BUZUKU Dr. Jakup Krasniqi PAVARËSI DHE PERSONALITETE 1 NGA I NJËJTI AUTOR KOSOVA NË KONTEKST HISTORIK, 2005 KTHESA E MADHE Ushtria Çlirimtare e Kosovës, 2006 KTHESA E MADHE Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Botim i dytë i plotësuar), 2007 NJË LUFTË NDRYSHE PËR KOSOVËN, 2007 PAVARËSIA SI KOMPROMIS, 2010 KOSOVA NË KONTEKST HISTORIK (Botim i dytë i plotësuar), 2010 LËVIZJA PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS 1981-1991 SIPAS SHTYPIT SHQIPTAR, 2011 PRANVERA E LIRISË, 2011 GUXO TA DUASH LIRINË, 2011 FLIJIMI PËR LIRINË, 2011 Në gjuhën angleze KOSOVA IN A HISTORICAL CONTEXT, 2006 2 DR. JAKUP KRASNIQI PAVARËSI dhe PERSONALITETE Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë NDËRMARRJA BOTUESE «GJON BUZUKU» 3 Editorë HANA & ABDULLAH ZENELI Recensent BARDHYL MAHMUTI Ballina dhe arti grafik ARTAN ZENELI © DR. JAKUP KRASNIQI, 2012 Ndërmarrja Botuese «GJON BUZUKU» Prishtinë / KOSOVË / Kuvendi i Bujanit 42 Tel. & fax (+381 38) 516 231 Mob. (+377 44) 174 257, 238 738 e-mail: [email protected] www.buzuku.eu Shtypur në Kosovë ISBN 978-9951-08-158-0 4 ATYRE, QË E ËNDËRRUAN, E BËNË DHE E PËRJETËSUAN SHQIPËRINË! J. K. 5 6 Nënshtrimi i njeriut prej njeriut ma prish gjakun. Betoven Jemi të bindur se një akt drejtësie në favorin tonë do të ishte me përfitim, jo vetëm për ne, por edhe për ata që kërkuan zmadhimin e tyre në shkatërrimin tonë. Ismail Qemal Vlora Politika e dorëzimit, e pritjes apo kundërshtimit të aksionit kurrë nuk çon në fitore. Kush ka frikë, ka me vete humbjen, kush qëndron i patundur, ka me vete fitoren. Liri pa gjak nuk ka. Hasan Prishtina Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndjesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellë e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhajvet të vet. Luigj Gurakuqi E konsideroja Esad Pashën si aktorin kryesor të mjerimit të vendit tim dhe kam ushqyer ndaj tij një urrejtje të thellë. Avni Rustemi Shqipëria na kërkon ndihma. Le t’i apim pa numëruar. Shqipëria kërkon luftëtarë. Le të rendim te thirrja e saj. Le të sulemi nën flamurin e kuq në flagë të luftës, që të na drithësohet trupi nga dehja e barutit, që të na dridhësohet trupi i shenjtë i Lirisë dhe të vdesim duke thirrur: Rroftë Shqipëria! Fan S. Noli 7 8 NË VEND TË PARATHËNIES “SHQIPËRIA MË VETE, E LIRË DHE E MOSVARME”1 Sapo përfunduam me të kremtet e fundvitit që iku, me ato të fillimvitit që nisi dhe as që mund të merret me mend një uverturë më e favorshme për hapjen zyrtare të festës jubilare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipë- risë, të shtetit shqiptar që nisi rrugëtimin e tij në një kohë të pakohë. Në një kohë të mbarsur më shumë rre- ziqe e të papritura për Shqipërinë e shqiptarët. Në këto rrethana të papritura dhe me rreziqe të shumta, populli ynë shpalosi identitetin dhe integritetin e tij si komb i veçantë me gjuhë, me histori, me kulturë e tradita të vjetra dhe me atdhe të banuar denbabaden edhe atëherë, siç thotë poeti: “kur s’kish njeri, / kur s’kish kufi, / as fqinjëri, / as shkja të zi”2 në atdheun e tij. 1 Fjalë e mbajtur më 17 janar 2012 në Kuvendin e Shqipërisë në ditën e hapjes zyrtare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Këtu botohet me ca ndryshime. 2 Mitrush Kuteli: Poem kosovar dhe Poemi i Shëndaumit, SHB “Mitrush Kuteli”, Tiranë 2009, f. 38. 9 Përvjetorët e këtillë, aq më tepër kur shtrihen në përmasë shekulli me aspirata e ideale të brezave, pa- dyshim që në sfondin e vet përmbajnë shkaqe, shkase e motive për kujtesë e kujtime, për reflekse e reflektime, krahas mbushjes së shpirtit me ndjenjë atdhedashurie, krenarie, shprese e besimi të patundur për ditë më të mira për kombin. Sa në mbamendje kombëtare, po aq edhe në dokumentet e historisë, në arkiva e biblioteka, në muze historikë e etnografikë, aty ku dokumenti e eksponati u flet brezave shqip. Një lindje që përthekon në vete Rilindje e Përlindje kombëtare me rënie e ngri- tje të dhimbshme e të lavdishme, por që në themel ka ecjen e sigurt e të pandalshme përpara. Është në logjikën e gjërave që njeriu i kësobotshëm, ditardhjen e tij në jetë ta shënojë duke kujtuar prindërit, pastaj fëmijët, nipërit e mbesat. Ndryshe nga ligjësitë biologjike për rendin e brezave njerëzorë që njohin për atdhe – shtet të parë shtëpinë, pastaj lagjen e fshatin a qytetin; ligjësitë shoqërore sikur përmbysin këtë rend: bijtë e bijat bëjnë ritin e lindjes së shtetit – atdhe. Dhe shteti - atdhe apo shteti - komb, kurdo e kudo ka dalë nga luftërat çlirimtare a revolucionet shoqërore. Tog- fjalëshi atdhe-shtet ose shtet-atdhe sintetizon një lindje të vështirë e të përgjakshme, një lindje të pavdekshme që stampon qenësinë si shenjë ekzistence. Nuk më duket rastësi që, pikërisht në historikun e dokumenteve më të vjetra të shkruara të shqipes, zë vend Formula e pagëzimit: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të birit e të shpirtit të shenjtë).3 Duke u përvijuar nëpër mani- festin e parë politik shqiptar, “Shqipëria ç’ka qenë, 3 ASHSH, IH: Historia e popullit shqiptar I, Toena, Tiranë 2002, f. 355. 10 ç’është e ç’do të bëhet” të Sami Frashërit, nëpër organin e parë politik – Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ajo vjen e riformulohet pikërisht më 28 Nëntor të vitit 1912: “...Shqipëria me sot të bâhet në vehte, e lirë e e mos- varme”.4 Ky pagëzim mëvetësie e mosvarshmërie, kjo shpa- llje, ky kumt, le më një anë plagët, gjymtimet e vurratat, u bë streha fizike, shpirtërore e mendore e gjithë shqiptarëve anekënd rruzullit për një shekull të tërë të mbushur me lavdi e krenari, me dhimbje e pakuptim- shmëri njerëzore. Prandaj ata, kudo në Evropë, në Australi, në Azi e Amerikë, si në një kor madhështor do të këndojnë: Mbahu nëno, mos kij frikë! Formula e pagëzimit, si për të përligjur ritin e mo- çëm, erdhi e u shfaq sërish pa u mbushur shekulli: “Ne, udhëheqësit e popullit, të zgjedhur në mënyrë demo- kratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.5 Kjo formulë do të shqiptohet gati pas një shekulli, pikërisht më 17 Shkurt 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Derisa të parën e shqipton i dituri Pal Engjëlli, bashkë- punëtori i ngushtë i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, më 1462; të dytën, i mençuri plak i Vlorës, Ismail Qemali, me bashkëpunëtor trimin Isa Boletini; të tretën kuve- ndarët e Kosovës, dalë nga supet e dalzotësit Adem Jashari – Legjendari modern i shqiptarëve. E gjithë kjo histori e dhimbjeve të mëdha rezultoi me lindje të mëdha, me lindjen e dy shteteve shqiptare në Evropën Juglindore. 4 ASHSH, IH: Historia e popullit shqiptar II, Toena, Tiranë 2002, f. 511. 5 Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e miratuar në Kuvendin e Kosovës më 17 shkurt 2008. 11 Në të tri rastet, si në vetë mrekullinë shfaqet atributi i simbiozës: mençuri-trimëri. Vepra që rezulton si amal- gamë e mendjes, shpirtit dhe zemrës, nuk ka se si të mos marrë dorë nga aureola hyjnore. E thashë më herët se përvjetorët e këtillë janë doemos edhe bazamente për- siatjeje e reflektimi. Në momente kyçe dilemash, Noli mendjendritur, siç është e ditur, shtronte konsulencën hipotetike: “Ç’do të bënte Skënderbeu në një rrethanë të këtillë?”6 Kjo pyetje hipotetike vazhdon ndër breza për personalitete që kombit guxuan t’i sjellin nder dhe lavdi. A nuk është koha dhe vendi që, duke marrë shkas nga ky përvjetor i lavdishëm dhe nga kjo plejadë nje- rëzish të famshëm, burrështetasit, liderët dhe udhë- heqësit e sotëm shqiptarë t’i thërrasin mendjes, rezo- nancës së arsyes, harmonisë së veprimit? Sipas përvojës së të parëve, them se kjo është traseja unike e ardh- mërisë. Ndjesa, pendesa dhe mirëkuptime le të na bëhen udhërrëfyes për tejkalimin e vetvetes, të egos dhe të veseve! Pa pretenduar të bëj historinë e ngjarjes ma- dhore, zaten ngjarjet e mëdha të historisë së një populli e bëjnë vetiu historinë, nuk kam sesi të mos them se 28 Nëntori i 1912-ës kapërcen atë që quhet kthesë, atë që quhet nyjë. Në jetën e shqiptarëve ajo është Epoka e Epokave, pika që ndan mileniumet dhe merr kthesën e duhur për t’i dhënë kuptim gjallimit të një kombi, në këtë rast kombit shqiptar. Ngjarjet që bëjnë Epokë apo edhe Kthesa të mëdha, që prodhojnë histori të lavdi- shme për breza, nuk mund të nisin, të zhvillohen e kurorëzohen pa vulën idealiste të personaliteteve me integritet të lartë intelektual, politik e kombëtar. Që andej e këtej e tutje, mund të ndërrojnë rendet shoqërore, politike e ekonomike; mund të ndërrojnë 6 Fan S. Noli: Vepra 5, Rilindja, Prishtinë 1988, f. 115-116. 12 formacionet e administrimit, ritmet e zhvillimit, çalimet dhe hovëzimet kulturore; po Shqipëria, shteti i shqipta- rëve, atdheu i shqiptarëve të shuar, të gjallë e të palindur do të rrojë për jetë të jetëve. Këtë e konfirmon më së miri historia jonë 100-vjeçare. Në këtë përvjetor jubilar, prandaj, s’kam arsye dhe s’dua ta fsheh për asnjë çast, për asnjë rrethanë dhe arsye ndjenjën e krenarisë, mbu- shjen emocionale, kënaqësinë time shpirtërore e njerë- zore. E kundërta do të më dukej pozë e çnatyruar që do të më tëhuajësonte. Për jetë të jetëve Shqipëria “...më vehte, e lirë dhe e mosvarme”! 13 14 PJESA E PARË DY PAVARËSITË SHQIPTARE 15 16 DY PAVARËSITË SHQIPTARE Hyrje Përvjetori i 100-të i shpalljes së pavarësisë së Shqi- përisë, që identifikohet me ngritjen e Flamurit Kom- bëtar në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga patriotët që përfaqësonin gjithë hapësirën etnike dhe territoriale të kombit shqiptar, është ngjarja më e madhe dhe më e lavdishme e historisë së popullit shqiptar.
Details
-
File Typepdf
-
Upload Time-
-
Content LanguagesEnglish
-
Upload UserAnonymous/Not logged-in
-
File Pages400 Page
-
File Size-