Studime Albanologjike

Studime Albanologjike

INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE - SHKUP STUDIME ALBANOLOGJIKE 5 Shkup, 2012 Kryeredaktor Prof. Dr. Qemal Murati Redaksia Prof. Dr. Qemal Murati Dr. Bukurije Mustafa Dr. Izaim Murtezani Dr. Naim Halimi Mr. Besnik Emini Sekretar i redaksisë Mr. Besnik Emini Adresa e redaksisë: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Kutia Postare nr. 171 1000, Shkup Republika e Maqedonisë Adresa elektronike: [email protected] [email protected] ISSN 1857-6958UDK 930.85 COBISS.MK-ID 82595850 PËRMBAJTJA PËRVJETORË Laureta PETOSHATI KUSH ISHTE ISMAIL BEJ VLORA? Në vigjilje të 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar...........................................................................................................9 STUDIME DHE ARTIKUJ Eqrem ÇABEJ ILIRISHTJA DHE SHQIPJA.......................................................................19 Aleksandër STIPÇEVIQ ETNOGJENEZA E SHQIPTARËVE NGA ILIRËT...................................31 Lavdosh AHMETAJ MBI SHTETFORMIMIN E HERSHËM ILIR.............................................43 Qemal MURATI ALBANËSIA E “PROVINCAVE ONOMASTIKE” NË AREALIN E MAQEDONISË – DËSHMI E AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË KËTO VISE QË NGA PERIODA ANTIKE E DERI SOT.........................49 Skender ASANI AUTOKTONËSIA SHQIPTARE E SHKUPIT NË DOKUMENTE AUTENTIKE................................................................................................65 Besnik EMINI MAQEDONIA NË SHKRIMET E GAZETËS “SHKUPI”.........................69 Zunun ZUNUNI Silvana JOVÇESKA SHPËRNGULJA E POPULLSISË NGA RAJONI I MAVROVËS DHE ROSTUSHËS PËR NË TURQI....................................................................77 Izaim MURTEZANI KAH HERMENEUTIKA E DISA LOJËRAVE POPULLORE ME PRAPAVIJË TEATRORE...........................................................................85 Bukurije MUSTAFA VËZHGIME MBI LEKSIKUN E TË FOLMEVE SHQIPE TË MAQEDONISË............................................................................................99 Nazmi BEQIRI QASJE E SHKURTËR MBI TË FOLMEN E KUMANOVËS.................107 Fatmir SULEJMANI TAGRI I NJË VEPRIMTARIE TË PAZAKONTË ATDHETARE..........121 Zejnepe ALILI – REXHEPI POEZIA E MESAZHIT UNIVERSAL NË “VARGJET E LIRA”............129 Naim HALIMI KONTRIBUTI I SHQIPTARËVE TË KARADAKUT NË ÇLIRIMIN E SHKUPIT DHE NË SHPALLJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË VITIN 1912.................................................................................................139 Zeqirja IDRIZI Fahredin SHABANI KONTRIBUTI I TAJAR BEJ TETOVËS PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE SHQIPTARE..............................................................................................151 Qerim DALIPI KONSOLIDIMI DHE ZGJERIMI TERRITORIAL I SHTETIT TË BALSHAJVE (1360-1385).........................................................................161 Fauzi SKENDERI DISA VEÇORI GJEOGRAFIKE TË VENDBANIMEVE RURALE NË TREVAT SHQIPTARE NË MAQEDONI.................................................175 Sadik KRASNIQI ZHVILLIMI I MUZEOLOGJISË NË KOSOVË.......................................185 IDENTITETE BALLKANIKE Monika SHOSHORI STAFA “GJUHA E TJETRIT” SI KRITER MENDËSIE.......................................197 Eda DERHEMI ZAMAN, DERMAN, BALLKAN, MOR AMAN!....................................201 RECENSIONE NJË VEPËR STUDIMORE ME VLERA PËR GJUHËN E XOXËS (Dr. Bukurie Mustafa, Gjuha e romanit “LUMI I VDEKUR” të Jakov Xoxës, Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, 2011) (Qemal Murati)....................................................................207 MARRËDHËNIET SHQIPTARE-MAQEDONASE - KONTEKSTI I ENCIKLOPEDISË (Enciklopedia e ndarjes - Kumtesa të Tribunës shkencore të organizuar nga Instituti Albshkenca, mbajtur në Prishtinë, më 7. 10. 2009. Botoi Instituti Alb-shkenca, Prishtinë, 2010, f. 124) (Begzad Baliu) ..........................................................................................................210 Përvjetorë STUDIME ALBANOLOGJIKE LAURETA PETOSHATI KUSH ISHTE ISMAIL BEJ VLORA? Në vigjilje të 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar Atij i erdhi mbrapa historia, sepse ai la mbrapa një vepër të madhe. Kënga: “Cili je ti more burrë” këndohet sot e kësaj dite. Po kush ishte ky burrë që nuk la pallat e kancelari për dymbëdhjetë vjet me radhë pa shkelur për të arritur një shtet shqiptar?!Ai nuk vinte nga asgjëja. I dinte mirë rrënjët e veta. Ai kishte në rremba direkt gjakun e Arianitëve, ishte pjesë e asaj familjeje që kishte pasur krushqi me Komnenët, familje perandorake, ku Gjergj Arianit Komneni do të mbetej në histori jo vetëm për luftërat e vazhdueshme mbi çerekshekulli kundër pushtuesve osmanë, por edhe për martesën e famshme që bëri të bashkohej jugu dhe veriu i popullit shqiptar, toskët dhe gegët. Vajza e tij Donika që e kishte pasur me gruan e parë Maria Muzakën, më 21 prill të vitit 1451, do të lidhte kurorë me Gjergj Kastriot Skënderbeun, të cilit i vjehrri i dha jo vetëm vajzën, por edhe një pajë të jashtëzakonshme. Ai e pat njohur mirë adashin e tij. Të dy kishin qenë dikur peng te sulltani. Ndaj, kur ai doli i bëri thirrjen që të kthehej prej andej. Kastrioti u kthye, e mbajti fjalën. Kjo është arsyeja që në pajën e vajzës Gjergj Arianit Komneni, fisniku me dy kështjella, i dha Skënderbeut edhe flamurin e Arianitasve, shqiponjën me dy krerë në ngjyrë ari me fushë të kaltër, e cila ishte futur te emblema e Arianitasve nga lidhjet e gjakut me Engjëll Komnenin. Pastaj fusha kaloi e kuqe, shqiponja e zezë, sepse Gjergj Kastrioti i futi ngjyrat e emblemës së familjes së tij. Ky ishte ai bashkim që u duhej shqiptarëve. Ky bashkim i shërbeu dhe Evropës, që do ta quante Skënderbeun Atleti i Krishtit “I shenjtë si Shën Luigji, diplomat si Talleyrand, trim si Aleksandri i madh.” Dhe ai, luftoi si askush tjetër. Erdhi një çast që edhe Skënderbeu do të plakej, por dhe Europa, djepi i kompromiseve, kërkonte të merrte frymë. Më 27 prill të vitit 1463, në marrëveshjen që bën Skënderbeu me Sulltanin Mehmet II, kërkohej që një nga djemtë e princit Gjergj Arianit Komneni të shërbente në ushtrinë e Perandorisë Osmane. Më 25 shtator 1463 Këshilli i Lartë i Venedikut miraton kërkesën e 9 INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE-SHKUP Skënderbeut për ta bërë të birin Gjonin, pjesëtar të fisnikërisë venedikase dhe më 13 maj të vitit 1464, ky këshill u dha djemve të Gjergj Aranit Komnenit me gruan e tij të dytë, venedikasen Petrina Francone, e bija e baronit të Turizianos titullin e fisnikërisë: Thomas Comnino, Constantinus et Areniti fratres, domini in patribus Albanie, filij quondam Magnifici et potentis domini Areniti. (Vëllezërit Thoma Komnino, Kostantini dhe Araniti zotërinj të një pjese të Shqipërisë, djemtë e të shkëlqyerit dhe të plotfuqishmit Araniti.) Edhe pse të bijtë e princit Gjergj Arianit Komneni, u morën në mbrojtje nga Venetiku, përsëri, diplomacia kërkonte që marrëveshja të plotësohej. Dhe i vogli i vëllezërve, do të pësonte fatin e të atit, por dhe atë të Skënderbeut, do të merrej peng dhe do të quhej Aranit Mehmet, do të bëhej sanxhakbej, pastaj myteselim i kazasë së Himarës dhe sanxhakbej i Vlorës. Ai do të vritej nga himarjotët pse ndërroi fenë dhe u bë renegat. Por mbrapa do të linte tre fëmijë. Njëri nga këta do të ishte Ali Gazi Sinan Hadim, i cili do të ishte sanxhakbej i Vlorës, sanxhakbej i Prizrenit, do të qeveriste bregdetin shqiptar nga Arta deri në Korfuz, do të ishte ministër i thesarit, guvernator ne Anadoll dhe vezir i madh i Bajazitit të Dytë, i cili do t’i jepte grua të bijën e vet Adije Sulltanën, e cila ishte kushërirë e dytë e Aliu Gazi Sinan. Ai do të vritej në një betejë detare dhe do të varrosej në xhaminë e ndërtuar mbi një manastir në Kaninë më 1501. Fëmijët e tij do të bëheshin të famshëm për betejën e Lepantos dhe Kara Sinan Ahmet Pasha u bë sanxhakbej i Vlorës. Mbiemri mbeti Vlora. Të gjithë varroseshin në Kalanë e Kaninës. Në Vlorë prej disa shekujsh ekzistonte një shprehje: “Po u prish Vlora, Kanina e ndërton prapë, po u prish Kanina, Vlora nuk e bën dot.” Njerëzit kanë menduar për ndërtimet, por në fakt fjala ka qenë gjetkë. Kanina nënkuptonte shumë më shumë. Kanina nënkuptonte Arianitët, farën e tyre: trimërinë, zgjuarsinë, diplomacinë dhe largpamësinë. Do të ishte përsëri kjo familje që hera-herës do të ngrihej kundër Sulltanëve edhe pse u lidh me ta për shkak të sundimit të gjatë. Madje edhe Ali Pasha që bëri përpjekje për një shtet shqiptar kishte lidhje krushqie me këtë familje të madhe. Mbas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, përpjekjet për bashkimin e Shqipërisë dhe shpalljen e pavarësisë vazhduan. Pikërisht më 8 nëntor 1828 në Velabisht, u formua Besëlidhja Shqiptare e Beratit dhe shtabi për drejtimin kryengritjes antiosmane kryesohej nga Ismail Bej Vlora i Parë, të cilit më vonë iu pre koka nga Porta e Lartë, gjoja gjatë diskutimit me një komandant turk gjatë rrethimit të Janinës. Por flaka e saj u shtri në të gjithë Shqipërinë: në Leskovik më 1831, në Shkodër 1835, Dibër, Gjakovë më 1844 dhe qe paralajmërim i kryengritjes së vitit 1847. Ndërkaq gjaku shqiptar po zgjohej. Por si për fat, atë vit që fqinjët tanë po përgatiteshin të kafshonin me plane afatgjata trojet tona, pikërisht më 1844, lindi ai, që do të dinte të nxirrte në dritë gjithë përpjekjet e të parëve të tij. Babai i Ismail Bej Vlorës, Mahmut Bej Vlora në bashkëpunim me shumë patriotë nga Lumi i Vlorës, Kanina dhe Krahina e Dukatit, bëri përpjekje për të ngritur një çetë luftarake mbrojtëse kundër kërcënimeve të gjeneralit grek Griva në vitet 1850-1854. Ismaili do të merrte në dorë stafetën e

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    220 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us