Historia E Letërsisë Shqipe

Historia E Letërsisë Shqipe

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE Materialet e Konferencës shkencore, 30-31 tetor 2009, në Prishtinë PRISHTINË 2010 KOSOVAACADEMY OF SCIENCES AND ARTS ACADEMY OF SCIENCES OF ALBANIA THE HISTORY OF ALBANIAN LITERATURE The Materials from the Scientific Conference, 30-31 October 2009, Prishtina Editorial board: Academician Ali Aliu, Academician Sabri Hamiti, Academician Mehmet Kraja Editor: Academician Mehmet Kraja, Secretary of the Section of Language and Literature PRISHTINË 2010 AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE Materialet e Konferencës shkencore, 30-31 tetor 2009, në Prishtinë Këshilli redaktues: akademik Ali Aliu, akademik Sabri Hamiti, akademik Mehmet Kraja Redaktor: akademik Mehmet Kraja, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë PRISHTINË 2010 Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe 5 PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA ........................................................................................................... 5 Sabri HAMITI: HISTORI E LETËRSI (Referat hyrës) ............................................. 7 Ardian MARASHI: PSE, SI DHE KUSH DUHET TA RISHKRUAJË HISTORINË E LETËRSISË SHQIPE: TEZA PUNE ........................................ 23 Rusana HRISTOVA-BEJLERI: ASPEKTE TË SHKENCËS LETRARE KRAHASUESE NË STUDIMIN E HISTORISË SË LETËRSISË SHQIPE ..... 31 Sadri FETIU: VENDI I LETËRSISË POPULLORE NË HISTORINË E LETËRSISË SHQIPE ......................................................................................... 41 Floresha DADO: PROBLEMATIKA E KRITEREVE TË HISTORISË SË LETËRSISË .................................................................................................. 53 Italo FORTINO: RËNDËSIA E GJUHËS NË “KRITIKËN LETRARE” TË VEPRAVE ARBËRESHE ............................................................................ 63 Shaban SINANI: HISTORISHKRIMI LETRAR DHE DISA DUKURI NDËRKULTURORE .......................................................................................... 73 Osman GASHI: HISTORIA E LETËRSISË DHE PERIODIZIMI I LETËRSISË ............................................................................ 91 Ali ALIU: ROMANI SHQIPTAR: NË VETËKËRKIM TË IDENTITETIT ........... 97 Alfred UÇI: ESTETIKA SI TEORI E METODOLOGJI E HISTORISË SË KULTURËS ARTISTIKE ........................................................................... 103 Milazim KRASNIQI: TEKSTET JOLETRARE SI BURIM I DEFORMIMIT TË HISTORISË SSË LETËRSISË SHQIPE ........................ 125 Persida ASLLANI: POETIKA SI PALIMSEST DHE HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE .................................................................................... 135 Kujtim M. SHALA: HISTORIA LETRARE SHQIPE (çështje e tekste) ............... 145 Sazana ÇAPRIQI: ROLI I KANONIT LETRAR NË PËRJASHTIMIN E GRUAS SHKRIMTARE NGA HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE .......... 157 Hysen MATOSHI: FENOMENET LETRARE DHE HISTORIA E LETËRSISË................................................................................................... 165 Xhevat Lloshi; MJESHTRIA E SIMBOLIZMIT TINGULLOR ........................... 169 6 Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe Bashkim KUÇUKU: HISTORIOGRAFI E DATAVE DHE NGJARJEVE LETRARE ........................................................................ 199 Resmije KRYEZIU: MENDIMI KRITIK LETRAR DHE HISTORIA E LETËRSISË ...................................................................... 209 Basri ÇAPRIQI: HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE – HISTORIA AUTORËSH LETRARË APO HISTORI PERSONALITETESH BARTËS TË KAUZËS SË NDRYSHIMEVE SHQOËRORE ........................ 215 Sadik BEJKO: HISTORIA E LETËRSISË SHQIPTARE DHE DISA PROBLEE ME TEKSTET SHKOLLORE .................................... 219 Dhurata SHEHRI: HISTORI RECEPTIMI TË LETËRSISË SHQIPE (TEKSTI DHE KONTEKSTI) .......................................................................... 225 Agron TUFA: ARSHI PIPA DHE HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE PËRBALL NJËRI-TJETRIT ............................................................................ 235 Klara KODRA: DOMOSDOSHMËRIA E NJË HISTORIE TË RE TË LETËRSISË ................................................................................................ 243 Sali BASHOTA: HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE – KËRKIMI I MODELEVE ................................................................................ 249 Nysret KRASNIQI: PREMISA PËR HISTORINË LETRARE ............................. 255 Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe 7 Sabri HAMITI, Prishtinë HISTORI E LETËRSI 1. Teoria e historisë Filozofi antik Aristoteli ka shkruar Poetikën e parë strukturale, në të cilën bën dallimin ndërmjet historisë e letërsisë. E para tregon çka ka ndodhur, kurse e dyta tregon çka mund të ndodhë. Raporti i këtyre të dyjave bëhet i vështirë në mënyrë të veçantë kur pretendohet të shkruhet historia e letërsisë, pra kur flitet për lidhjet e të ndodhurës dhe të mundshmes, për historinë e të mundshmes. Kritiku i njohur frëng Rolan Barti, këtë relacion e shtron në formën Histori apo Letërsi, duke kërkuar formulën e një pamjeje të letërsisë në rrjedhë të kohës. Ai vëren që vepra letrare është thelbësisht paradoksale, sepse “është njëkohësisht shenjë e një historie dhe rezistencë e kësaj historie”.1 Kjo do të thotë që në letërsi ka dy postu- late: njëri është historik, kur letërsia trajtohet si institucion; kurse tjetri është psikologjik, kur ajo trajtohet si kreacion. Prandaj, për studimin e tyre duhen disiplina të ndryshme me objekt e metodë të ndryshme. Kur objekti është institucioni letrar, metoda është historike; kur objekti është kreacioni letrar, metoda është kërkimi psikologjik.2 Kjo nënkupton herën e parë një histori të funksionit (të letërsisë), kurse herën e dytë një histori të krijimit (të letërsisë). Në nivel të funksio- neve letrare (prodhimi, komunikimi, konsumimi) mund të vendoset historia, por jo në nivel të individëve. Për pasojë historia letrare bëhet e mundur vetëm si sociologjike, duke u marrë me aktivitete e funksi- one, jo me individë. Në anën tjetër historitë e letërsisë ekzistuese janë marrë ose me veprat ose me shkrimtarët e jo me strukturat përgjithë- suese, ku hyjnë teknikat, rregullat, mentalitetet kolektive etj. Rolan 1 Roland Barthes, Oeuvres complètes II, 2002. Art. Histoire au Littérature, (f. 177- 194), fq. 178 2 Po aty, fq. 179 8 Sabri Hamiti Barti thekson se “letërsia është një bashkësi objektesh e rregullash, teknikash e veprash, funksioni i të cilave në strukturën e përgjithshme të shoqërisë është të funksionalizohet subjektiviteti”.3 Teoriku tjetër, Cvetan Todorov, në artikullin Histori e letërsisë, objektin e kësaj historie e përkufizon në mënyrë negative, duke thek- suar çka ai nuk duhet të jetë: 1. objekti i historisë letrare nuk është gjeneza e veprave (sepse objekti specifik i historisë së letërsisë është ndryshueshmëria e letërsisë); 2. duhet të dallohet qartë historia e letërsisë nga historia sociale (këto janë në relacion, por nuk mund ta shpjegojnë njëra tjetrën); 3. historia letrare nuk koincidon me studimin imanent që përpiqet të rindërtojë sistemin e tekstit (ky tip studimi mund të shtrihet deri në një periudhë letrare, në “sinkroni”, kurse historia letrare duhet të merret me kalimin e një sistemi në tjetrin, me diakroninë). Mbas këtyre saktësimeve, Todorov propozon: “historia letrare duhet të studiojë ligjëratën letrare dhe jo veprat, me çka përkufizohet si pjesë e poetikës”.4 Në vijim autori përpiqet të japë modelet (gjedhet) e historisë së letërsisë nëpërmes emërtimeve metaforike: 1. modeli i drurit, si model organicist, që ndjek ligjet e organizmit të gjallë: lind rritet e vdes; 2. modeli i kaleidoskopit, kur elementet e tekstit janë të dhëna përgjithmonë, ndryshimi qëndron në kombinimin e ri të elementeve të njëjtë; 3. modeli dita e nata, ku ndryshimet dalin si lëvizje kundërvënieje midis letërsisë së djeshme dhe asaj të sotme. Më në fund Todorovi, pasi thekson se për shumë kohë historia e letërsisë ka ngatërruar objektin e vet me disiplina të tjera, përfundon “historia letrare, dega më e vjetër midis disiplinave të studimit letrar, sot duket si një prind i varfër”. 5 Zherar Zhenet, poeticieni më i njohur i gjallë, në artikullin Poetika dhe Historia përpiqet të krijojë një model të historisë së letërsisë. Ai është i bindur që duke lexuar tekstin, kritika e takon teorinë, poetikën, po ashtu poetika, si një teori e formave letrare, një ditë do ta takojë historinë. Zheneti evidencon dy tipe të historisë së letërsisë: njëri si 3 Po aty, fq. 194 4 Oswald Ducrot-Tzvetan Todorov, Dictionnaire encyclopédique des sciences du langage, 1972. Art. Histoire de la litteraturé. Botimi shqip: Osvald Dykro, Cvetan Todorov, Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërimit (përktheu Rexhep Ismajli), 1984, fq. 208. Citimet janë nga botimi shqip. 5 Po, aty fq. 212 Konferenca shkencore: Historia e Letërsisë Shqipe 9 një rrjedhë e monografive, që nuk mund të krijojë një histori dhe tjetri si histori letrare që propozohet nga Lansoni dhe nuk merret me prodhimin letrar, por me tabela letrare, histori të kulturës, me turmat që lexojnë, me individët e njohur që shkruajnë: histori letrare e studimit të veprave si dokumente që shprehin ndjeshmëri e ideologji të kohës. Ai e parapëlqen një të tretë “një histori e letërsisë e marrë për vete (e jo në rrethanat e veta sociale) dhe për veten (e jo si dokument historik)”.6 Kjo është në të vërtetë rimarrje e idesë së Mishel Fukosë, për trajtimin e letërsisë jo si dokument, po si monument. Në vijim Zhenet duke relativizuar

View Full Text

Details

  • File Type
    pdf
  • Upload Time
    -
  • Content Languages
    English
  • Upload User
    Anonymous/Not logged-in
  • File Pages
    265 Page
  • File Size
    -

Download

Channel Download Status
Express Download Enable

Copyright

We respect the copyrights and intellectual property rights of all users. All uploaded documents are either original works of the uploader or authorized works of the rightful owners.

  • Not to be reproduced or distributed without explicit permission.
  • Not used for commercial purposes outside of approved use cases.
  • Not used to infringe on the rights of the original creators.
  • If you believe any content infringes your copyright, please contact us immediately.

Support

For help with questions, suggestions, or problems, please contact us