Drejtimet Intelektuale Dhe Fetare N Studimet Kur

Drejtimet Intelektuale Dhe Fetare N Studimet Kur

Prof. Dr. Hfz. HAJREDIN HOXHA TEFSIRI DHE MUFESSIRËT SHQIPTARË NË KOHËN BASHKËKOHORE (SHEK 19-20) Tetovë, 2008 2 E përktheu nga arabishtja: Prof. Muhamed Mustafa Redaktor dhe korrektor: Hamdi Iljazi Redaktor gjuhësor: Ahmed R. Ramadani APROVIM Teza e doktoraturës e Hajredin Hoxhës është kontrolluar dhe aprovuar nga: 1. Prof.Dr.Abdul Kahhar Al’Any (mentor); Irak 2. Prof.Dr.Fikret Karçiq (mentor); Bosnje 3. Prof.Dr.Xhamal Ahmed Beshir Badi; (kontrollor i brendshem); Libi 4. Prof.Dr.Muhamed Beha’uddin Husejn; (kontrollor i brend- shëm); Kurdistan - Irak 5. Prof.Dr.Suat Yildirim (kontrollor i jashtëm); Turqi, dhe: 6. Prof.Dr.Muhamed Ibrahim Zein (kryetar i komisionit). Sudan 3 4 Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim! (Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirplotit!) Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selami Pejgamberit tonë Muhammedit, Familjes së tij të Pastër dhe të gjithë ndjekësve të tij! Ky studim i dalluar kur’anor, i ndërmarrë nga vëllai im i nderuar dr. Hajredin Hoxha, merret me çështje mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me popullin shqiptar musliman nga aspekti historik, aspekti i zhvillimit dhe nga aspekti i ndikimit intelektual në çështjet më të rëndësishme fetare dhe aplikimeve shkencore që kanë të bëjnë me studimet e ndryshme kur’anore, dhe atë duke nisur nga drejtimi doktrinor sunnit social, drejtimi filozofik, aspekti shkencor empirik dhe nga aspekti doktrinor akaidologjik. Studiuesi Hoxha ka ecur rrugës së metodës së selefit të devotshëm dhe me këtë vepër ai ka plotësuar një boshllëk të rëndësishëm, ngase ka qëndruar larg epsheve dhe ekstremizmit, vetëm e vetëm për të arritur të vërtetën. Lus Zotin e Madhërishëm që ta shpërblejë për këtë punë të dobishme dhe ta bekojë vëllain tim, gjegjësisht hulumtuesin e nderuar Hoxha me shpërblime dhe sevape të mëdha për gjithë atë që kanë shkruar duart e tij të çmuara! Vetëm Zoti i Madhërishëm i di qëllimet! Prof. Dr. Imâd ibn Zuhejr Hafidh profesor i tefsirit dhe shkencave të Kur’anit në Fakultetin e Kur’anit Fisnik dhe përgjegjës i çështjeve të bibliotekave në Universitetin Islamik në Medinën e Ndritshme - Arabia Saudite. 5 Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim! (Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirplotit!) Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, ndërsa salavatet dhe selami Pejgamberit tonë Muhammedit, Familjes së tij të Pastër dhe të gjithë sahabëve! Kur përzihen rrugët, kur mbizotërojnë epshet dhe dëfrimet e ndryshme, atëherë ndihet nevoja për paraqitjen e dikujt që do t’ua zbulojë të vërtetën njerëzore, t’ua zbardhojë errësirën dhe t’ua ndriçojë rrugën. Kundërshtarët dhe ithtarët e epsheve e të risive akoma vazhdojnë t’i gjuajnë/hudhin idetë dhe dyshimet e tyre në rrugë kundër të së vërtetës, por Zoti i Madhërishëm me Mëshirën e Tij, përgatiti ata që iu përballojnë dyshimeve të tyre, që i pastrojnë pengesat e tyre dhe që na ndriçojnë rrugën derisa të zhduket e verbëra dhe të vërehet e qarta. Në kohërat e kaluara shumë heretikë u orvatën që të trillojnë/shpifin hadithe të Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) me qëllim që ta mbulojnë të vërtetën para njerëzve, por dijetarët e hadithit i zbuluan dhe i ndriçuan trillimet dhe intrigat e tyre. Kur Harun Rashidi (Zoti e mëshiroftë!) vendosi që të mbys një heretik, ai i tha: “Ç’do të bësh me dyzetë mijë hadithet që i kam trilluar e në të cilat e ndaloj të lejuarën pa thënë asnjë fjalë Pejgamberi për gjërat e tilla a?!?!” Haruni i thotë: “Çka do të bësh ti o armik i Zotit me Is’hak El- Fizariun dhe me Abdullah ibn Mubarekun të cilët gjurmë pas gjurme e fjalë për fjalë i pastrojnë hadithet e tilla?”1 Pra, në këtë mënyrë vepronin dijetarët e spikatur për ta pastruar tefsirin nga transmetimet e kota izraelite (israilijatet), nga hadithet e falsifikuara, nga intrigat e këqija ose nga dyshimet e neveritshme. Në kohën bashkëkohore epshet dhe drejtimet janë bërë të shumta e të lloj-llojshme dhe po thuaj se në çdo vend dolën dijetarë që flasin ndryshe dhe që lanë vepra, të cilat të tjerët nuk i njohin fare, dhe për këtë shkak, ndihej nevoja që dijetarët t’u kundërvihen dyshimeve të tilla, t’i zbulonin metodat e tyre dhe t’i ndanin të mirat e ndritshme prej ideve të trilluara e të falsifikuara. Dijetarët e tillë të spikatur iu kundërvunë atyre me vepra shkencore e punime të ndryshme islame si në Indi, Afganistan, Pakistan, Malajzi, Afrikë e në vende të tjera. Studimet e tyre ishin të shkëlqyeshme, shkencore, të sakta, të përpikta e precize, sqaronin të 1 Xhelaludin Es-Sujuti “Tarihul-Hulefair-Rashidin”; fq. 194. dhe Mulla Ali El- Kariu “El-Esrâr El-Merfia”; fq. 62. 6 vërtetat dhe i zbulonin trillimet, dhe kështu, në këtë mënyrë dilnin në pah shkencat dhe njohuritë e dobishme, urdhërimet dhe rrëfyesit e ndritshëm. Vëllai i respektuar, dijetari i spikatur dhe profesori i shkathët dr. Hajredin Hoxha, studioi një vend të rëndësishëm nga vendet myslimane, gjegjësisht vendin e shqiptarëve. Studimi i tij, me të cilin e ka mbrojtur doktoraturën në Shkencat e Shpalljes dhe Trashëgimisë (Studimet kur’anore dhe të Hadithit) në Fakultetin e Shkencave të Shpalljes dhe Shkencave Humane në Universitetin Ndërkombëtar Islamik në Malajzi në vitin 2003, e që titullohet: “Drejtimet intelektuale dhe fetare në studimet kur’anore te dijetarët shqiptarë në kohën bashkëkohore”, i hulumton shqiptarët e Gadishullit ballkanik. Po të merret parasysh fakti se dëshira megjithatë i tejkalon të gjitha barierat, nga përvoja ime e mëhershme e di se studimi i drejtimeve ka nevojë për punë të lodhshme e të vështirë, ngase vetë u ballafaqova me to, kur shkrova disertacionin tim të magjistraturës “Metoda e shkollës racionale bashkëkohore në tefsir” e më vonë edhe disertacionin e doktoraturës “Drejtimet e tefsirit në shekullin XIV”. Pra nisur nga ky fakt, fare mirë jam i vetëdijshëm dhe e kuptoj lodhjen e madhe që ka përjetuar dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar hulumtuesi Hoxha gjatë studimit të drejtimeve intelektuale. Gjithashtu jam i bindur se hulumtuesi nuk ka kursyer asgjë për të arritur synimin e tij. Ai nuk është përqendruar vetëm në aspektin e tefsirit por e ka trajtuar edhe aspektin historik, gjegjësisht situatën e shqiptarëve gjatë pushtetit osman si dhe gjurmët e tyre para dhe pas pushtimit nga osmanët. Ai poashtu ka zbuluar edhe shumë ngjarje të njohura e të panjohura, të dukshme e të padukshme të Perëndimit në Shqipëri. Shqiptarët dhe ata që jetojnë për rreth tyre ende vazhdojnë t’i përjetojnë konsekuencat e tilla... Mundi i hulumtuesit meriton çdo lëvdatë, ngase dallohet me besnikëri e sinqeritet, dy cilësi këto që janë cilësi të dijetarëve të këtij Ummeti. Lus Zotin që studiuesin Hoxha ta shpërblejë për punën e tillë dhe që kjo punë e tij të jetë dobishme dhe në favor të Islamit e muslimanëve në trojet shqiptare në veçanti, si dhe në trojet e mbarë muslimanëve në përgjithësi! 7 Unë poashtu u bëj apel dijetarëve të Ummetit të të gjitha vendeve që të vazhdojnë këtë rrugë dhe lirisht të merren me studime të përpikta rreth drejtimeve intelektuale në çdo vend, me qëllim që të pastrojnë ambientin e ndotur të muslimanëve dhe të mbarë botës nga trillimet dhe intrigat që janë duke i përjetuar. Salavatet dhe selami i Zotit gjithnjë qoftë mbi Pejgamberit tonë Muhammedin, Familjen e tij të Pastër dhe të gjithë sahabët e tij! Prof. Dr. Fehd Abdurrahman Er-Rumi profesor i Fakultetit të Studimeve Kur’anore Universiteti i Mbretit Saud Rijad - Arabia Saudite 8 Lexues te nderuar ! Kam nderin dhe ndihem i privilegjuar nga Allahun xh.sh. i Cili me mëshirën e Tij te pakufishme me ndihmoi qe ky disertacion i doktoraturës ta sheh dritën e përkthimit dhe te botimit, Atij i takojnë te gjitha falënderimet dhe meritat. Po ju prezantohem me një mund dhe angazhim te pakëputur disa vjeçar, i cili ne fakt ishte inspirim nga Allahu xh.sh. dhe udhëzim nga Ai për t'i shpalosur arkivat e librarive dhe te bibliotekave te ndryshme, për te hasur ne hulumtimet, studimet dhe gjurmimet e dijetareve tanë shqiptare, dhe për t'u njohur për se afërmi me krijimtarinë e tyre letrare dhe fetare, e sidomos me shërbimin e tyre ne mësimin interpretimin, dhe komentimin e Kuranit. Para duarve tuaja keni disa monografi te disa kokave dhe dijetareve me eminent shqiptare, ku krahas aktiviteteve te tyre ne fusha te ndryshme; ata ishin edhe komentues dhe interpretues te denje te Kuranit, me drejtime dhe doktrina te ndryshme. Lexues te nderuar ! Vepra qe po ju prezantohet, krahas tematikes se Tefsirit dhe doktrinave te tij qe është shtjelluar shkencërisht dhe ne detaje, ne kapitullin e pare te kësaj vepre është analizuar edhe historia e jone shqiptare, ajo antike dhe moderne, nga një këndvështrim islam, dhe me sa jam i informuar deri ne momentin kur po shkruhen këto vargje, është një studim i pare i këtij lloji. Me këtë vështrim shkencor te historiografisë sonë shqiptare nga prizma dhe këndvështrimi objektiv fetar islam, nuk kemi pas, e as qe kemi qëllime tendencioze dhe ofenduese ndaj dikujt apo ndaj ndonjë institucioni fetar apo shkencor. Synimi ynë ka qene dhe është qe e vërteta shkencore, fetare dhe ajo historike te del ne shesh, dhe te jete e qarte para publikut shqiptar. Me këtë studim kemi synuar qe t'i kontribuojmë trashëgimisë letrare dhe fetare te shtetit tone te shtrenjte, sovran, tolerant dhe te pavarur, Kosovës. Jemi angazhuar maksimalisht dhe intensivisht te bëjmë një vështrim kritik rrethanave sociale, politike dhe religjioze te trojeve tona shqiptare ne Ballkan, duke u bazuar dhe shfrytëzuar një sere literature dhe referenca ne gjuhe te ndryshme, e ne radhe te pare ato shqipe. Prandaj, o lexues i nderuar te jesh i bindur se çdo shënim historik ne këtë vepër, e ka burimin e shënuar ne fusnota, dhe asgjë nga hamendja jone nuk është shënuar apo e ilustruar.

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    354 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us