHALA-PELI Bashkëpunëtore Shkencore, Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë [email protected] ABSTRAKT: Të shumtë janë studiuesit e huaj të cilët me shkrimet e tyre kanë kontribuar në ndriçimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Të dhëna me interes, të mbështetura në fakte dhe argumente shkencore na sjell edhe studiuesi Kostandin Jireçek. Edhe pse veprat e tij nuk i kushtohen drejtëpërdrejt Skënderbeut, megjithatë Jeriçeku në shkrimet e tij, duke trajtuar historinë e popullit shqiptar, ka treguar interesim edhe për figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke na ofruar njofitme më rëndësi për jetën dhe veprën e heroit tonë, të dhëna këto të cilat janë të ndërtuara mbi bazën e burimeve arkivore. Meqe jemi të 550-vjetori i vdekjës së Skëndërbeut dhe 100- vjetori i vdekjës së Kostandin Jireçekut, e pamë të arsyeshme që në këtë punim të vëmë në pah kontributin shkencor të këtij studiuesi dhënë për trajtimin e figurës së heroit tonë. Për të kuptuar kontributin shkencor të Kostandin Jireçekut, për ndriçimin e figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe epokës së tij, në kuadër të këtij punimi do tu bëjmë një analizë shkencore njoftimeve që studiuesi në fjalë na ofron për familjen Kastrioti në përgjithësi duke filluar nga gjyshi i tij Pal Kastrioti për të vazhduar më të dhënat për Gjon Kastriotin, veprimtarinë e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut para vitit 1443, për luftrat e tij kundër sulmeve osmane, raportet me vendet fqinje si:Venedikun, Napolin, Raguzën, pastaj me feudalët vendas, si dhe çështje tjera të cilat ndërlidhën më jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, në përgjithësi aq sa na ofrojnë veprat e studiuesit në fjalë. Dhe krejt në fund duke u munduar që të nxjerrim një konkluzion për vlerën dhë rëndësin që paraqesin veprat e Kostandin Jireçekut për Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun dhe epokën e tij. Fjalë çelës: Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, Gjon Kastrioti, Kostandin Jireçek, familja Kastrioti. 7 ABSTRAKTET LIDHJA E KOMBEVE, NJË MUNDËSI E HUMBUR APO E PAARRITSHME Autorë: Helian Demiri MA. Lumnis Çela MA. Lektorë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan Recenzent: Prof. Liman Varoshi Shqipëria dhe nevoja për një hua financiare në vitet 1925-1939 Në periudhën midis dy luftërave Shqipëria ishte ndër vendet më të varfra dhe më të prapambetura në Europë. Përpos kësaj, vendi karakterizohej prej një mungese të plotë të stabilitetit politik, të cilit i shtoheshin ndasitë krahinore, fetare dhe shoqërore. Në mënyrë që të arrihej stabiliteti politik në vend dhe shteti të forconte strukturat e tij, duhej patjetër një mbështetje financiare e cila nevoitej për të nisur reformat e brendshme. Ahmet Zogu me kthimin e tij në pushtet në vitin 1925, nis dhe përpjekjet për ti siguruar Shqipërisë një hua nga jashtë. Megjithëse, Shqipëria do marrë disa të tilla nga vendi fqinj, Italia, këto hua pasohen nga masa shtrënguese dhe kushte të cilat do e kufizojnë ndjeshëm pavarësinë politike të Zogut dhe shtetit shqiptar. Në çdo rast kur kushtet e vendosura prej italianëve shkojnë përtej ruajtjes së integritetit dhe pavarësisë së vendit, Zogu do mundohet të gjejë të tjera burime për të mbushur deficitin financiar që do shoqërojë qeverisjen e tij. Me ndërmjetësimin e Britanisë së Madhe, ai përpiqet të përfitojë të paktën tri herë hua prej Lidhjes së Kombeve dhe dy herë të tjera nga vetë Britania. Në secilin rast kërkesat e tij të shtrira në një periudhë 15 vjeçare do marrin përgjigje negative. Në këtë artikull analizohen shkaqet të cilat çojnë në refuzimin e vazhdueshëm të akordimit të një huaje për Shqipërinë nga ana e Lidhjes së Kombeve dhe Britanisë së Madhe, në vitet 1925-1939. Në të argumentohet se një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm luajnë rol në këtë qëndrim ndaj Shqipërisë. Së pari, gjendja financiare e brendshme nuk jepte asnjë shpresë se një hua nga Lidhja do sillte ndryshim të situatës në vend. Mungesa e një sistemi efikas taksash, korrupsioni i nënpunësve të lartë, dhe mungesa 8 ABSTRAKTET e burimeve financiare të cilat mund të liheshin si garanci për një hua të mundshme ishin disa nga faktorët e brendshëm. Lidhja gjithmonë arrin në përfundimin se lëvrimi i një huaje për Shqipërinë është një sipërmarrje e dështuar. Ndërkohë, që raportet midis Britanisë së Madhe dhe Italisë, dhe kujdesi për të mos krijuar përplasje me këtë të fundit e bënin të parën të qëndronte e rezervuar dhe të ndiqte një politikë mos interesimi në Shqipëri dhe me ndikimin e saj të madh në Lidhjen e Kombeve mos mbështeste akordimin e huasë. E gjithë kjo situatë merr akoma më tepër rëndësi kur dihet se ishin pikërisht kufizimet e vendosura nga Italia dhe mos përfshirja e vendeve të tjera që e bënë Shqipërinë të vendosej nën zotërimin financiar, ekonomik dhe eventualisht politik italian. Arrihet në përfundimin se qëndrimi britanik dhe ai i Lidhjes së Kombeve janë rezultat i politikës për paqëtimin e Italisë fashiste. 9 ABSTRAKTET VEPRIMTARIA E KNK- së NË SHQIPËRI NËN DRITËN E BURIMEVE BRITANIKE (1913 – 1914) Prof.as.dr. Majlinda PEZA-PERRIU Dr. Florika GJEVORI Universiteti: “A. Xhuvani” Elbasan ABSTRAKT Statusi i Shqipërisë u përcaktua përfundimisht nga Fuqitë e Mëdha me vendimin e 29 korrikut të vitit 1913 në Konferencën e Londrës, ku u vendos gjithashtu edhe administrimi i Shqipërisë nga një komision ndërkombëtar i kontrollit [KNK-ja]. Përmes këtij punimi shkencor, synojmë të analizojmë konjukturat gjeopolitike në të cilat u krijua KNK-ja, rivalitetet ndërmjet përfaqësuesve të saj, pasqyrimin e këtyre rivaliteteve në situatën e nxehtë shqiptare të vitet 1913 - 1914, raportin e krijuar ndërmjet KNK-së dhe figurave politike më të rëndësishme të politikës shqiptare, por njëkohësisht, duke pasqyruar edhe rivalitetet e brendshme ndërmjet politikanëve shqiptarë të kohës dhe të asaj që ata përfaqësonin në të vërtetë. A e përmbushi KNK-ja misionin për të cilin ajo u krijua? Cilët ishin faktorët fondamenatalë që kushtëzuan ecurinë e KNK – së në Shqipërinë e viteve 1913 - 1914? A duhet kërkuar kjo përgjegjësi tek faktorët e brendshëm apo të jashtëm? Janë disa pyetje që do të marrin përgjigje përmes këtij punimi shkencor. Në këtë kuadër, përmes shqyrtimit dhe analizës krahasuese, të burimeve të huaja britanike me burimet arkivore vendase dhe respektimit të parimit të vlerësimit objektiv të fakteve historike, kemi dalë në përfundime shkencore që jo në pak raste shkojnë sinkron me tezat e historiografisë zyrtare shqiptare të para viteve ‘90. Fjalë kyçe: KNK(Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit), Qeveria e Përkohëshme e Vlorës, Pleqësia e Shqipërisë së Mesme, Ismail Qemali, Esad Pashë Toptani, Aqif Pashë Biçaku. 10 ABSTRAKTET ASPEKTE TË MARRËDHËNIEVE AGRARE NË SANXHAKUN E ELBASANIT GJATË PERIUDHËS SË TANZIMATIT Zhuljeta KADILLI Universiteti “A.XHUVANI” ELBASAN Nëpëpmjet këtij punimi synojmë të japim disa aspekte të marrëdhënieve agrare në sanxhakun e Elbasanit gjatë periudhës së Tanzimatit. E rëndësishme është se, sistemi i timarit pushoi së ekzistuari. Heqja me ligj e këtij sistemi në vitin 1832, ishte mbarim logjik i procesit të rënies, shthurjes dhe kalbjes së tij gjatë shekujve të fundit. Sistemi feudal ushtarak, i cili mbështetej mbi këtë kategori, ishte mbërthyer nga kontradikta të thella që po e gërryenin këtë sistem. Në këto kushte domosdoshmëria e ligjeve të reja agrare ishte kërkesë e vetë zhvillimit të proceseve ekonomike shoqërore në gjirin e shoqërisë feudale osmane. Këto ligje do të godisnin pronën feudale shtetërore mbi tokën dhe do të konsolidonin më tej pronësinë çifligare kapitaliste në të. Së bashku me këto ndryshime në format e pronësisë do të analizojmë edhe sistemin fiscal dhe detyrimet që shlyente fshatarsia ndaj pronarëve të mëdhenj të tokave. Për të shkruar punimin jemi mbështetur në literaturë historike dhe të dhëna nga arkivat osmane. Në përfundim mund të pohojmë se, në sanxhakun e Elbasanit, prona e madhe tokësore filloi të ishte mbizotëruese. Çifligarët elbasanas nuk i shpëtuan plotësisht karakterit konseravator të origjinës së tyre. Ato i kishin ngritur pronat tokësore në kushtet e sistemmit feudal burokratik osman. Fjalë kyçe, sanxhak, timar, legjislacion, çiflig, Elbasan. Autore e artikullit, Prof.as.Dr. Zhuljeta KADILLI, Universiteti “A.XHUVANI”, Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti I Historisë dhe Gjeografisë. Jap lëndët Histori e popullit shqiptar, pj. II, (Rilindje Kombëtare Shqiptare dhe Histori e Perandorisë Osmane. Recezente, Prof.as.Dr Majlinda PEZA, Universiteti “A.XHUVANI”, Fakulteti I Shkencave Humane, Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë. 11 ABSTRAKTET Ndikimi Paqeruajtës I NATO –S në Afganistan ABSTRAKT1 NATO ka drejtuar përpjekjet paqeruajtëse ndërkombëtare në Afganistan që nga Gushti i vitit 2003 duke ndihmuar
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages224 Page
-
File Size-